LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Starmer në Tiranë: Do thellojmë partneritetin strategjik për mbrojtjen dhe sigurinë! Rama: Marrëveshja për emigrantët nuk do të bëhet me asnjë shtet tjetër

• Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ndodhet ditën e sotme për një vizitë zyrtare në Tiranë. • Pas takimit të zhvilluar në kryeministri, Starmer dhe kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat. •Rama tha gjatë fjalës se gjatë vitit 2014 numri i shqiptarëve që tentuan të kalojnë në Britaninë e Madhe ka rënë. • Ai u shpreh se ulja e këtij numri ka ardhur nga ngritja e Task Forcës mes dy vendeve. • Rama u shpreh se një prblem tjetër që duhej zgjidhur, ishte çështja e emigrantëve shqiptarë në Britani, tashmë të intergruar por që atje kanë shkuar me identitet tjetër. • Ai tha se shqiptarëve të integruar, duhet t’i mundësojnë kthimin te emrat origjinalë. • Gjithashtu Rama theksoi se në fokus të bisedimeve mes tyre, kanë qenë edhe shkëmbimet tregtare, duke nënvizuar se duhet ende punë. • Kreu i qeverisë u shpreh se marrëveshja me Italinë nuk do të bëhet më me asnjë shtet tjetër. • Gjatë fjalës së tij, Starmer tha se vjen sot në Shqipëri për të çelur një kapitulli të ri për sigurinë, ndërsa shtoi se ulja e numrit të kalimeve me gomone është një mesazh për punën që mund të arrihet kur dy vende punojnë ngushtësisht. • Starmer tha se Task-Forcat e dy vendeve kanë punuar dhe kanë bërë progres në forcimin e sigurisë së përbashkët. • Ai theksoi se kjo skemë është mirë që të shtrihet edhe në vendet e tjera të rajonit për të parandaluar aktivitete kriminale kufitare. • Starmer tha se partneriteti me Shqipërinë ka bërë përpjekje domethënëse për uljen emigrantëve të paligjshëm. • Ai tha se Britania kërkon që të shtojë numrin e qendrave të emigrantëve të paligjshëm, për shkak se numri i tyre i është i lartë, siç thotë ai, si pasojë e një eksperimenti të qeverisë paraardhëse britanike. • Ai u pyet lidhur me situatën e luftën në Ukrainë dhe ecurinë e bisedimeve të paqe.• Starmer bëri përgjegjës presidentin rus Vladimir Putin si shkaktarin që po vonon paqen. • Më tej në konferencë u pyet edhe nëse do të kërkonte një ndjesë në emër të qeverisë britanike për deklaratat denigruese të parardhësve të tij ndaj komunitetit shqiptar atje. • Starmer tha se fakti që ishte kryeministri i parë që viziton vendin tonë, tregon për mënyrën si e sheh qeveria e tij Shqipërinë. • Ai tha se nuk bën komente për kryeministrat e mëparshëm ndërsa shtoi se qasja e tij nuk është diplomacia me megafon. • Lidhur me këtë çështje, Rama tha se ato që kanë bërë deklaratat deingruese ndaj shqiptarëve i ka zënë mallkimi i këtyre të fundit, prandaj dhe sot janë jashtë parlamentit britanik. • Ndërkohë ditën e sotme u nënshkrua deklarata e Përbashkët Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri për Avancimin e Bashkëpunimit Dypalësh mbi Prioritetet e Përbashkëta. • Bëhet fjalë për deklaratën e qëllimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në lidhje me eksportet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin industrial.

14 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Shijojeni Tiranën", Rama batuta me gazetarët britanikë: Nëse nesër do ketë shi, fajin e keni ju

Starmer në Tiranë: Do thellojmë partneritetin strategjik për
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me homologun britanik Keir Starmer, nuk kurseu batutat me gazetarët britanikë.

Ndërsa iu uroi mirëseardhjen në Tiranë, Rama tha se nesër shpreson të ketë mot shqiptar e jo londinez, duke shtuar se nëse bie shi, fajin e kanë vetë ata.

"Gazetarë të nderuar të huaj, shijojeni Tiranën, po luftojmë që nesër të ketë mot shqiptar e jo mot Londre. Nëse do ketë shi, fajin e keni ju.", u shpreh Rama në mbyllje të konferencës me Starmer. 

1 VITE ME PARE

Bashkëpunim në sektorin e mbrojtjes Shqipëri-Britani/ Starmer: Do të punojmë për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake

Starmer në Tiranë: Do thellojmë partneritetin strategjik për
Keir Starmer

TIRANA- Kryeministri britanik Keir Starmer ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp krah homologut shqiptar, Edi Rama. Starmer foli për një bashkëpunim në sektorin e mbrojtjes Shqipëri-Britani. Ai tha se do të punojnë për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake. Starmer shtoi se dëshirojnë të fuqizojnë sigurinë kombëtarë, novacionin dhe rritjen ekonomike të vendeve. Sipas tij, ky është moment që shtetet evropiane duhet të rrinë së bashku, të bëjnë qendresë ndaj agresionit rus.

“Mund të shprehem edhe për deklaratën tonë të përbashkët për bashkëpunimin për bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes. Do të punojmë së bashku për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake. Dëshirojmë të fuqizojmë sigurinë kombëtarë, novacionin dhe rritjen ekonomike të vendeve. Ky është moment që shtetet evropiane duhet të rrinë së bashku, të bëjmë qendresë ndaj agresionit rus.

Do të vizitoj trupat shqiptare dhe të MB aqë po punojnë së bashku për të mbrojtur lirinë tonë dhe ahjo që po bëjmë për Ukrainën është dëshmi e qartë e asaj që ne po punojmë në formë kaq efikase. Është mbrojtja e Ukrainës që do të udhëheqim. Ju jam shumë mirënjohës juve dhe Shqipërisë për këtë partneritet që keni treguar në këtë betejë tonën duke treguar lidership në të gjithë botën.

Nesër do të mirëprisni samitin, të gjithë udhëheqësit që do të vijnë natyrisht duke u fokusuar te dgiruia evropiane. Në këtë moment kritik, përcojmë mesazh të qartë që Evropa është e bashkuar, jemi të fortë jashtë nesh dhe të sigurt brenda shtëpive tona”, tha Starmer.

1 VITE ME PARE

Deklaratat e zyrtarëve britanikë ndaj shqiptarëve, Rama: Mallkimi iu kthyer dhe sot janë jashtë parlamentit

Starmer në Tiranë: Do thellojmë partneritetin strategjik për
starmer, rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama komentoi në konferencën e përbashkët me Starmer deklaratat e zyrtarëve të mëparshëm të qeverisë britanike ndaj shqiptarëve. Rama tha se i ka zënë mallkimi i këtyre të fundit, prandaj dhe sot janë jashtë parlamentit britanik.

“Duhet të jemi të drejtë dhe të mos harrojmë që nuk është se ka qenë ndonjë kryeministër britanik që ka ofenduar apo treguar me gisht shqiptarët. Kanë qenë disa individë të tjerë që e kanë bërë. Megjithatë ky nuk është justifikim sepse ishin zgjedhur nga populli britanik me votë. Megjithatë, mallkimi i shqiptarëve nuk shumë i mirë, sepse iu kthye dhe sot janë jashtë parlamentit”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

Vizita e parë zyrtare e Starmer në Shqipëri/ BBC: Mbretëria e Bashkuar do të fillojë bisedimet për qendrat e kthimit të azilkërkuesve të refuzuar

Starmer në Tiranë: Do thellojmë partneritetin strategjik për
Foto ilustruese

TIRANË- Mbretëria e Bashkuar po fillon bisedime me vende të tjera për të ngritur "qendra kthimi" jashtë shtetit për azilkërkuesit e refuzuar, sipas fjalës së Keir Starmer gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri. Kryeministri tha se qeveria do të fillojë diskutimet rreth dërgimit të azilkërkuesve jashtë vendit për përpunim, pasi kërkesat e tyre ishin refuzuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Starmer ka udhëtuar në Shqipëri për të njoftuar masa të mëtejshme për të goditur krimin e organizuar dhe imigracionin e paligjshëm. Numri i njerëzve që kalojnë Kanalin ka kaluar 12,000 që nga janari, duke e vendosur vitin 2025 në rrugën e duhur për të qenë një vit rekord.

Duke folur për GB News, Starmer tha: Ajo që tani duam të bëjmë dhe po diskutojmë, po flasim, janë qendrat e kthimit, që është vendi ku dikush ka kaluar nëpër sistem në Mbretërinë e Bashkuar, duhet të kthehet.

Qeveria nuk do të komentonte se cilat vende do të përfshiheshin në bisedime. Por BBC ka raportuar më parë se propozimet janë të përqendruara në vendet në Ballkanin Perëndimor, një rajon që përfshin Shqipërinë, Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën.

Propozimet do të zbatoheshin vetëm për azilkërkuesit, kërkesat e të cilëve ishin refuzuar dhe që nuk kishin rrugë të tjera apelimi në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo ndryshon nga skema e mëparshme e qeverisë konservatore për Ruandën, e cila u hoq nga Starmer dhe përfshinte dërgimin e emigrantëve për t'i përpunuar kërkesat e tyre për azil në vendin afrikan.

Italia ka një skemë të ngjashme, e cila përfshin dërgimin e azilkërkuesve të dështuar në Shqipëri ndërsa presin deportimin, por ky plan është penguar nga veprimet ligjore. Starmer i tha GB News se qendrat e kthimit nuk do të ishin një "plumb argjendi" për ndalimin e anijeve të vogla që kalojnë Kanalin Anglez.

Por ai tha se kombinimi i qendrave të kthimit dhe përpjekjeve të tjera për të luftuar bandat e kontrabandës së njerëzve do të "na lejonte të luftonim këtë tregti të ligë dhe të siguroheshim që t'i ndalonim ata njerëz që kalojnë Kanalin".

Kryeministri pritet gjithashtu të njoftojë bashkëpunim të mëtejshëm me Shqipërinë për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar. Duke folur në Shqipëri, Starmer tha: Qeveria e fundit humbi kontrollin e kufijve. Jam i vendosur që ne do ta rimarrim kontrollin e kufijve. Kjo do të thotë se duhet të kemi një përpjekje të përbashkët për të shkatërruar bandat që po drejtojnë këtë tregti të ndyrë.

Ai tha se bashkëpunimi më i madh me Shqipërinë i kishte "ulur këto shifra" dhe se donte të "shihte më shumë nga kjo". Imigracioni ka qenë një fokus i fortë i qeverisë këtë javë, të hënën ajo përcaktoi planet për të ulur nivelin e migrimit të ligjshëm në një Libër të Bardhë.

Qeveria tha se ka pasur një ulje prej 95% të mbërritjeve të anijeve të vogla nga Shqipëria në tre vitet e fundit dhe se numri i shqiptarëve të kthyer është dyfishuar në dy vitet e fundit. Kryeministri pritet të njoftojë zgjerimin e Task Forcës së Përbashkët për Migracionin, e cila ndan inteligjencën dhe kryen operacione kundër kontrabandistëve të njerëzve në Ballkanin Perëndimor, për të përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

"Bashkëpunimi i zgjeruar me Shqipërinë që do të njoftohet do të përfshijë masa për të trajtuar një "efekt dere rrotulluese", të migrantëve që kthehen në shtëpi, shmangin zbatimin e ligjit dhe largohen përsëri nga vendi," tha qeveria.

Planet do të përfshijnë gjithashtu:

- Një program të ri për të ndihmuar të rinjtë shqiptarë të riintegrohen në shoqëri dhe të gjejnë punë

- Financimin e një programi të ri provash mjeko-ligjore për të ndarë dhe gjurmuar ADN-në e kriminelëve në

- Shqipëri për të zgjidhur krimet në Mbretërinë e Bashkuar

- Një investim tjetër prej 1 milion paundësh për të përmirësuar aftësitë mjeko-ligjore, biometrike dhe dixhitale të Shqipërisë

- Një ndarje më të madhe të inteligjencës për të lejuar ligjin vendas, duke përdorur dronë të financuar nga -

- Mbretëria e Bashkuar, të "kapë gangsterët" që transportojnë migrantë përmes korridorit të Ballkanit Perëndimor/ BBC

1 VITE ME PARE

“Të shtojmë qendrat e dërgimit!" Starmer: Kthyem rreth 24 mijë persona! Duam që emigrantët të mos vijnë në Britani në mënyrë të paligjshme

Starmer në Tiranë: Do thellojmë partneritetin strategjik për
Keir Starmer

TIRANA- Kryeministri britanik Keir Starmer ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp krah homologut shqiptar, Edi Rama. Starmer tha se partneriteti me Shqipërinë ka bërë përpjekje domethënëse për uljen emigrantëve të paligjshëm. Ai tha se Britania kërkon që të shtojë numrin e qendrave të emigrantëve të paligjshëm, për shkak se numri i tyre i është i lartë, siç thotë ai,si pasojë e një eksperimenti të qeverisë paraardhëse britanike.

“Ajo që dëshiroj të arrij është që të shtoj këto qendra dërgimi. Ndërsa sa u takon azilantëve duhet të jemi shumë qartë,  për shkak se qeveria e mëparshme në Britani ka bërë një eksperiment me kufijtë e hapur, as i merrnin dhe as i kthenin dhe u shtua numri i tyre. Duam që emigrantët të mos vijnë në Britani në mënyrë të paligjshme. Kemi përveshur mëngët dhe tashmë kemi 24 mijë persona që janë kthyer”, tha Starmer.

1 VITE ME PARE

Deklaratat e qeverisë "Sunak" për shqiptarët, Starmer: Nuk bëj komente për kryeministrat e mëparshëm, fakti që jam këtu deklaron si e shohim ne Shqipërinë

Starmer në Tiranë: Do thellojmë partneritetin strategjik për
starmer

TIRANË- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer u pyet në konferencën e sotme për mediat nëse do të kërkonte një ndjesë në emër të qeverisë britanike për deklaratat denigruese të parardhësve të tij ndaj komunitetit shqiptar atje. 

Starmer tha se fakti që ishte kryeministri i parë që viziton vendin tonë, tregon për mënyrën si e sheh qeveria e tij Shqipërinë. Ai tha se nuk bën komente për kryeministrat e mëparshëm ndërsa shtoi se qasja e tij nuk është diplomacia me megafon.

"Fakti që jam kryeministri i parë e britanik që jam në këtë takim, duhet të shihet edhe një deklaratë qëllimi për mënyrën si e shohim Shqipërinë dhe kryeministrin Rama, dhe për vetë karakterin, mënyrën dhe forcën që ka vetë marrëdhënia jonë. Nuk dua të bëj komente për kryeministrat e mëparshëm, por qasja ime nuk është diplomacia me megafon, por kur bën punë e fortë dhe zgjidhim problemet me të cilat duhet të përballemi. Këtë e kemi dëshmuar tashmë. Ka qenë mënyra më efektive për zgjedhjen e problemeve, përfshirë këtu edhe punën e përbashkët që kemi parë sot të autoriteteve ligj zbatuese.", tha Starmer.

1 VITE ME PARE

"Duhet të sigurohemi që te kemi më shumë sanksione!" Starmer në Tiranë: Putin po vonon paqen, Zelensky është i qartë për armëpushimin

Starmer në Tiranë: Do thellojmë partneritetin strategjik për
Keir Starmer

TIRANA- Kryeministri britanik Keir Starmer, gjatë një konference për shtyp me homologun Edi Rama, theksoi se mes dy vendeve ka një bashkëpunim të mirë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ai u pyet edhe lidhur me situatën e luftën në Ukrainë dhe ecurinë e bisedimeve të paqe. Starmer bëri përgjegjës presidentin rus Vladimir Putin si shkaktarin që po vonon paqen. 

“Ajo çfarë ka ndodhur sot është provë e mëtejshme që Putinii, i cili po shkakton vonesa për një armëpushim. Ukraina ka qenë e qartë që prej disa muajsh më parë për një armëpushim pa kushte, 30 ditor. Rusia e nisi këtë konflikt. Rusia dhe Putini po ndalon paqen. Putini po tërheq gjërat zvarrë, prandaj kombet duhet të radhiten si aleat për tu siguruara për të marrë këtë armëpushim", tha Starmer.

1 VITE ME PARE

Marrëveshja për emigrantët, Rama: Na e kanë kërkuar disa vende dhe ju kemi thënë jo, jemi besnik ndaj martesës me Italinë

Starmer në Tiranë: Do thellojmë partneritetin strategjik për
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksoi sot në konferencën me homologun e tij britanik, Keir Starmer se modeli i marrëveshjes së emigrantëve me Italinë nuk do të bëhet me asnjë vend tjetër.

Rama tha se ajo ishte një marrëveshje e vetme me shtetin italian për shkak të marrëdhënies së veçantë dhe falë situatës gjeografike. Ai tregoi se këtë model marrëveshje e kanë kërkuar disa vende me Shqipërinë, por janë refuzuar. 

"Kam qenë shumë i qartë, qysh prej ditës së parë kur nisëm këtë proces me Italinë, ajo ishte një marrëveshje e vetme me Italinë për shkak të marrëdhënies së veçantë. Falë situatës gjeografike që është mjaft kuptimplotë. Na e kanë kërkuar disa vende për ta bërë këtë dhe ju kemi thënë jo sepse jemi besnik ndaj martesës me Italinë, tjerat janë vetëm dashuri.", tha Rama.

1 VITE ME PARE

Task forcë e përbashkët/ Emigracioni, Starmer: Nuk preferojmë t’i biem rreth e rrotull por të përveshim mëngët dhe ta zgjidhim 

Starmer në Tiranë: Do thellojmë partneritetin strategjik për
Keir Starmer

TIRANA- Kryeministri britanik Keir Starmer ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp krah homologut shqiptar, Edi Rama. Starmer u ndal edhe te çështja e emigracionit, teksa tha se falë bashkëpunimit mes dy vendeve, ka pasur një ulje dramatike të shifrave për emigrantët e paligjshëm. Ai theksoi se kjo skemë është mirë që të shtrihet edhe në vendet e tjera të rajonit për të parandaluar aktivitete kriminale kufitare.

“Diskutuam efektivitetin e  bashkëpunimeve që kemi në këto vite që kanë çuar në uljen dramatike të shifrave. Dhe folëm se si kjo punë mund të shtrihet në vende të tjera të rajonit dhe se si të punojmë bashkë për aktivitete të tjera kriminale kufitare. Ky model i veçantë ka qenë më efektivit dhe mendojmë njësoj. Nuk preferojmë t’i biem rreth e rrotull por të përveshim mëngët dhe ta zgjidhim atë”, tha ai.

1 VITE ME PARE

"Shuma e përgjithshme është më pak se sa buxheti i skuadrës!" Rama në konferencë me Starmer: Të rrisim më shumë shkëmbimet tregtare

Starmer në Tiranë: Do thellojmë partneritetin strategjik për
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri britanik Keir Stamer zhvilluan sot një konferencë të përbashkët për mediat. Rama tha gjatë në fjalës së tij se Britania dhe Shqipëria kanë thelluar bashkëpunimin mes tyre.

Ai u ndal ishte edhe emigracioni, duke thënë se në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve të paligjshëm në Angli. Gjithashtu Rama theksoi se në fokus të bisedimeve mes tyre, kanë qenë edhe shkëmbimet tregtare, duke nënvizuar se duhet ende punë.

“Kemi folur edhe për shkëmbime tregtare. Shuma e përgjithshme është më pak se sa buxheti i skuadrës dhe është mirë që ta rrisim edhe më shumë”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

Starmer në Tiranë/ Nënshkruhet deklarata e Përbashkët Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri për Avancimin e Bashkëpunimit Dypalësh mbi Prioritetet

Starmer në Tiranë: Do thellojmë partneritetin strategjik për
Moment nga firmosja

TIRANA- Vendi ynë dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan sot deklaratën e Përbashkët Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri për Avancimin e Bashkëpunimit Dypalësh mbi Prioritetet e Përbashkëta.

Bëhet fjalë për deklaratën e qëllimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në lidhje me eksportet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin industrial.

Nënshkrimi u bë në kuadër të vizitës së kryeministrit britanik a Keir Starmer, i cili vizitoi sot vendin tonë për herë të parë.

 

1 VITE ME PARE

Starmer: Ulja e numrit të gomoneve, mesazh për punën që arrihet kur dy vende punojnë ngushtësisht

Starmer në Tiranë: Do thellojmë partneritetin strategjik për
keir starmer

TIRANË- Kryeministri i Britanisë së Madhe ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e përbashkët për mediat me khomologun e tij Edi Rama.  Starmer tha se vjen sot në Shqipëri për të çelur një kapitulli të ri për sigurinë.

Ai u shpreh më tej se ulja e numrit të kalimeve me gomone është një mesazh për punën që mund të arrihet kur dy vende punojnë ngushtësisht. Starmer tha se TaskForcat e dy vendeve kanë punuar dhe kanë bërë progres në forcimin e sigurisë së përbashkët.

"Takimi dypalësh është si pjesë e samiti të nesërm. Përgëzime për fitoren kryeministri Rama. Është kënaqësi për mua që vij këtu për të çelur kapitullin e ri për sigurinë. Sot në mëngjes unë isha në Portin e Durrësit për të parë përpjekjet e përbashkëta për goditjen e krimit kufitar. Njerëzit meritojnë një sistëm emigracioni të drejtë. Iu jam mirënjohës për mbështetjen tuaj për cështjet e emigracionit. Ulja e numrit të gomoneve ishte ulje e konsiderueshme dhe mesazh për punën që arrihet kur dy vende punojnë ngushtësisht. Task-Forcat tona kanë përveshur mëngët dhe kanë bërë progres në forcimin e sigurisë së përbashkët dhe uljen e emigrantëve të paligjshëm.", tha Starmer.

1 VITE ME PARE

"Shqiptarët të integruar, t’i mundësojmë kthimin te emrat origjinalë!" Rama në konferencë me Starmer: Të zgjidhim krizën e emrave të dyfishtë

Starmer në Tiranë: Do thellojmë partneritetin strategjik për
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për shtyp krah homologut britanik Keir Starmer. Në konferencën e përbashkët Rama kërkoi prej tij të zgjidhin çështjen e emigrantëve shqiptarë në Britani, tashmë të intergruar por që atje kanë shkuar me identitet tjetër. Ai tha se shqiptarëve të integruar, duhet t’i mundësojnë kthimin te emrat origjinalë.

“Është koha për të shqyrtuar një tjetër problem. Shqiptarët me pasaporta apo identitet të Kosovës për të patur pranimin si refugjatë lufte. Ata sot jetojnë me dy identete një për shtetin britanik, një në Shqipëri dhe kanë probleme të cilave mund t'i jepet një zgjidhje, janë kontribues në ekonomi dhe jetën shoqërore.

Janë 50 mijë shqiptarë me pasaporta britanike dhe 50 mijë me pasaporta shqiptare që kontribuojnë është e papranueshme të vijojnë të stigmatizohen sikur janë problemi i Britanisë së madhe”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

Konferenca me Starmer, Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që kanë tentuar të hyjnë ilegalë në Britani

Starmer në Tiranë: Do thellojmë partneritetin strategjik për

TIRANË -Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një konferencë të përbashkët me homologun e tij britanik Keir Starmer pas takimit mes tyre. Rama u shpreh se gjatë vitit që kaloi numri i shqiptarëve që duan të kalojnë në Britaninë e Madhe ka rënë. 

Ai u shpreh se ulja e këtij numri ka ardhur nga ngritja e Task Forcës mes dy vendeve. Më tej shtoi se është një gënjeshtër pretendimi se një në 50 shqiptarë është në burg në Britani.

Rama: Unë përfitoj nga rasti, i pranisë tuaj dhe të dërguarve të medias britanike për të theksuar që referimi në shifrat e këtij bashkëpunimi të suksesshëm është gjëja e duhur për publikun britanik dhe jo kultivimi i miteve, mes të cilëve që shqiptar janë një problem për Britaninë e Madhe, pasi të gjitha shifrat flasin vetëm.

Në 2024 numri i shqiptarëve që kanë hyrë dhe që tentuan të hyjnë ne Mbretërinë e Bashkuar është disa qindra, ndërkohë që në momentin që ne kemi shtyrë përpara task forcën e përbashkët arriti në 12 mijë. Një në 50 shqiptarë na qenka në burg, në Britani, kjo është një gënjeshtër e madhe që ka marrë statusin e të vërtetës, ndërkohë shifra është 1500. 

keir starmer edi rama

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës