Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Laç. • Ngjarja ka ndodhur pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, ndërsa dyshohet se gjithçka ka nisur nga një konflikt i çastit midis disa personave. • Të plagosur kanë mbetur Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjezaj. • Kjo e fundit po shiste qirinj anës rrugës në momentin e plagosjes. • Pesë personat e plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa një prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore • Lidhur me ngjarjen u shoqëruan në polici disa persona. • Ndërkohë sipas informacioneve zyrtare policore, policia ka arrestuar dy të rinjtë që kanë përdorur armë zjarri. • Në pranga janë vënë Daniel Gjeloshi, 27 vjeç dhe Klevis Ndreca, 28-vjeç, të dyshuar si autor për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, • Nga veprimet hetimore, rezulton se konflikti mes te rinjve ka nisur për shkak të një aksidenti rrugor me dëme shumë te vogla materiale dhe më pas ka vijuar mes palëve duke përdorur armët e zjarrit. • Nga këqyrja kamerave te sigurisë është mësuar se janë përdorur dy armë zjarri (pistoleta), një arme e ftohtë (përforcues grushti), si dhe dy automjete, te cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale. • Dy të rinjtë Amarildo Ndoj, 26 vjeç, dhe Geri Bitri, 24 vjeç, ndodhen në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe janë nën kujdes intensiv.• Të dy kanë marrë plagë në zonën e legenit. • Tre të tjerët janë në gjendje më të stabilizuar shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. • Ata kanë pësuar dëmtime kryesisht në gjymtyrët e poshtme, dhe po marrin trajtim mjekësor të specializuar.
8 artikuj për këtë temë.
LAÇ- Detaje të reja vijojnë të dalin në lidhje me të shtënat me armë zjarri në Laç, ku si pasojë pesë persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe një shitëse ambulante. Bëhet e ditur se shitësja ambulante, Angjelina Gjezaj 58-vjeçe, ka tentuar të ndërhyjë për të shuar sherrin dhe është qëlluar aksidentalisht në këmbë. Gjithashtu dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, ndërsa policia ka shoqëruar dy persona të përfshirë në ngjarje.
Konflikti ka nisur mes të rinjve që ndodheshin në mjetet e tyre dhe është përshkallëzuar në përdorimin e armëve. Të plagosur mbetën Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjezaj. Ngjarja është shënuar në një zonë të mbuluar me kamera sigurie, të cilat janë sekuestruar nga policia.
TIRANË- Pesë persona kanë mbetur të plagosur mesditën e sotme në Laç, pas disa të shtënave me armë zjarri. Të plagosurit janë Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjezaj. Kjo e fundit po shiste qirinj anash rrugës, në momentin e të shtënave. Të plagosurit ndodhen aktualisht te spitali i Traumës, ku gjendja vijon të jetë e rënduar për disa prej tyre.
Sipas informacioneve nga Spitali Universitar i Traumës bëjnë me dije se dy të rinjtë Amarildo Ndoj, 26 vjeç, dhe Geri Bitri, 24 vjeç, ndodhen në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe janë nën kujdes intensiv. Të dy kanë marrë plagë në zonën e legenit.
Tre të tjerët, Daniel Gjeloshi, 26 vjeç, Liridon Ismaili, 26 vjeç, dhe Angjelina Gjezaj, 58 vjeç, janë në gjendje më të stabilizuar shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. Ata kanë pësuar dëmtime kryesisht në gjymtyrët e poshtme, dhe po marrin trajtim mjekësor të specializuar.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, ndërsa dyshohet se gjithçka ka nisur nga një konflikt i çastit midis disa personave. Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar në polici disa persona. Policia po punon për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar.
LAÇ- Një automjet është gjetur i djegur në fshatin Balldre. Dyshohet se makina ju përket autorëve të plagosjes së 5 personav në Laç. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, ndërsa dyshohet se gjithçka ka nisur nga një konflikt i çastit midis disa personave.
Të plagosur kanë mbetur Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjezaj. Kjo e fundit po shiste qirinj anës rrugës në momentin e plagosjes. Pesë personat e plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar në polici disa persona, ndërsa në ndihmë policisë së Kurbinit i kanë shkuar edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër. Policia po punon për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar.
LAÇ- Policia ka dalë në një reagim zyrtar në lidhje me të shtënat me armë zjarri në Laç. Blutë bëjnë me dije se pesë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat. Të plagosurit janë: Angjelina Gjezaj, Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri.
Sipas njoftimit ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 pranë ish-Gjykatës së Kurbinit dhe sipas policisë dyshohet se ka ardhur si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave. Ndërkohë të gjithë të plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Gjithashtu shërbimet e Policisë së Lezhës kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave, ndërsa në ndihmë të u kanë shkuar edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër. Po ashtu policia bën me dije se po punohet për kapjen e personit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N, dhe D.Gj, të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij.
LAÇ- Katër persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri mesditën e kësaj të shtune në Lac. Mësohet se katër të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.
Si pasojë e të shtënave kanë marrë plagë tre djem të rinj dhe një grua, e cila shiste qirinj pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Gjithashtu raportohet se njëri prej të rinjve po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa dy të tjerët janë intubuar.
LAÇ- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me të shtëna me armë zjarrinë Laç. Mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjetit dhe si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur tre të rinj dhe një kalimtare.
Ndërkohë të plagosurit janë transportuar të Trauma. Gjithashtu raportohet se ka qenë një konflikt i çastit ai i cili ka çuar deri në përdorimin e armëve. Konkretisht ngjarja ka ndodhur tek rruga që të dërgon tek Kisha e Laçit.
LAÇ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Laçit, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se tre të rinj janë qëlluar me armë dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Po ashtu bëhet e ditur se është plagosur edhe një grua, e cila ndodhej në vendin e ngjarjes duke shitur qirinj. Ndërkohë të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje.
LAÇ- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Laç. Si pasojë e të shtënave dyshohet se kanë mbetur tre persona të plagosur.
Megjithatë ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.