LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Trafik droge nga Amerika Latine në vendet e BE dhe Britani/ SPAK godet rrjetin kriminal: 16 persona në hetim dhe 6 ton lëndë narkotike e sekuestruar! Si vepronte grupi i trafikantëve

• Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me aksionin për goditjen e trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. • SPAK ka bërë me dije se nën hetim lidhur me aksionin janë 16 persona, ndërsa janë sekuestruar 6 ton kokainë me vlerë 411 milionë euro. • Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, caktoi 7 urdhërarreste, prej të cilëve gjashtë janë ekzekutuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. • Në pranga janë vënë dy vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, Ermir Ndrejaj, Ilir Llosha, Erjon Alibej dhe Plarent Dervishaj.• Këta dy të fundit janë njohur me masën e sigurisë në burg, për shkak se po hetohen për disa vepra të tjera të rënda penale, si vrasje dhe atentate mafioze. • Ndërkohë në kërkim është shpallur shtatasi me inicialet D.P. alias D.B. alias E.S. • Në njoftimin e SPAK thuhet se aktiviteti i këtij grupi të strukturuar kriminal për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është bërë në disa episode të zhvilluara kryesisht gjatë periudhës 2020–2021. • Bëhet me dije se lënda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë detarë drejt porteve të mëdha si Anvers (Belgjikë), Rotterdam (Holandë), apo në rrugë tokësore drejt Francës dhe përmes Kanalit (Channel Tunnel) për në Mbretërinë e Bashkuar. • Në disa raste, ngarkesat shkarkoheshin edhe në portet e Italisë dhe Spanjës.• Për fshehjen e drogës përdoreshin mënyra të ndryshme, si për shembull fshehje në paleta me dru (Belgjikë, Francë), kuti me banane (Holandë) dhe thasë me kokrra kakaoje (Rotterdam), duke e maskuar kështu si mall tregtar për të shmangur kontrollin doganor. • Lidhur me organizimin e grupit kriminal thuhet se secili anëtar kishte role të specializuara, ndërsa në krye të organizatës qëndronin drejtuesit dhe financuesit të cilët jo vetëm porosisnin dhe financonin ngarkesat me drogë, por gjithashtu koordinonin rrugët, pikët e kontaktit dhe operacionet logjistike. • Bëhet gjithashtu me dije se çdo komunikim mes tyre bëhej nëpërmjet një komunikimi të koduar, aplikacionit Sky/ECC, ku përdoruesit mbuloheshin pas pseudonimesh dhe kodeve PIN. • Për kryerjen e pagesave, grupi kishte zbatuar një metodë të sofistikuar për të shmangur sistemin bankar tradicional: sistemin informal të pagesës Hawala. • Sipas SPAK, grupi kriminal kishte gjithashtu akses në infrastrukturën doganore përmes lidhjeve me individë të përfshirë në porte apo agjenci kontrolli në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. • Në njoftimin e SPAK thuhet se në kuadër të operacionit janë realizuar kontrolle të shumta, nga të cilat ndër të tjera janë sekuestruar: rreth 50 mijë euro, 3 automjete, një mjet lundrues skaf, 3 pistoleta, 2 ora luksoze, 16 telefona të markave Iphone dhe Samsung, karta bankare dhe dokumente financiare, dron, dy radio dhe dokumente identifikimi dhe pronësie. • Për këtë hetim, SPAK ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë ligjzbatuese të Amerikës Latine, agjencitë partnere britanike dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve të BE dhe në mënyrë më specifike me shtete si Franca, Italia, Spanja, Holanda, Belgjika dhe Kroacia.

10 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Operacioni i SPAK për goditjen e rrjetit trafikut të drogës, publikohen pamjet e arrestimit të 6 personave

Trafik droge nga Amerika Latine në vendet e BE dhe Britani/ SPAK godet
pamje nga operacioni

TIRANË- Janë publikuar, pamjet e operacionit ku janë vënë në pranga personat ndaj të cilëvë, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, lëshoi urdhëarreste. Masat e sigurisë u caktuanë në kuadër të hetimeve të SPAK, për goditjen e një rrjeti kriminal të trafikut të drogës nga Amerika Latine në vendet e Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. 

Operacion i koduar "OROLOGI" për ekzekutimin e 6 masave të sigurisë u zhvillua në bashkëpunim me BKH, Forcën e Posaçme Operacionale dhe disa drejtori vendore policie në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

Në pranga janë vënë dy vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, Ermir Ndrejaj, Ilir Llosha, Erjon Alibej dhe Plarent Dervishaj. Këta dy të fundit janë njohur me masën e sigurisë në burg, për shkak se po hetohen për disa vepra të tjera të rënda penale, si vrasje dhe atentate mafioze.

Ndërkohë shtetasi D. P. (alias D. B., alias E. S.), 38 vjeç, banues në Vlorë është shpallur në kërkim pasi nuk u gjet në banesën e tij. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit
Finalizohet operacioni “OROLOGI”
Ekzekutohen 6 masa sigurie.

Sekuestrohen armë, orë të shtrenjta, automjete luksoze e sende të tjera të vlefshme për hetimin.
Në kuadër të operacionit “OROLOGI”, nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, BKH-në dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë, u bë i mundur ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për caktimin e masës së sigurisë me karakter personal shtrëngues “Arrest me burg” për shtetasit:

A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.
E. N., 44 vjeç, banues në Tiranë.
P. D., 53 vjeç, banues në Durrës, aktualisht ndodhet në ambientet e paraburgimit IEVP, Rruga “Jordan Misja”, Tiranë.
K. H., 37 vjeç, banues në Tiranë.
E. A. (alias E. D., alias A. D.), 39 vjeç, banues në Elbasan, aktualisht ndodhet në ambientet e paraburgimit IEVP, Rruga “Jordan Misja”, Tiranë.
I. Ll., 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Ndërsa për shtetasin D. P. (alias D. B., alias E. S.), 38 vjeç, banues në Vlorë, nuk u bë e mundur ekzekutimi i masës së sigurisë, pasi nuk u gjet; u shpall në kërkim.

