Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ka përfunduar pas tre orësh ashtu siç ishte lajmëruar protesta e opozitës në gjashtë akse të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin. • E cilësuar nga opozita si mosbindje civile, protesta nisi paqësisht, ndonëse nuk munguan tensionet dhe përplasjet. • Në të gjashtë pikat strategjike të zgjedhura nga opozita për protestë, u bllokua qarkullimi i automjeteve. • Konkretish protesta bllokoi qarkullimin e makinave në mbikalimin e Kamzës, rrethrrotullimin e Shkozetit, Bradasheshit, Rrogozhinës, Levanit dhe Milotit. • Në Shkozet dhe Milot protestuesit dogjën goma dhe ndezën zjarr në mes të rrugës me dru. • Po ashtu pati dhe përplasje mes drejtuesve të makinave dhe protestuesve. • Ndërkohë rreth 45 minuta para orarit të përfundimit të protestës, policia tentoi të shpërndajë protestuesit, por gjithcka përfundoi në përleshje fizike. • Situata më e tensionuar u paraqit në Elbasan në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ku qytetarët u përplasën fizikisht me policinë. • Deputeti Edmond Spaho hodhi akuza ndaj policisë, se kjo e fundit edhe kishte dhunuar qytetarët. • Po ashtu bëhet me dije se në Elbasan janë shoqëruar në komisariat edhe përfaqësuesit e degës së PD-së në këtë qytet. • Momente pikante u shënuan gjatë protestës në Milot, ku një qytetar edhe pse në karrocë me rrota mori pjesë në tubim. • Një tjetër shtroi "sforën" në mes të rrugës me bukë e djathë. • Një tjetër protestues në Milot u shtri në mes të rrugës, ku ndaloi edhe kalimin e zjarrfikëses për të fikur zjarrin e ndezur nga protestuesit në disa shkurre. • Situata më e qetë është paraqitur në rrethrrotullimin e Levanit në Fieri, dhe në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, ku nuk pati përplasje mes protestuesve dhe policisë për tre orët e tubimit.
28 artikuj për këtë temë.
MILOT- Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi pas përfundimit të mosbindjes civile në Milot ka folur para mediave. Gjatë fjalës së tij Boçi u shpreh se mosbindja civile do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimit final. Ai shtoi se qëllimi i tyre final është qeveria teknike dhe dhënia e lirisë së liderit të opozitës si dhe ndaljes së inkuizicionit ndaj krerëve të opozitës në Shqipëri.
"Mosbindja civile do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimit final, qeveria teknike dhe dhënia e lirisë së liderit të opozitës dhe ndaljes së inkuizicionit ndaj krerëve të opozitës në Shqipëri. Faleminderit për transmetimet live për të qënë pranë qytetarëve.," tha ai.
ELBASAN- Shtatë përfaqësues të opozitës në degën e Partisë Demokratike në Elbasan janë shoqëruar nga policia në komisariat.
Sipas raportimeve emrat e konfirmuar si të shoqëruar janë: Albi Bylykbashi, Aurel Bylykbashi, Sokol Shkëlzeni, Dorian Koldashi, Enver Lamçe dhe Daniela Gjini, (sekretare e PD në degën e Elbasanit).
Deputeti Tomorr Alizoti është përplasur me drejtuesit e komisariatit pas shoqërimit të tyre, ku akuzoi drejtuesit e komisariatit si "shërbyes" të krimit.
"Policia e Elbasanit është e veçante se këtu janë ulur gjithë bandat e drogës. S'ka bandë në botë dhe shef policie që të shkatërroje opozitën dhe Partinë Demokratike. Ne do përballemi me këdo. Ne do përballemi me to. Sot qyteti i profesorëve është kthyer në qytet banditësh. Kanë rrëmbyer gjithë demokratët dhe kanë lënë të lirë bandat e Elbasanit.", tha Alizoti para komisariatit.
SHKOZET- Deputetët e Partisë Demokratike në Rrogozhinë, Levan dhe Shkozet lajmëruan përfundimin e protestës së opozitës, ndërsa thanë se të tjera do të zhvillohen në ditët në vijim.
Në përfundim të mosbindjes civile, deputeti i PD-së Edi Paloka tha nga Shkozeti se do të shihen sërish në protestën e radhës.
"Mirupafshim në aksionin e radhës. Qëllimi që kishim ja arritëm, rruga u bllokua, ky ishte qëllimi", tha Paloka.
ELBASAN- Deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka akuzuar policinë se kanë dhunuar protestuesit në Elbasan. Spaho tha gjithashtu se gjatë përplasjeve një nga efektivët civilë e ka goditur.
Ai tha se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë rrethuan protestuesit dhe kështu arritën që të hapin edhe qarkullimin në rrugë.
"Policia na ka dhunuar. Njëri nga efektivët civilë më ka goditur. Ja dhashë përgjigjen që meritonte. Dukej që ishte një bandit në shërbim të regjimit. Kemi komunikuar me policinë dhe iu kemi thënë mos na provokoni. Ne kemi qenë mirëkuptues edhe me shoferët i kemi lejuar të kalojnë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë rrethuan protestuesit dhe nisi përleshja që të hapnin rrugën.", tha Spaho.
ELBASAN- Ka pasur tensione dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë në Elbasan.
Pas përplasjeve, efektivët të rreshtuar kanë bllokuar protestuesit në anë të rrugës dhe kanë hapur qarkullimin e automjeteve në njërin krah, ndërsa tjetri vijon i bllokuar.
Bëhet me dije se përfaqësuesit e PD-së në Elbasan, Ivi Kaso dhe Tomor Alizoti janë duke lëvizur në drejtim të rrethrrotullimit të madh të Bradasheshit së bashku me policinë.
ELBASAN- Situata në Bradashesh është tensionuar ndërsa ka patur përplasje mes protestuesve policisë. Mësohet se protestuesit u përplasen fizikisht me policinë ndërsa ka patur edhe një të shoqëruar. Po ashtu ata thonë se protestuesit janë provokuar nga ana e policisë.
Situata është tensionuar edhe kryeqytet ku policia ka tentuar të bëjë shpërndajë protestuesit. Kjo ka sjellë reagim nga orotestuesit dhe deputetët e opozitës ndërsa kanë bërë thirrje se nuk do të largohen.
Deputeti demokrat, Tomor Alizoti ndodhet në Bradashesh ndërsa thotë se askush nuk ka frikë më nga burgu, pasi njerëzit janë pa bukë.
“Ka pasur shoqërime, por nuk ka më njeri frikë nga burgu, njerëzit janë pa bukë. Edhe këta janë pa bukë,” tha Alizoti.
MILOT- Protestuesit në Milot pas ndezjes së drurëve në asflat i kanë vënë flakën disa shkurreve anash rrugës. Menjëherë në vengjarja ka tentuar të fikë flakët një zjarrfikëse por është ndaluar nga protestuesit.
Disa qytetarë janës shtrirë në tokë para mjetit të zjarrfikësve dhe nuk kanë lejuar mjetin të shkojë drejt vatrës së zjarrit. Siç shihet nga pamjet një qytetar është shtrirë në tokë ndërsa ka ngritur dy gishtat. Protestuesit janë shprehur se nuk do të lejojnë që të fiket zjarri pasi është një shenjë e revoltës së tyre.
MILOT- Protestuesit në Milot e kanë kthyer rrugën në banesën e tyre. Disa protestues janë ulur në asfalt dhe kanë konsumuar darkën e tyre. Një darkë e përbërë nga bukë e djathë. Gjithashtu protestuesit kanë ndezur drurë në rrugë.
Protestues të tjerë në Durrës i kanë vënë zjarrin gomave. Protestuesit në Milot ka bërë thirrje për largimin e "Qeverisë Rama".
"Duhet të zhduken Edi Rama dhe Partia Socialiste, janë kriminelë. Njerëzit e mirë, të tjerët, janë vëllazën me njëri-tjetrin, socialistë dhe demokratë", shprehet ai.
MILOT- Protestuesit vijojnë mosbindjen civile ndërsa qytetarët në Milot kanë tërhequr vëmendjene tyre me veprimet e tyre. Pas një protestuesi që mbërriti në protestë me kalë një tjetër qytetarë ka vendosur të shtrojë darkën në asfalt.
Rruga është bllokuar prej një ore e gjysmë ndërsa qytetati ka vendosur të shtrojë darkën mbi një gazetë në tokë. Nga pamjet e publikuara qytetari duket se ai ka marrë me vetë një copë buke misri dhe djathë. Gjithashtu ai shihet se ka me vete edhe dy shishe me vete. Nuk dihet nëse në shishe ka ujë apo raki.
MILOT- Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, i cili ndodhet në Milot ka mbajtur fjalën e tij para gazetarëve. Ai u shpreh se do të ketë akte të tjera në ditët në vijim ku sipas tij do të zgjasin edhe me ditë të tëra.
Ai u shpreh se ata kërkojnë qeveri teknike, për ti dhënë fund inkuizicionit politik të opozitës, për ti dhënë liri liderit të opozitës, për të sigururuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Boçi i bëri thirrje policisë që zbatojë Kushtetutën, direktivat që vijnë nga Parlamenti Europian, dhe protesta e qytetarëve mund të bëhet në formën që ata zgjedhin.
“Kjo është mosbindje civile, e cila ka aktet e veta. Është një akt proteste në kuadër të mosbindjes civile. Kërkojmë qeveri teknike, për ti dhënë fund inkuizicionit politik të opozitës, për ti dhënë liri liderit të opozitës, për të sigururuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Do të ketë akte të tjera në vazhdimësi, që mund të jenë më të gjata se 3 orë, mund të jenë me ditë të tëra, për ti dhënë këtij vendi, shqiptarëve, zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Policia të zbatojë Kushtetutën, direktivat që vijnë nga Parlamenti Europian, dhe protesta e qytetarëve mund të bëhet në formën që ata zgjedhin. Ne kemi zbatuar ligjin duke njoftuar Policinë e Shtetit, e cila në anën tjetër duhet të respektojë ligjin”, tha Boçi.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho tha se demokracia në Shqipëri po eliminohet. Spaho duke folur nga rrethrrotullimi i Bradasheshit tha se zgjedhjet nuk mund të jenë farsë elektorale. Sipas tij, Rama ka si synim që të shkatërrojë opozitën dhe të ketë një tjetër mandat në tavolinë.
"Demokracia në Shqipëri po eliminohet. Rama ka si synim që të shkatërrojë opozitën dhe të ketë një tjetër mandat në tavolinë. Ne nuk mund të pajtohemi me këtë. Zgjedhjet nuk mund të jenë farsa elektorale. Rama nëpërmjet parave të drogës, nëpërmjet kapjes të sistemit të drejtësisë, medias e OJF-ve të fitojë zgjedhjet në tavolinë. Ndaj kërkojmë qeveri teknike.
Kërkojmë qeveri teknike, që zgjedhjet të kenë disa standarde ndërkombëtare demokratike. Pjesëmarrja është e kënaqshme, kemi arritur qëllimin duke bllokuar rrugët. Deri në orën 20:00 do të vijojë bllokimi i rrugëve, ndërsa më pas pritet të shohim vendimet që do të merren," tha Spoho.

RROGOZHINË- Në disa qytete në vend po zhvillohen protesta të opozitë. Ndërkohë deputetë të opoztës janë ndarë në vende të ndryshme ndërsa kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj protestuesve, Gjatë fjalës së tij nga Rrogozhina, deputeti demokrat, Dashnor Sula tha se kjo qeveri ka lënë qytetarët e pensionistët në mjerim.
Sipas tij qeveria e Kosovës vetëm ka rritur pensionet dhe rrogat, ndërsa në Shqipëri bëhet një indeksim qesharak. Ai shtoi se çmimet janë katastrofike, kjo është e vërteta se dhe qytetarët duhet të protestojnë. Sula më tej tha se ambulancat dhe zjarrfikëset do t’i lëmë të kalojnë, nuk diskutohet, pasi transportojnë të sëmurë.
"Qeveria e Shqipërisë ka lënë në mjerim pensionistët. Qeveria e Kosovës vetëm ka rritur pensionet dhe rrogat, ndërsa në Shqipëri bëhet një indeksim qesharak. Çmimet janë katastrofike, kjo është e vërteta dhe qytetarët duhet të protestojnë. Ambulancat dhe zjarrfikëset do t’i lëmë të kalojnë, nuk diskutohet, pasi transportojnë të sëmurë," tha ai.
MILOT- Policia iu ka bërë thirrje me megafon protestuesve që kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në gjashtë akset rrugore.
Protestuesit janë paralajmëruar se bllokimi i rrugës dënohet me 3 vite burg, ndërsa vazhdimisht iu bëhet thirrje mos të pengojnë qarkullimin.
"Dënohet deri në 3 vite burg ju lutem hapuni rrugën policia e shtetit ju bën thirrje largohuni nga rruga, mos pengoni qarkullimin e automjeteve, deri në 3 vite burg.", ka bërë thirrje me megafon policia.
Ndërkohë është njoftuar nga përfaqësuesit e opozitës se protesta në formën e mosbindjes civile dhe bllokimi i rrugëve do të vijojë deri në orën 20:00.
SHKOZET- Në rrethrrotullimin e Shkozetit është paralizuar qarkullimi i automjeteve, ashtu si në akset e tjera rrugore në vend. Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ndodhet në atë zonë bashkë me deputetin Ferdinand Xhaferraj.
Paloka tha për mediat se qëllimi i protestës së sotme është pikërisht bllokimi i rrugëve, ndërsa tha se kjo ishte lajmëruar prej disa ditësh.
"Aksioni i sotëm, kjo formë është zgjedhur. Bllokim i disa akseve në gjithë Shqipërinë. Qetësia e shihni vetë nuk ka arsye pse të ketë agresivitet, qëllimi ka qenë vetëm bllokimi. Paralajmërova dhe policinë të mos bëjnë provokime. Nuk kemi qëllim tjetër. Dolëm pak para protestës dhe për të trembur njerëzit thonin do ketë njerëz që do krijojnë incidente. Policia thirrjet t’ja bëjë Ramës dhe Veliajt. Sot ne jemi në protestë dhe nuk marrim leje nga dy personazhe që janë zgjedhur prej bandave. Nuk ka leje, nuk kemi marrë leje. Nuk merret leje as ligjërisht. Nga kjo polici që rrëmben ish presidentin në rrugë si të jetë terrorist, çdo gjë mund të presësh. Nuk jemi për hatër të kësaj policie jemi këtu për ti hequr qafe këta. Duhet të ketë reagim qytetarë. Nuk është betejë e opozitës. E keqja është e gjithë qytetarëve tanë." tha Paloka.
MILOT- Protesta e opozitës ka nisur në gjashtë akset rrugore të vendit. Ndërsa një protestues nuk e ka ndaluar as karroca me rrota që të marrë pjesë në protestën e sotme.
I ulur në karrocë me rrota, i moshuari shprehet se ka dalë për të protestuar për pensionin e tij.
SHKOZET- Protestuesit në Shkozet kanë vijuar me mosbindjen e tyre duke i vënë flakën disa gomave në rrugë. Pas bllokimit të qarkullimit protestuesit kanë hedhur në rrugë gomat të cilave u kanë vënë zjarrin.
Siç shihet edhe nga pamjet e kapura nga protesa duken gomat që po digjen ndërsa protestuesit gjenden rreth zjarrit. Ata gjithashtu ata janë shprehur se nuk do të ndalen në mosbindjen e tyre.
FIER- Protestuesit të cilët janë mbledhur në rrethrrotullimin e Levanit, kanë marr edhe disa pankarta. Siç shihet në foto protestuesit e kanë vendosu pankartën në pjesën e përparme të një automjeti, ku shkruhet ‘Poshtë diktatura’.
Gjithashtu ato kanë vendosur edhe një flamur kombëtar. Rrethrrotullimi i Levanit, është një nga gjashtë pikat e akseve rrugore ku do të protestohet.
FIER- Ka nisur protesta e opozitës në formën e mosbindjes civile në gjashtë akset rrugore të vendit. Ashtu si në Milot, qytetarët kanë injoruar paralajmërimet e policisë për bllokimin e qarkullimit.
Në rrethrrotullimin e Levanit, Shkozetit dhe Rrogozhinës, protestuesit kanë bllokuar akset rrugore duke paralizuar qarkullimin e automjeteve dhe duke krijuar rradhë të gjata trafiku.
MILOT- Një protestues ka dalë me kalë ditën e sotme në Milot. Mësohet se protestuesi ka deklaruar se në protestë ka dalë për bukën e gojës, pasi tërmeti i ka prishur shtëpinë. Po ashtu ai i ka bërë thirrje dhe SHBA-së që të kthej sytë nga Shqipëria.
“I bëj thirrje Amerikës… fiton Donald Trump shpëton bota. Mos fitoftë Donald Trump luftë. I bëj thirrje Trump të na shikojë. Edi Rama të ka ofenduar. Sot kam dalë, protestoj për bukën e gojës. Tërmeti ma prishi shtëpinë,” tha protestuesi.
RROGOZHINË- Mosbindja civile ka nisur në disa vende të vendit ndër të cilat edhe te rrethrrotullimi i Rrogozhinës. Mësohet se protestuesit kanë dalë në rruge dhe kanë bllokuar qarkullimin.
Ky veprim nuk u ka pëlqyer disa drejtuesve të cilët kanë debatuar me protesuesit. Mësohet se një drejtues ka mbetur i bllokuar teksa ishte nisur në spital. Drejtuesi është debatuar me protestuesve të cilëve u ka kërkuar të hapin rrrugën.
“Hapni rrugën, jam për spital”, i drejtohet me tone të larta një shofer protestuesve.

MILOT- Ka nisur mosbindja civile në rrethrrotullimin e Milotit, ku disa nga qytetarët janë ulur në mes të rrugës. Siç shihet edhe në foto trafiku ka nisur të rëndohet pasi qarkullimi i automjeteve është paralizuar nga qytetarët.
Rrethrrotullimi i Milotit, është një nga gjashtë pikat e akseve rrugore ku protestohet mbrëmjen e sotme. Në këtë aks janë vendosur deputetët e qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë, përkatësisht deputetët Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Lika, Greda Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli.
SHKOZET- Ka nisur protesta e opozitës në formën e mosbindjes civile në disa akse dhe rrethrrotullime të vendit.
Në Shkozet të Durrësit kanë filluar të mblidhen protestuesit e parë për të nisur aktin e dytë të mosbindjes civile të thirrur nga Partia Demokratike.
Në këtë aks rrugor, mosbindja kryesohet nga deputetët Edi Paloka dhe Ferdinand Xhaferraj. Tek rrethrrotullimi Shkozetit, sipas raportimeve, do të protestojnë demokratë e degëve të qarkut Durrës, Fushë-Krujë, Krujë, Shijak.
RROGOZHINË- Në rrethrrotullimin e Rrogozhinës kanë mbërritur forcat policore të Shqiponjave dhe FNSH. Në orën 17:00 pritet të nis protesta e opozitës në formën e mosbindjes civile.
Në këtë aks rrugor, do të protestojnë degët e opozitës nga Kavaja, Lushnja, Rrogozhina dhe Divjaka. Po ashtu bëhet me dije se deputetët që do të jenë të pranishëm deputetët demokratë Ilda Dhori, Dashnor Sula, Bledjon Nallbati.
FIER- Për pak minuta në gjashtë akse rrugore të vendit do të mbahet protesta e opozitës e organizuar në formën e mosbindjes civile.
Sipas raportimeve në media, në Levan, një nga 6 pikat ku do të protestohet, janë pozicionuar mbi 60 forca policore. Në këtë pikë do të grumbullohen demokratët nga Vlora, Fieri, Gjirokastra dhe Berati ndërkohë që do të ketë një shpërndarje të protestës në 3 pjesë,ku pritet të bllokohet edhe autostrada.
Në rrethrrotullimin në Levan do të jenë edhe deputetët e Partisë Demokratike, konkretisht Luan Baçi, Kasem Mahmutaj, Tritan Shehu dhe Bujar Leskaj. Opozita ka marrë leje për 3 orë për organizimin e protestës, nga ora 17:00-20:00.
TIRANË- Pas një ore pritet të nisë protesta e thirrur nga opozita dhe që do të mbahet në disa akse të vendit. Sipas PD. protesta do të jetë e organizuar në formë mosbindjeje civile, duke kërkuar një reagim të fuqishëm kundër qeverisë dhe korrupsionit.
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, tha për Syri Tv se kjo protestë synon të sensibilizojë opinionin publik dhe të bllokojë strukturat e korrupsionit. Sipas tij, ky veprim nuk ka për qëllim pengimin e qytetarëve, por përkundrazi, t’i japë zë kërkesave të tyre të drejta. Baçi theksoi se është një kërkesë e vetë qytetarëve për t’u bashkuar dhe për të kërkuar një ndryshim rrënjësor.
"Sot do të ketë një protestë të fuqishme, një protestë të qytetarëve të lirë, jo vetëm të demokratëve të thjeshtë. Do të jetë një protestë qytetare, një protestë sensibilizuese dhe patjetër një protestë bllokuese; bllokuese për korrupsionin, bllokuese për qeverinë. Është një sensibilizim dhe nuk ka qëllim të bllokojë ose të paralizojë qytetarët, siç shpesh herë përpiqet ta argumentojë propaganda e qeverisë.
Absolutisht, janë vetë qytetarët ata që kanë bërë një kërkesë të tillë; janë vetë qytetarët ata që do të jenë në protestë. Unë do ta quaj një bllokim të korrupsionit, një bllokim të atyre që vjedhin dhe shpërdorojnë mundin dhe djersën e qytetarëve shqiptarë, dhe jo një bllokim të qytetarëve. Pra, është vetë kërkesa e qytetarëve; janë qytetarët ata që do t’i bashkohen protestës së Partisë Demokratike. Në analizën që kemi bërë dhe në formën që kemi menduar për të protestuar sot, kemi pasur konsultime me qytetarë të ndryshëm, qytetarë të thjeshtë dhe opozitarë, për mënyrën se si duhet të protestojmë."- u shpreh Baçi.
TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave lidhur me protestën që opozita ka lajmëruar se do të zhvillojë pasditen e sotme në disa akse kryesore të vendit. Konkretisht akset ku do të protestohet nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të datës 29.10.2024, janë: “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.
Në njoftimin e masave thuhet se Policia e Shtetit iu ka kthyer përgjigjje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.
Ndërkohë më tej theksohet se bllokimi i akseve rrugore është vepër penale dhe sipas tyre kushdo që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell kryerja e kësaj vepre penale.
Bëhet po ashtu me dije se janë ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.
Në njoftim thuhet se qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Rinasit, me qëllim daljen jashtë vendit, duhet që për shkak të trafikut që mund të krijohet, të arrijnë në aeroport para orës 17:00, ose të përdorin rrugët alternative për të mbërritur në kohë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të datës 29.10.2024, në disa akse rrugore kryesore në vend, konkretisht: “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.
Policia e Shtetit garanton të drejtën për tubim, të drejtat dhe liritë e pjesëmarrësve në tubime, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.
Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronave publike dhe private.
Nisur nga objekti i kërkesës së bërë për zhvillimin e tubimeve në disa akse rrugore, Policia e Shtetit iu ka kthyer përgjigjje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.
Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni.
Ndërkohë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.
Gjithashtu, qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Rinasit, me qëllim daljen jashtë vendit, duhet që për shkak të trafikut që mund të krijohet, të arrijnë në aeroport para orës 17:00, ose të përdorin rrugët alternative për të mbërritur në kohë.
Policia e Shtetit apelon dhe një herë për zbatim të ligjit dhe respektim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve, gjatë orarit të tubimeve.
TIRANA- Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i ka dhënë porositë vartësve të tij lidhur me zhvillimin e protestës së opozitës pasditen e sotme në disa nga akset kryesore të vendit. Bëhet me dije se Proda u ka kërkuar vartësve që të kenë kujdes dhe të mos provokohen nga protestuesit dhe të ruajnë qetësinë.
Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm u ka kërkuar që ndërhyrjet të jenë të minimizuara vetëm në raste nevoje dhe mos të krijohen përplasje të provokuara. Mësohet se një tjetër kërkesë e Prodës ka qenë që të kenë kujdes listat me emrat e personave që kanë precedentë e të mbahen nën vëzhgim.
Po ashtu Proda ka porositur dhe në lidhje me dokumentimin e të gjitha veprimeve të jashtëligjshme si dhe që të sigurohet qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve të tjerë, të cilët nuk janë protestues.
Për zhvillimin e kësaj proteste është mësuar se PD ka njoftuar Policinë e Tiranës për 3 orë leje. Sikurse kanë paralajmëruar demokratët, skenari ka të bëjë me bllokimin e disa akseve kryesore në vend duke nisur nga ora 17:00. Sa i takon shpërndarjes së deputetëve në këtë protestë, ditën e djeshme u raportua se përfaqësuesit e PD-së do të vendosen të grupuar në secilin prej akseve.
Nga ana tjetër, policia ka dalë dje me një deklaratë zyrtare për protestën dhe i ka bërë thirrje përfaqësuesve të PD-së që në asnjë rast mos të bllokojnë qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve pasi kjo përbën vepër penale dhe do të përballen me pasoja sipas ligjit.
TIRANA- Partia Demokratike do të zhvillojë sot protestën e radhës të shtrirë kësaj here në disa qarqe të vendit. Për zhvillimin e kësaj proteste është mësuar se PD ka njoftuar Policinë e Tiranës për 3 orë leje. Sikurse kanë paralajmëruar demokratët, skenari ka të bëjë me bllokimin e disa akseve kryesore në vend duke nisur nga ora 17:00.
Bllokimi i akseve që ka paralajmëruar PD:
Mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës
Segmenti “Casa Italia - Sheshi Shqiponja”
Rrethrrotullimi Milot
Rrethrrotullimi Shkozet
Rrethrrotullimi Bradashesh
Rrethrrotullimi Rrogozhinë
Rrethrrotullimi Levan
Sa i takon shpërndarjes së deputetëve në këtë protestë, ditën e djeshme u raportua se përfaqësuesit e PD-së do të vendosen të grupuar në secilin prej akseve të pëmendura më sipër.
Në segmentin e sheshit Shqiponja, do të jenë të pranishme degët e Tiranës dhe qarkut Dibër që do të bllokojnë hyrje-daljet në këtë rrugë dhe lëvizjen e automjeteve. Deputetët që do të jenë në këtë pikë janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi dhe aleatët të cilët do të jenë bashkë me qytetarët.
Në rrethrrotullimin e Milotit, do të vendosen deputetët e qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë, përkatësisht deputetët Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Lika, Greda Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli. Tek rrethrrotullimi Shkozet, do të jenë degët e qarkut Durrës, Fushë-Kruja, Kruja, Shijaku.
Në rrethrrotullimin e Bradasheshit do të jenë degët e qarkut Korçë, Elbasan me deputetët Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti, Tomor Alizoti.
Në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, degët Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Divjakë me Ilda Dhori, Dashnor Sula, Bledjon Nallbati;
Në rrethrrotullimin Levan, degët e Fierit, Gjirokastrës, Vlorë, Berat, Luan Baçi, Kasem Mahmutaj, Tritan Shehu, Bujar Leskaj.
Deputetët e tjerë Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku Ina Zhupa, Zheni Gjergji dhe Saimir Korreshi do t’i bashkohen tubimit te sheshi Shqiponja në orën 18:00, pas përfundimit të takimit të MSA-së ku do të marrin pjesë.
Nga ana tjetër, policia ka dalë me një deklaratë zyrtare për protestën dhe i ka bërë thirrje përfaqësuesve të PD-së që në asnjë rast mos të bllokojnë qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve pasi kjo përbën vepër penale dhe do të përballen me pasoja sipas ligjit.
“Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni. Ndërkohë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative”, njoftoi policia ditën e djeshme.
Ky njoftim është komentuar dhe nga kreu i grupit parlametar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili tha që Policia duhet të marrë masat pasi organizmi është i ligjshëm. Ai tha se tubimi kërkon njoftim të policisë dhe njoftimi është bërë nga sektori i organizmit pranë PD.
“Tubimi kërkon njoftim të policisë dhe njoftimi është bërë nga sektori i organizmit pranë PD. Në çdo tubim ka bllokim të rrugëve, edhe kur protestojmë para Kryeministrisë. Kur Veliaj, kreu i bandës 5d bën maratonën, bllokohen të gjitha rrugët brenda kryeqytetit. Çdo organizmin i ligjshëm, që ndiqet procedura e njoftimit, sjell bllokimit të trafikut, është detyrë e policisë të marrë masa për organizmin e trafikut”, tha Bardhi.