Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një fëmijë 7 vjeç është goditur për vdekje nga një skaf. • Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, në plazhin e Potamit në Himarë. • Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00, Arjan Tase, një ish-punonjës policie, duke drejtuar mjetin lundrues, dyshohet se ka humbur kontrollin. • Për pasojë, skafi ka goditur vajzën e mitur, e cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje. • E mitura ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e skafit dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.• Fëmija me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë me familjen, por ishin kthyer në atdhe për pushime. • Drejtuesi i skafit tentoi që të largohej nga vendi i ngjarjes, por u kap dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Himarë. • Pas ngjarjes, kryepolici Gledis Nano ka përjashtuar nga Policia e Shtetit, Arjan Tasen, i cili vrau sot të miturën. • Po ashtu, ka shkarkuar nga detyra të gjith zinxhirin komandues të Policisë Kufitare të Vlorës, përfshirë edhe kryekomisarin Shpëtim Hasanaliaj. • Shumë reagime, ka pasur edhe protestë tek Kryeministria. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Gledis Nanos, Blendi Çuçit dhe Mirela Kumbaros. Tjetër protestë është paralajmëruar të enjtën, do mbështetet nga PD dhe Partia e Lirisë.
48 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Arjan Tase, polic në detyrë dhe njëherësh ish-shefi i komisariatit të Himarës, i cili përplasi për vdekje 7-vjeçaren në plazhin e Potamit, mund të dënohet nga gjobë, deri në 5 vite burg për tragjedinë e shkaktuar. Kjo pasi ndaj tij është ngritur vetëm akuza e vrasjes nga pakujdesia, e cila në nenin 85 të kodit penal parashikon maksimumin e dënimit deri në 5 vite burg.
Neni 85- Vrasja e kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.

Tase do të akuzohet për vrasjen nga pakujdesia.
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Policisë së Shtetit, Arjan Tasen, me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprën penale “Vrasje e kryer nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal. Në njoftimin për mediat, AMP ka sqaruar krimin e kryer nga Tase e deri te procedimet për këtë ngjarje të rëndë. Sipas tyre, Tase ka futur mjetin lundrues në hapësirën ujore të përcaktuar për pushuesit. Kjo hapësirë ujore ka qenë e rrethuar me bova plastike, sipas përcaktimeve në aktet ligjore që normojnë këtë aktivitet. Pasi ka zbarkuar në breg personat e tjerë në bord, autori ka kryer manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, drejtuesi i mjetit ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, të miturën duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës.
AMP ka marrë në cilësinë e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime, drejtuesit e strukturave policore:Kryekomisar SH.H., me detyrë Drejtor i Drejtorisë dhe Migracionit në DVKM Vlorë;Komisar F.M. me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit në DVKM Vlorë;Nënkomisar V.LL., me detyrë Shef i Komisarjatit të Policisë Himarë;Nënkomisar N.B., me detyrë Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi;Nënkomisar A.D., me detyrë Shef i Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Himarë.
NJOFTIMI I AMP:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë së Shtetit, A.T., me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprën penale “Vrasje e kryer nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal, në rrethanat e mëposhtme: Në datën 02.08.2022, rreth orës 14:00, shtetasi A.T., i cili ishte me pushime në Himarë, ka qenë duke drejtuar një mjet lundrues me dy motorë, nga Porto Palermo drejt Potamit, ndërsa në bord kishte edhe familjarë të tij.
Në vendin e quajtur plazhi i Potamit, në kundërshtim me rregullat e qarkullimit ujor, shtetasi A.T. ka futur mjetin lundrues në hapësirën ujore të përcaktuar për pushuesit. Kjo hapësirë ujore ka qenë e rrethuar me bova plastike, sipas përcaktimeve në aktet ligjore që normojnë këtë aktivitet. Pasi ka zbarkuar në breg personat e tjerë në bord, shtetasi A.T. ka kryer manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, drejtuesi i mjetit A.T., ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, shtetasen e mitur J.A., duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës.
Pas veprimeve hetimore në vendngjarje, administrimin e provave që dokumentojnë fajësinë e shtetasit A.T. për veprën penale të “Vrasjes së kryer nga pakujdesia”, hetimet janë shtrirë edhe ndaj strukturave policore, të cilat në fushën e veprimtarisë që u ngarkon ligji, kanë përgjegjësinë për kontrollin dhe monitorimin e sigurimit të hapësirave ujore të rrethuar me bova për pushuesit. Gjithashtu grupi hetimor ka sekuestruar mjetit lundrues, i cili rezulton me dokumentacion të rregullt ligjor. Nga veprimet procedurale të kryera deri në këtë fazë, janë marrë në cilësinë e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime, drejtuesit e strukturave policore:
– Kryekomisar SH.H., me detyrë Drejtor i Drejtorisë dhe Migracionit në DVKM Vlorë;
– Komisar F.M. me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit në DVKM Vlorë;
– Nënkomisar V.LL., me detyrë Shef i Komisarjatit të Policisë Himarë;
– Nënkomisar N.B., me detyrë Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi;
– Nënkomisar A.D., me detyrë Shef i Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Himarë.
VLORË- Mbi 20 persona janë pyetur nga policia e Vlorës në lidhje me ngjarjen e djeshme ku humbi jetën Joanda Avdiaj, vetëm 7 vjeç teksa po notonte në plazhin e Potamit. Mes personave të pyetur, janë edhe familjarët e vajzës të cilët kanë treguar tmerrin që panë me sy dhe momentet e fundit të vogëlushes.
Dëshmitarët okular të pyetur në momentet e para pas ngjarjes nga policia e Himarës dhe Vlorës kanë dhënë detaje tronditëse. Në dëshmitë në polici disa prej tyre tregojnë se skafi ka tentuar të largohet nga vendi ngjarjes por kanë qenë këta të fundit që e kanë ndaluar. Ata kanë treguar se trupi i së miturës për pak momente ka ndenjur në ujë pasi askush nuk guxonte ta nxirrte prej andej. Ka qenë një shtetas i huaj që sipas tyre e ka nxjerr, duke e vendosur në një shezlong aty pranë për ti dhënë ndihmën e parë.
Arjan Tase në dëshminë e tij në komisariat ka pranuar autorësinë e krimit duke treguar se mjeti i pësoi një defekt. Tase ka treguar se mjetin gomone “Nëna 154” e ka marr tek i afërmi i tij në Porto Palermo. Ka ardhur me të në Potam ku e ka ndaluar. Më pas ka tentuar të bëj xhiro familjarët e tij. Kur këta të fundit kanë hipur në gomone Tase ka ulur manjetat e gomones duke i dhënë gaz. Gjithashtu në dëshminë në komisariat ka mohuar akuzat e qytetarëve se ka kërkuar të arratisej.
Vajza e vogël ka qenë duke u larë në det me babain e saj, kur është goditur nga helikat e motorëve të gomones dhe e gjithë skena ka ndodhur para syve të të atit, i cili nuk ka bërë dot asgjë që të ndihmojë të bijën. E mitura humbi jetën në vend, ndërsa autori është vendosur në pranga. Mbi Arjan Tasen tashmë rëndojnë akuzat e vrasjes nga pakujdesia por pritet kqyrja e kamerave të sigurisë teksa nëse vërtetohen dyshimet se ka tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes apo është konfliktuar me familjarët dhe persona të tjerë mbi të pritet të rëndojnë edhe akuza të tjera.
TIRANË- Partia e Lirisë do t'i bashkohet protestës së thirrur nga Partia Demokratike ditën e enjte, për shkak të tragjedisë që tronditi sot Himarën. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan se ka ardhur koha që t'i tregohet regjimit kliminal që populli shqiptar është Zoit i fateve të veta.
Postimi i Plotë:
Partia e Lirisë mbështet fuqimisht çdo formë proteste qytetare dhe bashkohet me indinjatën e madhe të gjithë opinionit publik të tronditur nga tragjedia që preku sot familjen Avdia, që humbi vogëlushen 7-vjeçare. Është koha për t'i treguar këtij regjim kriminal, që varfëron, grabit, dhunon dhe vret fëmijë, se populli shqiptar është Zot i fateve të veta!
Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi e mitura nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues, Arjan Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.
TIRANË- Partia Demokratike ka njoftuar mbajtjen e një proteste në ambientet përballë Ministrisë së Brendshme ditën e enjte, 4 gusht, ora 19:00. Në njoftimin publik të selisë blu, theksohet se protesta mbahet në lidhje me përplasjen për vdekje të 7-vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë. PD njofton si kërkesë të protestës dorëheqjen e ministrit të Brendshem Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, e mesa duket kanë kursyer kreun e Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
"Tragjedia në Himarë, Fronti për Shpëtimin Kombëtar thërret protestë të enjten, 4 Gusht, ora 19:00 para Ministrisë së Brendshme. Kërkesë për dorëheqjen e ministrit të Brendshem Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro,"-shkruhet në njoftimin e tyre.
Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi e mitura nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues, Arjan Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.
HIMARË- Një oficer i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka marrë në pyetje, Arjan Tasen, punonjësin e policisë së Elbasanit që vrau sot 7-vjeçaren në plazhin e Potamit në Himarë. Gjatë marrjes në pyetje, Tase ka pranuar autorësinë e krimit duke shtuar se në momentin kur ka goditur vajzën gomonia ka marrë gaz në mënyrë të menjëhershme duke bërë një rrotullim në vend.
Po ashtu, ndër të tjera, polici tashmë i përjashtuar nga radhët e uniformave blu, ka treguar se në mëngjes kishte shkuar me makinë në Porto Palermo, duke marrë gomonen pikërisht në këtë vend, ndërsa kishte bërë me dije se mjetin ia kishtë marrë djalit të xhaxhait por edhe vetë kishte leje drejtimi të mjeteve lundruese.
Pak para se të ndodhte krimi, ai kishte udhëtuar me gomone nga Porto Palermo në drejtim të Potamit ku do merrte gruan dhe fëmijët për ti nxjerrë shëtitje në det. Por në atë moment, sipas tij gomonia ka marrë së tepërmi gaz, duke bërë një rrotullim të menjëhershëm në vend.
Vajza e vogël ka qenë duke u larë në det me babain e saj, kur është goditur nga helikat e motorëve të gomones dhe e gjithë skena ka ndodhur para syve të të atit, i cili nuk ka bërë dot asgjë që të ndihmojë të bijën. E mitura humbi jetën në vend, ndërsa autori është vendosur në pranga. Për Tasen, hetimet deri në këtë fazë po ndiqen për akuzën e "vrasjes nga pakujdesia".
TIRANË- Familja Avdia ka hapur sot dyert e mortit pasi mbesa e tyre 7-vjeçare u masakrua nga helika e skafit që drejtonte polici Arjan Tase. Një i afërm i familjes ka njohtuar zinë në familje, duke dhënë detaje edhe për varrimin e të miturës.
Postimi i Ismet Avdisë:
Shoke dhe miq, ju njoftojme me hidherim te thellë vdekjen e mbeses tone Jonada Bledar Avdia, ne moshen 7 vjecare, nga nje aksident tragjik në plazhin e Himares. Varrimi bahet dt. 03.08.2022, ora 15:00, ne adresen: Familja Avdia, Rruga “Stanislav Zuber”, afer Intesa San Paolo Bank Laprake.

Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi e mitura nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues, Arjan Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.
SARANDË- Policia Kufitare e Portit Sarandë ka ndërmarrë aksion duke bllokuar të gjitha mjetet lundruese me shkelje, pa dokumentacionin përkatës dhe që po bëhen shqetësim për pushuesit.
Pas tragjedisë në Potam, ku një 7-vjeçare u vra nga një skaf që Policia kufitare e portit Sarandë të merrte masa duke mos lejuar asnjë mjet lundrues, gomone, skaf, apo motoskaf në brigjet e Sarandës. Me të nisur aksionin, Policia Kufitare e portit Sarandë ka bllokuar tre motoskafe, që lundronin pranë bregut. Më konkretisht u bë i mundur bllokimi i dy jetskive në pronësi të shtetasit R.C., dhe një jetski në pronësi të shtetasit R.H.
Gjithashtu në fazë verifikimi janë edhe dhjetëra mjete të tjera lundruese, ku janë duke u kryer kontrolle mbi dokumentacionin e tyre.
NJOFTIMI I POLICISË:
Janë bllokuar nga Policia edhe 3 mjete të tjera lundruese, në kuadër të masave të marra për sezonin turistik. Gjatë 2 muajve të fundit, Policia Kufitare e Sarandës ka bllokuar 29 mjete lundruese, konkretisht 14 skafe dhe 15 “Jet ski”. Ndëshkohen me masë administrative pronarët e 3 mjeteve lundruese “Jet ski”, të bllokuara mbrëmjen e djeshme, të cilët kryen manovra të rrezikshme, duke rezikuar jetën e pushuesve, në plazhin e quajtur “Gjiri i Lapajve”. Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve të mjeteve lundruese, duke marrë shkas dhe nga pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqeshin disa shtetas që kryenin manovra të rrezikshme me mjete lundruese, në det, duke rrezikuar pushuesit, kanë bërë të mundur lokalizimin e 3 mjeteve lundruese “Jet ski”.
Pas lokalizimit të tyre, në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2020, neni 14/b, u ndëshkua me masë administrative 10.000 lekë të rinj, shtetasi R. H., 24 vjeç, banues në Sarandë, pronar i një mjeti lundrues dhe me masë administrative 20.000 lekë të rinj, shtetasi R.Ç., 21 vjeç, banues në Sarandë, pronar i dy mjeteve lundruese (10.000 lekë për secilin mjet).
Gjithashtu u bë bllokimi i të 3 mjeteve lundruese “Jet ski” me të cilët u kryen manovra të rrezikshme, në plazh, pasi gjatë kontrollit kanë rezultuar pa dokumentacionin përkatës, në bord.
Policia Kufitare do të vijojë kontrollet dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.
TIRANË- Mbrëmjen e sotme, qytetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, kanë ndezur qirinj në shkallët e Kryeministrisë në formën e homazhit për fëmijën që ndërroi jetë në Himarë pasi u godit me skaf nga oficeri i policisë, Arjan Tase.
Në një reagim për mediat, Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe Ministres së Turizmit, Mirela Kumbaros.
Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi e mitura nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues, polici Arjan Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.
HIMARË- Një fëmijë humbi jetën në plazhin e Potamit në Himarë pasi u përplas nga një gomone që drejtohej nga polici Arjan Tase. Fëmija që ka ndërruar jetë në vend për shkak të dëmtimeve që i kanë shkaktuar helikat, është e afërme e pedagoges dhe aktivistes së njohur Ilirjana Kuçana. Me anë të një postimi të bërë në rrjetet sociale, ajo shkruan se zotohet se rasti do të zbardhet deri në fund pasi krimi i kobshëm sipas saj nuk ka autor vetëm të papërgjegjshmin që drejtonte skafin.
"Çdo prind që ka parë lajmin e kobshëm është tronditur e ka kthyer thikën nga vetja. Së pari jam thellësisht në shok dhe e shkatëruar. Vajza që sot vdiq në aksidentin në Potam është vajza e djalit të dajës sim. Së dyti si prind i një fëmije të po së njejtës moshë jam prekur thellësisht pa u informuar se në fakt viktima ishte e afërmja ime e gjakut. Zotohem që ky rast nuk do të mbetet pa zbardhur dhe pa përndjekur të gjithë zinxhirin e përgjegjësve. Ky krim i kobshëm nuk ka vetëm një autor, atë të papërgjegjshëm që ka qenë duke drejtuar skafin. I shpreh thellësisht ngushëllimet kushëririt tim të parë, Bledit dhe bashkëshortes së tij për këtë humbje të madhe. Zoti i dhëntë durim! Ata prindër janë me të vërtet heronj dhe sot po i lutem Zotit që të gjejnë forcën për tu ngritur përsëri në këmbë pas kësaj fatkeqësie! Zoti i ndëshkoftë këta njerëz!,"-shkruan Kuçana.
Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi e mitura nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues, polici Arjan Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.
HIMARË- Një fëmijë humbi jetën sot, pasi u masakrua nga një skaf, drejtuesi i të cilit nuk i zbatonte ligjet, edhe pse ishte efektiv i Policisë së Shtetit. Një vendim i qeverisë i miratuar në Mars 2019 ka primare ruajtjen e sigurisë në plazhe për pushuesit. VKM-ja për rregullat “për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit” në nenin 7 tij ka të përcaktuar qartë se distancën që duhet të mbajnë motorët e ujit, varkat motorike nga bregu i detit për të mos rrezikuar pushuesit.
“Lejohet aktiviteti i dhënies me qira të pedalonëve apo i mjeteve të tjera ujore dhe përdorimi i tyre duhet të bëhet jashtë zonës së notimit. Lëvizja e motorëve të ujit apo varkave motorike duhet të bëhet në një distancë prej 300 m nga zona e notimit”.
Por pikërisht kjo distancë nuk është është respektuar nga polici Arjon Tase. Gjithashtu, në një vendim tjetër të firmosur në vitin 2014, ëhstë përcaktuar edhe vendi se ku lejohen mjetet lundruese me motorë dhe helika. Potami është një plazh i tipit B, me zhavorr, ndaj dhe duhet të kishte bova 100 metra për të ndaluar afrimin e mjetit në breg.

Sinjalizimin dhe kufizimin me bova me diametër 22 cm me ngjyrë të kuqe, të lidhura me litar pluskues me njëra tjetrën, çdo 30–50 m të hapësirës ujore përpara stacionit të plazhit të dedikuar për not, nuk e kishin bërë në Potam. Duke sjellë vdekjen e një fëmijë që iu ndërpre jeta pa nisur mirë për shkak të papërgjegjshmërisë së shtetit.
HIMARË- Disa qirinj janë ndezur në breg të detit, pikërisht në vendin ku ndërroi jetë fëmija 7-vjeçare që u masakura sot nga një skaf. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, në breg të detit janë vendosur qirinj për të kujtuar të miturën që ndërroi jetë.
Por nuk dihet se kush i ka vendosur, familjarët apo persona të tjerë që dëshmuan gjithë skenën e frikshme para syve të tyre, ku Arjan Tase masakroi me helikën e mjetit lundrues të miturën.
Nje familje nuk do ta shohe me kurre vajzen 7- vjecare. Nuk do zgjohet ne mengjes me buzeqeshjen e saj. Nuk do ti thote “Naten e mire shpirt”. Nuk do ulen as bashke ne tavolinen e drekes dhe as do shohin TV. Nje familje eshte gjymtuar sot duke humbur engjellin e saj 7 vjecar. Cdo njeri qe eshte prind, por edhe cdo qenie njerezore qe funksionon realisht si e tille e di se cfare dhimbje eshte kjo. Femija iku nga kjo bote, ate moment kur familja besonte se po i jepte asaj gezim. Po pushonin ne Shqiperi, ne atdhe, kthyer me gjase nga emigracioni. Po i tregonin bukurite e vendlindjes se saj dhe me siguri ishin te lumtur qe po e benin kete. Deri ate moment kur vajza mori goditjen fatale e me siguri, prinderit e saj do mallkojne veten gjithe jeten qe zgjodhen ti bejne pushimet ne atdhe.
Nuk i di rrethanat e aksidentit dhe nuk merrem dot me to pa pasur me shume detaje. Por e di shume mire qe kjo eshte nje nga historite e paralajmeruar cdo dite. Qe prej me shume se 15 vitesh flas cdo sezon personalisht me Ministrat e Brendshem dhe Drejtorat e policise i trembur nga kjo barbari. Si notar dhe zhytes i perditshem jam i tmerruar nga imazhet qe shoh. Deti shqiptar eshte nje xhungel ku ligjin nuk e ben as policia, as pushteti lokal as ministria e turizmit, as marina dhe askush tjeter. E bejne bandite dhe trafikante qe pasi parkojne makinat luksoze dhe te pajustfikuara terbojne plazhet me performancen e jet skive dhe jane bere tmerri i pushuesve.
E bejne femijet e biznesmeneve te papergjegjshem qe nuk e kuptojne se me parate e tyre mund t’ju blejne femijeve te mira materiale por jo te drejten per te neperkembur dinjitetin e pushuesve te tjere. E bejne laca me zinxhire floriri qe ngrene zerin ne kupe te qiellit nga gomonet e shtrenjta dhe derdhin shampanje, duke mos lene askend te qete pak metra me tutje ne breg. E bejne ata qe sot bllokohen nga policia e neser nxirren nga gjykata duke i lene policet qe kane zbatuar ligjin si guake. E Bejne skafistet qe mbushin skafet plot me pushues dhe fluturojne pa asnje mase sigurie, madje pa veshur edhe femijet e vegjel me jeleke sigurimi.
Ka vite qe jet skite jane tmerr ne gjithe bregdetin shqiptar. Nuk jane atraksion turistik fitimprures, por rrezik permanent. Dhe nuk ndalohen si ne gjysmen e Europes sepse i prishin rehatin 15 banditeve dhe femijeve te llastuar. Vetem kaq. Ka me dhjetra detaje te tilla, por skane asnje vlere te permenden sot. Sepse sot, nje vajze 7 vjecare nuk jeton me. Sot iku nga kjo bote per fajin tone. Te gjitheve bashke. Sot jemi te gjithe me te.
Neser do dale nje histori tjeter. Sic ka ndodhur me cdo gje. Dhe ne do merremi me historine e re. Por dy prinderit e saj, do jetojne gjithe jeten me dhimbjen dhe pengun qe e deshen kaq shume Shqiperine. Sa i dhane edhe vajzen. U prehsh ne paqe shpirt i bardhe!
HIMARË- Pamjet e mëposhtme janë nga Himara, ku Policia Kufitare ka hequr skafin nga vendngjarja. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihen disa efektivë policie që kanë lidhur skafin me atë të Policisë Kufitare.
Ndërkohë që vetë po e shtyjnë në mënyrë që ta fusin në ujë dhe ta tërheqin me skafin e policisë.
Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi e mitura nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.
TIRANË- Zirkon Disha, një nga aktivistët më të njohur të shoqërisë civile ka kërkuar që në orën 20:00, sot, qytetarët të mblidhen për të protestuar tek Kryeministria. Protesta do të organizohet për fëmijën e vrarë sot nga efektivi i Policisë së Shtetit në Himarë. Disha kërkon që të gjithë ata që e ndjejnë se duhet protestuatr të marrin nga dy qirinj në duar dhe të mblidhen poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama. Kërkesat për pushtetarët janë tre.
"Hajdeni të kerkojme dhe tregojme se kush është përgjegjësi dhe te kerkojme ne dritën e qirinjve, me nje buqete lulesh, me nje mesazh ne nje cope leter, pak dinjitet per veten, se e pafajshmja u largua... Të kërkojme shkarkimin ose... Dorëheqje e Ministrit te Brendshëm zotit Bledi Çuçi. Dorëheqje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano. Dorëheqje e Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro,"-shkruan ai ndër të tjera.
POSTIMI I PLOTË:
Miq, qytetarë të Tiranës, bashkombas: Në orën 20:00 merrni dy qirinj dhe hajdeni tek Kryministria. Tek Kryeministria pas ngjarjes makabre te kryer nga nje punonjes me detyra te larta në Policinë e Shtetit, i cili vrau me skaf një vajzë 7 vjeçe ne breg të detit. Hajdeni të kerkojme dhe tregojme se kush është përgjegjësi dhe te kerkojme ne dritën e qirinjve, me nje buqete lulesh, me nje mesazh ne nje cope leter, pak dinjitet per veten, se e pafajshmja u largua.... Të kërkojme shkarkimin ose... Dorëheqje e Ministrit te Brendshëm zotit Bledi Çuçi. Dorëheqje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano. Dorëheqje e Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
____
Ngushellime familjes Avdia për humbjen e dritës së tyre, zoti ju dhëntë forcë për të kaluar këtë dhimbje që ka tronditur thellë çdo bashkombas. Zoti qoftë me ju, e shpirti i engjëllit tuaj u prehtë qiell!
Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi e mitura nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.
TIRANË- Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu, ka reaguar për ngjarjen e tmerrshme në Himarë, ku komisari Arjan Taso vrau një vajzë 7-vjeçare me skaf. Në një deklaratë për mediat, Balliu ka deklaruar se policia e ka cilësuar këtë si aksident, duke theksuar se kjo është një vrasje. Po ashtu ai ka shtuar se Taso duhet të ishte përjashtuar me kohë nga radhët e Policisë, pasi ka bashkëunuar me trafikantë droge.
Deklarata e Plotë:
Një fëmijë 7 vjeçare ka humbur jetën në një plazh të Himarës para disa orësh. Njoftimi i komunikatës së Policisë e klasifikon si aksident. Një skaf që drejtohej nga Arjan Tase, shef komisariati në Elbasan, e ka goditur duke i marrë jetën një vajze të vogël që po pushonte me prindërit. Policia mund ta klasifikojë si të dojë, por rasti nuk është asgjë më pak se vrasje. Eshtë një atentat i dyfishtë, për faktin se një njeri i paguar dhe graduar për të mbrojtur jetën e qytetarëve, e merr atë. Shefi i Komisariatit të Elbasanit Arjan Tase është përjashtuar nga radhët e Policisë nga drejtori i Përgjithshëm Nano, ndërkohë që kjo duhet të kishte ndodhur kohë më parë.
Tase, sipas raportimeve meditaike, është arrestuar 2 vjet më parë, kur ishte shef i Policisë së Himarës, për bashkëpunim me trafikantët e drogës. Ky është rasti i dytë në pak ditë, që një mjet lundrues, del nga deti dhe godet pushuesit. Kjo nuk është shenjë e pakujdesisë, por e sigurisë publike të lënë në duar trafikantësh. Ata që lejojnë trafikun e drogës mund të lejojnë, pa i vrarë ndërgjegjia edhe skafistët e papërgjegjshëm, dhe madje të jenë vetë në timon të mjeteve lundruse që vrasin njerëz. I shprehim ngushëllimet më të ndjera familjes Avdia që ka humbur dritën e syve. Shqiptarëve u kërkojmë të shohin në sy të vërtetën e një shteti pupac, që del nga toka dhe deti, jo për t'i mbrojtur, por për t'i dëmtuar. Kur të rrezikshmit e drejtojnë, Shqipëria është në rrezik!
Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi e mitura nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.
U përplasën pashmangshmërisht dy histori tipike të Shqipërisë së sotme. Historia e një fëmijë që është rritur në një familje normale, nga ato që punojnë shumë dhe mund të kursejnë pak. Një familje nga ato që kriza i gjen të vetmuar përballë spekullantëve të bekuar nga Qeveria, por nuk mund t'ja mohojnë dot pushimet fëmijës që pyet vazhdimisht, kur do nisen, ndërsa krahëzat i ka bërë gati prej kohësh.
Historia përballë është e një polici të akuzuar për korrupsion nga shefi i tij, me kërkesë për masë displinore për bashkëpunim me kultivuesit e kanabisit, një polic që vettingu megjithatë, e ka lënë në detyrë, madje dhe me gradë, një polic me pagë publike që i garanton atij një gomone të kushtueshme që shpenzon naftë për 1 milje aq sa ka shpenzuar familja e fëmijës për pushimet. Historia e arrogancës çnjerëzore të pushtetarit të korruptuar që, tipikisht për këtë pushtet, lidhet dhe me drogën, përplaset me historinë e familjes që me punë të ndershme, ka gjetur cepin e lumturisë në vendin e gabuar.
Në atë vend pushtetari tipik i kleptokracisë ka vendosur të demonstrojë forcën dhe pasurinë. Aty mbi kokat e të pambrojturve, demonstrimi i kësaj dhune, vrau një fëmijë. Pasi e vrau, nuk e qau, vetëm filloi të kërkojë alibinë. Dy historitë përplasen përditë në heshtje, afër dhe larg syve të publikut. Këtë herë megjithëse dihej si do përfundonte, pasoja ishte tragjike, e dhimbshme, e paharrueshme. Historia e fëmijës me krahëza do t'i bashkangjitet vajzës së valëve, për t'u bërë simboli i dytë i Himarës, simboli i dytë i tragjedisë dhe mjerimit të Shqipërisë.
Nuk ishte përplasja e rastësishme e dy historive personale, ishte përplasja e pashamgshme e dy historive tipike, nuk ishte rasti për Edi Ramen që të fliste për një aksident tragjik që po shfrytëzohet politikisht. Nga Bayeruth, ku ka shkuar me çarterin personal që paguhet vjedhurazi me paratë publike, mundet edhe të kërkonte falje. Në mos për historinë e pushtetarit arrogant dhe të korruptuar që mishëron dhe ka krijuar me forcën e shembullit, për policin që bëri një krim me paramendim në një ambient publik.
TIRANË- Policia e Shtetit i kushton shumë vëmendje aparencës institucionale në rrjetet sociale. Në njoftimin që publikoi për ngjarjen e tmerrshme të Himarës, ku një shef policie vrau një të mitur 7-vjeçare me skaf, komentet e njerëzve ishin të shumta. Por këto komente, në të cilat qytetarët shprehnin mërzitjen dhe acarimin e tyre për ngjarjen, administratorët e faqes së policisë në Facebook, janë kujdesur që t'i fshijnë.
Siç shihet dhe nga vëzhdimi që bëri Dosja.al, në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në Facebook, qytetarët kanë lënë 342 komente. Por në momentin që shkon për të lexuar komentet dalin vetëm disa komente që mund të lexohen, ndërsa të tjerat janë fshirë.
Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi e mitura nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.
TIRANË- Lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Himarë, ku u vra tragjikisht një vajzë 7-vjeçare. Në një konferencë urgjente për shtyp, Meta tha se ka ardhur si rezultat i arrogancës së Qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Meta ka thënë se autori ka qenë i dënuar më parë por është riintegruar në Polici nga "partia". Po ashtu, Meta në fjalën e tij, e krahasoi rastin me vrasjen e Klodian Rashës gjatë kohës kur vendi ishte në shtetrrethim prej pandemisë së koronavirusit.
"Kjo e sotmja ishte një vrasje e paralajmëruar. Pak ditë më parë patëm rastin në Jalë. Raste të tilla kemi pasur edhe në Radhimë, edhe në shumë zona të tjera të vendit. Menaxhimi mbetet katastrofik. Ku shkojnë miliona euro për sigurinë në plazhe. Si mund të dilet dhe të thuhet se përgjegjësia është individuale. Të gjithë qytetarët janë të bindur se arroganca që demonstrojnë individë dhe drejtues të shumtë të policisë nuk ndodh rastësisht. Edhe personi që ka kryer këtë vepër kaq të rëndë sot ka qenë i pezulluar dhe i dënuar në të kaluarën dhe i riintegruar në Policinë e Shtetit. Si shumë të tjerë që kanë qenë në organizata kriminale dhe më pas, pasi kanë shërbyer elektoralisht, rivishen dhe rigradohen. Është rezultat i arrogancës së Kryeministrit që thotë ‘mos e politizoni’. Çfarë mund të ndodhte ngjarje më e rëndë tjetër për të reaguar e gjithë shoqëria? E mbani mend se c ndodhi me të riun Rasha gjatë pandemisë që u vra se doli të merrte një paketë cigare,”- tha Meta.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se ngjarja në Himarë është shumë e rëndë, ndërsa shprehet se policia duhet të marrë masa të menjëhershme për këtë ngjarje. Sipas Metës, përveçse është një ngjarje tragjike, po dëmtohet edhe imazhi i sezonit turistik
“Duhet të ketë masa të menjëhershme që të vihet besimi mes policisë e popullit se vetëm në këtë mënyrë policia mund ta bëjë me sukses punën e saj. Për të mos u dëmtuar imazhi i sezonit turistik. Mjaftojnë çmimet shumë të larta, dhe ngjarje të tilla tronditin shumë besimin e qytetarëve tanë, por edhe të turistëve të huaj. Kërkohet profesionalizëm krejt tjetër për të menaxhuar sigurinë e plazhit, kërkohet polici e shtetit dhe jo më e regjimit patronazhist,”- tha Meta. Ndërsa nuk i kurseu as komentet për Policinë e Shtetit, për të cilën tha se duhet t'i përkiste shtetit dhe jo qeverisë dhe Partisë Socialiste e bandave.
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar për tragjedinë e Himarës që i mori jetën një vajze 7-vjeçare. Me anë të një postimi në Facebook, Spiropali shkruan se papërgjegjshmëria e një polici i mori jetën të miturës. Po ashtu ajo ka kërkuar një hetim të shpejtë dhe të drejtë për ngjarjen.
Postimi i Plotë:
Ngjarja tragjike e Potamit na ka tronditur dhe lënduar të gjithëve. Një vajzë shtatë vjeçare humbi jetën e përplasur barbarisht nga një gomone. Nesër ajo mund të ishte muzikante, shkrimtare, politikane, mjeke, apo edhe thjesht bijë e një nëne dhe prind fëmijësh. E vrau papërgjegjshmëria. E vrau dalldia. Ia preu në mes jetën krimi i dikujt që moskontrolli i vetes e shndërroi nga polic, në vrasës. Nxis një hetim të shpejtë dhe të drejtë.
Hetim që jo thjesht të dënojë shkaktarin e një krimi kaq makabër, por edhe të dëshmojë se vepra të tilla kriminale do të dënohen me rreptësinë më maksimale të ligjit. Të gjitha institucionet e sigurisë duhet të ngrihen në këmbë që kjo ngjarje e rëndë të mos përsëritet kurrë dhe askund në bregdetin tonë. Lutem per shpirtin e Saj të pafajshëm. Ngushëllime familjes, edhe pse si nënë e dy fëmijëve të mitur e di se sot prindërit e vajzës janë të pangushëllueshëm. Dhimbja e tyre qoftë një klithmë për të gjithë ne që tragjedi të tilla të mos ndodhin kurrë më.
Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi e mitura nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.
TIRANË- Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, e cila së fundmi ka postuar në llogarinë e saj të Instagramit lajmin e 5-vjeçarit e cila u përplas për vdekje nga skafi në plazhin e Himarës me drejtues, Arjan Tase.
Me emoin e një zemre të thyer ajo ka shkruar mbi postimin e bërë: “Shqipëria që nuk dua”. Në lidhje me këtë tragjedi ka reaguar edhe këngëtarja e njohur Klea Huta e cila i bëri thirrje shtetit që të marrë masa për këtë gjë.
Në Himarë një 5-vjeçar ka ndërruar jetë në plazhin e Himarës. Dosja.al raporton se në Potam, një skaf ka përplasur për vdekje të miturin i cili ishte në det duke notuar. Skafi përplasi të miturin i cili për fat të keq ka ndërruar jetë.
TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka reaguar për rastin e vrasjes së vajzës 7-vjeçare në Himarë. Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha shkruan se përgjegjësi të njejtë me policin që vrau të voglën me skaf kanë edhe tre institucione të tjera. Sipas Hoxhës, Ministria e Mjedisit, Policia Kufitare dhe Bashkitë duhet të marrin ndëshkimin që meritojnë për ngjarjen e sotme.
Postimi i Hoxhës:
Tre institucione qe nuk egzistojne dhe qe kane po aq përgjegjesi sa edhe komisari! 1. Zonja Mirela Kumbaro që drejton Ministrinë e Mjedisit , duhet te dalë dhe te japë llogari sa mjete lundruese argëtuese janë gjobitur, sepse drejtohen pa patentën e duhur? Përse ministria e mjedisit nuk zbaton ligjin, kur duhet te kontrolloje mjetet lundruese ne zonat e plazhistëve? 2. Policia kufitare duhet të përgjigjet sa skafe ka kontolluar dhe sa ka sekuestruar, mbasi kane shkelur sigurine e pushuesve? 3. Bashkite , nga jugu ne veri duhet te bejne publike sa korridore lundrimi kane lejuar? Dhe a kishte korridor lundrimi per skafin qe drejtohej nga nje efektiv dhe qe vrau nje femije?
Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi e mitura nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.
Vetëm pak metra larg fëmijëve të mi që po laheshin ne det, një 5-vjecare e bukur, me kacurrela te arta, u masakrua nga një skaf…Per te kuptuar se sa dramatike ishte ngjarja mjafton tu them se asnje prej dhjetra pushuesve nuk guxonte të futej në det e të nxirrte trupin e vogushes së pafat, vetëm një hollandez qe punonte tek ndihma e shpejte pati kurajon te mblidhte trupin e vogelushes….
Familja me origjinë nga Tropoja por që jetonte në Kanada, vetëm dje pasdite kish mbërritur ne Potam per te kaluar pushimet që u kthyen në tragjedi. Kush e ka fajin?
Nê vendin ku ndodhi ngjarja kishte kordon sigurie per mjetet e lundrimit, por te gjithe ne kemi nevoje te dime a jane me licencë këto kordone? Nese po, a jane ato konform ligjit? Qe do te thote te jene te taposura, te jete i lire kordoni dhe te mos vendosen cadra ne vendin qe i korespondon kordonit, te kete njerez qe ndihmojne dhe udhezojne mjetet qe dalin ne breg, por edhe qe nuk i lejojne pushuesit te lahen brenda tij..
Nese nuk i plotesojne keto kushte atehere, ata qe e kane per detyre ta monitorojne duhet te mbajne pergjegjesi.
Duke pare se sa shume kordone te tilla ka pergjate vijes bregdetare duhet te marre fund mania qe cdo lokal te kete dalje ne det…
Do ta kem të vështirë të shkul nga mendja fytyrën e së ëmës se vogelushes, teksa nje kordon i gjate pushuesish shkoi te ngushellonte. E vetmja gje qe mund te benin ishte ti jepnim nje perqafim e ajo mu drejtua, kur pa femijet e mi: “Shijoni njeri -tjetrin.
Mos lejoni hallet t’ ju mbysin. Une e humba pergjithmone vogelushen time”. E mbytur ne lot dhe mes asaj dhimbje ajo grua kishte force te na thoshte nje fjale te mire, ndersa ne nuk ia mbrojtem dot vogelushen e saj. Edhe pas 4 oresh nga ngjarja ajo vazhdon e qendron ende ne skenen e krimit, nga frika se mos e manipulojne ngjarjen…
I vrave fëmijën. Ulu në gjunj para tij dhe lërja në dorë jetën tënde. Ky gjësendi me brekë rozë është polici që shkaktoi vdekjen e vajzës 5 vjeç sot në Himarë. Si gjësend pa ndjesi dhe pa asgjë prej njeriu, ka guximin dhe të mbrohet teksa i ati i vajzës me zemrën e shkulur nga dhimbja afrohet.
Ky gjësendi me brekë rozë, po të ishte burrë dhe jo gjësend, duhet të ulej në gjunj para prindërve të vajzës dhe ta linte jetën e tij në duart e tyre duke thënë; - E bëra. Keni të drejtën me ma marrë jetën se ju shkula zemrën.
Këtë gjë duhet të kishte bërë ky gjësend, ky polic i akuzuar më parë për kultivim dhe trafikim hashashi.
Gjësendi jo vetëm që nuk e ka bërë këtë, por ka qendruar krejt i patrazuar në pritje të policisë teksa i ati ka zënë duart me kokë nga tragjedia e ndodhur për pushimet e verës. Post Scriptum- Në timon të skafit nuk ishte një adoleshent. Në timon të skafit ishte një polic që supozohet të jetë rojtar i jetës dhe jo shkaktar i vdekjes.
HIMARË- Fotoja e mëposhtme është bërë disa minuta pas tragjedisë në Himarë, ku u vra një 7-vjeçare. Në foton e siguruar nga Dosja.al, shihet një burrë i shtrirë në zhavorr dhe që ka vendosur duart në kokë.
Nuk dihet ende lidhja mes viktimës dhe personit në fjalë, por dyshohet se ai është babai i vajzës 7-vjeçare. Pas ngjarjes, ai është shtrirë i dërrmuar në zhavorr dhe ka vendosur duart në kokë. Po ashtu në foto shihen persona të tjerë që i kanë vendosur duart në kurriz të tij si shenjë ngushëllimi.
Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi e mitura nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka pasuar "topin" për tragjedinë e sotme tek Policia e Shtetit dhe drejtuesit e saj. Pasditen e sotme, kryeministri ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur, ndërsa shkruan se Policia duhet të nxjerrë leksione. Po ashtu, sipas Ramës, fajtori duhet që të marrë ndëshkimin maksimal lidhur me ngjarjen e rëndë.
"Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s'ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen.Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t'u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse! Nuk mungoi as në këtë rast kafshëria politiko-mediatike e atyre që urojnë e presin veç fatkeqësi, për të ushqyer zjarrin e luftës së tyre politike të paudhë dhe të pashpresë!,"-shkruan Edi Rama.
Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi i mituri nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues, Arjan Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.
HIMARË- Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka qenë dëshmitar i ngjarjes së rëndë ditën e sotme në Himarë, ku një skaf i mori jetën një vajze 7-vjeçare. Me anë të një postimi në Facebook, Çollaku shkruan se në momentin ku ndodhi tragjedia ndodhej vetëm 20 metra larg. Po ashtu ai ka kërkuar që të bëhet ndalimi i përdorimit i të gjitha këtyre mjeteve.
Postimi i Plotë:
Vetem 20 metra larg vendit ku ndodhesha une sot jam deshmitar i nje tmerri ne brigjet e Himares ne Potam. Fjalet ngushelluese,keqardhja shkarkimet nga insitutucionet e shtetit nuk mjaftojne per tragjedine e sotme te Himares ku nje vajze 5 vjecare u coptua ne breg te detit nga nje skaf i dimensioneve te medha dhe nje mjet detar lluksi. Pergjigjia e shtetit sot duhet te jete ndalimi i menjehershem i perdorimit te ketyre skafeve lluksi ne brigjet e detit mbi koken e pushuesve. Kjo per sot. Neser duhet te kuptojme se si eshte e mundur qe nje mjet te tille detar lluksi ta posedoje nje oficer i thjeshte policie.
HIMARË- Pamje të reja janë siguruar nga vendi ku ndodhi tragjedia në Himarë, ku një fëmijë 7 vjeç u masakrua nga një gomone që iu afruar më shumë seç duhet bregut.


Siç edhe duket nga fotot që Dosja.al ka siguruar nga plazhi, motori i gomones, që ka masakruar fëmijën në breg të detit është i larë në gjak. Pamjet janë të rëndë, por tregojnë se çka ndodhur sot, si pasojë e shkeljes së ligjit. Ndërkohë që autori, Arjan Tase, nuk zbriste as nga gomonia por vetëm shfajësohej se nuk donte.

HIMARË- Kanë kaluar vetëm disa orë nga ngjarja që tronditi të gjithë vendin, ku një fëmijë 7 vjeç u masakrua nga një gomone që iu afruar më shumë seç duhet bregut. Por duket se ngjarja nuk i ka ndikuar fare të tjerët, pasi siç duket edhe nga pamje te siguruara nga Dosja.al, skafet dhe gomonet ende vazhdojnë dhe lundrojnë në det.
Madje dhe disa prej tyre afrohen ende pranë bregut, duke mos zënë mend nga ngjarja që ndodhi. Ndërsa as Policia duket se nuk e ka marrë "mesazhin" se nuk duhet të lejojnë shkeljen e ligjit, që sot i kushtoi jetën një fëmijë që luante në breg të detit pranë prindërve. Çfarë duhet që të ndodhë që në këtë vend të nxirren mësime? A nuk ishte humbja e një jete sot mjaftueshëm?
TIRANË- Politika shqiptare ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Potam të Himarës. Deputetë të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste kanë reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që i mori jetën një fëmijë teksa luante në breg të detit. Petro Koçi dhe Erion Braçe janë shprehur se nuk duhen më skafe në plazhe. Braçe shkruan gjithashtu se shkak për ngjarjen është bërë mospërfillja e ligjeve të nxjerra, e madje i kërkon falje publike familjes të së miturit që ndërroi jetë sot, i masakruar nga gomonia.

Petro Koçi: Kjo ngjarja e Himares na ka vrare te gjitheve. Jo me skafe ne plazhe! Le te skafisen ku te duan. Por ne plazhe jo me!

Erion Braçe: Ngjarja ne potam|himare,eshte krim! Kur mesoj qe autori eshte nga paria e policise, mbetem pa fjale! Shef policie qe jashte detyres duhet te jete shembull e gjithnje ne ndihme te kujtdo, harron statusin qe e ka me vete kudo, distancohet jo vetem nga polici i thjeshte qe ben e nuk ben pushime, te thjeshta e me nje cader, por edhe nga njerezit, te cileve duhet ti sherbeje e duhet ti mbroje; posacerisht femijeve! Tani te behet drejtesi shenbullore per te! Nderkohe, edhe nje here alarmi shkon tek rregullat, zbatimi i tyre; lexova reagimin e drejtorit te policise e pertej masave te detyrueshme ndaj efektivit te perfshire ne krim, me shqeteson ngritja e nje grupi qe verifikon zbatimin e porosive te drejtorit vete; une mendoj qe funksionon ndryshe; urdhri i drejtorit te policise me masa qe administrojne e garantojne rendin e rregullin, thjesht zbatohet, thjesht zbatohet, nuk harrohet, nuk relativizohet, nuk neglizhohet, zbaaaatoooheeeet, nuk verifikohet! Dhe zbatohet ne menyre te barabarte per te gjithe e nga te gjithe; perfshi parine e policise, politikes, ekonomise! Ose barazi, ose himara eshte jo vetem skena e sotme por dhe arkiva e keimeve si ky, ne pak vite nga sot! E mbani mend besoj vrasjen si kjo nga nje biznesmen! Shume ndjese me perulesi familjareve te vajzes; nuk ka ngushellim qe mund tu lehtesoje dhimbjen!
Ndërkohë që demokratët kanë drejtuar gishtin e fajit nga qeveria që nuk ka marrë masat e duhura për të ndaluar motorët e ujit nga bregu i detit. Për shkak se nuk ka një ligj ndaluar, sot humbi jetën një fëmijë i pafajshëm. Por po ashtu, nuk kanë mbetur pa reaguar edhe kryedemokrati Sali Berisha dhe lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Më i spikaturi është postimi i bërë nga Flutura Açka, e cila u kak kërkuar qytetarëve që të mos i pranojnë më kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro për ngushëllim në familjet e tyre. Sipas saj, të dy janë përgjegjësit kryesorë për tragjedinë e ndodhur.

Ilir Meta: Thellësisht i tronditur nga ngjarja tragjike në plazhin e Himarës, ku zyrtari i lartë i Policisë së Elbasanit A.T i mori sot jetën një vajze të mitur 7-vjeçare, e cila kishte ardhur me familjen për pushime në Shqipëri. Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve për humbjen e vogëlushes së tyre të shtrenjtë, dënoj me forcën më të madhe situatën katastrofike të sigurisë publike në plazhe, në pikun e sezonit turistik, fatkeqësisht me pasoja kaq tragjike të përsëritura. Hetim i menjëhershëm i thelluar dhe ndëshkim të ashpër për shkeljen e ligjit nga drejtuesit e Policisë së Shtetit! Mjaft arrogancës dhe papërgjegjshmërisë në Policinë e Shtetit!

Flutura Açka: Vaj për një fëmijë që e vrau babëzia. Ngushëllime të thella familjes së vajzës 7-vjeçare J.A, e vrarë sot nga skafi i një të marri në Himarë! Dhe iu bëj thirrje njerëzore t’i përzënë nëse u shkojnë te dera këta të dy me lule në mort. Këta të japin dorëheqjen para shqiptarëve! Se nga babêzia nuk lanë një metër plazh publik për shqiptarët dhe asnjë plazh të qetë për familjarët. Kjo që po them nuk është politike, por njerëzore. Të pangopur!!!

Sali Berisha: Siguria në plazhe ZERO! Për ligjin nuk pyet njeri. Krim i tmerrshëm! Skafisti, shef policie në Elbasan, A. Tase merr jetën e një fëmije 5 vjeç në det, në Himarë. I shpreh ngushëlimet më të ndjera familjes për engjëllin që humbi. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të tmerrshëm nga ata për të cilët ligji nuk ekziston. Dënoj gjithashtu mungësen e plotë të sigurisë në plazhet tona.
Arbi Agalliu: VRASËS “Nëna 154” është emri i skafit që mori jetën e vajzës 5 vjeçare, prindërit e së cilës kishin zgjedhur Himarën për të pushuar këto ditë gushti. “Nëna 154” një skaf me dy motorë nga 300 kuaj fuqi secili, i denjë për të kaluar Adriatikun pa asnjë problem, i mori jetën sot të vogëlushes 5 vjeçare e cila ndodhej në breg duke luajtur.
Ky mjet, i cili mund të quhet vrasës nëse qarkullon pranë bregut jashtë kushteve teknike, po drejtohej nga një punonjës i policisë së shtetit i akuzuar për shpërdorim detyre dhe mbjellje të lëndëve narkotike. Ky punonjës i policisë, i cili duhej të kujdesej në fakt për jetën e 5 vjeçares, sot u bë vrasësi i saj. Asnjë korridor për lundrim të mjeteve në plazhin e Potamit. Asnjë masë e marrë. Jeta këtu nuk ka më asnjë vlerë e për më tepër kur ta merr një polic i akuzuar për trafiqe. Ngushëllimet më të sinqerta familjes në këtë ditë tmerri për ta!
Erisa Xhixho: Nuk gjej fjalë të ngushëlloj nënën që humbi dritën e syve sot në një tragjedi të paralajmëruar. Një engjëlli 7 vjeç iu këput jeta në mes nga papërgjegjshmëria e një individi që deri sot ka mbajtur uniformën e policisë. Duke iu bashkuar familjes në dhimbjen e saj, kërkoj me forcë ndëshkimin e autorit të ngjarjes, fatkeqësisht një episod i përsëritur dhe që reflekton pasigurinë e jetës në vendin tonë. Nëse do ishin zbatuar ligjet e sigurisë në plazhe, një tragjedi kaq e dhimbshme do të ishte shmangur, por çdo ditë jemi dëshmitarë të mungesës së sinjalistikës dhe shkeljes së rregulloreve në plazhet tona. Një tragjedi e tillë bëhet akoma më e rëndë për shkak se ka si autor një individ të certifikuar nga shteti për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së qytetarëve. Një oficer policie që kthehet në rrezik për jetën e njerëzve të pafajshëm nuk tregon gjë tjetër veçse dështimin e të gjithë filtrave që shteti ka për të rekrutuar dhe mbajtur në punë ata që duhet të jenë gardianët e jetës dhe garantuesit e sigurisë. Ngushëllime familjes! Prehu në paqe engjëll se ky vend nuk ishte për ty, as për të pushuar për pak ditë.
Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi i mituri nga Tropoja u vra nga gomonia "Nëna 154" teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar Arjan Tasen nga Policia e Shtetit.
HIMARË- Mjeti lundrues që i mori jetën një vajze të mitur ditën e sotme në Himarë mban emrin “Nëna 154”. E drejtuar nga ish komisari i Himarës Arjan Tase, gomonia shtypi 7-vjeçaren në breg të detit.
Mjeti lundrues i markës “Joker Boat” posedon dy motorë (2 x 300 hp) dhe është rreth 7 metra e gjatë. Ajo ndodhet akoma në bregun e detit ku ndodhi përplasja fatale, ndërsa policia është duke kryer ekspertizën dhe ka rrethuar zonën e plazhit, që tashmë është boshatisur nga pushuesit.
HIMARË- Pamje të reja janë publikuar nga tragjedia që ndodhi sot në Himarë, ku një gomone përplasi për vdekje një të mitur 7 vjeçe. Në videon e siguruar nga vendi i ngjarjes, ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase, i cili drejtonte gomonen, shfaqet mbi mjetin lundrues në bregun e detit së bashku me një grua, ndërsa pushuesit kërkojnë të gjejnë autorin e vrasjes.
Në një moment Tase dëgjohet duke iu drejtuar një burri: O Tani, jam unë, nuk doja ta vrisja.
BISEDA NË VIDEO:
Autori: O Tani.
“Tani”: Kush e vrau këtë fëmijë more?
Autori: O Tani, jam unë, po nuk doja...
Më tutje në breg është çadra e familjarëve të viktimës që shihen duke bërtitur pranë trupit të pajetë të të miturit. Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi i mituri nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.
TIRANË- Lideri i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Himarë kur një 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një gomone. Me anë të një postimi në Facebook, ish-Presidenti i vendit, ka shprehur ngushëllime për familjen e vogëlushes dhe ka kërkuar hetim të menjëhershëm dhe ndëshkim për autorin.
"Thellësisht i tronditur nga ngjarja tragjike në plazhin e Himarës, ku zyrtari i lartë i Policisë së Elbasanit A.T i mori sot jetën një vajze të mitur 7-vjeçare, e cila kishte ardhur me familjen për pushime në Shqipëri. Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve për humbjen e vogëlushes së tyre të shtrenjtë, dënoj me forcën më të madhe situatën katastrofike të sigurisë publike në plazhe, në pikun e sezonit turistik, fatkeqësisht me pasoja kaq tragjike të përsëritura. Hetim i menjëhershëm i thelluar dhe ndëshkim të ashpër për shkeljen e ligjit nga drejtuesit e Policisë së Shtetit! Mjaft arrogancës dhe papërgjegjshmërisë në Policinë e Shtetit!,"-shkruan Ilir Meta.
Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi i mituri nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues, Arjan Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.
TIRANË- Ky është polici Arjan Tase, personi që drejtoi dhe goditi për vdekje fëmijë e ditën e sotme në plazhin e Potamit. Ndërkohë, ky polic ka qenë në mesin e policëve për të cilët i është kërkuar pezullim asokohe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Kërkesa kishte të bënte me sasinë e drogës që u evidentua në muajin tetor 2020, ku u kapën rreth 12 mijë rrënjë kanabis. Tase është rikthyer në Policinë e Shtetit në fillim të këtij viti pasi ishte shpallur i pafajshëm nga Apeli i Gjykatës së Vlorës për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Tase u “godit” në 14 dhjetor të vitit 2020 në kuadër të operacionit “Hapësira” bashkë me pesë kolegët e tij pasi akuzoheshin nga AMP se kishin bashkëpunuar me grupe kriminale me qëllim kultivimin e lëndëve narkotike në territorin e zonës së mbuluar nga Komisariati i Policisë së Himarës. Bashkë me Tasen u pezullua edhe shefi i krimeve në këtë komisariat, Artur Veshaj.
Por në fakt, Tase u lirua nga akuzat jo se gjykata e gjeti të pafajshëm, por për shkak se prokurori që kishte kopsitur dosjen, Maksim Sota, do të arrestohej nga SPAK, gjithashtu për korrupsion në kuadër të operacionit “Shpirti”. Gjykata e rrëzoi çështjen ndaj Tases për mungesë provash, pasi sipas tyre nuk provohej që ish-shefi i Komisariatit të Himarës kishte mbështetur grupet kriminale në zonë. Megjithatë efektivi u rehabilitua. Tase u tranferua në Elbasan, ku edhe do të mbante detyrën e shefit të Policimit në Komunitet në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit deri më sot, kur edhe vrau një fëmijë.

VLORË- Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar sekuestron e gomones që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase. Ndërkohë të njëjtat burime bëjnë me dije për gazetarin Arsen Rusta, se është urdhëruar edhe bllokimi i mjeteve lundruese në Plazhin e Potamit, deri në verifikimin e tyre dhe lejeve të dhënave, për shkak se ky plazh është jashtë listës së hapësirave ku lejohet për lundrim.

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur këtë të martë në plazhin e Potamit, ku u përplas për vdekje një i mitur nga efektivi i Policisë, Arjan Tase. Berisha denoncon mungesën e sigurisë në plazhe, ndërsa thekson se për ligjin nuk pyet njeri. Madje as ata që duhet të ruajnë rendin në vendin tonë.
"Siguria në plazhe ZERO! Për ligjin nuk pyet njeri. Krim i tmerrshëm! Skafisti, shef policie në Elbasan, A. Tase merr jetën e një fëmije 5 vjeç në det, në Himarë. I shpreh ngushëlimet më të ndjera familjes për engjëllin që humbi. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të tmerrshëm nga ata për të cilët ligji nuk ekziston. Dënoj gjithashtu mungësen e plotë të sigurisë në plazhet tona,"-shkruan Berisha.
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka përjashtuar nga Policia e Shtetit, Arjan Tasen, i cili vrau sot një fëmijë me motorin e ujit. Në një njoftim zyrtar, pak pas ngjarjes së ndodhur, Nano ka bërë me dije se Tase është arrestuar menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja. Ndërsa nuk harron që të shprehë ngushëllimet për familjen Avdia nga Tropoja që ishin kthyer nga Anglia për të kaluar pushimet e verës në Himarë.
"Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, Drejtorin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj,"-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Reagim i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme, në Potam, Himarë, ku humbi jetën një fëmijë 7 vjeç, si pasojë e goditjes nga një mjet lundrues që drejtohej nga një oficer policie. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Avdia, për humbjen e jetës së vajzës së tyre 7-vjeçare, e cila u godit nga një mjet lundrues. Për Policinë e Shtetit keqardhja dhe përgjegjësia për këtë ngjarje është e dyfishtë, përveç se në nivel institucional, ashtu edhe në atë njerëzor, si prindër, si familjarë dhe si bashkëqytetarë të këtij vendi.
Ndërkohë, Drejtor Nano ka përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit oficerin e Policisë Komisar Arjan Tase, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, i cili është arrestuar menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja. Oficeri i Policisë ndodhej me pushime në Himarë dhe duke drejtuar një mjet lundrues skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur vajzën 7-vjeçare të familjes Avdia, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në vendngjarje.
Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, Drejtorin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj. Njëkohësisht, Drejtor Nano ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike, për ngritjen e një grupi të posaçëm, për të verifikuar zbatimin e porosive të dhëna së fundi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për shtimin e masave të sigurisë në zonat bregdetare. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shpreh mbështetje dhe inkurajon grupin hetimor të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i cili nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
ELBASAN- Ky është Arjan Tase, me gradën komisar dhe me detyrë shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë së Elbasanit, i riu që goditi për vdekje fëmijën sot në plazhin e Potamit. Fotoja është publikuar sot, pak pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në plazh, ku efektivi i mori jetën një të mituri teksa bënte manovra të rrezikshme në breg të detit.
VLORË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar në lidhje me vrasjen e fëmijës 5-vjeçar në plazhin e Potamit nga ish-shefi i komisaratit të Himarës, Arjan Tases. AMP bën të ditur se është ngritur një grup i posaçëm hetimor për këtë çështje dhe për të zbardhur të plotë atë. Po ashtu, AMP sqaron pozicionin e Tases në policinë e shtetit. Tase ka gradën Komisar dhe mban detyrën e Shefit të Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.
“Informacion paraprakPas marrjes dijeni të ngjarjes së rëndë të ndodhur në plazhin e Potamit, ku shtetasi A. T., me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka goditur për vdekje një fëmijë 5 vjeç ndërsa drejtonte një mjet lundrues, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.Aktualisht, shtetasi A. T. ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë.”
VLORË- Momente rrëqethëse nga momenti kur fëmija 5-vjeçar nxirret i vdekur nga bregu i detit në plazhin e Potamit. Në video dëgjohen ulërima e britma. 'Kush e vrau atë fëmijë'- dëgjohen të thonë njerëzit ndërsa shihet autori, ish komisari i Himarës Arjan Tase së bashku me një grua në skaf.
'Vriteni' thotë personi i cili ka filmuar të gjithë skenën e tmerrshme.
Arjan Tase përplasi për vdekje ditën e sotme një 5-vjeçar. Ai tentoi që të largohej mirëpo nuk u la nga personat e pranishëm. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacione për ngjarjen e rëndë.
VLORË- Arjan Tase është autori i cili përplasi për vdekje 5 vjeçarin në plazhin e Potamit. Tase rezulton të jetë ish-shef i komisariatit të Himarës.
Pasi përplasi të miturin, Tase tentoi që të largohej nga vendi i ngjarjes. Policia tashmë e ka shoqëruar atë dhe pritet që të procedohet për ngjarjen e rëndë.
VLORË- Drejtuesi i skafit ka deklaruar se ka pasur një problem teknik në skaf. Ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase është shoqëruar në polici pas vrasjes së të miturit.
Gomonia me dy motorë të fuqishëm është parë duke kryer manovra të rrezikshme, ndërsa më pas ka goditur fëmijën në sy të prindërve të tij. Fëmija për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë.
VLORË- Ky është momenti kur pushuesit dalin nga plazhi i Potamit me duar në kokë pasi panë vrasjen e fëmijës 5-vjeçar. Dosja.al raportoi e para lajmin mbi vdekjen tragjike të të miturit. Përmes videove dhe pamjeve, shihet sesi pushuesit vrapojnë për të ndihmuar të miturin, i cili për fat të keq nuk mundi që t'i bënte ballë plagëve të marra.
I mituri ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e skafit dhe më pas trupi i tij është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Policia ka shoqëruar autorin e ngjarjes, i cili sipas burimeve të Dosja.al rezulton ish punonjës policie. Turistët kanë treguar se ky i fundit tentoi që të largohej me skafin e tij mirëpo u kthye pas nga thirrjet e qytetarëve.
VLORË- Personi i cili përplasi për vdekje 5-vjeçarin në plazhin e Potamit në Himarë, rezulton të jetë ish-punonjës policie. Për Dosja.al, dëshmitarët kanë treguar se në momentin e ndalimit të autorit, oficerët e policisë nuk kanë mbajtur asnjë procesverbal për ngjarjen. Shoferi me inicialet A.T, është shoqëruar pa pranga nga policia aty ku pritet që të japë dëshminë e tij për ngjarjen e rëndë. Për këtë person ka pasur edhe më herët ankesa nga pushues pasi lëvizte shumë pranë bregut të detit.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme rreth orës 14:00. Aksidenti tragjik ka lënë të tronditur pushuesit. Ky është rasti i tretë brenda muajit i përplasjeve me skaf në bregdetet shqiptare.
VLORË- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë e cila i mori jetën një 5-vjeçari në plazh. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 14:00. Personi me inicialet A.T, duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç. Ky i fundit ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të shumta që mori. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.
NJOFTIMI I POLICISË:
Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
VLORË- Tragjedi në bregdetin shqiptar. Një skaf ka përplasur një të mitur duke e lënë të vdekur. Dosja.al siguron fotot ekskluzive nga vendi i ngjarjes, aty ku shihet trupi i të miturit në tokë, i mbuluar me çarçaf të bardhë. Një polic shihet pranë trupit të të miturit.

Nuk dihet nëse ka persona të shoqëruar për vrasjen e të miturit.
VLORË- Këto janë pamjet që vijnë nga Himara, aty ku një skaf ka përplasur për vdekje një të mitur. Dosja.al siguron foto dhe video nga momenti kur i mituri merret me ambulancë.
Trupi i të miturit ndodhet në tokë, i mbuluar me një çarçaf të bardhë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumtë policie.
VLORË- Vdes një i mitur në Himarë. Dosja.al raporton se në Potam, në Himarë, një skaf ka përplasur për vdekje një të mitur i cili ishtë në det duke notuar. Skafi përplasi të miturin i cili për fat të keq ka ndërruar jetë.
Dosja.al siguron pamje nga vendi i ngjarjes. Për vrasjen e të miturit, policia ka shoqëruar një person.