Të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Po gjatë operacionit, janë realizuar kontrolle të shumta, nga të cilat janë sekuestruar:

3 armë zjarri të llojit pistoletë, 43470 euro, 5000 franga zvicerane, 3 automjete, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63, një Volksëagen Golf 7a dhe një Volksëagen Sharan, 1 skaf luksoz i markës “Hull ëorks Sarock 40”, prodhim i vitit 2025, i regjistruar në emër të një subjekti tregtar, 1 orë Rolex model 126613LN, 1 orë Richard Mille, model McLaren RM50-03/68, 16 aparate celularë, kryesisht të markave iPhone dhe Samsung, disa me karta SIM aktive, 19 karta bankare ndërkombëtare (Visa, Mastercard, American Express), të lëshuara në emër të personave nën hetim, dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama, 1 dron, 8 hard disqe të markës Hikvision, me kapacitet 6TB secili dhe sende të tjera që i shërbejnë hetimit.

Materialet procedurale iu kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht për të bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit në luftën kundër krimit të organizuar.

10 MUAJ ME PARE

Trafiku i drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE dhe Britanisë, zbardhen EMRAT e 6 të arrestuarve

Trafik droge nga Amerika Latine në vendet e BE dhe Britani/ SPAK godet
spak

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka goditur rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës, ku janë vënë nën hetim 16 anëtarë të një grupi kriminal si dhe janë sekuestruar mbi 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë Euro. Në njoftimin e SPAK, thuhet se Gjykata e Posaçme ka caktuar 7 urdhërarreste, prej të cilëve gjashtë janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Në pranga janë vënë dy vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, Ermir Ndrejaj, Ilir Llosha, Erjon Alibej dhe Plarent Dervishaj. Këta dy të fundit janë njohur me masën e sigurisë në burg, për shkak se po hetohen për disa vepra të tjera të rënda penale, si vrasje dhe atentate mafioze.

Sipas informacioneve gjatë aksionit për arrestimin e Artur Hoxhosmani, në banesën e tij u gjetën edhe 3 pistoleta pa leje. Ndërkohë në kërkim është shpallur shtatasi me inicialet D.P. alias D.B. alias E.S.

Sipas SPAK, çdo komunikim mes anëtarëve të grupit kriminal bëhej nëpërmjet një komunikimi të koduar, aplikacionit Sky/ECC, ku përdoruesit mbuloheshin pas pseudonimesh dhe kodeve PIN, që garantonin anonimitetin dhe shmangien e përgjimeve. Komunikimet përfshinin planet për dorëzime, paralajmërime për kontrolle doganore dhe udhëzime për mënyrën e reagimit në rast sekuestrimesh. Në raste dyshimi, telefonat fshiheshin, shkatërroheshin ose hidhnin për të mos lënë gjurmë.

Për kryerjen e pagesave, grupi kishte zbatuar një metodë të sofistikuar për të shmangur sistemin bankar tradicional: sistemin informal të pagesës Haëala. Sipas SPAK, grupi  kriminal kishte gjithashtu akses në infrastrukturën doganore përmes lidhjeve me individë të përfshirë në porte apo agjenci kontrolli në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. 

Për këtë hetim, SPAK ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë ligjzbatuese të Amerikës Latine, agjencitë partnere britanike dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve të BE dhe në mënyrë më specifike me shtete si Franca, Italia, Spanja, Holanda, Belgjika dhe Kroacia. 

10 MUAJ ME PARE

SPAK goditi rrjetin shqiptar të trafikut të drogës/ Nga armët e zjarrit te dronët dhe mjetet lundruese, ja çfarë u sekuestrua nga operacioni ndërkombëtar

Trafik droge nga Amerika Latine në vendet e BE dhe Britani/ SPAK godet
spak

TIRANË- Prokuroria e Posaçme doli më herët me një reagim zyrtar lidhur me operacionin ndërkombëtar të organizuar për goditjen e rrjetit shqiptar të trafikut të drogës.

Lënda narkotike trafikohej nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. SPAK ka bërë me dije se nën hetim lidhur me aksionin janë 16 persona, ndërsa janë sekuestruar 6 ton kokainë me vlerë 411 milionë euro. 

Në njoftimin e SPAK thuhet se në kuadër të operacionit janë realizuar  kontrolle të shumta, nga të cilat ndër të tjera janë sekuestruar: rreth 50 mijë euro, 3 automjete, një mjet lundrues skaf, 3 pistoleta, 2 ora luksoze, 16 telefona të markave Iphone dhe Samsung, karta bankare dhe dokumente financiare, dron, dy radio dhe dokumente identifikimi dhe pronësie.

Trafik droge nga Amerika Latine në vendet e BE dhe Britani/ SPAK godetTrafik droge nga Amerika Latine në vendet e BE dhe Britani/ SPAK godet

PJESË NGA NJOFTIMI I SPAK: 

Deri në këto momente janë ekzekutuar 5 vendime të Gjykatës së Posaçme, dhe janë realizuar kontrolle të shumta, nga të cilat ndër të tjera janë sekuestruar sende dhe materialet e mëposhtme:

Shuma monetare në total:Euro: 43,470 €

Franga zvicerane: 5,000 CHF

Automjete: 3 automjete, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63, një Volksëagen Golf 7a, dhe një Volksëagen Sharan.

Mjet lundrues:1 skaf luksoz i markës “Hull ëorks Sarock 40”, prodhim i vitit 2025, i regjistruar në emër të një subjekti tregtar.

Armë zjarri: 3 pistoleta, me krehër dhe fishekë.

Ora të luksit: 1 orë Rolex, model 126613LN

1 orë Richard Mille, model Mclaren RM50-03/68

Telefona celularë:16 aparate celularë, kryesisht të markës iPhone dhe Samsung, disa me karta SIM aktive.

Karta bankare dhe dokumente financiare:19 karta bankare ndërkombëtare (Visa, Mastercard, American Express), të lëshuara në emër të personave nën hetim.

Dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama.

Pajisje elektronike:1 dron i markës DJI Mavic 2 Enterprise, me të gjithë aksesorët përkatës.

8 hard disqe të markës Hikvision, me kapacitet 6TB secili.

1 NVR Hikvision.

2 radio komunikimi Baofeng.

Dokumentacion identifikimi dhe pronësie: Patentë dhe karta identiteti nga autoritete të Shqipërisë, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar.

Leje drejtimi dhe dokumente lundrimi për mjetet lundruese.

Certifikata pronësie, dokumente noteriale, kontrata shitblerjeje dhe deklarime të pasurisë.
 Etj.

10 MUAJ ME PARE

Goditja e trafikut të drogës/ "Paleta me dru dhe kuti me banane", SPAK: Ja si fshihej lënda narkotike, organizimi i grupit ishte hierarkik dhe i ndarë në role

Trafik droge nga Amerika Latine në vendet e BE dhe Britani/ SPAK godet
spak

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë detaje lidhur me goditjen e trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. Në kuadër të opëracionit 16 persona janë nën hetim, ndërsa janë sekuestruar mbi 6 ton lëndë narkotike. 

Sipas prokurorëve të çështjes, Altin Dumanit dhe Adnan Xholit, për fshehjen e drogës përdoreshin mënyra të ndryshme, si për shembull fshehje në paleta me dru (Belgjikë, Francë), kuti me banane (Holandë) dhe thasë me kokrra kakaoje (Rotterdam), duke e maskuar kështu si mall tregtar për të shmangur kontrollin doganor.

Lidhur me organizimin e grupit kriminal thuhet se secili anëtar kishte role të specializuara, ndërsa në krye të organizatës qëndronin drejtuesit dhe financuesit të cilët jo vetëm porosisnin dhe financonin ngarkesat me drogë, por gjithashtu koordinonin rrugët, pikët e kontaktit dhe operacionet logjistike.

Bëhet gjithashtu me dije se çdo komunikim mes tyre bëhej nëpërmjet një komunikimi të koduar, aplikacionit Sky/ECC, ku përdoruesit mbuloheshin pas pseudonimesh dhe kodeve PIN, që garantonin anonimitetin dhe shmangien e përgjimeve. Komunikimet përfshinin planet për dorëzime, paralajmërime për kontrolle doganore dhe udhëzime për mënyrën e reagimit në rast sekuestrimesh. Në raste dyshimi, telefonat fshiheshin, shkatërroheshin ose hidhnin për të mos lënë gjurmë.

Për kryerjen e pagesave, grupi kishte zbatuar një metodë të sofistikuar për të shmangur sistemin bankar tradicional: sistemin informal të pagesës Haëala. Sipas SPAK, grupi  kriminal kishte gjithashtu akses në infrastrukturën doganore përmes lidhjeve me individë të përfshirë në porte apo agjenci kontrolli në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. 

Për këtë hetim, SPAK ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë ligjzbatuese të Amerikës Latine, agjencitë partnere britanike dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve të BE dhe në mënyrë më specifike me shtete si Franca, Italia, Spanja, Holanda, Belgjika dhe Kroacia. 

PJESË NGA NJOFTIMI I SPAK:

Sipas prokurorëve të çështjes, z. Altin Dumani dhe z. Adnan Xholi:

“Struktura organizative e këtij grupi kriminal, me shtrirje në disa kontinente dhe me 16 anëtarë të identifikuar deri tani, dëshmon nivelin e lartë të sofistikimit të grupeve kriminale shqiptare, aftësitë dhe shtrirjen e tyre në tregje kriminale ndërkombëtare.”

Transporti i drogës karakterizohej nga metoda të sofistikuara fshehjeje dhe një logjistikë e mirëorganizuar ndërkombëtare. Për fshehjen e drogës përdoreshin mënyra të ndryshme, si për shembull fshehje në paleta me dru (Belgjikë, Francë), kuti me banane (Holandë) dhe thasë me kokrra kakaoje (Rotterdam), duke e maskuar kështu si mall tregtar për të shmangur kontrollin doganor.

Organizimi i grupit ishte hierarkik dhe i ndarë në role të specializuara. Në krye këtij grupi kriminal qëndronin drejtuesit dhe financuesit të cilët jo vetëm porosisnin dhe financonin ngarkesat me drogë, por gjithashtu koordinonin rrugët, pikët e kontaktit dhe operacionet logjistike. Ata ishin ideatorët, investitorët dhe garantuesit e operacioneve, duke lidhur burimin e drogës në Amerikën Latine me tregjet evropiane përmes një zinxhiri të sofistikuar ndërmjetësimi. Shumica e tyre jetonin midis vendeve të Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe dhe në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Poshtë tyre vepronin bashkëpunëtorë që siguronin logjistikën dhe transportin. Këta persona gjenin kompani legjitime eksporti ose transporti, kontraktonin shoferë – shpesh shtetas rumunë – dhe përgatisnin ngarkesat duke i maskuar me mallra të ligjshëm si lëndë drusore apo kakao. Përmes tyre kalonin tonelata me lëndë narkotike drejt porteve të Belgjikës, Holandës apo kalimeve tokësore drejt Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në terren, në vendet e destinacionit, funksiononte një tjetër hallkë e grupit – ajo e shpërndarjes. Këtu përfshiheshin persona që prisnin sasitë e drogës, siguronin dorëzimin, dhe shpërndanin lëndën narkotike sipas porosive lokale. Këta ishin krahu ekzekutiv i rrjetit në Britaninë e Madhe dhe Evropën Perëndimore.

Në origjinën e ngarkesave, në vendet e Amerikës Latine, qëndronin persona të paidentifikuar që shërbenin si pika kontakti. Ata ishin përgjegjës për sigurimin, ambalazhimin dhe dërgimin e drogës drejt porteve evropiane.

Gjithçka mbahej në kontroll nëpërmjet një komunikimi të koduar, aplikacionit Sky/ECC. Përdoruesit mbuloheshin pas pseudonimesh dhe kodeve PIN, që garantonin anonimitetin dhe shmangien e përgjimeve. Komunikimet përfshinin planet për dorëzime, paralajmërime për kontrolle doganore dhe udhëzime për mënyrën e reagimit në rast sekuestrimesh. Në raste dyshimi, telefonat fshiheshin, shkatërroheshin ose hidhnin për të mos lënë gjurmë.

Në aspektin e kryerjes së pagesave, grupi kishte zbatuar një metodë të sofistikuar për të shmangur sistemin bankar tradicional: sistemin informal të pagesës Haëala. Ky mekanizëm mundësonte transferimin e shumave të mëdha parash midis vendeve të ndryshme pa kaluar përmes kanaleve financiare formale, duke shmangur kështu gjurmët zyrtare të transaksioneve. Kjo formë pagesash përdorej për të fshehur origjinën dhe destinacionin e të ardhurave nga trafiku i drogës. Verifikimi i shumave bëhej përmes kartëmonedhave të koduara, ku ishin shënuar pseudonime, shumat e pagesave dhe datat specifike që funksiononin si “token” për të garantuar tërheqjen e saktë të shumës në pikën përkatëse.

Ky grup kriminal kishte gjithashtu akses në infrastrukturën doganore përmes lidhjeve me individë të përfshirë në porte apo agjenci kontrolli në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Nga komunikimet del qartë që sigurimi i bashkëpunimit me doganierë ose personel të porteve shihej nga drejtuesit e këtij grupi kriminal si faktor vendimtar për suksesin e kryerjes së trafikut të narkotikëve prej tyre.

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Në këtë hetim të rëndësishëm, SPAK ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim të shkëlqyer me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë ligjzbatuese të Amerikës Latine, agjencitë partnere britanike dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve të BE dhe në mënyrë më specifike me shtete si Franca, Italia, Spanja, Holanda, Belgjika dhe Kroacia.  Një koordinim mjaft cilësor ka qenë edhe ai me agjencitë ligjzbatuese vendase.

Prokurorët e çështjes, z. Altin Dumani dhe z. Adnan Xholi, nënvizojnë se:

“Ky hetim i suksesshëm i drejtuar nga SPAK është rezultat i drejtpërdrejtë i bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, veçanërisht me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë e shteteve anëtare të BE-së, si dhe agjencitë ligjzbatuese partnere në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët ofruan mbështetje përmes një analize të thelluar të të dhënave dhe zbatimit të një koordinimi efektiv ndërkombëtar policor. Vlera e materialit të zbuluar përmes analizës së të dhënave të komunikimit të dekriptuara nga Sky/ECC ka qenë thelbësore për të plotësuar provat e mbledhura gjatë hetimit dhe mbetet ende e vlefshme për arritjen e rezultateve të duhura hetimore. Ky informacion ka qenë thelbësor në identifikimin e veprave penale të rënda, të të dyshuarve, si dhe për përcaktimin e rolit të tyre në këtë grup të strukturuar kriminal.”

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.  

10 MUAJ ME PARE

Trafiku i drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE dhe Britanisë, SPAK: Janë sekuestruar 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro, 16 persona nën hetim

Trafik droge nga Amerika Latine në vendet e BE dhe Britani/ SPAK godet
spak

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me aksionin për goditjen e trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. SPAK ka bërë me dije se nën hetim lidhur me aksionin janë 16 persona, ndërsa janë sekuestruar 6 ton kokainë me vlerë 411 milionë euro. 

Në njoftimin e SPAK thuhet se aktiviteti i këtij grupi të strukturuar kriminal për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është bërë në disa episode të zhvilluara kryesisht gjatë periudhës 2020–2021. Bëhet me dije se lënda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë detarë drejt porteve të mëdha si Anvers (Belgjikë), Rotterdam (Holandë), apo në rrugë tokësore drejt Francës dhe përmes Kanalit (Channel Tunnel) për në Mbretërinë e Bashkuar. Në disa raste, ngarkesat shkarkoheshin edhe në portet e Italisë dhe Spanjës.

Në kuadër të këtij aksioni janë sekuestrua para cash, automjete, ora dhe bizhuteri luksoze, armë zjarri, telefona celularë dhe dokumente financiare e karta bankare.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), me vendimin e datës 15.05.2024, ka vendosur ndarjen e akteve nga procedimi penal nr. 184/1 i vitit 2021 dhe regjistrimin e procedimit penal nr. 184/3 i vitit 2024, ndaj 9 (nëntë) shtetasve të dyshuar: P. D., J. M., B. P., A. (alias D.,) Sh., R. Rr., G. (alias K., alias E.,) N., E. S., B. H., dhe J. P., për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” (neni 283/a/1 dhe neni 28/4), “Grupi i strukturuar kriminal” (neni 333/a), si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” (neni 334) të Kodit Penal.

Në vijim të hetimeve, gjatë muajit korrik 2025, janë identifikuar dhe përfshirë në procedim edhe 6 (gjashtë) persona të tjerë: A. H., K. H., E.N., E. A., P.D. dhe I. Ll., të cilët dyshohen se janë përfshirë në disa episode të trafikimit të drogës. Edhe këta shtetas dyshohen për të njëjtat vepra penale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim me autoritetet Evropiane të drejtësisë, Byronë Kombëtare të Hetimit, si dhe gjatë fazës së ekzekutimit me strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit.

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj 7 (shtatë) personave në hetim, kërkesë e cila është miratuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (Gjykata e Posaçme) me vendimin nr. 77, datë 25.07.2025, duke vendosur masën “arrest në burg”, bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Vendimi u ekzekutua menjëherë në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit. Më datë 25.07.2025 u bë e mundur arrestimi i gjashtë personave në hetim:

A. H.
K. H.
E.N.
E. A.
P. D.
I. Ll.

Gjatë ekzekutimit të masës së sigurisë, në banesën e shtetasit A. H. u gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë, të mbajtura pa leje, për të cilat është arrestuar në flagrancë.

Një prej të dyshuarve, shtetasi D. P. (alias D. B., alias E. S.), është shpallur në kërkim, dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë. Për interesat e hetimit, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme për kryerjen e kontrolleve në banesa, automjete dhe persona.

Deri në këto momente janë ekzekutuar 5 vendime të Gjykatës së Posaçme, dhe janë realizuar kontrolle të shumta, nga të cilat ndër të tjera janë sekuestruar sende dhe materialet e mëposhtme:

Shuma monetare në total:Euro: 43,470 €

Franga zvicerane: 5,000 CHF

Automjete: 3 automjete, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63, një Volksëagen Golf 7a, dhe një Volksëagen Sharan.

Mjet lundrues:1 skaf luksoz i markës “Hull ëorks Sarock 40”, prodhim i vitit 2025, i regjistruar në emër të një subjekti tregtar.

Armë zjarri: 3 pistoleta, me krehër dhe fishekë.

Ora të luksit: 1 orë Rolex, model 126613LN

1 orë Richard Mille, model Mclaren RM50-03/68

Telefona celularë:16 aparate celularë, kryesisht të markës iPhone dhe Samsung, disa me karta SIM aktive.

Karta bankare dhe dokumente financiare:19 karta bankare ndërkombëtare (Visa, Mastercard, American Express), të lëshuara në emër të personave nën hetim.

Dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama.

Pajisje elektronike:1 dron i markës DJI Mavic 2 Enterprise, me të gjithë aksesorët përkatës.

8 hard disqe të markës Hikvision, me kapacitet 6TB secili.

1 NVR Hikvision.

2 radio komunikimi Baofeng.

Dokumentacion identifikimi dhe pronësie: Patentë dhe karta identiteti nga autoritete të Shqipërisë, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar.

Leje drejtimi dhe dokumente lundrimi për mjetet lundruese.

Certifikata pronësie, dokumente noteriale, kontrata shitblerjeje dhe deklarime të pasurisë.
 Etj.

Episodet të trafikut të drogës

Bazuar në informacionin hetimor të mbledhur nga Prokuroria e Posaçme, aktiviteti i këtij grupi të strukturuar kriminal për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është konkretizuar përmes një sërë episodesh të zhvilluara kryesisht gjatë periudhës 2020–2021 në disa shtete të Bashkimit Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Episode të sekuestrimi të kokainës

Spanjë – shkurt 2020
Sekuestruar 400 kg.
Belgjikë – prill 2020
Sekuestruar 989.1 kg.
Kanali (Francë – Mbretëri e Bashkuar) – prill 2020
Sekuestruar 250 kg në një ngarkesë me destinacion Britaninë e Madhe.
Holandë – qershor 2020
Sekuestruar mbi 2000 kg kokainë. Vlera tregu e kësaj sasie llogaritet mbi 151 milionë euro (Burimi: https://ëëë.ad.nl/rotterdam/douane-vindt-2020-kilo-cocaine-met-een-ëaarde-van-ruim-151-miljoen-euro-tussen-bananen )
Holandë – tetor 2020
Sekuestruar 1484.07 kg.

Episode të sekuestrimit të hashashit

Rimini, Itali – korrik 2020
Sekuestruar 275 kg.
Bari, Itali – mars 2021
Sekuestruar 400 kg.
Algeciras, Spanjë –mars-shtator 2020
Sekuestruar rreth 1442 kg, ku 170 kg dyshohet se ishin për llogari të të hetuarve.

Episode të tjera

Francë – shkurt 2020
Sekuestruar një automjet dhe 72,000 euro cash.
Modus Operandi

Ky grup i strukturuar kriminal vepronte nëpërmjet një organizimi të sofistikuar kryesisht në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt disa prej vendeve të Bashkimit Evropian si dhe në Britaninë e Madhe. Lënda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë detarë drejt porteve të mëdha si Anvers (Belgjikë), Rotterdam (Holandë), apo në rrugë tokësore drejt Francës dhe përmes Kanalit (Channel Tunnel) për në Mbretërinë e Bashkuar. Në disa raste, ngarkesat shkarkoheshin edhe në portet e Italisë dhe Spanjës.

Sipas prokurorëve të çështjes, z. Altin Dumani dhe z. Adnan Xholi:

“Struktura organizative e këtij grupi kriminal, me shtrirje në disa kontinente dhe me 16 anëtarë të identifikuar deri tani, dëshmon nivelin e lartë të sofistikimit të grupeve kriminale shqiptare, aftësitë dhe shtrirjen e tyre në tregje kriminale ndërkombëtare.”

Transporti i drogës karakterizohej nga metoda të sofistikuara fshehjeje dhe një logjistikë e mirëorganizuar ndërkombëtare. Për fshehjen e drogës përdoreshin mënyra të ndryshme, si për shembull fshehje në paleta me dru (Belgjikë, Francë), kuti me banane (Holandë) dhe thasë me kokrra kakaoje (Rotterdam), duke e maskuar kështu si mall tregtar për të shmangur kontrollin doganor.

Organizimi i grupit ishte hierarkik dhe i ndarë në role të specializuara. Në krye këtij grupi kriminal qëndronin drejtuesit dhe financuesit të cilët jo vetëm porosisnin dhe financonin ngarkesat me drogë, por gjithashtu koordinonin rrugët, pikët e kontaktit dhe operacionet logjistike. Ata ishin ideatorët, investitorët dhe garantuesit e operacioneve, duke lidhur burimin e drogës në Amerikën Latine me tregjet evropiane përmes një zinxhiri të sofistikuar ndërmjetësimi. Shumica e tyre jetonin midis vendeve të Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe dhe në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Poshtë tyre vepronin bashkëpunëtorë që siguronin logjistikën dhe transportin. Këta persona gjenin kompani legjitime eksporti ose transporti, kontraktonin shoferë – shpesh shtetas rumunë – dhe përgatisnin ngarkesat duke i maskuar me mallra të ligjshëm si lëndë drusore apo kakao. Përmes tyre kalonin tonelata me lëndë narkotike drejt porteve të Belgjikës, Holandës apo kalimeve tokësore drejt Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në terren, në vendet e destinacionit, funksiononte një tjetër hallkë e grupit – ajo e shpërndarjes. Këtu përfshiheshin persona që prisnin sasitë e drogës, siguronin dorëzimin, dhe shpërndanin lëndën narkotike sipas porosive lokale. Këta ishin krahu ekzekutiv i rrjetit në Britaninë e Madhe dhe Evropën Perëndimore.

Në origjinën e ngarkesave, në vendet e Amerikës Latine, qëndronin persona të paidentifikuar që shërbenin si pika kontakti. Ata ishin përgjegjës për sigurimin, ambalazhimin dhe dërgimin e drogës drejt porteve evropiane.

Gjithçka mbahej në kontroll nëpërmjet një komunikimi të koduar, aplikacionit Sky/ECC. Përdoruesit mbuloheshin pas pseudonimesh dhe kodeve PIN, që garantonin anonimitetin dhe shmangien e përgjimeve. Komunikimet përfshinin planet për dorëzime, paralajmërime për kontrolle doganore dhe udhëzime për mënyrën e reagimit në rast sekuestrimesh. Në raste dyshimi, telefonat fshiheshin, shkatërroheshin ose hidhnin për të mos lënë gjurmë.

Në aspektin e kryerjes së pagesave, grupi kishte zbatuar një metodë të sofistikuar për të shmangur sistemin bankar tradicional: sistemin informal të pagesës Haëala. Ky mekanizëm mundësonte transferimin e shumave të mëdha parash midis vendeve të ndryshme pa kaluar përmes kanaleve financiare formale, duke shmangur kështu gjurmët zyrtare të transaksioneve. Kjo formë pagesash përdorej për të fshehur origjinën dhe destinacionin e të ardhurave nga trafiku i drogës. Verifikimi i shumave bëhej përmes kartëmonedhave të koduara, ku ishin shënuar pseudonime, shumat e pagesave dhe datat specifike që funksiononin si “token” për të garantuar tërheqjen e saktë të shumës në pikën përkatëse.

Ky grup kriminal kishte gjithashtu akses në infrastrukturën doganore përmes lidhjeve me individë të përfshirë në porte apo agjenci kontrolli në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Nga komunikimet del qartë që sigurimi i bashkëpunimit me doganierë ose personel të porteve shihej nga drejtuesit e këtij grupi kriminal si faktor vendimtar për suksesin e kryerjes së trafikut të narkotikëve prej tyre.

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Në këtë hetim të rëndësishëm, SPAK ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim të shkëlqyer me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë ligjzbatuese të Amerikës Latine, agjencitë partnere britanike dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve të BE dhe në mënyrë më specifike me shtete si Franca, Italia, Spanja, Holanda, Belgjika dhe Kroacia.  Një koordinim mjaft cilësor ka qenë edhe ai me agjencitë ligjzbatuese vendase.

Prokurorët e çështjes, z. Altin Dumani dhe z. Adnan Xholi, nënvizojnë se:

“Ky hetim i suksesshëm i drejtuar nga SPAK është rezultat i drejtpërdrejtë i bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, veçanërisht me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë e shteteve anëtare të BE-së, si dhe agjencitë ligjzbatuese partnere në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët ofruan mbështetje përmes një analize të thelluar të të dhënave dhe zbatimit të një koordinimi efektiv ndërkombëtar policor. Vlera e materialit të zbuluar përmes analizës së të dhënave të komunikimit të dekriptuara nga Sky/ECC ka qenë thelbësore për të plotësuar provat e mbledhura gjatë hetimit dhe mbetet ende e vlefshme për arritjen e rezultateve të duhura hetimore. Ky informacion ka qenë thelbësor në identifikimin e veprave penale të rënda, të të dyshuarve, si dhe për përcaktimin e rolit të tyre në këtë grup të strukturuar kriminal.”

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.  

10 MUAJ ME PARE

VIDEO-EKSKLUZIVE/ “Hummer” dhe “G Class”, çfarë sekuestroi policia pas kontrollit në banesën e Ermir Ndrejajt

Trafik droge nga Amerika Latine në vendet e BE dhe Britani/ SPAK godet

TIRANË- Policia ka sekuestruar dy automjete të Ermir Ndrejajt i cili u vendos ditën e djeshme në pranga pas një operacioni të urdhëruar nga SPAK. Mbrëmjen e djeshme policia ka kryer kontrolle në banesën e Ndrejajt ku janë sekuestruar mjetet.

Sipas burimeve për Dosja.al policia ka sekuestruar një mjet tip "Hummer" dhe një "G Class". Sekuestrimi është zhvilluar te kompleksi "Delijorgji" në Tiranë. Në videon e siguruar ekskluzivisht nga Dosja.al duket mjeti i cili është vendosur në karrotrec.

Mbrëmjen e djeshme dolën edhe pamje kur policia ka arritur te kompleksi për të kryer kontrollet. Ende nuk ka një informacion zyrtar se çfarë tjetër mund të jetë sekuestruar.  Ndrejaj u arrestuar pas operacionit të SPAK. Në lidhje me këtë aksion janë vënë në pranga edhe vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosman. Identiteti i personit të katërt është zbuluar sot. Ai është Ilir Lloshi. Arrestimi i tyre erdhi pas përgjimeve të komunikimit në SKY ECC.

10 MUAJ ME PARE

I njohur si "Cinco"/ Kush është Ermir Ndrejaj që u prangos dje pas urdhrit të SPAK, ja për çfarë akuzohet

Trafik droge nga Amerika Latine në vendet e BE dhe Britani/ SPAK godet
Foto

TIRANË- Ermir Ndrejaj është një nga 4 të arrestuarit të cilët u vendosën në pranga pas operacionit të zhvilluar nga policia dje me urdhër të SPAK. Ndrejajt mbrëmjen e djeshme i është zhvilluar edhe kontroll në banesë, pamjet të cilat Dosja.al i publikoi. Por kush është Ndrejaj i cili u prangos së bashku me vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosman pas përgjimeve të komunikimit në SKYECC.

 

44-vjeçari njihet si Cinco pasi ka në pronësi klubin e njohur të natës në Durrës, Cinco Cavalli. Ai është nga qyteti i Bajram Currit. Media belge “Gazet van Antwerpen”  pak muaj më parë i kushtuan një artikull Ndrejajt dhe shqiptarëve të tjerë të cilët luanin një rol të rëndësishëm në botën e drogës në Antwerp. Sipas medias belge "Cinco" është figurë e njohur e disa hetimeve të mëdha kriminale për kontrabandën e kokainës, përfshirë hetimin për klanin Y. dhe Frank De Tank. Lupës së  “Gazet van Antwerpen” nuk i kanë shpëtuar as bizneset e 44-vjeçarit të cilat ndodhen në zona të rëndësishme të kryeqytet.

"Në Antwerp, Matoshi është në kontakt edhe me një tjetër shqiptar, i cili gjithashtu do të luajë një rol të spikatur në botën e drogës në Antëerp: Ermir Ndreaj (44), alias Cinco. Edhe Cinco vjen nga qyteti i Bajram Currit. Emri i Ndreajt figuron në disa hetime të mëdha kriminale për kontrabandën e kokainës, përfshirë hetimin për klanin Y. dhe Frank De Tank. Ndreaj pseudonimin ia ka atribuuuar diskotekës së famshme Cinco Cavalli në Durrës, të cilën e ka në pronësi. Në Tiranë, ai dhe bashkëshortja e tij Elira drejtojnë restorantin elegant “Savoy Garden”.

Restoranti mund të jetë ekskluziv dhe i shtrenjtë, por kjo nuk do të thotë se gjërat shkojnë gjithmonë mirë. Në verën e vitit 2024, disa persona u plagosën gjatë një feste VIP në Savoy Garden, e gjitha pasi 32-vjeçari Edison Elezaj filloi të qëllonte me armë zjarri. Kanë lidhje me mafian shqiptare? Jo, aspak! Personi që qëlloi me armë zjarri ishte djali i pronarit të Lajthizës, markës më të famshme të ujit të burimeve në Shqipëri.

Trafik droge nga Amerika Latine në vendet e BE dhe Britani/ SPAK godet
Artikulli

Javën e kaluar, dosja ku bën pjesë Ermir Ndreaj u dërgua në Gjykatë pas përfundimit të hetimeve për trafik droge dhe pastrim parash, por shqiptari nuk është i vetmi i akuzuar. Bashkë me të përmendet Sani Al Murdaa dhe ‘biznesmeni’ i Antwerpenit, Yasin M., alias Teentje.

Ndryshe nga Denis Matoshi, Cinco nuk fshihet në Dubai. Cinco thjesht shëtit nëpër Tiranë si njeri i lirë, me të dashurën e tij Elira, një avokate. Duke qenë se Shqipëria nuk ekstradon shtetasit e saj, Cinco nuk ka pse të frikësohet se do të ekstradohet në Belgjikë," shkruante media belge më 26 janar të këtij viti.

Dosja.al më tej ka bërë disa kërkime në lidhje me bizneset e Ndrejajt ndërsa ka të regjistruar 4 të cilat një e ndan pronësinë me gruan e tij. Një biznes është "CLINIQUE CINQ" e cila është hapur në vitin 2020 dhe është kompani importi, exporti për shërbime kozmetike, veshje e produkteve ushqimore etj. Aksionet janë të ndara 51% për Ermir Ndrejaj dhe 49% Elira Barbullushi.

Biznesi tjetër është "UNLIMITED CONSTRUCTIONS" i hapur në vitin 2020. Ky biznes ka aktivitet shërbimi në fushën e ndërtimit dhe projektimit, inport, eksport dhe tregti materjale ushqimore etj. Biznesi i katërt është "UNLIMITED DELICACY" i cili ështe hapur në 2020 po ashtu një kompani për import- eksport të pijeve alkoolike, tregtim te materialeve te ndryshme, tregtim produktesh te gatshme dhe gjysem te gatshme, me shumice dhe pakice. Në këtë kompani ka 51% të aksioneve Elira Ndrejaj dhe 49% Ermir Ndrejaj.

Trafik droge nga Amerika Latine në vendet e BE dhe Britani/ SPAK godet
Bizneset në pronësi të Ndrejajt
10 MUAJ ME PARE

U arrestua nga SPAK/ Kush është Ilir Lloshi, emri u zbulua nga Erjon Alibej, çfarë dëshmoi i penduari i drejtësisë në 2022

Trafik droge nga Amerika Latine në vendet e BE dhe Britani/ SPAK godet
Erjon Alibej

TIRANË- Ilir Lloshi është personi i katërt i cili u prangos mbrëmjen e djeshme pas një operacioni të zhvilluar me urdhër të SPAK. Nga aksioni janë vënë në pranga edhe vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosman. Pas arrestimit të Ermir Ndrejajt policia ka zhvilluar një kontroll në kompleksin ku ndodhet banesa e tij. Arrestimi i tyre erdhi pas përgjimeve të komunikimit në SKYECC.

Kush është Ilir Lloshi?

Emri i Ilir Lloshit është përmendur për herë të parë nga i penduari i drejtësisë Erjon Alibej. Gjatë dëshmisë së tij para prokurorëve belg në vitin 2022, Alibej theksoi se Lloshi njihej me pseudonimin "Liçja". Alibej gjatë dëshmisë, po tregonte lidhjet e vëllait të tij me Çopjat. Ai zbuloi disa përplasje ndërsa Lloshi mësohet se ishte dërguar tek ortaku anglez i familjes Çapja si personi që ka patur sasinë e mallit e më pasi po ai e humbi.

"Ne me vëllezërit Çopja kemi pasur lidhje dhe vëllai im Endriti shoqërohej me ta. Në bazë të analizave të mia, duke filluar nga ngjarja e parë kur u vra vëllai im dhe sot e kësaj dite, mendoj se përplasja ka lindur si pakënaqësi dhe inate të brendshme apo sedre të atyre, që kur vëllezërit Çopja bënë një tentativë vrasje në Elbasan ndaj disa personave të tjerë.

Ngjarje e cila është hetuar nga policia e Elbasanit, midis vëllezërve Çopja dhe një personi të quajtur Ervis. Endriti nga grupi tjetër i Ervisit, njërin nga vëllezërit e tij e kishte shumë shok. Njëri nga ato persona i ka kërkuar Endritit para borxh, diku te 30 mijë euro. Në momentin që familja Çopja e mori vesh nuk i erdhi mirë dhe filloi të fliste që Endriti nuk bëri mirë që ua kishte dhënë paratë. Kam dëgjuar se familja Çopja ka qenë ortake me një anglez.

Ato e kanë bërë vetë lojën që t’i merrnin anglezit 25 kg nga 50 sa ishte sasia. Nëpërmjet një personi, ‘Liçja’ që çuan tek anglezi me pretendimin që ky ishte personi që kishte mallin dhe ky e humbi. Liçja mesa di unë quhet Ilir Lloshi nga Elbasani, është gjallë dhe është moshatar me Çopjat. Unë shtroj pyetjen si ka mundësi që Liçja është gjallë dhe njerëzit e mi janë vrarë kur supozohet se zanafilla e vrasjeve është 50 kg i kokainës," u shpreh Alibej gjatë dëshmisë së tij.

10 MUAJ ME PARE

Operacioni i SPAK, identifikohet personi i katërt i arrestuar gjatë aksionit (EMRI)

Trafik droge nga Amerika Latine në vendet e BE dhe Britani/ SPAK godet
Operacioni

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin e policisë të zhvilluar ditën e djeshme më urdhër të SPAK. Dje u raportuar për 4 të arrestuar por vetëm 3 prej tyre u identifikuan.  Mësohet se personi i katërt i arrestuar është Ilir Lloshi.

Nga aksioni janë vënë në pranga edhe vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosman. Pas arrestimit të Ermir Ndrejajt policia ka zhvilluar një kontroll në kompleksin ku ndodhet banesa e tij. Arrestimi i tyre erdhi pas përgjimeve të komunikimit në SKYECC.

Plarent Dervishajt i është komunikuar akuzë e re si dhe të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej. Të dyve u është komunikuar akuza në burg. Nga ky operacion janë sekuestruar ora të shtrenjta, bizhuteri dhe makina luksoze. Në lidhje me këtë operacion është shpallur në kërkim një person që ndodhet jashtë shtetit.

10 MUAJ ME PARE

U shanë në gjyq “mbarë e mbrapsht”, por më parë Plaurent Dervishaj dhe Erjon Alibej bashkëpunonin në trafikun e tonelatave të kokainës

Trafik droge nga Amerika Latine në vendet e BE dhe Britani/ SPAK godet

TIRANË- Grupi i drejtuar nga Plaurent Dervishaj ka arritur të fusë nga vendet e Amerikës Latine në vendet e Bashkimit Evropian rreth 4.5 ton kokainë, e cila është arritur të kapet në Holandë, Belgjikë e vende të tjera.

Në total zv. drejtuesi i SPAK-ut, Adnand Xholi, ka arritur të dokumentojë përmes bisedave në aplikacionin “Sky”, 4 episode të trafikut të kokainës.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mësuar se në një nga këto episode ka marrë pjesë në mënyrë direkte Erjon Alibej, i cili gjatë seancave të pyetjeve ka pranuar pjesëmarrjen në këtë trafik droge dhe bashkëpunimin kriminal që ka pasur me Plaurent Dervishajn.

Alibej dhe Dervishaj kanë qenë miq së bashku, ndërsa të dy disa javë më parë u shanë rëndë nga gratë dhe motrat teksa zhvillohej gjyqi kundër Plaurentit për atentatin e kundër Arjan Ndojës, Landi Muharremit dhe Andi Malokut.

Edhe në këtë dosje të re, SPAK ka pyetur Erjon Alibejn për trafikimin e kokainës, i cili ka pranuar autorësinë e pjesëmarrjes në trafik dhe ka treguar bashkëpunimin që ka pasur me personat e tjerë të arrestuar, dinamikën e porositjes së drogës dhe jo vetëm kaq.

Gjatë operacionit policia dhe BKH-ja, ka arritur të sekuestrojë disa armë, një sasi monetare dhe makina luksoze.

Aksioni është ende në vijim e sipër, ndërsa pritet që ditën e hënë personat e arrestuar të dalin para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”./OraNews

taulant balla ne spak trafik droge

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci