LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë/ Autori vritet nga agjentët e Shërbimit Sekret, Trump: 21-vjeçari kishte obsesion me ndërtesën presidenciale

• Një person i armatosur u vra mbrëmjen e së shtunës pas një shkëmbimi zjarri me agjentët e Shërbimit Sekret amerikan pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. • I dyshuari është identifikuar si Nasire Best, 21 vjeç, i njohur më parë nga Shërbimi Sekret dhe me histori të dokumentuar të problemeve të shëndetit mendor. Sipas Shërbimit Sekret, pak para orës 18:00 me orën lokale, i riu nxori një armë nga çanta dhe hapi zjarr. • Agjentët iu kundërpërgjigjën menjëherë, duke e plagosur rëndë autorin, i cili më vonë u shpall i vdekur në spital. • Autoritetet konfirmuan gjithashtu se një kalimtar mbeti i plagosur gjatë incidentit, por nuk janë dhënë detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore. • Burime të afërta me hetimin thanë për CBS se Nasire Best kishte tentuar të hynte në Shtëpinë e Bardhë në korrik të vitit 2025 dhe ishte arrestuar pranë saj nga agjentët federalë. Pas arrestimit, ai kishte kaluar një periudhë në një institucion psikiatrik. • Sipas të njëjtave burime, 21-vjeçari jetonte në Uashington prej rreth 18 muajsh dhe përdori një revolver gjatë sulmit. • Gjatë incidentit, Presidenti Donald Trump ndodhej brenda Shtëpisë së Bardhë, por nuk ishte i rrezikuar. • Sulmi me armë vuri në rrezik edhe gazetarët, pasi disa prej tyre po raportonin live nga Shtëpia e Bardhë. • Ata u detyruan të kërkonin strehim gjatë transmetimeve live kur shpërthyen të shtënat me armë. • Në video të shpërndara në rrjetet sociale, gazetari i CBS News, Aaron Navarro, dhe gazetarja e ABC America, Selina Wang, shihen duke u ulur dhe duke vrapuar për tu mbrojtur, ndërsa në sfond dëgjohen të shtëna me armë dhe oficerë sigurie që urdhërojnë njerëzit të largohen nga zona. • Lidhur me sulmin ka reaguar edhe Presidenti Trump. • Me anë të një postimi në Truth Social, Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e rendit për reagimin e shpejtë dhe profesional ndaj personit të armatosur, për të cilin tha se kishte një histori dhune dhe një “obsesion të mundshëm” me Shtëpinë e Bardhë.

4 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Sulmi pranë Shtëpisë së Bardhë/ Ja kush është autori 21-vjeçar që sulmoi shërbimin sekret

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së
Nasire Best

SHBA- Fotoja e autorit i cili sulmoi me armë pasditen e së shtunës Shtëpinë e Bardhë është publikuar nga mediat ndërkombëtare. I dyshuari i identifikuar është Nasire Best, i cili kishte pasur shumë përplasje të mëparshme me Shërbimin Sekret. Mediat shkruajnë se në korrik të vitit 2025 ai ishte arrestuar, pasi tentoi të hynte në Shtëpinë e Bardhë dhe më pas ishte dërguar në një institucion psikiatrik për shkak të problemeve të shëndetit mendor.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 sipas kohës lokale, kur një person iu afrua një pike kontrolli sigurie pranë Shtëpisë së Bardhë dhe hapi zjarr ndaj agjentëve të Shërbimit Sekret. Sipas Shërbimit Sekret, Best nxori armën nga një çantë dhe filloi të qëllonte ndaj oficerëve të vendosur në pikën e kontrollit. Agjentët iu kundërpërgjigjën me zjarr, duke e plagosur autorin, i cili më vonë u shpall i vdekur në spital.

Si pasjoë e kësaj, një kalimtar mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit. Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar nëse plagosja u shkaktua nga të shtënat e autorit apo nga kundërpërgjigjja e forcave të sigurisë. Në momentin e incidentit, presidenti i SHBA-së, Donald Trump ndodhej në Shtëpinë e Bardhë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Sulmi pranë Shtëpisë së Bardhë/ Trump: 21-vjeçari kishte histori dhune dhe obsesion me ndërtesën presidenciale

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar pas të shtënave me armë në Shtëpinë e Bardhë,  Me anë të një postimi në Truth Social, Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e rendit për reagimin e shpejtë dhe profesional ndaj personit të armatosur, për të cilin tha se kishte një histori dhune dhe një “obsesion të mundshëm” me Shtëpinë e Bardhë.

“Falënderojmë Shërbimin Sekret të mrekullueshëm dhe Zbatimin e Ligjit për veprimin e shpejtë dhe profesional që ndërmorën sonte kundër një personi të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë, i cili kishte një histori të dhunshme dhe një obsesion të mundshëm me ndërtesën më të dashur të kombit tonë”, shkroi Trump.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 sipas kohës lokale, kur një person iu afrua një pike kontrolli sigurie pranë Shtëpisë së Bardhë dhe hapi zjarr ndaj agjentëve të Shërbimit Sekret. Sipas Shërbimit Sekret, i dyshuari nxori armën nga një çantë dhe filloi të qëllonte ndaj oficerëve të vendosur në pikën e kontrollit. Agjentët iu kundërpërgjigjën me zjarr, duke e plagosur autorin, i cili më vonë u shpall i vdekur në spital.

Mediat amerikane raportuan gjithashtu se një kalimtar mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit, megjithëse autoritetet ende nuk kanë përcaktuar nëse plagosja u shkaktua nga të shtënat e autorit apo nga kundërpërgjigjja e forcave të sigurisë. Në momentin e incidentit, presidenti Donald Trump ndodhej në Shtëpinë e Bardhë, por sipas një zëdhënësi të Shërbimit Sekret, ai nuk u rrezikua.

Sa i përket autorit, thuhet se Nasir Best kishte pasur edhe më herët probleme me autoritetet. Në korrik të vitit 2025 ai ishte arrestuar pasi tentoi të hynte në Shtëpinë e Bardhë dhe më pas ishte dërguar në një institucion psikiatrik për shkak të problemeve të shëndetit mendor./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Të shtënat në Shtëpinë e Bardhë/ Gazetarët po raportonin live gjatë incidentit, reporteri shtrihet në tokë! PAMJET bëjnë 'xhiro' në rrjet

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së
Selina Wang, Aaron Navarro

SHBA- Momente paniku u regjistruan pranë Shtëpia e Bardhë, pasi një 21-vjeçar i armatosur hapi zjarr ndaj agjentëve të Shërbimit Sekret amerikan, duke shkaktuar kaos në zonën e sigurisë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Uashington, ndërsa reporteri i CBS News, Aaron Navarro, po raportonte drejtpërdrejt nga jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Siç shihet edhe në pamjet që kanë në bërë xhiro në rrjet, në momentin kur nisën të shtënat, gazetari hoqi kufjet, u ul menjëherë në tokë dhe u përpoq të mbrohej, ndërsa kamera vazhdonte të filmonte gjithë skenën dramatike.

Përveç Raporterit të CBS News, edhe korrespondentja kryesore e ABC News në Shtëpinë e Bardhë, Selina Wang, postoi një video në mediat sociale, ku tregon momentin kur thuhet se u qëlluan dhe kur ajo u fsheh për siguri.

“Isha në mes të një regjistrimi me iPhone për një video sociale nga North Lawn i Shtëpisë së Bardhë kur dëgjuam të shtënat. Dukej sikur ishin dhjetëra të shtëna. Na thanë të vraponim drejt sallës së konferencave për shtyp, ku po qëndrojmë aktualisht”, shkroi më vonë në platformën X gazetarja Selina Wang.

Sipas autoriteteve amerikane, autori i sulmit, i identifikuar si Nasir Best, hapi zjarr në një pikë kontrolli të Shërbimit Sekret jashtë kompleksit presidencial. Agjentët reaguan menjëherë, duke e neutralizuar autorin pas shkëmbimit të zjarrit. Në momentin e incidentit, presidenti Donald Trump ndodhej në Shtëpinë e Bardhë, por sipas një zëdhënësi të Shërbimit Sekret, ai nuk u rrezikua.

Burime nga Shtëpia e Bardhë thanë se Nasir Best kishte pasur edhe më herët probleme me autoritetet. Në korrik të vitit 2025 ai ishte arrestuar pasi tentoi të hynte në Shtëpinë e Bardhë dhe më pas ishte dërguar në një institucion psikiatrik për shkak të problemeve të shëndetit mendor. Në reagimin e tij në rrjetin Truth Social, Donald Trump falënderoi agjentët e sigurisë për reagimin e shpejtë dhe profesional.

“Falënderoj Shërbimin Sekret të shkëlqyer dhe agjentët e zbatimit të ligjit për veprimin e shpejtë dhe profesional që ndërmorën sonte kundër një personi të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë, i cili kishte një histori dhune dhe një obsesion të mundshëm me ndërtesën më të nderuar të kombit tonë”, tha republikani nëpërmjet Truth Social./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë/ Autori vritet nga agjentët e Shërbimit Sekret, Trump ndodhej në zyrë gjatë incidentit (VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së
Pamjet

SHBA- Një person i armatosur u vra nga agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së të shtunën, pasi iu afrua një pike kontrolli sigurie pranë Shtëpisë së Bardhë dhe hapi zjarr ndaj tyre. Incidenti ndodhi pak para orës 1 të mëngjesit të së dielës, ndërsa një kalimtar u plagos gjatë të shtënave. I dyshuari është identifikuar si Nasire Best, 21 vjeç, i njohur më parë nga Shërbimi Sekret dhe me histori të dokumentuar të problemeve të shëndetit mendor.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndodhej në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë në kohën kur ndodhën të shtënat. Selina Wang, korrespondentja kryesore e ABC News në Shtëpinë e Bardhë, postoi një video në mediat sociale që tregon momentin kur thuhet se u qëlluan dhe kur ajo u fsheh për siguri.

"Isha duke regjistruar një video me iPhone-in tim nga Sheshi Verior i Shtëpisë së Bardhë kur dëgjuam të shtënat. Tingëllonin si dhjetëra të shtëna. Na thanë të vraponim drejt dhomës së informimit, ku qëndrojmë tani," tha ajo në një postim.

Ndërsa, drejtori i FBI-së, Cass Patel, tha nëpërmjet X se agjencia është në vendngjarje duke mbështetur Shërbimin Sekret në ngjarjen pranë Shtëpisë së Bardhë dhe priten informacione më të detajuara. 

Agjentët e Shërbimit Sekret, të armatosur me pushkë, u zhvendosën shpejt në zonën e Sheshit Verior, duke bllokuar sallën e informimit dhe duke mbrojtur të pranishmit, aty ku u dërguan dhe gazetarët për të qenë më të sigurt. Gjatë incidentit, anëtarët e shtypit që ndodheshin në Shtëpinë e Bardhë u çuan në sallën e informimit për siguri.

Agjentët e Shërbimit Sekret bërtisnin vazhdimisht, duke thënë "zbritni poshtë", "të shtëna", që të siguraonin mbrotjen e menjëhershme të gazetarëve dhe punëtorëve në vendngjarje. Operacioni vjen rreth një muaj pas të shtënave në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku pjesëmarrësit përfshirë gazetarë dhe zyrtarë të administratës Trump u detyruan të fshiheshin kur u dëgjuan të shtëna.

I dyshuari në atë incident, Kolonel Thomas Allen, thuhet se kaloi nëpër një pikë kontrolli sigurie duke mbajtur një pushkë gjahu dhe shkëmbeu zjarr me agjentë të Shërbimit Sekret. Sipas pamjeve të sigurisë, ai u arrestua më vonë dhe është deklaruar i pafajshëm për tentativën e vrasjes së Trump dhe akuza të tjera./Dosja.al

donald trump shba te shtena me arme

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës