Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Një grup kriminal që trafikonte armë zjarri nga Kosova në Tiranë me qëllim shitjen e tyre, është goditur nga policia. • Në kuadër të operacionit policor të koduar “Transportuesi 2”, u arrestuan shtetasit Blerim Krasniqi, Benjami Shala, Edonis Thaçi, Muhamed Krasniqi. • Katërshja kishte qëllim shitjen e armëve në vlerat 1500-3000 euro. • Gjithashtu policia bën me dije se janë sekuestruar 10 armë zjarri pistoleta, me krehra dhe municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë. • Mësohet se grupi kriminal kryente këtë trafikim prej një viti drejt vendit tonë dhe prej tetë muajsh ishin vënë në përgjim. • Kushërinjtë Blerim dhe Muhamed Krasniqi në bashkëpunim me Edonis Thaçin i cili ka një linjë autobusi në pronësi, ngarkonin armët në autobusët e këtij të fundit. • Nëpërmjet autobusëve të Thaçit bëhej transportimi i armëve drejt vendit tonë. • Qytetet ku ky grup kriminal ishte i fokusuar ishin kryesisht Tirana, Vlora, Saranda dhe Korça. • Gjithashtu dyshime ka se armët e zjarrit transportoheshin edhe në Greqi për llogari të grupeve kriminale atje.
3 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Dalin në dritë detaje të reja lidhur me trafikimin e armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri nëpërmjet grupit kriminal të cilët u arrestuan ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se grupi kriminal kryente këtë trafikim prej një viti drejt vendit tonë dhe prej tetë muajsh ishin vënë në përgjim.
Bëhet me dije se kushërinjtë Blerim dhe Muhamed Krasniqi në bashkëpunim me Edonis Thaçin i cili ka një linjë autobusi në pronësi, ngarkonin armët në autobusët e këtij të fundit. Nëpërmjet autobusëve të Thaçit bëhej transportimi i armëve drejt vendit tonë.
Qytetet ku ky grup kriminal ishte i fokusuar ishin kryesisht Tirana, Vlora, Saranda dhe Korça. Gjithashtu dyshime ka se armët e zjarrit transportoheshin edhe në Greqi për llogari të grupeve kriminale atje.

TIRANË- Publikohen fotografitë e pjestarëve të grupit kriminal që trafikonin armë zjarri nga Kosova në Tiranë me qëllim shitjen e tyre. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Transportuesi 2”, u arrestuan Blerim Krasniqi, Benjami Shala, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi.
Katërshja kishte qëllim shitjen e armëve në vlerat 1500-3000 euro. Mësohet se njëri prej të arrestuarve Edonis Thaçi është pronar i kompanisë së autobusëve “Thaçi Travel”.
TIRANË- Një grup kriminal që trafikonte armë zjarri nga Kosova në Tiranë me qëllim shitjen e tyre, është goditur nga policia. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Transportuesi 2”, u arrestuan shtetasit Blerim Krasniqi, Benjami Shala, Edonis Thaçi, Muhamed Krasniqi.
Gjithashtu policia bën me dije se janë sekuestruar 10 armë zjarri pistoleta, me krehra dhe municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë. Arrestimi i tyre u bë në vendparkimin e një terminali autobusëzh, në Lundër, kjo sepse të rinjtë i transportonin armët me autobuz. Katërshja kishte qëllim shitjen e armëve në vlerat 1500-3000 euro.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Goditet një grup kriminal që trafikoi armë zjarri nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen. Sekuestrohen 10 armë zjarri.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Speciale në DVP Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si dhe në zbatim të masave të planit operacional "Sundimi i ligjit", finalizoi operacionin e koduar “Transportuesi 2”.
Gjatë operacionit, në vendparkimin e një terminali autobusëzh, në Lundër, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: B. K., 28 vjeç, B. Sh., 20 vjeç, E. Th., 25 vjeç, dhe M. K., 20 vjeç, të gjithë banues në Kosovë.
Shtetasi B. K. dyshohet se ka vënë në autobusin me drejtues shtetasin E. Th., një çantë brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak. Më pas, shtetasi B. K., në bashkëpunim me shtetasin M. K., kanë ndjekur me automjetin e tyre, autobusin, gjatë gjithë itnerarit.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, shtetasi E. Th., së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta, me krehra dhe municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë.