Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Në 35-vjetorin e themelimit të degës Në Kavajë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zgjodhi qytetin simbol të rezistencës antikomuniste për ti bërë një ultimatum Edi Ramës që të mos mbrojë hajdutët dhe të mos pengojë drejtësinë që të bëjë punën e saj. • Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati shpreh se, ky përvjetor është jo vetëm në një akt kujtese historike, por në një thirrje të drejtpërdrejtë për përballje politike me regjimin aktual. • Sipas tij, Partia Demokratike aq sa u themelua në qytetin studenti, po aq u themelua në qytetin e Kavajës, duke e vendosur këtë degë në themel të historisë së demokracisë shqiptare. • Kryetari i PD-së vlerësoi sakrificën e jashtëzakonshme të qytetarëve të Kavajës, të cilët me demonstratat e marsit çliruan qytetin e tyre, duke e bërë atë qytetin e parë të lirë të Shqipërisë. • Ai nënvizoi se lëvizja antikomuniste në Kavajë ishte ‘lëvizja më e fuqishme antikomuniste në Shqipëri, një përballje e hapur me regjimin, e paguar edhe me jetën e heroit të parë të demokracisë shqiptare, Josif Buda. • Duke e lidhur historinë me aktualitetin, Berisha theksoi se fryma e rezistencës nuk është shuar dhe se Partia Demokratike vjen në këtë përvjetor po aq e vendosur sa ditën e themelimit të saj, për të përmbysur diktaturën e dytë, të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. • Në këtë kontekst, ai akuzoi qeverinë e Edi Ramës për farsë elektorale, kapje të institucioneve dhe përpjekje për të bllokuar drejtësinë. • Pikërisht nga Kavaja, qyteti i revoltës historike, Kryetari i PD-së shpalli edhe ultimatumin e tij politik duke i bërë thirrje Ramës të mos guxojë të mbrojë me vota të rrëmbyera hajdutët e qeverisë dhe të largohet nga pushteti.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar qytetarët e Kavajës dhe të mbarë Shqipërisë të nisin betejën pa kthim, deri në fitoren e tyre ndaj pushtetit. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë zyrtare në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të PD-së në Kavajë, Berisha u shpreh se Edi Rama qëndron në pushtet se nuk ngrihen qytetarët. Sipas tij, Rama në një transaksion ka 50 milionë euro të vjedhura qytetarëve.
"Qytetarë dhe qytetarë të Kavajës, historia u thërret përsëri. Historia u thërret ju, thërret të gjithë shqiptarët që i thonë lirisë liri. Të ngrihemi për të përmbysur diktaturën e dytë. Diktaturën e cila po shkatërron me shpejtësi Shqipërinë dhe shqiptarët. Ju garantoj ju se Edi Rama qëndron në pushtet, jo se është i zoti, jo se ka mbështetje. Qëndron në pushtet se nuk ngrihemi ne. Por ne do ngrihemi. Ne, qytetarët e lirë, që i besojmë lirisë, s'pranojmë kurrë një regjim si ky. Vetëm, vetëm një emër që e keni dëgjuar vetë këto dy vitet e fundit. Ergys Agasi, i larguar. I larguar apo në shkozetë, hajde merre vesh tani.
Por në një transaksion ka 50 milionë euro të vjedhura qytetarëve. Vetëm në një transaksion jashtë shtetit. Vjedhjet e tyre janë të pafundme. Do u japim atë që meritojnë. Ndaj, shfrytëzoj këtë rast të ftoj qytetarët e Kavajës, që kanë qenë në krye të lëvizjes për përmbysjen e diktaturës komuniste. Rikujtoj dhe kurrë s'kam për ta harruar, 20 shkurtin e vitit '91. Djemtë, burrat, gratë e Kavajës kishin një shqetësim të madh. Se mos diktatura, se mos diktatori ua bllokonte rrugën dhe s'do vinin dot. Janë nisur gjithë natën dhe kanë gdhirë, kanë gdhirë në Tiranë.
Dhe kanë qenë të gjithë në ballë të përmbysjes së shtatores së Hitlerit shqiptar. Ndaj, duke ju uruar gëzuar këtë festë, duke u përulur me nderimin më të madh para veprës së themeluesve të Partisë Demokratike, para veprës së grupeve antikomuniste, para qytetarëve dhe qytetareve të Kavajës, ftoj qytetarët e Kavajës dhe të mbarë Shqipërisë të nisim betejën tonë pa kthim, deri në fitoren tonë, fitoren e Partisë Demokratike, fitoren e Shqipërisë.
Faleminderit, gëzuar." tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje Ramës të mos mbrojë me votat e vjedhura hajtutët e qeverisë dhe të mos pengoj drejtësinë. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë zyrtare në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të PD-së në Kavajë, Berisha u shpreh se Rama po përdor të gjitha mjetet kundër opozitës dhe qendrestarëve opozitarë.
Kryedemokrati tha se kurrë shqiptarët nuk janë vjedhur nga qeveritarët siç janë vjedhur këto 10 vite. Në fund, Berisha tha se asnjë pushtim nuk ka çuar shqiptarët 100 vite mbrapa në shtesën e popullatës siç ka bëre Rama këto 10 vite.
"Miqtë e mi, Edi Rama, pasardhësi i xhelatit që vari poetin disident, bën gjithçka të shtypë dhe të shuajë pluralizmin. Ka bllokuar çdo hapësirë në parlament. Ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij. Pasi shtroi zgjedhjet në farëz, përdor të gjitha mjetet kundër opozitës dhe qendrestarëve opozitarë. Pasi vodhi shqiptarët dhe i largoi ata nga Shqipëria më shumë se në çdo kohë tjetër, nga vitet 1300, vitet e kolerës së zezë gjerë sot, kurrë kombi ynë nuk është pakësuar në 10 vite siç ka ndodhur këto vite. Kurrë shqiptarët nuk janë vjedhur nga qeveritarët siç janë vjedhur këto 10 vite. Dhe tani ka vendosur të bllokojë drejtësinë. Kam zgjedhur Kavajën, t'i jap ultimatum.
Mos guxo të mbrosh me vota të rrëmbyera hajdutët e qeverisë, sepse ne që në vitet '90 u ngritëm me një motiv të shenjtë për të mbrojtur lirinë, përsëri jemi në këmbë, përsëri jemi të gatshëm me motivin ja të vdesim, ja të rrojmë për liri. Ndaj dhe nga Kavaja i them këtij njeriu, mos pengo drejtësinë, largohu nga pushteti. Largohu nga pushteti sepse je sjellë ndaj shqiptarëve si armiku më i egër në tërë historinë e tyre. Asnjë pushtim, asnjë diktaturë, asnjë regjim nuk ka përzënë në 10 vite 1 milion e 100.000 shqiptarë vetëm në hapësirën ‘Shengen’. Asnjë regjim, asnjë pushtim nuk ka çuar shqiptarët 100 vite mbrapa në shtesën e popullatës siç bëre ti këto 10 vite. Asnjë regjim, asnjë pushtim, nuk ka ngritur në piedestal krimin dhe drogën siç ke bërë ti." tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se ishte sakrifica, burrëria, trimëria e qytetarëve të Kavajës e grupeve antikomuniste të saj që hodhën themelet e pluralizmit. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë zyrtare në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të PD-së në Kavajë, Berisha u shpreh se Kavaja është simboli i njerëzve të lirë, i njerëzve që besojnë në vlerat më të larta, hyjnore dhe njerëzore. Lideri i opozitës tha se Partia Demokratike e Shqipërisë aq sa u themelua në qytetin studenti, po aq u themelua në qytetin e Kavajës.
"Të dashur qytetarë dhe qytetare të këtij qyteti të bekuar, kavajas dhe kavajase kudo që jeni sonte, në Kavajë, në Shqipëri dhe në katër anët e dheut. Mirënjohjen më të pakufijshme, nderimin më të madh, ndaj jush, burra dhe gra, djem dhe vajza, me një shpirt dhe një raport me lirinë ndër më të përkryerit që mund të ketë njeriu i civilizuar, njeriu i qytetëruar. Kavaja është simboli i njerëzve të lirë, i njerëzve që besojnë në vlerat më të larta, hyjnore dhe njerëzore, tek liria, Zoti, familja, Shqipëria. Ne mblidhemi sot në 35 vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike Kavajë.
Në të vërtetë, Partia Demokratike degë dega Kavajë formalisht u themelua nga me datën 17 dhjetor 1990 në darkë vonë, duke u gdhirë 18. Por e vërteta është se ishte Kavaja, ishte sakrifica, burrëria, trimëria e qytetarëve të Kavajës dhe grupeve antikomuniste të saj që u hodhën themelet e pluralizmit, që u bënë inspirim për lëvizjen studentore. Pra, në këtë kontekst, mund të themi se Partia Demokratike e Shqipërisë aq sa u themelua në qytetin studenti, po aq u themelua në qytetin e Kavajës." tha Berisha./Dosja.al
KAVAJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur sot në Kavajë për të marrë pjesë në aktivitetet politike të organizuara nga opozita.
Ai pritet të zhvillojë një tubim me strukturat lokale të PD, duke nisur kështu aksionin politik në këtë qytet.