LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Takimi për performancën e SPAK/ Gonzato: Të ndalet presioni ndaj drejtësisë! Dumani: Përpjekjet për të na cënuar, rrezikojnë kufijtë kushtetues

• Ditën e sotme u mbajt tryeza e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësi dhe Mekanizmat e Llogaridhënies Organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes”. • I pranishëm në këtë tryezë ishte edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato. • Ky i fundit tha se reforma në drejtësi ka dhënë atë që pritej nga Shqipëria në rrugën drejt BE-së, ndërsa shtoi se ka edhe shumë punë për të bërë në zbatimin e plotë të saj. • Gjithashtu Gonzato theksoi rëndësinë e ruajtjes së hapave pozitivë të arritura. • E pranishme në këtë tryezë ishte edhe Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. • Gjatë fjalës së saj Spiropali deklaroi se sistemi i drejtësisë është larg nga të qenit i përkryer, por është në rrugën e duhur të funksiononimit.• Ajo theksoi se SPAK dhe GJKKO janë shndërruar në model krahasimor për arkitekturën e tjetër të sistemit. Sipas saj progresi nuk është i lehtë, është luftë e paprerë ku duhen fituar beteja të përditshme. • Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja vlerësoi reformën në drejtësi. • Gjatë fjalës së tij Manja tha se SPAK është një nga arritjet më të prekshme të reformës në drejtësi, një strukturë e ndërtuar mbi themelet e integritetit, profesionalizmit dhe pavarësisë funksionale. • Sipas tij, pavarësia duhet të shoqërohet me mekanizma të qartë dhe efektivë të llogaridhënies, për të garantuar që fuqia e dhënë institucioneve të drejtësisë të mos kthehet në vetëreferencë, por të shërbejë interesit publik dhe sundimit të ligjit. • Gjithashtu ai theksoi se reforma në drejtësi, e mbështetur gjerësisht nga qytetarët shqiptarë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, ka pasur si objektiv kryesor ndërtimin e një sistemi drejtësie të pavarur, të paanshëm dhe efektiv. • Gjatë fjalë së tij, kreu i SPAK Altin Dumani tha se ndërhyrjet që mbajnë karakter konstruktiv janë të mirëpritura, por çdo përpjekje për të cënuar pavarësinë funksionale të SPAK nëpërmjet rekomandimeve të paqarta ose të njëanshme rrezikon të çbalancojë kufijtë kushtetues midis pushteteve. • Ai theksoi se vërejtja se ekzekutivi të kufizojë ndikimin në sfera administrative është e drejtë. • Gjithashtu kreu i SPAK tha se janë përpjekur të trajtojnë çdo rekomandim të Kuvendit.

5 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

"Përpjekjet për të cënuar pavarësinë e SPAK rrezikojnë kufijtë kushtetues!" Dumani: Ekzekutivi të kufizojë ndikimin në sferat administrative

Takimi për performancën e SPAK/ Gonzato: Të ndalet presioni ndaj
Altin Dumani

TIRANA- Kreu i SPAK Altin Dumani ka marrë pjesë sot në tryezën e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësi dhe Mekanizmat e Llogaridhënies Organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes”.

Gjatë fjalë së tij, Dumani tha se ndërhyrjet që mbajnë karakter konstruktiv janë të mirëpritura, por çdo përpjekje për të cënuar pavarësinë funksionale të SPAK nëpërmjet rekomandimeve të paqarta ose të njëanshme rrezikon të çbalancojë kufijtë kushtetues midis pushteteve.

Ai theksoi se vërejtja se ekzekutivi të kufizojë ndikimin në sfera administrative është e drejtë. Gjithashtu kreu i SPAK tha se janë përpjekur të trajtojnë çdo rekomandim të Kuvendit.

Pjesë nga fjala e Dumanit:

Në funksion të pavarësisë së brendshme, si drejtues i SPAK, kam deleguar thuajse të gjitha komunikimet që prokurorët bëjnë me instucionet e tjera. E ndërmora këtë hap duke iu garantuar këtë pavarësi që dmth se prokurorët komunikojnë në mënyrë të pavarur me institucionet e tjera, pa u përfshirë drejtuesit i SPAK, përjashtuar në disa momente hetimi. Dokumenti ka nënvizuar se statusi i Prokurorit pas përfundimit të mandatit mbetet boshllëk që kërkon zgjidhje ligjore.

Në raportimet periodike që kemi bërë në Kuvend dhe KLP e kemi ngritur këtë shqetësim dhe vlerësoj se prokurorët e posaçëm meritojnë përgjigje cilado qoftë ajo. Vlerësoj marrjen në konsideratë të rolit të mbledhjes së prokurorëve në vendimmarrjen institucionale të SPAK. Nuk jam dakord me këtë vlerësim, pjesërisht i përmbushur, por roli aktik i këtij mekanizmi duhet të gjëjë më shumë pasqyrim në raportet vjetore të SPAK.

Çdo rekomandim i Kuvendit jemi përpjekur ta trajtojmë. Po të shikoni raportet e SPAK, do të gjeni edhe një shpjegim sesi janë përmbushur rekomandimet e Kuvendit apo ata duhet të bazohen në analiza të thelluara dhe objektive, në mënyrë që të sigurohet komunikim institucional.

Ndërhyrjet që mbajnë karakter konstruktiv janë të mirëpritura por çdo përpjekje për të cënuar pavarësinë funksionale nëpërmjet rekomandimeve të paqarta ose të njëanshme rrezikon të çbalancojë kufijtë kushtetues midis pushteteve. Në thelb s’kanë rol detyrues për SPAK, por orientues dhe mbështetës. Duke respektuar ndarjen e pushteteve dhe rolin e institucioneve te pavarura, mund të ruajmë balancën kushtetuese. Vërejtja se ekzekutivi të kufizojë ndikimin në sfera administrative është e drejtë.

10 MUAJ ME PARE

"Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për një drejtësi"/ Manja: SPAK arritja më e prekshme e reformës...

Takimi për performancën e SPAK/ Gonzato: Të ndalet presioni ndaj
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja duke folur në tryezën “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në Funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësinë dhe Mekanizmat e Llogaridhënies”, vlerësoi reformën në drejtësi. Gjatë fjalës së tij Manja tha se SPAK është një nga arritjet më të prekshme të reformës në drejtësi, një strukturë e ndërtuar mbi themelet e integritetit, profesionalizmit dhe pavarësisë funksionale.

Sipas tij, pavarësia duhet të shoqërohet me mekanizma të qartë dhe efektivë të llogaridhënies, për të garantuar që fuqia e dhënë institucioneve të drejtësisë të mos kthehet në vetëreferencë, por të shërbejë interesit publik dhe sundimit të ligjit. Gjithashtu ai theksoi se reforma në drejtësi, e mbështetur gjerësisht nga qytetarët shqiptarë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, ka pasur si objektiv kryesor ndërtimin e një sistemi drejtësie të pavarur, të paanshëm dhe efektiv.

Fjala e plotë: 

Përgjegjësi për mua të marr pjesë në këtë diskutim të rëndësishëm, që prek një nga çështjet më themelore të reformës në drejtësi: balancën mes pavarësisë dhe llogaridhënies në sistemin e drejtësisë penale, me fokus të veçantë në rolin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – SPAK.

Reforma në drejtësi, e mbështetur gjerësisht nga qytetarët shqiptarë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, ka pasur si objektiv kryesor ndërtimin e një sistemi drejtësie të pavarur, të paanshëm dhe efektiv. SPAK është një nga arritjet më të prekshme të kësaj reforme – një strukturë e ndërtuar mbi themelet e integritetit, profesionalizmit dhe pavarësisë funksionale.

Por, siç e thekson me të drejtë edhe Raporti që u prezantua sot, pavarësia nuk është një qëllim në vetvete. Ajo duhet të shoqërohet me mekanizma të qartë dhe efektivë të llogaridhënies, për të garantuar që fuqia e dhënë institucioneve të drejtësisë të mos kthehet në vetë-referencë, por të shërbejë interesit publik dhe sundimit të ligjit.

Në këtë kuadër, koordinimi ndërinstitucional merr një rëndësi të veçantë. Ministria e Drejtësisë, si pjesë themeltare e kësaj arkitekture ndërinstitucionale, ka një rol të rëndësishëm në garantimin e funksionimit të balancuar të sistemit – për të siguruar që institucionet të kenë burimet, rregullimin dhe mbështetjen e nevojshme për të ushtruar mandatin e tyre në mënyrë të pavarur dhe të përgjegjshme.

Roli i ekzekutivit në raport me SPAK parashikon aspekte administrative, strategjike dhe mbështetëse, të cilat synojnë të garantojnë funksionimin efektiv të këtij institucioni por ndikuar apo cenuar pavarësinë e tij funksionale dhe vendimmarrëse. Ky rol shtrihet në fusha të tilla si garantimi i sigurisë fizike dhe personale të prokurorëve dhe ambienteve institucionale, planifikimi dhe mbështetja financiare, ofrimi i rekomandimeve strategjike për orientimin e politikës penale, si dhe ndërveprimi institucional përmes Ministrisë së Drejtësisë si një hallkë lidhëse me Këshillin e Ministrave. 

Në tërësi, roli i ekzekutivit ndaj SPAK është i konceptuar si një ndërveprim i kontrolluar institucional, që ndërton një mekanizëm mbështetës pa cënuar kompetencat kushtetuese dhe ligjore të institucionit, duke respektuar ndarjen e pushteteve dhe garantuar zbatimin e politikave shtetërore në fushën e drejtësisë penale.

Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për një drejtësi që jo vetëm është e pavarur, por edhe që jep llogari për rezultatet e saj. Kjo kërkon transparencë, standarde të qarta etike dhe profesionale, si dhe një kulturë të re institucionale që e sheh llogaridhënien jo si kërcënim, por si pjesë përbërëse të legjitimitetit të saj.

10 MUAJ ME PARE

"Mirëpresim komunikim se si të ketë më tepër arritje!" Reforma në drejtësi/ Dumani: Vit pas viti është përmirësuar përmbajtja e raporteve të depozituara në KLP

Takimi për performancën e SPAK/ Gonzato: Të ndalet presioni ndaj
Altin Dumani

TIRANA- Kreu i SPAK Altin Dumani ka marrë pjesë sot në tryezën e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësi dhe Mekanizmat e Llogaridhënies Organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes”.

Dumani u shpreh se vit pas viti është përmirësuar përmbajtja e raporteve të depozituara në KLP, por theksoi se janë të hapur dhe mirëpresin komunikim se si të ketë më tepër arritje. Ai shtoi se SPAK përpiqet t’i përmbahe parashikimeve ligjore.

Sipas tij, marrëdhënia me ILD është një marrëdhënie institucionale, ka ushtruar tri kontrolle në Prokurorinë e Posaçme ka dalë edhe me tri rekomandime dhe ata si institucion i kanë marrë në konsideratë.

Gjithashtu Dumani tha se për prokurorët e posaçëm janë trajtuar nga ILD 61 raste. Ai tha se sa i takon KLP kanë një marrëdhënie shumë të mirë. 

“Vit pas viti është përmirësuar përmbajtja e raporteve të depozituara në KLP, por jemi të hapur dhe mirëpresim komunikim se si të ketë më tepër arritje. Ne përpiqemi t’i përmbahemi parashikimeve ligjore. Marrëdhënia me ILD është një marrëdhënie institucionale, ka ushtruar tri kontrolle në Prokurorinë e Posaçme ka dalë edhe me tri rekomandime dhe ne si institucion i kemi marrë në konsideratë. Në dijeni time për prokurorët e posaçëm janë trajtuar nga ILD 61 raste. Sa i takon KLP kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Edhe sa i takon llogaridhënies kemi komunikim ke KLP aq sa ka kompetencë KLP në raport me SPAK”, tha Dumani.

10 MUAJ ME PARE

“Sistemi i drejtësisë larg nga të qenit i përkryer, por në rrugën e duhur”/ Spiropali: SPAK, GJKKO i kanë dhënë më shumë legjimitet procesit të anëtarësimit në familjen europiane

Takimi për performancën e SPAK/ Gonzato: Të ndalet presioni ndaj
Elisa Spiropali

TIRANË- Ditën e sotme mbahet tryeza e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësi dhe Mekanizmat e Llogaridhënies Organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes”.

E pranishme në këtë tryezë ishte edhe  Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. Gjatë fjalës së saj Spiropali deklaroi se sistemi i drejtësisë është larg nga të qenit i përkryer, por është në rrugën e duhur të funksiononimit. Ajo theksoi se SPAK dhe GJKKO janë shndërruar në model krahasimor për arkitekturën e tjetër të sistemit. Sipas saj progresi nuk është i lehtë, është luftë e paprerë ku duhen fituar beteja të përditshme.

Më tej sipiropali tha se SPAK, GJKKO dhe organet e reja të drejtësisë i kanë dhënë më shumë legjimitet procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në familjen europiane. Gjithashtu ajo tha se Kuvendi ka qëndruar dhe do të jetë në mbështetje të SPAK, jo mbi të, jo përpara tij, por përkrah tij.

Fjala e Plotë e Spiropalit:

Faleminderit edhe Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes për organizimin e tryezës dhe përgatitjen e studimit. Një falenderim i posaçëm edhe për Ambasadën e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta për mbështetjen e saj dhe ndjeshmërinë e vazhdueshme që ky vend mik ka pasur gjithmonë për bashkëpunimin reciprok me Shqipërinë në shumë fusha me interes të përbashkët dhe posaçërisht për cështje që lidhen me sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Në një botë gjithmonë e më të ndërvarur, në një hapësirë ku edhe problemet lokale nuk kufizohen nga kufijtë kombëtarë, korrupsioni apo krimi i organizuar, si dy anë të së njëjtës medalje, nuk janë vetëm fenomene lokale. Ku nuk ka rëndësi se cili është pacienti zero, sa kohë që kontaminimi prej tij, mund të prekë këdo.

Ndërveprimi, bashkëpunimi për zgjidhje dhe përgjigjet ndaj tyre, nuk mund të kufizohen me kufij shtetërorë. Në këtë prizëm e shoh mbështetjen, shpesh në dukje joproporcionale të Holandës dhe partnerëve tanë evropianë dhe amerikanë, ndaj shëndetit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Si e tillë, mirënjohja ime, në emër të Kuvendit të Shqipërisë, shkon në të gjitha këto adresa.

Në gjuhën e përditshme, qoftë në zhargonin popullor, qoftë dhe në gjuhën e përditshme politike, kur flitet për sistemin e drejtësisë, nënkuptohen më së pari dhe më së shumti, dy institucione specifike, Struktura e Posaçme kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Por kjo nuk është e vërteta, por vetëm një pjesë e saj.

Ky keqkuptim vjen për shumë arsye, por dy më kryesoret kanë të bëjnë me objektin e ndjeshëm të fushëveprimit të tyre, me faktin se në më pak se një dekadë nga funksionimi i tyre, në përgjithësi, ato kanë dëshmuar një histori suksesi. Ka dhe shumë arsye të tjera, deri dhe psikologjike, sociale dhe kulturore, por kjo është një temë tjetër.

Kuvendi i Shqipërisë, një nga pushtetet kyçnë Shqipëri, si miratuesi i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016 që jetësuan reformën në drejtësi ka qenë, është dhe do të mbetet një nga mbështetësit dhe përkrahësit më të fortë të pushtetit gjyqësor, në bazë të parimit të ndarjes, kontrollit dhe ekuilibrit të pushteteve, rrjedhojë e një akti me frymëzim politik të rëndësisë së jashtëzakonshme: ndryshimit të arkitekturës së sistemit gjyqësor.

Ndryshimi në filozofinë e ndërtimit të arkitekturës së re të drejtësisë shqiptare i ka garantuar atij dicka të paimagjinushme më parë. I ka afruar pavarësi nga politika, dhe duke shkallmuar, në të njëjtën kohë, bunkerin e pandëshkueshmërisë që politika i kishte krijuar vetes me pushtetin e traditës.

Më pak se një dekadë nga funksionimi i këtyre dy institucioneve është një kohë e mjaftueshme, qoftë për të bërë një arsyetim të motiveve që ideuan dhe udhëhoqën këtë reformë krejt sui generis në sistemin e drejtësisë, qoftë dhe për të parë rezultatin e deri tanishëm e për të projektuar vizionin e parashikueshëm për të nesërmen.

Eshtë bërë shumë në krahasim me të shkuarën, nevojitet të bëhet shumë më shumë në të ardhmen për t’i dhënë qytetarit shqiptar të njëjtën cilësi drejtësie si gjetkë në Evropë dhe duke e bërë vetë drejtësinë si garante të raportit mes individit dhe shtetit, me detyrat dhe detyrimet reciproke në respekt të ligjit.

Karriera në sistem që diktohej nga politika, ishte një mjet alkimist që krijonte mundësinë e shndërrimit të sistemit në klient të politikës së ditës. E bënte të varur prej saj dhe i jepte politikës një vaksinë imuniteti nga ndjekja penale për vepra në fushën e korrupsionit.

Thyerja e kësaj varësie pushtet-drejtësi, ka sjellë një përmbysje të vërtetë në realitet, e ka çuar në stenda muzeumesh kulturën e pandëshkueshmërisë. Ajo ka krijuar bindjen se askush më nuk ka garanci që në mos sot, nesër, nuk do të përgjigjet për çfarë ka bërë keq e në dëm të shoqërisë, pavarësisht ngjyrës së pasaportës politike.

Kush e njeh Shqipërinë në veçanti dhe Ballkanin në përgjithësi, e kupton forcën e pushtetit të traditës. Dhe beteja me traditën e pushtetit të përqëndruar dhe mendësinë që një gjë të tillë e konsideron të paprekshme ka qenë e vijon të jetë, një nga sfidat më të vështira për t’u fituar. Sot mund të thuhet pa dilemë se sistemi i drejtësisë është ende larg të qenit i përkryer, por është në rrugën e duhur të funksionimit, kryesisht për shkak të garantimit të pavarësisë së plotë nga humori i politikës së ditës.

Unë besoj se këto dy institucione, SPAK e GJKKO, aty ku publiku ka investuar më së shumti besim e shpresë, janë shndërruar do të vijojnë të shndërrohen në një model krahasimor për gjithë arkitekturën tjetër të sistemit, duke nisur me procese të rregullta e njehsuara, respektimin e të drejtave të individit dhe garantimit e dhënies së drejtësisë në mënyrë të shpejtë, të drejtë e të paanshme, me garanci kushtetuese.

Në një vend të vogël si Shqipëria, shpesh ndodh që edhe një invid i vetëm apo ca pak të tillë, të bëjnë diferencën dhe të afrojnë një udhëheqësi e sinergji më të madhe në procese. Jam e lumtur të vërej se në këto institucione, pa përmendur emra të përveçëm, fatmirësisht ka individë të tillë që me guximin, përkushtimin, integritetin e profesionalizmin e tyre, kanë fituar besimin e publikut.

Progresi në këtë pikë nuk është i lehtë. Ai është një luftë e paprerë, ku duhen fituar betejat e çdo dite. Sepse përgjegjësia përpara shoqërisë në përgjithësi dhe qytetarit të ballafaquar me të në veçanti, është maksimale. Mbas çdo shifre dhe statistike është një jetë njerëzore, një dramë familjare e sociale, koston e të cilës, për të mirë apo për të keq, e paguan gjithë shoqëria.

E duke pasur parasysh një gjë të tillë, nuk mund të le pa përmendur se ndëshkimi është diçka tjetër nga dhënia e drejtësisë, se perceptimi nuk është e njëjta gjë me vërtetimin përtej dyshimit të arsyeshëm të fajësisë së çdokujt, se shpesh procedura është po aq e rëndësishme sa dhe vetë thelbi i çështjes, se edhe kush është nën dyshim, prezumohet si i pafajshëm deri sa gjykata të vendosë ndryshe.

Këto janë disa të vërteta elementare që me raste kundërshtohet nga praktika, shpesh e ardhur si frymëzim i pushtetit të traditës së vjetër të sistemit tonë të drejtësisë. Kuvendi i Shqipërisë ndan të njëjtin vlerësim e mbështetje me Raportin e Komisionit Europian për nevojën e progresit thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe sigurimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë;

Për arritjet e deritanishme dhe vijimin e hetimeve në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta, si një prioritet i rëndësishëm; Për pavarësinë e plotë të institucioneve të përfshira në luftën kundër korrusionit dhe inkurajimin e forcimin e kapaciteteve të tyre operacionale dhe investiguese;

Për thirrjen për ndalimin e avazit të etiketimeve e sulmeve gati të përditshme, që synojnë të intimidojnë, ndikojnë dhe minojnë punën e SPAK-ut. Për rritjen e mbështetjes dhe të besimit publik për gjyqtarët e prokurorët, si premisa për forcimin e shtetit ligjor dhe avancimin e integrimit europian të Shqipërisë.

Duke pasur parasysh lidershipin e Kuvendit në procesin e integrimit europian, dëshiroj të nënvizoj se përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është edhe rezultat e meritë e prokurorëve dhe gjyqtarëve të Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme, e integritetit dhe vendosmërisë së tyre për t’i dhënë fund njëherë e mirë kulturës së pandëshkueshmërisë. SPAK, GJKKO dhe organet e reja të drejtësisë i kanë dhënë më shumë legjimitet procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në familjen europiane.

Ecuria e procesit të anëtarësimit gjatë vitit 2025 po dëshmon se ky është viti i grup-kapitullit “Themeloret”, ecuria e të cilit do të përcaktojë edhe zhvillimet edhe në grup-kapitujt e tjerë negociues. Në këtë kontekst, kuptohet sa e rëndësishme është mbështetja e funksionimit të SPAK dhe organeve të tjera të sistemit të drejtësisë.

Kuvendi ka qëndruar dhe do të jetë në mbështetje të SPAK, jo mbi të, jo përpara tij, por përkrah tij. Kuvendi ka miratuar pa asnjë hezitim kërkesat për mbështetje me burime financiare, materiale e njerëzore për SPAK-un dhe organet e tjera të sistemit, duke i vlerësuar ato si nevoja prioritare.

Kuvendi do të vijojë të garantojë që mbrojtja shumëdimensionale që i jep SPAK-ut kuadri ligjor i miratuar, të jetësohet në praktikë në lirinë e plotë për të vepruar pa asnjë ndikim nga jashtë institucionit.

Kjo garanci nuk është deklarative, por konkrete, e mishëruar në mbështetjen pa ekuivoke gjatë raportimit dhe miratimit të rezolutave vjetore të Kuvendit, por edhe gjatë bashkëpunimit tonë me institucionet e pavarura dhe agjencitë e tjera të shtetit.

Në rezoltutat e vitit 2023 dhe 2024 Kuvendi ka shprehur vlerësimin e tij për veprimtarinë e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe për përmbushjen e rekomandimeve në Kuvendit, ruajtjen e pavarësisë së tij institucionale, duke shënuar një rritje të dukshme dhe domethënëse në rritjen e besimit të publikut dhe të institucioneve ndërkombëtare ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit.

Kuvendi, si garant i ruajtjes së ekulibrave institucionalë në shoqërinë dhe në sistemin demokratik, është njëkohësisht garanti dhe mbrojtësi i SPAK, GJKKO, BKH dhe organeve të sistemit të drejtësisë. Kuvendi mbetet i hapur dhe mirëpret nisma ligjore dhe masa institucionale për të forcuar më tej kapacitetet e SPAK dhe strukturave përkatëse që bashkëpunojnë me këtë institucion.

Në vlerësimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe timin si Kryetare, pavarësia dhe llogaridhënia janë njësoj jetike e të rëndësishme për veprimtarinë e organeve të drejtësisë së re. Sinergjia midis pavarësisë dhe llogaridhënies është një kusht themelor për të ndërtuar një sistem që jep drejtësi, sipas parimit askush mbi ligjin, por edhe askush nën ligjin.

Qëllimi i Reformës në drejtësi është ndërtimi i një sistemi drejtësie me standarte europiane dhe krahas tyre edhe respektimi i standarteve e garancive kushtetuese dhe të drejtave themelore të njeriut. Pavarësia është reale dhe efektive kur realizohet e lidhur ngushtë me përgjegjshmërinë dhe llogaridhënien para Kushtetutës, Republikës dhe qytetarëve. Nga ana tjetër, kjo e fundit nuk e kufizon, por i jep pavarësisë më shumë legjitimitet.

Në rolin tim si Kryetar Kuvendi, e konsideroj mision ruajtjen e ekuilibrit institucional, një ekuilibër që nuk ka të bëjë me heshtje përballë gabimeve, por me ndërtimin e një raporti të shëndetshëm midis pavarësisë dhe kontrollit demokratik. Ky është thelbi i parlamentarizmit: të mbështesësh institucionet pa u ushtruar presion, të kërkosh llogari pa penguar veprimin e tyre. Për të kërkuar llogari, pa cënuar pavarësinë aq të kërkuar dhe me tor të fituar Dhe për ta udhëhequr vendin në një rrugëtim që nuk ka kthim: drejt demokracisë funksionale dhe integrimit europian.

10 MUAJ ME PARE

Ambasadori i BE-së në Shqipëri: Të ndalet presioni ndaj drejtësisë

Takimi për performancën e SPAK/ Gonzato: Të ndalet presioni ndaj
Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato ka kërkuar ditën e sotme që presionet ndaj drejtësisë që të ndalen. Gjatë fjalës së tij, në tryezën e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësi dhe Mekanizmat e Llogaridhënies Organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes”, Gonzato theksoi se ka shumë punë për të bërë në zbatimin e Reformës në Drejtësi. 

Gonzato tha se pavarësia e gjyqësorit kërkon respekt të plotë për magjistratët dhe besim te puna e tyre. Sipas Gonzatos, reforma në drejtësi ka dhënë atë që pritej nga Shqipëria për rrugën drejt BE-së. Në fund Gonzato theksoi rëndësinë e ruajtjes së hapave pozitivë të arritura.

Pjesë nga deklarata e Gonzatos:

Vendimet gjyqësore kanë vlerësim dhe ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve. Pavarësia pa llogaridhënie rrit rrezikun për abuzime me pushtetin. Në raportet tona të zgjerimit siç kemi thënë dhe në atë të sundimit të ligjit, kemi thënë se arkitektura e reformës në drejtësi ofron drejtpeshim të duhur dhe të drejtë ndërmjet llogaridhënes dhe pavarësisë. Reforma në drejtësi ka dhënë atë që pritej nga Shqipëria dhe kontribut të madh për ecurinë e mrekullueshme drejt BE. Ka ende shumë punë për të bërë në zbatimin e kësaj reforme, dhe inkurajojmë institucionet përkatëse, në veçanti ato të pavarura të drejtësisë. Ajo që shikojmë sot është pjesë e procesit të anëtarësimit, monitorimi nga shoqëria civile. Të gjitha këto gjëra themelore në çdo sistem.

Dua që gotën ta shikoj gjysmë plot dhe jo gjysmë bosh se duhet të ruajmë këto hapa pozitivë që janë bërë tashmë. Së pari theksoj arritjet e KLP që kam pasur kënaqësi ta takoj në formatin e vet të plotë kohët e fundit. Vlerësimi ynë tregon se KLP ka pasur ecuri domethënëse në krahasim me vitet e  mëparshme për vlerësimin e prokurorëve. Edhe vlerësimet e prokurorëve bazohen te performanca e tyre. Këto tregues duhet të jenë objekt i shqyrtimeve të strukturuara dhe metodologjike.

Psh kritere si efikasiteti i çështjeve, aftësitë menaxheriale dhe etika në punë mund të kërkojnë përshtatje dhe kemi besim se KLP do t’i bëjë këto rishikime. Por pjesa e llogaridhënies nuk mbetet në mënyrë ekskluzive mbi shpatullat e KLP, prandaj kemi inkurajuar dhe ILD dhe Shkollën e Magjistraturës. Kemi mirëpritur se takime të tilla janë bërë më të shpeshta duke shënuar hap të rëndësishëm përpara sa i takon llogaridhënies.

altin dumani elisa spiropali ulsi manja silvio gonzato

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë