LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Grup i strukturuar kriminal/ SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirajn, arrest shtëpie për Karçanajn e AKSH-it! Morën peng Gerond Meçen

• Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. • Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”. • Mëngjesin e sotëm, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. • Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi. • Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. •  SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta. • Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. • Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. • Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. • Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj u paraqit më 3 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. • Ndërsa në banesa dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit janë kontrolluar me urdhër të SPAK në muajin qershor. 

12 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

U kapën 7 telefona në Qershor, tenderat e Karçanaj dolën në bisedat me Ergys Agasin

Grup i strukturuar kriminal/ SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin dhe
Mirilinda Karçanaj

Në muajin Qershor 2025, SPAK kapi 7 copë telefona dhe Lap-Top, gjatë kontrollit të tre banesave në Tiranë dhe Durrës, që i përkasin Ergys Agasit, një personazhi shumë të përfolur mes biznesit, politikës shqiptare dhe Krimit të Organizuar.

Të gjitha telefonat me urgjencë u futën për ekspertim në laboratorin shkencor të SPAK, ku nga Akti-Ekspertimi, mësohet të kenë dalë mijëra mesazhe të shkëmbyera mes këtij subjekti dhe personazheve të ndryshëm të politikës, krimit dhe drejtorave të administratës, përfshirë Ergys Agasi.

Tashmë Agasi është larguar nga Shqipëria në drejtim të Dubait, ndërsa SPAK ka lëshuar një masë sigurimi "arrest në burg" për të dhe disa arreste shtëpie për Mirlinda Karçanaj dhe Ermal Beqiraj dhe zyrtarë të tjerë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Mes shumë mesazheve mësohet se ka dalë dhe drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, duke sjellë fakte të reja në atë që tashmë njihet rëndom si paracaktim i tenderave publikë tek biznesmenë klientë të qeverisë.

Hetimi i prokurorit Bledar Maksuti, (i cili tashmë ka bashkuar dy dosje të ndryshme në një procedim të vetëm), ka zbuluar përmes bisedave të konstatuara në telefona se disa nga tenderat me vlerë miliona euro janë “pilotuar” nga persona të tjerë jashtë institucionit, duke paracaktuar garën në disa praktika prokurimi.

“Pilotimi” është kryer përmes drejtueses së AKSHI-t dhe më pas kjo e fundit ka çuar direktivat tek anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët rregullonin letrat për paracaktimin si fitues të kompanisë së preferuar.

Tenderat me miliona euro të AKSHI-t, janë ndarë në tavolinë dhe në disa praktika që SPAK po heton rezulton se nuk ka pasur asnjëherë garë, por veçse “pilotim” nga jashtë. Duke u nisur nga këto prova dhe dyshime të forta të mbështetura në indicie, Mirlinda Karçanaj, tre ditë më parë u paraqit në prokurorinë e posaçme SPAK, duke dhënë shpjegime lidhur me praktikat e kryera.

Dëshmia e Karçanaj, është marrë në cilësinë e personit që ka dijeni dhe ka zgjatur për gati 3 orë.  Nuk dihet me saktësi se çfarë ka deklaruar Karçanaj, për shkak se ky hetim po mbahet shumë hermetik nga ana e anëtarëve të grupit hetimor.

Ndërkohë lidhur me këtë rast pritet që në SPAK të paraqitet për të dëshmuar, Daniel Shima, që ka mbajtur detyrën e zv/drejtorit të AKSHI-t dhe një herësh në disa praktika tenderuese ka qënë kryetar apo anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Për rastin në fjalë janë marrë në pyetje dhe disa persona anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe biznesmeni Ermal Beqiri, që kontrollon kompaninë “SOFT & SOLUTION”. /Syri.net

5 MUAJ ME PARE

Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj në kërkim/ SPAK detajon akuzat ndaj Karçanajt dhe biznesmenëve: Grup i strukturuar kriminal

Grup i strukturuar kriminal/ SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin dhe
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka detajuar akuzat ndaj biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj si dhe të drejtoreshës së AKSH-it Mirilinda Karçanajt. Mësohet se SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta.

Nga personat e mësipërm, masat e sigurisë nuk janë ekzekutuar vetëm për biznesmenët Ergys Agasi si dhe Ermal Beqiraj, të cilët janë shpallur në kërkim. Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë.

Njoftimi i SPAK

Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në burg”, ndaj shtetasit në hetim E.A., e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. (pa ekzekutuar)

Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në burg”, ndaj shtetasit nën hetim, E.B., e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për kryerjen e veprave penale; “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. (pa ekzekutuar)

Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetases nën hetim, M.K., e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 258 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetases nën hetim, H.D., e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, e dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 258 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit,“Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim E.I., të parashikuara nga nenet 242 dhe 233 të Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale; “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 170/b, 28/4 dhe 333/a, 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim A.P., e parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim, G.H., e parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim R.Rr., e parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Grup i strukturuar kriminal"/ SPAK njoftim zyrtar për urdhër-arrestet nga AKSH-i: Shkelje e tenderave dhe heqje e paligjshme e lirisë

Grup i strukturuar kriminal/ SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin dhe
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nxjerr detaje në lidhje me aksionin e sotshëm të BKH-së dhe Policisë te Kodrat e Diellit. Mësohet se aksioni është ndërmarrë për shkak të hetimeve në lidhje me tenderat e AKSH-it, ku masë sigurie janë vendosur për 8 persona.

Akuzat kryesore të SPAK ndaj biznesmenëve Ergys Agasi, Ermal Beqiraj dhe drejtoreshës së AKSH-it Mirilinda Karçanaj janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. SPAK njofton se masë sigurimi është kërkuar edhe për administratorë të disa kompanive të cilët kanë marrë pjesë formalisht në procedura tenderimi dhe kanë lëshuar fatura tatimore fiktive kundrejt kompanive të cilat nuk ishin pjesë e procesit të tenderimit.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale ndaj disa shtetasve të përfshirë në vepra të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr. 20/1 të vitit 2025, ndaj tetë shtetasve nën hetim për vepra penale:“Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuara nga nenet 110, 170/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Shtetasit e dyshuar, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë kryer veprime të kundërligjshme, duke konsumuar elemente të veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe konkretisht në përcaktimin e kritereve specifike jo të përcaktuara në ligj, për favorizimin e disa kompanive kundrejt të tjerave.

Në kuadër të veprimtarisë së “Grupit të strukturuar kriminal”, shtetasit e dyshuar kanë konsumuar veprën penale, “Konkurrencë e paligjshme përmes dhunës” dhe kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, kësisoj, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve.

Gjithashtu masë sigurimi është kërkuar edhe për administratorë të disa kompanive të cilët me veprime të kundërligjshme, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë marrë pjesë formalisht në procedura tenderimi, kanë lëshuar fatura tatimore fiktive si dhe kanë realizuar transaksione kundrejt kompanive të cilat nuk ishin pjesë e procesit të tenderimit.

Në këtë kuadër, Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 15.12.2025, paraqiti kërkesën në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurimit ndaj tetë (8) shtetasve nën hetim. Sot, më 16.12.2025, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH)  kanë ekzekutuar vendimin e gjykatës për disa nga shtetasit e mëposhtëm:

Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në burg”, ndaj shtetasit në hetim E.A., e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. (pa ekzekutuar)

Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në burg”, ndaj shtetasit nën hetim, E.B., e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për kryerjen e veprave penale; “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. (pa ekzekutuar)

Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetases nën hetim, M.K., e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 258 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetases nën hetim, H.D., e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, e dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 258 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit,“Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim E.I., të parashikuara nga nenet 242 dhe 233 të Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale; “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 170/b, 28/4 dhe 333/a, 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim A.P., e parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim, G.H., e parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim R.Rr., e parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

5 MUAJ ME PARE

Nga Ergys Agasi te Ermal Beqiraj dhe Mirilinda Karçanaj/ Zbardhen emrat e zyrtarëve nën masë sigurimi nga SPAK

Grup i strukturuar kriminal/ SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin dhe
SPAK

TIRANË- Emrat e zyrtarëve që janë nën masë siguri nga SPAK në hetimet për tenderat e AKSH-it janë zbardhur. Mësohet se arrest me burg SPAK ka vendosur për biznesmenët Ergys Agasin dhe Ermal Beqirajn. Ndërsa në arrest shtëpie janë vendosur drejtoresha e AKSH-it Mirilinda Karçanaj si dhe Hava Delibashi. 

Nga detyra është pezulluar zv.drejtori i Policisë së Tiranës Erion Ismaili. Dhe të ndaluar për të dalë nga vendit janë Andis Papa, G.H, Rogers Rryta. 

Masat e SPAK:

Arrest në burg për Ergys Agasin

Arrest në burg për Ermal Beqirin

Arrest në shtëpi Mirilinda Karçanaj

Arrest në shtëpi Hava Delibashi

Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit për Erion Ismaili

Ndalim për të dalë jashtë vendit për Andis Papa, G.H, Rogers Rryta

5 MUAJ ME PARE

AKSHI favorizoi në tendera kompanitë e Ermal Beqirit/ Lala: U ble jaht me vlerë 1 mln euro në emër të një 24-vjeçare rumune

Grup i strukturuar kriminal/ SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin dhe

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me aksionin e SPAK, ku janë lëshuar masa sigurie ndaj drejtueses së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, zv.drejtoreshës së institucionit, Hava Delibashi si edhe biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj. Lala thekson se janë bërë transaksione në vlera të konsiderueshme e janë blerë pasuri të patundshme. Sipas saj, vetëm në një rast afro 1 mln euro është blerë një jaht në emër të një shtetaseje 24-vjeçareje rumune dhe që rezulton se kishte njohje me shtetasin Ermail Beqiri.

"Pengmarrje, dhunë dhe shantazh, tërheqje nga tenderat. Ky është skandali që SPAK ka zbuluar në AKSHI-n, ku drejtuesja e këtij institucioni Mirlinda Karçanaj është dërguar nën masën e arrestit në shtëpi zv.drejtoresha e AKSHI-t, Hava Delibashi. Ndërkohë është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg për biznesmenin Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, ndërkohë masa ndaluese edhe për biznesmenët Andis Papa dhe Gëzim Hoxha.

Është vendosur pezullimi nga detyra për zv.drejtorin e policisë së Tiranës, Erjon Ismaili. Nga hetimet e SPAK, rezulton se Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermail Beqirin kanë marrë peng shtetasin Gerond Meçe, një prej biznesmenëve që fitonte më së shumti tendera në AKSH dhe pas shantazheve për disa orë me radhë e kanë detyruar të heqë dorë nga gara. Rezulton se ai më pas është tërhequr nga të gjitha tenderat në AKSH, të dhënat janë siguruar jo vetëm përmes celularëve por edhe të dhënave të marra në mënyrë indirekte e direkte nga SPAK.

Ka rezultuar se drejtoresha e AKSHI-t dhe zv.drejtoresha kanë favorizuar kompanitë e Ermal Beqirit, duke i kaluar dhjetëra tendera me vlera të konsiderueshme. Ndaj Ergys Agasit dhe Ermal Beqirajt rëndojnë akuzat e konkurrencës së paligjshme nëpërmjet dhunës, grupit të strukturuar kriminal, heqje paligjshme e lirisë, kryerje e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pastrim parash por edhe akuza të tjera.

Ndërkohë ndaj drejtoreshës së AKSHI-t dhe zv drejtoreshës, rezulton se rëndojnë akuzat e shkeljes së barazisë në tendera kryer në bashkëpunim. Ndërkohë janë ushtruar dhjetëra kontrolle në banesa, e baza t ndryshme me qëllim sigurim të provave të mëtejshme. Është ushtruar kontroll edhe në ambientet e biznesit të Klajdi Merkaj, i cili është arrestuar më herët në kuadër të organizatës kriminale të Franc dhe Hajdar Çopjas, që drejtohet nga dy vëllezërit. Ka dyshime të forta sipas hetuesve se përmes bizneseve të Klajdi Merkajt janë pastruar milionat e marra nga AKSHI.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, celularëve por edhe dëshmi të tjera, rezulton se pas dhunës dhe shantazhit që ka pësuar për orë me radhë biznesmeni Meçe është detyruar të shkojë pranë Komisionit dhe të tërheqë edhe ankimimet që kishte bërë për tendera të caktuara. Dy janë tenderat më problematikë që kahetuar SPAK.

Së pari është tenderi për mirëmbajtjen e thesarit të shtetit, ka dyshime të forta se grupi i strukturuar kriminal, ku dyshohet se bëjnë pjesë biznesmenët Agasi dhe Beqiri, kishin në dorë të gjitha të dhënat, transaksionet brenda dhe jashtë vendit për të gjitha të dhënat për shtetas shqiptarë e të huaj, kompanitë, por edhe njerëz të ekspozuar politikisht,

Dhe së dyti, tenderi që lidhet me administrimin e dosjeve gjyqësore konkretisht ky grup i strukturuar kriminal, sipas SPAK, dyshohet se kishte në dorë të gjitha të dhënat që lidheshin me dosjet gjyqësore, caktimin e gjyqtarëve, por ecurinë e një çështje sepse kishin fituar tenderin për mirëmbajtjen.

Megjithatë janë edhe 10 procedura të tjera tenderuese., ku sipas SOAK, mund të rritet në kuadër të hetimeve që Mirlinda Karçanaj ka favorizuar kompanitë e Ermal Beqirit dhe janë bërë transaksione në vlera të konsiderueshme e janë blerë pasuri të patundshme vetëm në një rast afro 1 mln euro është blerë një jaht në emër të një shtetaseje 24-vjeçareje rumune dhe që rezulton se kishte njohje me shtetasin Ermail Beqiri.

Kontrollet po vijojnë tek disa zyrtarë të tjerë të AKSHI-t, kryesisht  anëtarë të Komisionit të vlerësimit të Ofertave dhe anëtarë të shqyrtimit të ankesave. Gjithashtu edhe persona të lidhur me dy biznesmenët e shpallur në kërkim deri më tani, pasi nuk ka informacione që janë arrestuar, po ashtu te familjarë të tyre e banesa që disponojnë," tha Klodiana Lala./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Detaje nga operacioni i SPAK/ Karçanaj favorizoi kompanitë e Ermal Beqirit! Ja cilët janë dy tenderat më problematikë 

Grup i strukturuar kriminal/ SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin dhe
SPAK

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur nga operacioni i SPAK te AKSH-i, ku dhjetëra kontrolle u bënë në banesa dhe baza të ndryshme. Bëhet me dije se kontrolle janë ushtruar edhe në biznesin e Klajdi Merkja, i arrestuar më parë në kuadër të organizatës famëkeqe të Çopjave.

Dyshohet se përmes bizneseve të Merkaj janë pastruar miliona të marra nga AKSH-i. Gjithashtu janë kqyrur kamera të sigurisë dhe telefona, ku rezulton se biznesmeni Gerond Meçe është detyruar të shkojë pranë komisionit dhe tërheqë edhe ankimimet në lidhje me tenderat.

Nga hetimet dy tenderat më problematikë janë, ai për mirëmbajtjen e për thesarin e shtetit pasi ka dyshime të forta se grupi kriminal ka në dorë transaksionet bredna e jashtë vendit për të gjithë personat dhe biznesmenë. Ndërsa tenderi i dytë problematikë është ai për administrimine dosjeve hetimore.

Drejtoresha e AKSH-it, Mirilinda Karçanaj ka favorizuar kompanitë e Ermal Beqiri. Gjithashtu mësohet se është blerë një jaht në emër të një 24-vjeçare rumune që kishte lidhje me shtetasin Ermal Beqiri. 

Masa sigurie ‘arrest me burg’ u vendos për Ergys Agasin, ‘arrest shtëpie’ për drejtoreshën e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj dhe ‘arrest me burg’ për biznesmenin Ermal Beqiri. Përveç tyre, GJKKO ka dhënë disa masa edhe për zyrtarë të KVO-ve në AKSH dhe për disa anëtarë të shqyrtimit të Ankesa./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Grup i strukturuar kriminal/ Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj morën peng biznesmenin Gerond Meçe për t’u tërhequr nga gara për tenderat e AKSH-it

Grup i strukturuar kriminal/ SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin dhe

TIRANË- Detaje të reja dalin nga aksioni me urdhër të SPAK ku janë lëshuar urdhër arreste. Bëhet me dije se biznesmeni Gerond Meçe është marrë peng nga Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermal Beqirajn dhe anëtarë të Policisë së Shtetit. Ndërkohë që pasi u mor peng, biznesmeni Meçe u tërhoq nga gara për tenderat në AKSH. 

Ndërkohë që mbi ta, tashmë rëndojnë dhe akuzat për grup të strukturuar kriminal, përpos akuzave të tjera që lidhjen më shpërdorimin e detyrës, pastrimit të parave dhe shkelje e barazisë në tendera. Në masën e 'arrestit në shtëpi' është dërguar Hava Delibashi dhe Mirlida Karçanaj./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Aksioni i SPAK te AKSH-i, masë pezullimi nga detyra për zv.drejtorin e Policisë së Tiranës

Grup i strukturuar kriminal/ SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin dhe
SPAK

TIRANË- Detaje të reja vijojnë dalin nga aksioni i Prokurorisë së Posaçme te AKSH-i. Bëhet me dije se është dhënë masë pezullimi nga detyra për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. Masa është dhënë në kuadër të aksionit të SPAK pas hetimeve për tenderat në AKSH.

Masa sigurie ‘arrest me burg’ u vendos për Ergys Agasin, ‘arrest shtëpie’ për drejtoreshën e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj dhe ‘arrest me burg’ për biznesmenin Ermal Beqiri. Përveç tyre, GJKKO ka dhënë disa masa edhe për zyrtarë të KVO-ve në AKSH dhe për disa anëtarë të shqyrtimit të Ankesa.

Prokuroria e posaçme prej gati një viti  po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Shkelja e barazisë në tendera, pastrimi i parave, ja akuzat për Ergys Agasin dhe drejtoreshën e AKSH-it! Masa sigurie për disa zyrtarë

Grup i strukturuar kriminal/ SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin dhe
Mirlinda Karçanaj

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me me aksionin e SPAK, sa i takon hetimeve të procedurave të tenderimit pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Përveç masës ‘arrest me burg’ për Ergys Agasin, ‘arrest shtëpie’ për drejtoreshën e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj dhe ‘arrest me burg’ për biznesmenin Ermal Beqiri, GJKKO ka dhënë disa masa edhe për zyrtarë të KVO-ve në AKSH dhe për disa anëtarë të shqyrtimit të Ankesa.

Prokuroria e posaçme prej gati një viti  po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash./Dosja.al

 

5 MUAJ ME PARE

Hetim 1-vjeçar për 12 tendera/ SPAK masë ‘arresti shtëpie’ për Drejtoreshën e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj! Ja akuzat për biznesmenin Ermal Beqiri

Grup i strukturuar kriminal/ SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin dhe
Mirlinda Karçanaj

TIRANË- Prokurorinë e Posaçme ka lëshuar masën e sigurisë  ‘arrest shtëpie’, për drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Disa ditë më parë Mirlinda Karçanaj u paraqit në SPAK në kuadër të hetimeve për dyshime mbi abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton.

SPAK po heton 12 procedura tenderuese që dyshohet se janë paracaktuar, me vlera të larta që lidhen kryesisht me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme shtetërore. Hetimet kanë zbuluar se kriteret e tenderave dyshohet të jenë diktuar nga kompanitë pjesëmarrëse, duke krijuar terren për fitime të garantuara me miliona euro.

Në hetim është biznesmenët Ermal Beqiri, pronar i kompanisë “Soft & Solution”. Ndaj tij SPAK ka caktuar masën ‘arrest me burg’. Sipas SPAK, dyshohet se Beqiri ka përfituar shuma të konsiderueshme nga procedurat e kontestuara. Ditët e fundit, hetuesit kanë thirrur dhe pyetur rreth 25 zyrtarë të AKSHI-t, kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

SPAK lëshon urdhërarrest për Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiri, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Grup i strukturuar kriminal/ SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin dhe
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Kërçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj u paraqit më tre dhjetor në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton.

Ndërsa në banesa dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit janë kontrolluar me urdhër të SPAK në muajin qershor. Ndërkohë mëngjesin e sotëm, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Hetime për tenderat? Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit aksion në zonën e Kodrës së Diellit

Grup i strukturuar kriminal/ SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin dhe
BKH

TIRANË- Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur mëngjesin e kësaj të marte një aksion në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë. Bëhet me dije se aksioni ka të bëjë për një hetim që lidhet ndër të tjera edhe me tenderat.

Detajet e plota lidhur me natyrën dhe qëllimin e këtij aksioni janë sekret dhe nuk ka detaje, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë informacione zyrtare. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë të dhëna mbi operacionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit./Dosja.al

 

spak ergys agasi mirlinda karçanaj ermal beqiri

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë