Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndërsa rreth katër ditë më parë është transportuar në një spital në Greqi. • Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë pak më herët publikoi njoftimin për media të spitalit "Evangjelismos", ku thuhej se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit është kritike. • Ditën e sotme Kryepeshkoi u vizitua në spital nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. • Mediat greke raportuan se shëndeti i Kryepeshkopit është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës. • Para shtrimit në spital në "Evangjelismos", 95-vjeçari, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të virusit. • Ai u shtrua fillimisht në një spital në Tiranë. • Megjithatë, mjekët raportuan se pas përkeqësimit të shëndetit të tij, u vendos transferimi i tij në Greqi për të marrë kujdesin e specializuar mjekësor. • Ai u transportua nga Shqipëria me një mjet të Forcave Ajrore Greke. • Transporti u krye me një avion C-27. • Ai u shoqërua nga një mjek dhe dy infermierë. • Avioni u ul në aeroportin ushtarak të Elefsinës në orën 19:34 të së enjtes mbrëma dhe menjëherë më pas Kryepeshkopi u transferua në spitalin “Evangjelismos”.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË - Kryepeshkopi Anastas Janullatos, u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare mëngjesin e kësaj të shtune. Njoftimin e dha Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila bëri me dije se Imzot Janullatos ndërroi jetë në spitalin "Evangelismos" në Athinë, ku ishte i shtruar pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Por si do të zgjidhet Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse
Në Statutin e Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë/ Kapitulli III/ Artikulli 22, thuhet se në rast sëmundjeje kronike ose vjetërsie, Kryepeshkopi paraqet tërheqjen e tij nga Sinodi, i cili është autoriteti më i lartë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Më tej thuhet se nëse kryepeshkopi nuk tërhiqet brenda dy javësh nga data e njoftimit, Sinodi cakton menjëherë një ndihmës peshkop që merr përsipër administrimin e dioqezës. Ndërkohë, thuhet gjithashtu se nëse mjekët vërtetojnë paaftësinë e tyre, kryepeshkopët tërhiqen, duke marrë nga fondi i përgjithshëm i kishës një pagesë mujore prej 600 franga ari.
"Kryepeshkopi, peshkopët dhe Bursari i Madh, në rast vjetërsie ose sëmundje kronike që nuk lejojnë kryerjen e detyrës, kanë të drejtë të parashikojnë në mënyrë kanonike dhe me shkrim tërheqjen e tyre nga Sinodi, i cili merr vendime në merita. Sinodi mund të shprehet edhe me iniciativën e tij për sëmundjen ose vjetërsinë e ipeshkvijve me një raport prej pesë mjekësh të zgjedhur dy nga Sinodi, dy nga pacienti dhe një nga Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë.
Nëse kryepeshkopi ose peshkopët nuk tërhiqen brenda dy javësh nga data e njoftimit, Sinodi cakton menjëherë një ndihmës peshkop që merr përsipër administrimin e dioqezës. Kryepeshkopi dhe peshkopët e shpallur të paaftë ruajnë titullin e tyre dhe kujtohen në kishë dhe në ceremonitë e shenjta nga ndihmësi ipeshkvi dhe i gjithë kleri, por nuk mund të ushtrojnë asnjë veprimtari administrative dhe nuk mund të marrin pjesë aktive në drejtimin e kishës.
Nëse mjekët vërtetojnë paaftësinë e tyre, ata tërhiqen, duke marrë nga fondi i përgjithshëm i kishës një stimul mujor për kryepeshkopin prej 600 franga ari dhe 400 franga ari për peshkopët.", thuhet në Statutin e Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Pas ndarjes nga jeta e Janullatos, do të jetë Sinodi i Hirshëm i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilët, si dhe sipas Statutit të Kishës do të mblidhen në vijim për të vendosur se kush do të jetë Kryepeshkopi e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Sinodi do të përbëhet nga; Hirësia e Tij, Joani – Mitropolit i Korçës; Hirësia e Tij, Dhimitri – Mitropolit i Gjirokastrës; Hirësia e Tij, Nikolla – Mitropolit i Apolonisë dhe Fierit; Hirësia e Tij, Andoni – Mitropolit i Elbasanit; Hirësia e Tij, Nathanaili – Mitropolit i Amantias dhe Hirësia e Tij, Asti – Mitropolit i Beratit.
Ndërkohë, referuar Statutit të Kishës, zgjedhja e Kryepeshkopit të ri duhet të bëhet për një periudhë kohore 3 deri në 6 muaj.
TIRANË- Kisha Ortodokse Autoqefale ka dalë me një reagim lidhur me gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Në një postim në rrjetet sociale, bëhet me dije se gjendja aktuale shëndetësore e kryepeshkopit është vlerësuar nga mjekët e spitalit "Evangjelismos" si kritike. Postimi është shoqëruar edhe me njoftimin zyrtar nga spitali grek.
NJOFTIM PËR SHTYP
Tema: Përditësim mbi gjendjen shëndetësore të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, zotit Anastas.
Gjendja aktuale shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, zotit Anastas, vlerësohet nga mjekët trajtues si kritike.
NGA ADMINISTRATA E SPITALIT "EVANGJELISMOS"

Mediat greke raportuan më herët se shëndeti i Kryepeshkopit është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës. Para shtrimit në spital në "Evangjelismos", 95-vjeçari, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të virusit. Ai u shtrua fillimisht në një spital në Tiranë. Megjithatë, mjekët raportuan se pas përkeqësimit të shëndetit të tij, u vendos transferimi i tij në Greqi për të marrë kujdesin e specializuar mjekësor.
Ai u transportua nga Shqipëria me një mjet të Forcave Ajrore Greke. Transporti u krye me një avion C-27. Ai u shoqërua nga një mjek dhe dy infermierë. Avioni u ul në aeroportin ushtarak të Elefsinës në orën 19:34 të së enjtes mbrëma dhe menjëherë më pas Kryepeshkopi u transferua në spitalin “Evangjelismos”.
GREQI- Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili u transportua me avion nga Shqipëria mesditën e së premtes dhe u shtrua në spitalin “Evangelismos” ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Sipas medias greke "Protothema", shëndeti i Kryepeshkopit është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon monitorimin e tij.
Para shtrimit në spital në "Evangelismos", 95-vjeçari, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të virusit. Ai u shtrua fillimisht në një spital në Tiranë.
Megjithatë, mjekët raportuan se pas përkeqësimit të shëndetit të tij, u vendos transferimi i tij në Greqi për të marrë kujdesin e specializuar mjekësor.