Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Presidenti rus Vladimir Purin dhe Presidenti amerikan Donald Trump pas takimit tre orësh në Alaskë kanë folur në konferencë për mediat. • Putin ishte ai që hapi konferencën për shtyp së bashku me presidentin Trump. • Putin u shpreh se patën negociata shumë të hollësishme që ishin mjaft të dobishme dhe falënderon Donald Trumpin për propozimin e samitit të Alaskës. • Presidenti rus foli për historinë e përbashkët ruse dhe amerikane në Alaska dhe u shpreh se ishte një vend i zgjedhur logjikisht për bisedimet e tyre. • Ai theksoi se situata kryesore ka qenë ajo në Ukrainë, dhe i sheh përpjekjet e Trump si përpjekje për ta zgjidhur konfliktin në Ukrainë. • Putin gjithashtu shpreson që Evropa dhe Ukraina të mos bëjnë asnjë tentativë për ta zhbërë këtë marrëveshje dhe progresin e arritur. • Ndërsa Presidenti Donald Trump e quajti takimin si jashtëzakonisht produktiv, por thotë se duhet bërë më shumë për të ndalur luftën në Ukrainë. • Trump theksoi se kishte shumë pika për të cilat ranë dakord. • Ai theksoi se do të telefonojë NATO-n dhe Volodymyr Zelensky-n për t’i njoftuar për takimin. • Trump, menjëherë pas konferencës me Putin dhe një intervistë për Fox News, ku theksoi se tani i takon Zelensky-t të mbyllë marrëveshjen e armëpushimit. Trump tha më tej se hapi tjetër është organizimi i një takimi trepalësh Zelenskyy- Putin- Trump. • Ai përmendi gjithashtu mundësinë e pjesëmarrjes në një takim kokë më kokë midis presidentëve rusë dhe ukrainas. • Por Trump anashkaloi plotësisht qëndrimin që kishte mbajtur dikur se mund ta zgjidhte mosmarrëveshjen midis dy vendeve brenda 24 orëve. • Trump tha se tani e kupton se e ka gjykuar gabim. • Lidhur me çështjen delikate të shkëmbimeve të tokave, Trump tha se ishte dakord me homologun e tij rus në një masë të madhe gjatë bisedimeve të së premtes se lufta në Ukrainë do të përfundonte me shkëmbime tokash dhe një lloj garancie sigurie nga SHBA-ja. • I pyetur nga një gazetar në lidhje me lëshimet territoriale që do t'i jepnin Rusisë territor që nuk e kishte më parë dhe garancitë e mundshme të sigurisë nga SHBA-ja për Ukrainën, Trump tha se kjo ishte një pikë marrëveshjeje me Vladimir Putinin.• Megjithatë, ai refuzoi të komentonte se cili ishte problemi i madh, siç tha vetë, për të cilin nuk ishte dakord me presidentin rus.
28 artikuj për këtë temë.
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka ftuar politikanët kryesorë evropianë që të marrin pjesë në takimin që pritet të zhvillohet të hënën me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Media gjermane BILD duke cituar burime qeveritare shkruan se kancelarit Friedrich Merz, kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron synojnë të koordinohen dhe të vendosin së bashku të dielën nëse dhe kush do të udhëtojë për në SHBA. Megjithatë, sipas burimit ata presin një ftesë zyrtare nga SHBA-ja.
Trump i ka ofruar Zelenskyyt mundësinë për të marrë me vete në SHBA politikanë evropianë. Por mesa duket nuk ka asnjë ftesë zyrtare. Takimi midis Trump dhe Zelenskyyt vjen pas samitit me udhëheqësin rus Vladimir Putin në Alaskë. Merz deklaroi se kishte nxjerrë një përfundim pozitiv nga samiti i Alaskës.
"Ky samit mund të jetë një sukses në rrugën drejt paqes në Ukrainë, me kusht që të ndërmerren hapat e duhur tani", tha ai.
"Kjo është një rrugë e mirë, por do të jetë ende e vështirë. Dhe mendoj se nuk duhet ta nënvlerësojmë këtë", tha Merz.
ALASKË- Dokumentet përgatitore për pjesëmarrësit në samitin midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin u gjetën në një printer hoteli në Anchorage. Rrjeti radiofonik NPR raportoi se tetë faqe u zbuluan dje, të premten në mëngjes në një printer në hotelin Captain Cook, i cili ndodhet rreth 20 minuta me makinë nga Baza Ushtarake Elmendorf-Richardson.
Dokumentet, të cilat u bënë publike përfshijnë një orar të detajuar me dhoma specifike takimesh, kontakte të Departamentit të Shtetit me numra telefoni, menunë për vaktin e planifikuar dhe përshkrime e foto të pjesëmarrësve.
Vakti përfshinte sallatë jeshile, fileto dhe merluc, me një ëmbëlsirë me krem brulee. Gjithashtu në dokumente kishte udhëzues për shqiptimin e emrave rusë, përfshirë "PUO-tihn" për presidentin rus. Ekspertët e sigurisë kanë shprehur kritika nga gjetjae këtyre dokumenteve në printer. Ata janë shprehur se kjo tregon pakujdesinë dhe paaftësinë e qeverisë.

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pas takimit të zhvilluar me homologun e tij rus, Vladimir Putin ndërsa e ka cilësuar samitin në Alaskë të suksesshëm. Trump ka bërë me dije se pas takimit me Putin ka zhvilluar disa biseda telefonike mes të cilëve edhe me homologun e tij ukrainas, Zelenskyy.
Presidenti amerikan shton se pas telefonatave të gjithë janë në një mendim se duhet arritur një marrëveshje paqeje dhe jo vetëm një armëpushim. Ai gjithashtu konfirmoi se Zelensky do të udhëtojë të hënën në Uashington dhe se nëse do të shkojë çdo gjë mirë atëherë do të caktojnë një takim me Putin.
"Një ditë e mrekullueshme dhe shumë e suksesshme në Alaska! Takimi me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë shkoi shumë mirë, si dhe një telefonatë vonë natën me Presidentin Zelenskyy të Ukrainës dhe udhëheqës të ndryshëm evropianë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm shumë të respektuar të NATO-s.
Të gjithë u përcaktuan se mënyra më e mirë për t'i dhënë fund luftës së tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës është të shkohet drejtpërdrejt në një Marrëveshje Paqeje, e cila do t'i jepte fund luftës, dhe jo thjesht një Marrëveshje Armëpushimi, e cila shpesh herë nuk qëndron. Presidenti Zelenskyy do të vijë në Uashington, në Zyrën Ovale, të hënën pasdite. Nëse gjithçka shkon mirë, atëherë do të caktojmë një takim me Presidentin Putin. Potencialisht, jetët e miliona njerëzve do të shpëtohen. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje' shkruan Trump.
Vieë this post on Instagram
ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni është shprehur se e konsideron pozitive që në Ukrainë po krijohen disa hapësira të vogla për paqe. Duke komentuar takimin Trump-Putin në Alaskë, Meloni theksoi se marrëveshja duket ende e ndërlikuar, por e realizueshme. Ajo shtoi gjithashtu se vetëm Ukraina mund të negociojë, për sa i përket kushteve dhe territorit të saj".
Meloni gjithashtu tha se presidenti amerikan Trump solli përsëri në tryezë idenë italiane të garancive të sigurisë të frymëzuara nga Neni 5 i NATO-s. Ajo tha se propozimi fillon nga përkufizimi i klauzolës së sigurisë kolektive që do t’i lejonte Ukrainës të kishte mbështetjen e të gjithë partnerëve të saj - përfshirë SHBA-në - të cilët do të ishin të gatshëm të aktivizoheshin në rast të një sulmi të ri.
"E konsideroj pozitive që po krijohen disa hapësira të vogla për paqen në Ukrainë. Marrëveshja duket ende e ndërlikuar, por më në fund e realizueshme, pas ngërçit që ka lindur, për shumë muaj, në frontin e luftës”, tha Meloni.
TURQI- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar nw lidhje me samitin midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaskë. Erdogan në një postim në "X " shkruan se bisedimet dhanë një shtysë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ai gjithashtu deklaroi se Turqia është e gatshme të kontribuojë në çdo mënyrë në konsolidimin e paqes.
“Bisedimet e zhvilluara në Alaskë midis Presidentit të Shteteve të Bashkuara, z. Trump, dhe Presidentit të Federatës Ruse, z. Putin, i dhanë një shtysë të re përpjekjeve për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.
Ne e mirëpresim Samitin e Alaskës me kënaqësi dhe shpresojmë që ky proces i ri, me pjesëmarrjen e Presidentit të Ukrainës, Zelensky, do të hedhë themelet për një paqe të qëndrueshme. Turqia është e gatshme të kontribuojë në çdo mënyrë në konsolidimin e paqes," shkruan presidenti turk.
ABD Başkanı Sayın Trump ile Rusya Federasyonu Devlet Başkanı Sayın Putin arasında Alaska’da gerçekleştirilen görüşmeler Rusya-Ukrayna savaşının sonlandırılması arayışlarına yeni bir ivme kazandırmıştır.
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) August 16, 2025
Alaska Zirvesi’ni memnuniyetle karşılıyor, bu yeni sürecin Ukrayna Devlet…
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin bëri komentet e tij të para rreth takimit të tij me homologun e tij, Donald Trump në Alaska. Putin pas kthimit në Rusi zhvilloi një takim në Kremlin të shtunën pasdite ku u shpreh se në Alaskë diskutoi shkaqet e krizës në Ukrainë.
"Patëm mundësinë, të cilën e shfrytëzuam, për të folur për shkaqet që shkaktuan krizën. Është pikërisht eliminimi i këtyre shkaqeve të thella që duhet të formojë bazën e zgjidhjes", tha Putin.
Putin gjithashtu shtoi se biseda që pati me Trump ishte e sinqertë. Sipas tij gjatë takimit ai diskutoi mënyrat për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë mbi një bazë të drejtë.
Визит на Аляску был своевременным и весьма полезным, заявил Путин на совещании в Кремле по итогам саммита:https://t.co/sbuhhOcABs
— ТАСС (@tass_agency) August 16, 2025
Видео: Kremlin. ru pic.tëitter.com/lIëg0Z4Lff
Sipas Sky News, Putin është shprehur se mund të heqë dorë nga disa përfitime territoriale në Ukrainë në këmbim të rajonit lindor të Donetskut. Më tej theksohet se udhëheqësi rus i tha Trump se mund të ngrinte pjesën tjetër të vijës së frontit nëse plotësoheshin kërkesat e tij kryesore. Në këmbim të rajonit të Donetskut, Putin tha se do të ngrinte vijën e frontit në rajonet jugore të Khersonit dhe Zaporizhzhisë dhe nuk do të niste sulme të reja për të marrë më shumë territor. Ky veprim do t’i jepte Moskës kontrollin e plotë të një territori që e ka pushtuar që nga viti 2014.
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin mësohet se gjatë takimit në Alaskë me homologun e tij, Donald Trump është shprehur se mund të heqë dorë nga disa përfitime territoriale në Ukrainë në këmbim të rajonit lindor të Donetskut. Sipas Sky News, udhëheqësi rus i tha Trump se mund të ngrinte pjesën tjetër të vijës së frontit nëse plotësoheshin kërkesat e tij kryesore.
Në këmbim të rajonit të Donetskut, Putin tha se do të ngrinte vijën e frontit në rajonet jugore të Khersonit dhe Zaporizhzhisë dhe nuk do të niste sulme të reja për të marrë më shumë territor. Ky veprim do t’i jepte Moskës kontrollin e plotë të një territori që e ka pushtuar që nga viti 2014.
Por burime të njohura me Zelenskyy-n kanë thënë se ai nuk do të pranonte të dorëzonte Donetskun, por se do të ishte i hapur për të diskutuar tokën me Trump në Uashington. Rusia kontrollon rreth 88% të rajonit Donbas në Ukrainën lindore, duke përfshirë të gjithë rajonin e Luhanskut dhe 75% të rajonit të Donetskut.
Rreth 6,600 km katrorë kontrollohen ende nga Ukraina, por Rusia e ka përqendruar pjesën më të madhe të energjisë së saj përgjatë frontit në Donetsk, duke shtyrë drejt qyteteve të fundit të mëdha të mbetura.
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka reaguar së fundmi përmes një postimi në "X" ku ka bërë me dije se Rusia mund të intensifikojë sulmet e saj në vijat e frontit në ditët në vijim. Sipas tij këto sulme do të kenë qëllim që të krijojnë kushte më të favorshme politike për bisedime.
Zelenskyy tha se ata po regjistrojnë lëvizjen dhe përgatitjet e forcave ushtarake ruse. Ai shtoi se Ukraina do të reagojë nëse është e nevojshme. Ai theksoi se Ukraina ka nevojë për pozicione të forta dhe rezistencë ndaj armikut.
"Mora një raport nga Komandanti i Përgjithshëm Oleksandr Syrskyi. Fronti, mbrojtja e pozicioneve dhe informacion i azhurnuar mbi qëllimet dhe lëvizjet e ushtrisë ruse. Ne po mbrojmë pozicionet tona përgjatë gjithë vijës së frontit dhe për të dytën ditë radhazi kemi arritur suksese në disa zona jashtëzakonisht të vështira në rajonin e Donetskut - në drejtim të Dobropillias dhe Pokrovskut.
Në veçanti, dua të përgëzoj njësitë e Korpusit të 1-rë të Gardës Kombëtare të Ukrainës "Azov", njësitë e Korpusit të 7-të të Forcave të Sulmit Ajror, njësitë e Brigadës së 38-të të Veçantë Detare të emëruar sipas Hetman Petro Sahaidachnyi, si dhe njësitë e Brigadës sonë të 93-të të Veçantë të Mekanizuar "Kholodnyi Yar". Shkatërrimi i pushtuesve që u përpoqën të depërtonin më thellë në pozicionet tona vazhdon. Ka pasur gjithashtu një rimbushje të rëndësishme të "fondit të shkëmbimit" të Ukrainës me ushtarë rusë.
Komandanti i Përgjithshëm raportoi gjithashtu mbi veprimet e njësive tona në rajonet Sumy, Kharkiv dhe Zaporizhzhia. Jam mirënjohës ndaj të gjithë luftëtarëve tanë për qëndrueshmërinë e tyre. Bazuar në situatën politike dhe diplomatike rreth Ukrainës, dhe duke ditur tradhtinë e Rusisë, parashikojmë që në ditët në vijim ushtria ruse mund të përpiqet të rrisë presionin dhe të sulmojë pozicionet ukrainase në mënyrë që të krijojë rrethana më të favorshme politike për bisedime me aktorët globalë.
Ne po dokumentojmë lëvizjen dhe përgatitjet e trupave ruse. Sigurisht, ne do të kundërveprojmë, nëse është e nevojshme, në mënyrë asimetrike. I kërkova Komandantit të Përgjithshëm të flasë me komandantët e luftimeve. Ukraina ka nevojë për pozicione të forta dhe rezistencë vërtet të prekshme ndaj armikut.
Falënderoj secilin prej ushtarit, rreshterit dhe oficerit tonë që po kryen misione luftarake dhe po shkatërron pushtuesit në mënyrën e nevojshme për besimin e Ukrainës. Lavdi Ukrainës", shkruan Zelenskyy.
I received a report from Commander-in-Chief Oleksandr Syrskyi. The front, the defense of positions, and up-to-date information on the intentions and movements of the Russian army. We are defending our positions along the entire front line, and for the second day in a row, we have…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 16, 2025
RUSI- Samiti i mbajtur në Alaskë mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij Vladimir Putin ka rikthyer në vëmendje detaje nga një raport i cili ka qenë publikuar kohë më parë rreth liderit rus. Daily Mail në një shkrim të publikuar së fundmi thekson se Putin në vizitën e tij në Alaskë mund të marrë me vete një suvenir mjaft të pazakontë.
Presidenti rusi sipas Daily Mail bën gjithmonë një kërkesë të pazakontë kur udhëton jashtë vendit. Dhe kjo kërkesë është ndaj truprojave të tij të cilët kanë për detyrë që të kthejnë jashtëqitjet e tij në Moskë.
Një raport i publikuar nga dy gazetarë investigativë në vitin 2022 pretendonte se Shërbimi Federal i Mbrojtjes (FPS) i Putinit është përgjegjës për mbledhjen e jashtëqitjeve të tij trupore gjatë udhëtimeve të huaja. Ky proces, i cili dyshohet se mban urinën dhe jashtëqitjet e tij në një çantë të dedikuar deri në kthimin e tij në Rusi, thuhet se është mënyra e udhëheqësit për të ndaluar njerëzit të mbledhin informacione rreth shëndetit të tij.
Shëndeti dhe pamja e jashtme e Putinit kanë qenë objekt i një shqyrtimi intensiv për vite me radhë, me aludime nga shërbimet e inteligjencës perëndimore se ai vuan nga sëmundje të tilla si kanceri dhe sëmundja e Parkinsonit.
Në vitin 2022, Kremlini madje u detyrua të mohonte thashethemet se Putini e ndoti veten pasi ra nga shkallët pasi raportohej se kishte bërë jashtëqitje në mënyrë të pavullnetshme për shkak të kancerit në stomaku dhe zorrë.
Megjithatë, Moska gjithmonë ka pohuar se udhëheqësi i saj është në formë të mirë, dhe Putini ka vazhduar me përpjekjet e tij për të projektuar imazhin e një njeriu të fortë pavarësisht plakjes së tij të dukshme dhe pamjes shpesh të dobët.
Gazetarët Regis Gente dhe Mikhail Rubin nga revista franceze e lajmeve, Paris Match, thanë se dy shembuj të koleksioneve të jashtëqitjeve të Putinit ishin të vizitës së tij në Francë në maj 2017 dhe në Arabinë Saudite në tetor 2019.
Në të dyja këto raste, pretendohet se Putini ose ka pasur një tualet privat me vete gjatë udhëtimeve, ose se është shoqëruar në banjo nga disa roje. Udhëheqësi rus u filmua duke dalë nga banjoja pasi pesë truproja u siguruan që ambienti përreth tij ishte i sigurt. Një truproje tjetër eci pas tij ndërsa ai doli nga tualeti në Pallatin Elysee të Parisit.
Ka ende shumë spekulime rreth shëndetit të Putinit përpara takimit të sonte me Trumpin, veçanërisht duke pasur parasysh se Sekretari i Shtetit i Presidentit të SHBA-së dikur la të kuptohej se udhëheqësi rus mund të vuante nga probleme shëndetësore.
Në shkurt të vitit 2022, Marco Rubio, i cili në atë kohë ishte pjesë e “Bandës së Tetë” anëtarëve të Kongresit me qasje në inteligjencë të klasifikuar jashtëzakonisht të ndjeshme, tha për Putinin: “[Ai] duket se ka disa probleme shëndetësore neurofiziologjike …”
RUSI- Mediat ndërkombëtare kanë publikuar detaje nga një raport ku bëhet me dije se truprojat e presidentit rus, Vladimir Putin mbledhin jashtëqitjet e tij kur ai ndodhet jashtë shtetit. Sipas medias britanike "Independent" truprojat kujdesen që jashqitjet e presidentit të kthehen në Moskë duke përdor pako të posaçme.
"Independent" thekson se ky pretendim i çuditshëm u raportua për herë të parë në revistën franceze të lajmeve "Paris Match" nga dy gazetarë veteranë investigativë. Sipas raportit, anëtarët e Shërbimit Federal të Mbrojtjes (FPS) të presidentit rus janë përgjegjës për mbledhjen e jashqitjes në pako të specializuara, të cilat më pas vendosen në një çantë të dedikuar që pas përfundimit të axhendës së presidentit të kthene në Moskë.
Ky veprim dyshohet se kryhet në një përpjekje për të ndaluar fuqitë e huaja nga mbledhja e informacionit në lidhje me shëndetin e udhëheqësit rus. Ish-gazetarja e BBC-së, Farida Rustamova, u shfaq për të konfirmuar raportin, duke shkruar në "X" se ishte në dijeni të një incidenti të ngjashëm në Vjenë dhe se Putini kishte përdorur “një banjo private të veçantë” në të kaluarën.
Shëndeti i Putinit ka qenë një temë e nxehtë spekulimesh dhe diskutimesh në muajt e fundit që nga vendimi i tij për të pushtuar Ukrainën. Një numër në rritje i raporteve të pakonfirmuara pretendojnë se ai vuan nga kanceri dhe se shëndeti i tij po përkeqësohet me ritëm të shpejtë.
Një oficer i FSB-së ka pohuar se Putinit nuk i kanë mbetur më shumë se dy deri në tre vjet jetë, duke shtuar se presidenti rus vuan nga një formë e rëndë e kancerit që përparon me shpejtësi. Pamjet e presidentit nga mesi i shkurtit duket se e tregojnë atë duke u dridhur në mënyrë të pakontrollueshme gjatë një takimi me udhëheqësin bjellorus Aleksandër Lukashenko vetëm disa ditë para se të pushtonte Ukrainën, duke shkaktuar thashetheme në internet se ai mund të vuante nga sëmundja e Parkinsonit.
RUSI- Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev është shprehur se samiti i mbajtur në Alaskë provoi se është e mundur të zhvillohen negociata midis SHBA-së dhe Rusisë pa parakushte. Sipas tij ky takim ishte paqësor dhe pa kërcënime.
Medvedev më tej u shpreh se presidenti amerikan, Donald Trump refuzoi të përshkallëzonte presionin ndaj Rusisë. Takimi i mbajtur mbrëmjen e djeshme (në orën lokale në Shqipëri) është cilësuar si një fitore për Putin. Sipas analistëve Putin arriti qëllimin që të mos sanksionohej vendi i tij ndërsa SHBA dhe Ukraina nuk fituan asgjë.
Trump, duke folur në konferencën e përbashkët me Putin e quajti takimin me si jashtëzakonisht produktiv, por shtoi se duhet bërë më shumë për të ndalur luftën në Ukrainë. Trump theksoi se kishte shumë pika për të cilat ranë dakord
"1. Një mekanizëm i plotë për takime të nivelit të lartë midis Rusisë dhe SHBA-së është rivendosur. Është paqësor, pa ultimatume dhe kërcënime. 2. Presidenti rus personalisht dhe në detaje i paraqiti udhëheqësit amerikan kushtet tona për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë. 3. Pas gati tre orësh bisedimesh, mikpritësi i Shtëpisë së Bardhë refuzoi të përshkallëzonte presionin ndaj Rusisë. Të paktën për momentin."
SHBA- Sytë e gjithë botës dje ishin drejtuar nga Alaska, ku po zhvillohet takimi historik mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin. Por gjuha e trupit e Trump tregonte se ishte i zhgënjyer pas bisedimeve me homologun rus. Psikologu dhe eksperti i gjuhës së trupit, britaniku Peter Collett ka dhënë vlerësimet mbi samitin Trump-Putin.
“Kur krahason takimin në pistën e aeroportit me atë që ndodhi në konferencën për shtyp, duket sikur janë dy botë krejtësisht të ndryshme, të paktën sa i përket gjuhës së trupit”, tha ai.
Collett vuri në dukje se kur Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan në pistën e aeroportit pas uljes në Alaskë, të dy po e përkëdhelnin njëri-tjetrin në shpatulla, gjeste që zakonisht tregojnë statuset e tyre. Fillimi i takimit ishte më shumë rreth miqësisë, harmonisë dhe afrimit mes tyre pothuajse sikur shqetësimi kryesor i Trumpit ishte ta mbante afërt Putinin.
“Ata krijuan përmes gjuhës së trupit një ndjesi të qartë se ishin dy miq të vjetër që ishin jashtëzakonisht të lumtur që u panë sërish”, tha Collett.
Por, në kohën kur u mbajt konferenca për shtyp pas bisedimeve thelbësore me Putinin, gjuha e trupit të presidentit amerikan kishte ndryshuar ndjeshëm. Ai theksoi faktin se Trump nuk i kushtoi shumë vëmendje Putinit teksa ai fliste dhe shtoi se ai në fakt nuk donte të shikonte Putinin, sepse Putini i kujtonte atij dështimin për të arritur një marrëveshje në ato kushte.
Shtrëngimi i buzëve ishte një gjest përmbajtjeje” që tregonte se po mendonte diçka që nuk guxonte ta thoshte. Trump dukej si një njeri i zhgënjyer, por që po bënte një punë mjaft të mirë për të bindur veten dhe ne se ka shpresë për të ardhmen dhe gjëra të mira që do të vijnë.
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka reaguar sërish pas telefonatës me presidentin amerikan. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xelensky shprehet se i ka thënë Trump se sanksionet duhet të forcohen ndaj Rusisë nëse nuk ka takim trepalësh ose nëse Rusia përpiqet t'i shmanget një përfundimi të ndershëm të luftës.
"Sanksionet janë një mjet efektiv", shton ai në një deklaratë.
Ai përsërit se të gjitha çështjet e rëndësishme për Ukrainën duhet të diskutohen me pjesëmarrjen e Ukrainës dhe asnjë çështje, veçanërisht ato territoriale, nuk mund të vendoset pa Ukrainën.
Pas bisedimeve me Trump dhe koordinimit me udhëheqësit evropianë, Zelensky thotë se qëndrimet janë të qarta: “Duhet të arrihet një paqe e vërtetë, një paqe që do të jetë e qëndrueshme, jo vetëm një pauzë tjetër midis pushtimeve ruse”.
Ai bën thirrje për t’i dhënë fund vrasjeve, për një armëpushim në tokë dhe në qiell, për lirimin e të burgosurve të luftës ukrainas dhe për të ushtruar presion mbi Rusinë ndërsa vazhdojnë luftimet.
“Siguria duhet të garantohet në mënyrë të besueshme dhe afatgjatë, me përfshirjen si të Evropës ashtu edhe të SHBA-së”, shton ai.
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin e ka arritur objektivin e tij në samitin e mbajtur me presidentin amerikan, Donald Trump në Alaskë, pasi është paraqitur si lider botëror dhe e ka larguar vëmendjen nga agresioni ndaj Ukrainës.
Kështu ka thënë Mikhail Alexseev, profesor i shkencave politike në Universitetin San Diego, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, teksa ka treguar se si e ka parë samitin mes dy liderëve.
Sipas tij, Trump është dukur i matur dhe pa entuziazëm, në mungesë të një marrëveshjeje konkrete. Analisti Alexseev vlerëson se takimi i ka shërbyer më shumë Putinit për të promovuar idenë e një bote me dy fuqi të mëdha.
Radio Evropa e Lirë: Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, e përfunduan samitin e tyre. Si e keni parë, kush u ngrit më lart në takim?
Mikhail Alexseev: Qartazi Putini e ka fituar atë që ka dashur nga takimi. E fitoi mirëpritjen, tepihun e kuq, shtrëngimin e duarve. Ai edhe u duartrokit nga Trumpi kur doli nga aeroplani. Në parim, kjo e normalizon pozicionin e tij si lider botëror. E lë anash luftën, e largon vëmendjen nga agresioni rus kundër Ukrainës. Por, përderisa shkrepeshin fotografitë, forcat ruse vazhdonin operacionin ushtarak. Vazhdojnë t’i bombardojnë qytetet ukrainase. Takimi i shërben Putinit në objektivin e shpërfaqjes – shiheni, ne jemi këto dy fuqitë e mëdha. Për të, lufta në Ukrainë është një lloj çështjeje lokale dhe prandaj beson që më mirë të bëjnë biznes dhe përparim së bashku dy palët, ndërsa Ukraina t’i mbetet në dorë Moskës. Kjo është ajo që ai e ka përdorur si taktikë, sipas mënyrës së tij të njohur manipuluese edhe në konferencë për media.
Ishte një fjalim i menduar mirë. Ai e ka nisur me historinë e bashkëpunimit në Luftën e Dytë Botërore. Dhe nëse e mendoni këtë, ai i portretizon liderët ukrainas si neonazistë. Pra, ai ka dashur të thotë, shikoni, tani, sikurse në Luftën e Dytë Botërore, mund t’i bashkojmë forcat kundër atij armiku. Kështu, ai synon të afrohet me Shtetet e Bashkuara dhe ta anashkalojë Ukrainën, si dhe ta portretizojë atë si armike.
Ai duket edhe sikur i është drejtuar një pjese të mirë të publikut amerikan, duke thënë se ekzistojnë marrëveshje të mira këtu. Ka marrëveshje të suksesshme ekonomike, dhe nëse vazhdoni të na sanksiononi, ju po ia ktheni armën vetes. Ky ishte një tjetër mesazh. Dhe në fund, ai e ka fajësuar ish-presidentin amerikan, Joe Biden për luftën dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ai sikur ka thënë, kjo është lufta e Zelenskyt dhe Bidenit, prandaj pse të mos e hapim ne një kapitull të ri?
E kam vëzhguar presidentin Trump derisa ai po dëgjonte. Nuk më është dukur i kënaqur. Nuk më është dukur entuziast. Ai ishte shumë i përmbajtur. Ishte shumë diplomatik, deklaratat e tij shumë të shkurtra dhe e theksoi mundësinë për bashkëpunim ekonomik, por asgjë më shumë. Ai e tha shumë qartë që nuk përfundon asgjë pa e arritur një marrëveshje. Besoj që kjo tregon për zemërimin e tij për shkak se nuk është arritur minimumi që e ka pritur, siç ka thënë për televizionin amerikan Fox News, sa ka qenë duke udhëtuar për në Alaskë. Pra që të arrihet armëpushim, apo të ketë lëvizje në atë drejtim.
Pra, Putini e ka arritur atë që ka dashur. Donald Trump ka rrugë të gjatë për të bërë për ta kapur ritmin. Kjo nuk do të thotë se ka humbur në këtë takim, mirëpo duket se është më mbrapa, dhe natyrisht se kjo është diçka shqetësuese për ukrainasit, mirëpo në të njëjtën kohë, nuk është bërë asnjë deklaratë publike që i bën thirrje Ukrainës për të bërë koncesione.
Radio Evropa e Lirë: Kjo do të thotë se takimi ishte neutral apo pozitiv për Ukrainën?
Mikhail Alexseev: Do të thosha vetëm neutral. Trump e ka përmendur në konferencë se do të bisedojë me zyrtarë të Ukrainës se për çka është diskutuar. Ne nuk e dimë saktësisht atë çfarë është folur. Pra, dihet se çfarë ka fituar Putini nga takimi, por jo edhe amerikanët.
Radio Evropa e Lirë: Çfarë besoni se do të ndodhë tash? Pasi nuk është arritur armëpushim, a do të mund të vendosen sanksione, apo ky është hap që Trumpi nuk duhet se ka gatishmëri ta bëjë, me shpresën që negociatat do të vazhdojnë.
Mikhail Alexseev: Duket se Trump dëshiron të hapet me Rusinë për më shumë biznes dhe tani mbetet të shihet nëse mund ta fitojë ndonjë koncesion nga Ukraina, para se të vendosë për hapat tjerë. Unë besoj se nëse nuk do të shohim më shumë presion, sidomos përmes mbështetjes ushtarake, dhe nëse nuk do të ketë sanksione dytësore ndaj shteteve që blejnë energjinë ruse, do të jetë shumë e vështirë të ketë përparim. Besoj që do të merren hapa në këtë drejtim, sepse nuk e shoh Rusinë duke e ndryshuar qëndrimin.
Radio Evropa e Lirë: Si duhet t’i interpretojmë veprimet ruse në ditët në vazhdim? Nëse shohim bombardime, çfarë do të thotë kjo? Nëse ndalet vala e tyre, si ta komentojmë?
Mikhail Alexseev: Do të duhet ta vëzhgojmë për një kohë, sepse shkalla e bombardimeve në fushëbetejë është rezultat i shumë faktorëve. Rusia shpesh mbledh numër të madh raketash dhe nis sulme të mëdha, sepse e ngarkon më shumë mbrojtjen ajrore ukrainase, dhe më pas pret që të mbledhë më shumë raketa për sulmin e radhës. Duhet të shohim se në cilën pikë të ciklit jemi tani. Ushtria ukrainase ka pasur sukses në goditjen e disa qendrave ushtarake ruse, rafinerive të naftës, dhe ky është një tjetër faktor se si do të përgjigjet Rusia. Pra, janë disa faktorë. Është e vështirë që të kuptohet se si ndikon samiti, përveç nëse Rusia nuk kryen bombardime apo heq dorë nga disa aktivitete, apo për kohë të gjatë, por nuk e besoj që kjo do të ndodhë tani.
Radio Evropa e Lirë: Ka raportime se Rusia mund ta konsiderojë armëpushimin ajror. A do të ishte kjo diçka pozitive për Ukrainën, duke marrë parasysh se ky është avantazhi i Ukrainës, pasi përmes sulmeve ajrore kryen sulme në tokën ruse?
Mikhail Alexseev: Në këtë pikë të luftës nuk më duket reale, dhe nga diçka e tillë Ukraina do të përfitonte në shumë drejtime, sepse Rusia e ka superioritetin në luftën ajrore. Ajo i ka rreth 700 aeroplanë luftarakë të ndryshëm dhe nëse sulmet ajrore ndalen, Rusia do ta humbte një përparësi që e ka, sepse ajo kryen sulme ajrore në frontin e luftës dhe kështu më pas ushtria arrin të ketë përparim. Por, edhe kjo mund të jetë lëvizje diplomatike. Njëri prej mesazheve që Putin dëshiroi t’ia dërgojë Trumpit është se ai është i interesuar për paqe. Është e mundshme që Rusia do të bëjë propozime që duken joshëse, por ato në thelb nuk do të jenë praktike. E shoh më shumë si manovër diplomatike, si taktikë manipulimi, sepse Putini dëshiron të luajë me kohën. Ai beson se koha është në anën e tij, dhe sa më gjatë të vazhdojnë këto negociata, aq më shumë Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët do të hezitojnë t’i ofrojnë Ukrainës ndihmë ushtarake.
Radio Evropa e Lirë: Kjo edhe mund të jetë arsyeja pse e ka ftuar Trumpin në Moskë.
Mikhail Alexseev: Ajo ishte deklaratë shumë e rëndësishme në konferencën për media, sepse nëse kthehemi mbrapa dhe kujtojmë çfarë ka thënë Trumpi në aeroplan, dhe më përpara, është që ai synonte që samiti ta shtronte rrugën për një tjetër samit në të cilin do të merrnin pjesë Zelensky, Putini dhe SHBA-ja. Mirëpo, Zelensky nuk është përmendur fare në propozime. Pra, mesazhi që Putini ka dëshiruar ta çojë përpara është që t’iu thotë amerikanëve, kjo është marrëdhënia jonë, na e lini Ukrainën neve në duar, por le t’i normalizojmë marrëdhëniet, të hapemi për biznes dhe t’i shfrytëzojmë përparësitë tona. Kjo, natyrisht do të jetë jashtëzakonisht e dëmshme për Ukrainën, dhe nuk do ta sjellë paqen më afër.
BRUKSEL- Një grup udhëheqësish evropianë kanë publikuar një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve të sotme me Trump dhe Zelenskyy, duke thënë se hapi tjetër tani duhet të jenë bisedime të mëtejshme duke përfshirë Presidentin Zelenskyy. Udhëheqësit thonë se janë të gatshëm të punojnë me Presidentin Trump dhe Presidentin Zelenskyy drejt një samiti trepalësh me mbështetjen evropiane.
“Ne jemi të gatshëm të ushtrojmë presion mbi Rusinë. Ukraina mund të mbështetet në solidaritetin tonë të palëkundur ndërsa punojmë drejt një paqeje që mbron interesat jetësore të sigurisë së Ukrainës dhe Evropës. Do të jetë detyrë e Ukrainës të marrë vendime në territorin e saj. Kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë", vazhdon deklarata.
Udhëheqësit shtuan gjithashtu se janë të vendosur të bëjnë më shumë për ta mbajtur Ukrainën të fortë në mënyrë që të arrijnë fundin e luftimeve dhe një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, shkruan BBC.
Deklarata e përbashkët vjen nga:
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen
Presidenti francez Emmanuel Macron
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni
Kancelari gjerman Friedrich Merz
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar , Keir Starmer
Presidenti finlandez Alexander Stubb
Kryeministri polak Donald Tusk
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa
ANGLI- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka reaguar pas takimit historik Trump-Putin në Alaskë. Në një deklaratë, ai thotë se hapat e ardhshëm duhet të përfshijnë Zelenskyn dhe se paqja nuk mund të vendoset pa të. Starmer shprehet se garancitë e sigurisë së Evropës dhe SHBA-së për Ukrainën do të ishin thelbësore në pengesimin e Putinit nga ecja përpara dhe se vendet do të “vazhdonin të shtrëngonin vidat në makinën e tij të luftës me edhe më shumë sanksione” derisa ai “të ndalonte sulmin e tij barbar”.
Deklarata e tij e plotë:
Përpjekjet e Presidentit Trump na kanë sjellë më afër se kurrë më parë përfundimit të luftës së paligjshme të Rusisë në Ukrainë. Lidershipi i tij në përpjekje për t'i dhënë fund vrasjeve duhet përgëzuar. Ndërkohë që është bërë përparim, hapi tjetër duhet të jenë bisedimet e mëtejshme me pjesëmarrjen e Presidentit Zelenskyy. Rruga drejt paqes në Ukrainë nuk mund të vendoset pa të.
Këtë mëngjes, fola me Presidentin Zelenskyy, Presidentin Trump dhe partnerë të tjerë evropianë, dhe të gjithë jemi të gatshëm ta mbështesim këtë fazë tjetër. Unë e mirëpres hapjen e Shteteve të Bashkuara, së bashku me Evropën, për t'i ofruar Ukrainës garanci të forta sigurie si pjesë e çdo marrëveshjeje. Ky është një përparim i rëndësishëm dhe do të jetë thelbësor në pengimin e Putinit që të kthehet për më shumë.
Ndërkohë, derisa ai të ndalojë sulmin e tij barbar, ne do të vazhdojmë t’i shtrëngojmë vidat makinës së tij të luftës me edhe më shumë sanksione, të cilat tashmë kanë pasur një ndikim ndëshkues në ekonominë dhe popullin e Rusisë. Mbështetja jonë e palëkundur për Ukrainën do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar në rrjetin e tij social “Social Truth” pas takimit që zhvilloi me Presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë. Në reagimin e tij Trump thotë se zhvilloi biseda telefonike me liderët evropianë, të BE e NATO, si dhe me vetë Zelenskyyn.
Trump dhe Zelenskyy konfirmuan gjithashtu se do të takohen të hënën në Uashington. Presidenti amerikan thotë se me Rusinë do të ishte më mirë të arrihet në marrëveshje paqeje dhe jo një marrëveshje armëpushimi. Sipas tij, pas takimit të hënën me Zelenskyyn do të shihet mundësia për të organizuar një takim me Putinin të Presidentit ukrainas.
“Një ditë e mrekullueshme dhe shumë e suksesshme në Alaska! Takimi me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë shkoi shumë mirë, si dhe një telefonatë vonë natën me Presidentin Zelenskyy të Ukrainës dhe udhëheqës të ndryshëm evropianë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm shumë të respektuar të NATO-s. Të gjithë u përcaktuan se mënyra më e mirë për t'i dhënë fund luftës së tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës është të shkohet drejtpërdrejt në një Marrëveshje Paqeje, e cila do t'i jepte fund luftës, dhe jo thjesht një Marrëveshje Armëpushimi, e cila shpesh herë nuk qëndron.
Presidenti Zelenskyy do të vijë në Uashington, në Zyrën Ovale, të hënën pasdite. Nëse gjithçka shkon mirë, atëherë do të caktojmë një takim me Presidentin Putin. Potencialisht, jetët e miliona njerëzve do të shpëtohen. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, ka shkruar Trump.
SHBA- Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenskyy thotë se ka ndërmend të takohet me Presidentin amerikan Donald Trump për bisedime në Uashington të hënën. Në një përditësim në Telegram Zelenskyy thotë se është mirënjohës për ftesën.
Takimi në SHBA mes dy udhëheqësve vjen pas Samitit mes Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, pa një marrëveshje për paqen në Ukrainë. Gjatë udhëtimit nga Alaska në Amerikë, Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Zelenskyy dhe më pas telefonatës iu bashkuan edhe udhëheqësit e NATO.
Më pas lajmi u konfirmua nga zyra presidenciale e Ukrainës, ku u deklarua se: “Ishte një telefonatë e gjatë — fillimisht midis presidentëve Zelensky dhe Trump, pas së cilës iu bashkuan edhe udhëheqësit evropianë.”
TIRANË- Ambasada Amerikane në SHBA ka reaguar lidhur me takimin e presidentit amrikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin që u zhvillua në Alaskë.
Ambasada e SHBA, duke ripostuar një foto të shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë, ku duket presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu rus, Vladimir Putin, shkrun se qëllimi është gjithmonë paqja.
"Qëllimi është gjithmonë paqja", shkruan Ambasada e SHBA.
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pati një bisedë të gjatë me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fluturimit të tij për tu kthyer nga Alaska. Trump zbarkoi në Bazën e Përbashkët Andrews në Maryland pak pas orës 2 të mëngjesit, pasi përfundoi samiti i tij me Presidentin rus Vladimir Putin.
Presidenti e kaloi pjesën më të madhe të fluturimit gjashtëorësh në telefon, sipas sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Pas telefonatës me Zelenskyn, Trump foli me përfaqësuesit e NATO-s, tha ajo.
Gjatë konferencës së tij të përbashkët për shtyp me Putinin, pas takimit të tyre dy orë e gjysmë, Trump u zotua të zhvillojë telefonata si me Zelenskyn ashtu edhe me zyrtarët e NATO-s.
"Sigurisht që do ta telefonoj Presidentin tonë Zelensky dhe do t'i tregoj për takimin e sotëm", tha Trump gjatë konferencës.
Kush iu bashkua telefonatës Trump-Zelensky?
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky
Presidenti i SHBA -së Donald Trump
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar , Keir Starmer
Presidenti francez Emmanuel Macron
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni
Kancelari gjerman Friedrich Merz
Presidenti polak Karol Nawrocki
Presidenti finlandez Alexander Stubb
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s , Mark Rutte
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen
SHBA- Ukraina mund të kishte kaluar një natë edhe më të keqe. Presidenti amerikan Donald Trump dukej i mërzitur dhe i lodhur, ndoshta sepse presidenti rus Vladimir Putin u shfaq i patrembur, duke folur ende për “shkaqet themelore” të luftës. Në atë që tingëlloi si një kërcënim, ai madje paralajmëroi Kievin dhe aleatët e tij evropianë që të mos ndërhyjnë në çfarëdo procesi të vazhdueshëm ku ai beson se ka futur Trump-in.
“Ne presim që Kievi dhe kryeqytetet evropiane ta perceptojnë gjithë këtë në mënyrë konstruktive dhe të mos krijojnë pengesa, të mos bëjnë përpjekje për të prishur progresin që po shfaqet përmes provokimeve dhe makinacioneve prapa skenave,” tha Putini.
Thirrja e Trump-it drejtuar Kievit dhe aleatëve të NATO-s mund të paraqesë një lloj kornize që Putini e konsideroi si një marrëveshje, por në fytyrën e Trump-it dhe në fjalët e tij ishte e qartë se ai nuk arriti ndonjë marrëveshje të rëndësishme që mendon se do të pranohet. Dy liderët as nuk darkuan bashkë dhe Putini u nis menjëherë me avionin e tij.
Pjesët më të vështira të negociatave janë ato që mbeten për t’u rënë dakord në fund. Dhe deklarata e Trump-it se mbetën disa gjëra “të mëdha” të pazgjidhura tregon lëvizje të vogël mbi çështje si territori që kërkon Putini dhe një armëpushim.
Por ka dy fitore të mëdha për Putinin këtu. Së pari, pamja e jashtëzakonshme e një mikpritjeje me tapet të kuq në Shtetet e Bashkuara dhe një udhëtim me “Bishën” (makina e Donald Trump) — që të dyja paraqiten si një formë e jashtëzakonshme rehabilitimi të reputacionit për një kriminel lufte të akuzuar. Ishte një pamje e tmerrshme për shumë ukrainas; e hidhëruar edhe më shumë nga fakti që kreu i Kremlinit e quajti Ukrainën një “komb vëllazëror”, pavarësisht se ka vrarë civilët e saj për tre vjet e gjysmë.
Fitorja e dytë është koha. Putini fitoi më shumë kohë për forcat e tij që të avancojnë në vijën e frontit. Nuk është e qartë nëse Trump-i është mjaftueshëm i nxehur që të vendosë sanksione dytësore në ditët në vijim. Por Putini nuk dha përshtypjen se kishte nxitim, duke sugjeruar takime të mëtejshme dhe punë të vazhdueshme.
Koha ka rëndësi pasi ofensiva e tij verore është afër kthimit të përfitimeve të vogla në fitore strategjike. Në fund, Ukraina do të zgjohet me një botë të pandryshuar. Një botë të tmerrshme, por pa ndonjë afrim të papritur SHBA–Rusi ose një marrëveshje për t’u gëlltitur./CNN
UKRAINË- Mediat ukrainase e kanë kritikuar ashpër samitin në Alaskë midis Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndërsa një gazetë në gjuhën angleze e ka quajtur atë të turpshëm. Në një editorial të botuar të shtunën në mëngjes, The Kyiv Independent tha se samiti ishte i neveritshëm, i turpshëm dhe në fund, i padobishëm.
Publikimi online tha se Trump nuk kishte arritur të zbatonte paralajmërimin e tij për pasoja të rënda për Rusinë dhe vuri në dukje se çfarë kishte fituar Putini nga samiti.
"Duke mos qenë më një i përjashtuar ndërkombëtar, (Putini) më në fund po pranohej - dhe respektohej - nga udhëheqësi i botës së lirë. Paraardhësi i Trump dikur e quajti Putinin vrasës; Trump i ofroi atij një pritje mbreti", tha ai.
Një gazetare tjetër ukrainase, Kristina Berdinskikh, e përsëriti këtë ndjenjë të shtunën duke thënë: “Njëqind komplimente për Putinin, një qilim i kuq, avionë luftarakë në qiell dhe asgjë në fund”.
Gazeta në një postim në Facebook shtoi se Presidenti i SHBA-së Donald Trump kishte dështuar të arrinte një armëpushim në samit. Politikanët dhe aktivistët ukrainas gjithashtu vunë në pikëpyetje efektivitetin e samitit.
Yaroslav Zheleznyak, një anëtar i parlamentit të Ukrainës, tha: “Duket se kemi qenë dëshmitarë të një hiçi tjetër të madhërishëm dhe të bukur amerikan."
Aktivisti qytetar dhe ish-deputeti ukrainas, Mustafa Nayyem, e kritikoi Trumpin për pritjen e Putinit, duke thënë: “Amerika iu bashkua vullnetarisht radhës së gjatë të atyre që besonin se ishte e mundur të shtrëngoje duart me xhelatin pa i lyer duart me gjak.”
ALASKË- Donald Trump i dorëzoi personalisht Vladimir Putinit një letër nga bashkëshortja e tij, Melania Trump, në samitin në Alaska, e cila ngriti çështjen e gjendjes së vështirë të fëmijëve në Ukrainë dhe Rusi. Zonja e parë, e cila ka lindur në Slloveni, nuk ishte në udhëtim, por zyrtarët thanë se letra e saj përmendte rrëmbimet e fëmijëve gjatë luftës.
Ekzistenca e letrës nuk ishte raportuar më parë. Rrëmbimi i fëmijëve ukrainas nga Rusia ka qenë një çështje thellësisht e ndjeshme për Ukrainën. Qeveria në Kiev vlerëson se të paktën 19,500 fëmijë ukrainas janë zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre në Rusi dhe territoret e pushtuara nga Rusia që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në shkurt 2022.
Çështja është jashtëzakonisht e ndjeshme në Ukrainë, ku shumë besojnë se nuk duhet të bëhet asnjë marrëveshje paqeje pa një marrëveshje për kthimin e të gjithë të rrëmbyerve. Në vitin 2023, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për Putinin dhe komisioneren e tij për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, për deportimin e dyshuar të paligjshëm të fëmijëve.
ALASKË- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se takimi me udhëheqësin rus, Vladimir Putin, ishte "shumë produktiv", por ata nuk arritën një marrëveshje lidhur me përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Gjatë konferencës së përbashkët për media pas takimit në Alaskë, që zgjati gati 3 orë, Trump tha se me Putinin janë pajtuar për shumë pika, por ka çështje ende për të cilat nuk janë pajtuar.
Sipas presidentit amerikan, ka gjasa të mira që palët të arrijnë në të ardhmen një marrëveshje.
"Kanë mbetur edhe disa pika, disa nuk janë të rëndësishme, por një është më e rëndësishmja", tha ai pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.
Para samitit, ai deklaroi se shpresonte të arrihej një armëpushim në Ukrainë.
"Por, ka shumë gjasa që të arrijmë deri te pajtimi. Nuk arritëm, por ka gjasa që ta bëjmë këtë", shtoi presidenti amerikan.
Putin, në anën tjetër, e cilësoi takimin me Trumpin si "konstruktiv".
“Rusia është e interesuar që t’i jepet fund krizës ukrainase. Ne shpresojmë që mirëkuptimi që arritëm me presidentin Trump do të hapë rrugë për paqe në Ukrainë”, tha Putin.
Udhëheqësi rus tha po ashtu se pajtohet me Trumpin se siguria e Ukrainës duhet të garantohet.
Ai po ashtu insistoi në adresimin e atyre që i cilësoi si "shkaqe rrënjësore" të konfliktit - që në retorikën e Kremlinit nënkupton t’i jepet fund aspiratave të Ukrainës për anëtarësim në NATO dhe marrja e hapave për çarmatosjen e ushtrisë ukrainase.
Gjatë konferencës për media, Trump tha se tani do të bisedojë me udhëheqësit e NATO-s, me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe udhëheqës evropianë, për t'i informuar ata lidhur me samitin në Alaskë.
"Do të zhvilloj disa biseda telefonike dhe do t'i informoj se çfarë ndodhi, por ne patëm një takim shumë produktiv dhe për shumë pika u pajtuam", tha ai.
Në fund të konferencës, Trump theksoi se beson që do ta takojë Putinin sërish shumë shpejt, dhe lideri rus iu përgjigj në anglisht: "Herën tjetër, në Moskë".
Pas kësaj, Trump tha: "Mund të përballem me kritika, por e shoh si diçka që mund të ndodhë".
Daniel Fried, bashkëpunëtor në Këshillin e Atlantikut, njëherësh arkitekt i sanksioneve amerikane kundër Rusisë, pasi Moska mori nën kontroll Krimenë më 2014, tha pas konferencës në Alaskë se SHBA-ja “duket se nuk ia dorëzoi Ukrainën” Putinit.
“Asnjë marrëveshje për Ukrainën. Putini e teproi me retorikën e ricikluar për shtensionimin e situatës. Fatmirësisht, Trump nuk duket se ia dorëzoi Ukrainën. Por, përparimi që përmendi Trump nuk është i përcaktuar dhe mund të mos ekzistojë fare. Këto përshtypje të para do të ndryshojnë me daljen e më shumë informacioneve”, shkroi ai në X.
Në takimin, që u mbajt në bazën ushtarake Elmendorf mes dy udhëheqësve, morën pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff. Po ashtu, Putin ishte i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, dhe këshilltari për çështje të jashtme, Yuri Ushakov.
Samiti historik nisi pasi avioni presidencial amerikan “Air Force One” u ul në bazën ushtarake Elmendorf, pranë Ankorixhit, rreth orës 10:20 sipas kohës lokale. Rreth 40 minuta më vonë, mbërriti edhe një aeroplan rus “Ilyushin” me Putinin në bord.
Trump dhe Putin shtrënguan duart dhe ecën krah për krah në pistë, ndërsa gazetarët u drejtuan dy liderëve me pyetje, përfshirë nëse presidenti rus do të ndalonte sulmet ndaj civilëve ose do të pranonte një armëpushim. Nuk ishte e qartë nëse ata i dëgjuan pyetjet.
Në një veprim të papritur, Putini iu bashkua Trumpit në limuzinën presidenciale amerikane, teksa të dy u nisën drejt vendtakimit – një nder i rrallë për një udhëheqës të një shteti rival.
Më pas, dy liderët u ulën së bashku me delegacionet përkatëse në vendin e takimit, dhe në prapavijë shihej një pano ku shkruante “Në kërkim të paqes”.
“Ju faleminderit shumë. Faleminderit”, tha Trump, ndërsa gazetarët sërish u drejtuan me pyetje, të cilave dy presidentët nuk iu përgjigjën.
Ndërkaq gjatë fluturimit për në Alaskë, Trump i tha Fox News se beson që takimi do të shkonte mirë.
“Do të doja të shihja një armëpushim. Nuk do të isha i lumtur nëse nuk do të ndodhte kjo, por të gjithë thonë se nuk do të arrish të marrësh një armëpushim. Kjo do të ndodhë në takimin e dytë. Takimi i dytë do të jetë i mrekullueshëm. Por, nuk do të jem i lumtur nëse ky takim nuk prodhon një armëpushim”, tha ai.
Ky ishte takimi i tyre i parë ballë për ballë që kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë në janar. Dy udhëheqësit, megjithatë, gjatë kësaj periudhe, kishin zhvilluar të paktën pesë biseda.
Para samitit Trump-Putin, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, - shteti i të cilit është dërmuar nga lufta – tha se ukrainasit “kanë besim në SHBA-në”.
Ai tha se shpreson që ky takim të hapë “një rrugë të vërtetë drejt paqes së ndershme”, por edhe bisedimeve mes udhëheqësve në një format trepalësh: Ukraina, SHBA-ja dhe Rusia.
Më herët, Trump ka propozuar që një takim i tillë trepalësh të mbahet brenda pak ditësh. Alaska mund të ishte sërish vendi për një takim të tillë.
Udhëheqësit evropianë, të cilët, së bashku me Ukrainën janë lënë jashtë bisedimeve, janë të shqetësuar se marrëveshja e mundshme nga ky takim mund ta lërë Ukrainën në pozitë më të dobët ose t’i minojnë aftësitë e Evropës për ta mbështetur Ukrainën dhe për t’u përballur me kërcënimet e Rusisë.
Ukraina dhe Rusia kanë vija të kuqe, prandaj rruga drejt paqes nuk është e lehtë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, para samitit disa herë ka sugjeruar se çdo marrëveshje për ndaljen e luftës mund të përfshijë “shkëmbim të territoreve”.
Ai nuk ka dhënë detaje për këtë dhe mbetet e paqartë se cilat territore mund të shkëmbehen, pasi Rusia ka nën kontroll pjesë të mëdha të Ukrainës, ndërsa Ukraina aktualisht nuk ka nën kontroll asnjë territor rus.
Ukraina, ndërkaq, i konsideron të papranueshme koncesionet territoriale, dhe kërkon garanci të sigurisë. Rusia kontrollon rreth një të pestën e territorit të Ukrainës, që përbën afërsisht 114.500 kilometra katrorë.
Vija e frontit të luftës është rreth 1.000 kilometra e gjatë dhe kalon nëpër rajonet e Harkivit, Luhanskut, Donjeckut, Zaporizhjës dhe Hersonit.
Të dyja palët vazhdojnë të përballen me humbje të mëdha, mirëpo më herët gjatë muajit Rusia ka nisur të shënojë fitore në lindje të Ukrainës, duke avancuar 10 kilometra, teksa ushtria përqendrohet rreth rajoneve të Toretskut dhe Pokrovskut./REL
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, menjëherë pas konferencës me Vladimir Putin dhe një intervistë për Fox News, ku theksoi se tani i takon Zelensky-t të mbyllë marrëveshjen e armëpushimit.
Jemi shumë afër një marrëveshjeje", i tha Trump gazetarit Sean Hannity në një moment tjetër dhe shtoi:"Shikoni, Ukraina duhet ta pranojë atë. Ata mund të thonë jo ".
Trump tha më tej se hapi tjetër është organizimi i një takimi trepalësh Zelenskyy- Putin- Trump. Ai përmendi gjithashtu mundësinë e pjesëmarrjes në një takim kokë më kokë midis presidentëve rusë dhe ukrainas.
“Të dy më duan atje dhe unë do të jem”, tha ai.
Por Trump anashkaloi plotësisht qëndrimin që kishte mbajtur dikur se mund ta zgjidhte mosmarrëveshjen midis dy vendeve brenda 24 orëve. Trump tha se tani e kupton se e ka gjykuar gabim.
“Mendova se do të ishte më e lehtë për t’u zgjidhur, por ishte më e vështira. Mendoj se këto janë pika që negociuam dhe janë pika për të cilat kemi rënë dakord kryesisht. Në fakt, mendoj se biem dakord për shumë gjëra. Mund t'ju them se takimi ishte një takim i ngrohtë. Ai shtoi se është “shumë afër fundit”, por vuri në dukje se Ukraina duhet të bjerë dakord me të," tha Trump.
Lidhur me çështjen delikate të shkëmbimeve të tokave, Trump tha se ishte dakord me homologun e tij rus në një masë të madhe gjatë bisedimeve të së premtes se lufta në Ukrainë do të përfundonte me shkëmbime tokash dhe një lloj garancie sigurie nga SHBA-ja.
I pyetur nga një gazetar në lidhje me lëshimet territoriale që do t'i jepnin Rusisë territor që nuk e kishte më parë dhe garancitë e mundshme të sigurisë nga SHBA-ja për Ukrainën, Trump tha se kjo ishte një pikë marrëveshjeje me Vladimir Putinin.
"Epo, mendoj se këto janë pika që ne negociuam dhe janë pika për të cilat kemi rënë dakord kryesisht. Në fakt, mendoj se ne biem dakord për shumë gjëra. Mund t'ju them se ishte një takim i ngrohtë," tha Trump.
Megjithatë, ai refuzoi të komentonte se cili ishte problemi i madh, siç tha vetë, për të cilin nuk ishte dakord me presidentin rus. Së fundmi, sipas Trump, presidenti rus vlerësoi SHBA-në, si dhe veten e tij: “Vladimiri tha pak kohë më parë se nuk kishte parë kurrë askënd të bënte kaq shumë, kaq shpejt. Ai tha se vendi juaj është i nxehtë si një armë. Dhe një vit më parë ai mendoi se ishte i vdekur.”
ALASKË- Është shumë e rrallë të dëgjosh presidentin rus Vladimir Putin të flasë në anglisht, por ai zgjodhi ta përdorte që në fund të konferencës me Donald Trump t'i bënte ftesë presidentit amerikan për një tskim në Rusi.
"Faleminderit, Vladimir. Ndoshta do të shihemi shumë shpejt", tha Donald Trump në fund të deklaratës së tij.
"Herën tjetër në Moskë?" ishte ftesa-pyetje e udhëheqësit rus dhe në anglisht.
Trump disi i habitur u përgjigj: "Oh, interesante. Do të dëgjoj për këtë, por mund të ndodhë."
Konferenca mes dy presidentëve u zhvillua pas takimit që zgjati gati 3 orë.
Trump: Thank you Vladimir, I will probably see you again very soon.
— Clash Report (@clashreport) August 15, 2025
Putin: Next time in Moscow?
Trump: I could see it happening. pic.twitter.com/Xudpf9MxQ5
ALASKË- Presidenti Donald Trump, duke folur në konferencën e përbashkët me Vladimir Putin e quajti takimin me si jashtëzakonisht produktiv, por thotë se duhet bërë më shumë për të ndalur luftën në Ukrainë. Trump theksoi se kishte shumë pika për të cilat ranë dakord.
“Mendoj se patëm një takim shumë produktiv. Kishte shumë, shumë pika për të cilat ramë dakord. Nuk ka marrëveshje deri sa të ketë marrëveshje. Do të telefonoj NATO-n… dhe natyrisht do të telefonoj presidentin Zelensky për t’i treguar për takimin e sotëm. Ne bëmë vërtet disa përparime të mëdha.
“Do të filloj të bëj disa telefonata për t’u treguar atyre çfarë ndodhi, por patëm një takim jashtëzakonisht produktiv dhe u ra dakord për shumë pika. Janë vetëm disa pak që mbeten. Disa nuk janë aq të rëndësishme, njëra është ndoshta më e rëndësishmja. Por kemi një shans shumë të mirë për t’ia arritur, nuk ia arritëm ende, por kemi një shans shumë të mirë për t’ia arritur," tha Trump pa zbuluar detaje se çfarë përparimesh u arritën.
ALAKSË- Presidenti rus Vladimir Putin ishte ai që hapi konferencën për shtyp së bashku me presidentin amerikan Donald Trump, pas rreth 3 orësh takim në Alaskë. Putin u shpreh se patën negociata shumë të hollësishme që ishin mjaft të dobishme dhe falënderon Donald Trumpin për propozimin e samitit të Alaskës. Presidenti rus foli për historinë e përbashkët ruse dhe amerikane në Alaska dhe u shpreh se ishte një vend i zgjedhur logjikisht për bisedimet e tyre.
Putin theksoi se situata kryesore ka qenë ajo në Ukrainë, dhe i sheh përpjekjet e Trump si përpjekje për ta zgjidhur konfliktin në Ukrainë. Ai theksoi gjithashtu se shpreson që Evropa dhe Ukraina të mos bëjnë asnjë tentativë për ta zhbërë këtë marrëveshje dhe progresin e arritur.
“Negociatat tona janë mbajtur në atmosferë pozitive dhe në respekt reciprok, negociata frytdhënëse, falënderoj homologët për takimin në Alaskë, ka kuptim takimi këtu, edhe pse ndahemi nga oqeani jemi vende fqinje. Kur u ul nga avioni i thashë jam i gëzuar që jeni mirë me shëndet dhe që ju shoh. Jemi fqinj, këto janë fjalë që duhet t’i themi njëri-tjetrit. Janë dy vende që ndahen nga një oqean. Alaska ka të bëjë me historinë e përbashkët të dy vendeve, ka trashëgimi kulturore, ka zhumë zhvillime, ka shumë kisha ortodokse, ka origjinë ruse dhe vende me këtë origjinë, 400 emra.
Ka pasur edhe rreziqe gjatë kohës së akujve, por kemi pasur edhe fitore të përbashkëta, si me memorialin e plotëve amerikanë dhe rus, edhe këtu ka një memorial të tillë, 7 km larg nga këtu. Ne falenderojmë amerikanët që nderojnë kujtimin e tyre, vendet tona kanë mundur së bashku armiqë të përbashkët, kanë ndihmuar njëri-tjetrin, jam i bindur që do të ketë lidhje të tjera edhe në të ardhdhen edhe në ditë të vështira.
Nuk ka pasur marrëdhënie të mira mes dy vendeve prej disa vitesh, që nga koha e Luftës së Ftohtë. Nuk është mirë për asnjë nga vendet tona kjo situatë, ndaj është mirë për një takim apo samit të tillë. Pavarësisht se duhet të ishte mbajtur më parë. Ne kemi folur disa herë, kemi folur sinqerisht, në telefon, kemi pasur të dërguarit tanë, ministrat tanë, e dimë shumë mirë.
Situata kryesore ka qenë ajo në Ukrainë, i shohim përpjekjet e Trump si përpjekje për ta zgjidhur konfliktin në Ukrainë. Situata në Ukrainë është si kërcënim kryesor ndaj nesh, Shteti i Ukrainës është vëlla, ajo që ndodhi mes nesh është tragjedi, ndaj jemi të interesuar t’i japim fund kësaj situate. Për të pasur një zgjidhje të gjatë duhet të eliminojmë të gjitha shkaqet e këtij konflikti, të vendosim standarte të reja afatgjatë, siguria e Ukrainës duhet të sigurohet dhe unë këtë ia thashë presidentit Trump.
Shpresojmë që Evropa dhe Ukraina të mos bëjnë asnjë tentativë për ta zhbërë këtë marrëveshje dhe progresin e arritur. Kontaktet tona janë në rritje, administrata po ashtu.Rusia dhe Amerika mund t’i ofrojnë njëra-tjetrës shumë mundësi, si në fushën dixhitale, kontaktet tona ndërkombëtare, është e rëndësishme për vendet tona të kthejmë paqen dhe bashkëpunimin.E rëndësishme për ne të kthejmë faqe në marrëdhëniet tona. Trump i intersuar për prosperitetin e kombit tonë. Nëse do të ishte Trump më 2022 President, nuk do të kishte luftë.
Dua të falënderoj Trump për këtë takim dhe tonin e mbajtur gjatë bisedës, ne jemi të interesuar për rezultatet. Ai e kupton se edhe Rusia ka interesat e saj kombëtare. Dita e sotme është pikënisje për sukses dhe për rikthimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.
Në kontaktin e fundit më 2022 me administratën amerikane unë u përpoqa të bind kolegët e mi që situata të mos shkonte në atë pikë ku të mos kishte më kthim pas. Unë jam i bindur se fiks kështu do të ishte. Mendoj se unë dhe presidenti Trump kemi një kontakt të arsyeshëm dhe në rrugën përpara mund të besojmë se do t’i japim fund konfliktit në Ukrainë”, tha Vladimir Putin.