6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Udhëheqësit botërorë janë mbledhur në New York City për të marrë pjesë në takimin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. • Theksi në OKB është vënë te lufta e Izraelit në Gaza dhe lufta e Rusisë në Ukrainë. • Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbajti një fjalim 55-minutësh, ku iu drejtua me kritika Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. • Trump u tha anëtarëve të Asamblesë se është koha për t’i dhënë fund eksperimentit të dështuar të kufijve të hapur. • Presidenti amerikan veçoi Evropën, duke thënë se kontinenti është në telashe serioze për shkak të migracionit dhe gjithashtu e kritikon atë për dështimin në ndalimin e importit të energjisë nga Rusia, duke e quajtur këtë të turpshme. • Ai pretendoi se migrantët kanë shkelur ligjet, kanë kërkuar azil të rremë ose kanë kërkuar status refugjati për arsye të paligjshme. • Trump gjatë fjalimit tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara deklaroi se u ka dhënë fund shtatë luftërave të pafundme. • Mes konflikteve që përmendi, ishin edhe ato në Kosovë dhe Serbi, si dhe lufta në Kamboxhian dhe Tajlandë, Kongon dhe Ruandë, Pakistanin dhe Indinë, Izraelin dhe Iranin, Egjiptin dhe Etiopinë, si dhe Armeninë dhe Azerbajxhanin. • Gjithashtu Trump deklaroi se vendet anëtare të NATO-s duhet të rrëzojnë avionë rusë, nëse këta shkelin hapësirën e tyre ajrore. • Presidenti e përfundoi fjalimin e tij gati njëorësh duke i bërë thirrje Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të punojë së bashku për të ndërtuar një planet të ndritshëm dhe të bukur. • Ndërkohë pritet që të ngjiten gjithashtu në podium për të mbajtur fjalimin edhe Mbreti Abdullah II i Jordanisë, Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani dhe Presidenti francez Emmanuel Macron. •Të hënën, Franca dhe Arabia Saudite kishin mbledhur dhjetëra liderë botërorë për të mbledhur mbështetje për një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez. • Mes shtytjes diplomatik , Franca, Andorra, Belgjika, Luksemburgu, Malta dhe Monako i janë bashkuar numrit në rritje të vendeve që po njohin shtetësinë palestineze.
8 artikuj për këtë temë.
SHBA- Presidenti Donald Trump, i cili njihet për stilin e tij të të folurit edhe pa letër, bëri një shaka në lidhje me teleprompterin e prishur në hapje të fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York City.
"Dhe nuk më shqetëson ta mbaj këtë fjalim pa teleprompter, sepse teleprompteri nuk po funksionon. Megjithatë, ndihem shumë i lumtur që jam këtu me ju. Dhe në këtë mënyrë ju flisni më shumë nga zemra. Mund të them vetëm se kushdo që po e operon këtë teleprompter është në telashe të mëdha”, tha ai, duke shkaktuar të qeshura në sallë.
Gjatë fjalimit të tij, presidenti tha se Shtetet e Bashkuara kanë ekonominë më të fortë, kufijtë më të fortë, ushtrinë më të fortë, miqësitë më të forta dhe shpirtin më të fortë të çdo kombi në faqen e dheut. Ai gjithashtu theksoi përpjekjet për paqe në të cilat ishte e përfshirë SHBA-ja, përfshirë ato midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.
"Këto janë dy gjërat që mora nga Kombet e Bashkuara: një shkallë lëvizëse e keqe dhe një teleprompter i keq. Meqë ra fjala, tani po funksionon. Thjesht vazhdova. Faleminderit. Mendoj se duhet ta bëj ndryshe," tha ai.
Trump u përballë dhe me incidente tjetër të pakëndëshme. Gjatë momentit që do të merret fjalën dhe do të hipte në shkallët lëvizëse, këto të fundit pësuan defekt. Pasi u ngjit më këmbë drejt podiumit, njëri nga promterat u prish po ashtu, duke detyrua Trump që ta lexonte fjalimin nga fleta.
Trump iu referua incidentit gjatë fjalimit të tij, duke thënë: "E tëra çfarë mora nga Kombet e Bashkuara ishte një shkallë lëvizëse që gjatë ngjitjes ndaloi pikërisht në mes. Nëse zonja e parë nuk do të ishte në formë të shkëlqyer, ajo do të ishte rrëzuar. Këto janë dy gjërat që mora nga Kombet e Bashkuara; një shkallë lëvizëse e keqe dhe një promptertë keq".
SHBA- Presidenti i SHBA, Donald Trump, gjatë fjalimin e tij në Asamblenë e OKB-së, kritikoi politikat e migracionit të vendeve të tjera dhe akuzoi Kombet e Bashkuara se po financojnë një sulm ndaj vendeve perëndimore përmes mbështetjes së migrantëve.
Trump vlerësoi përpjekjet e tij për ndalimin e migracionit të paligjshëm, duke thënë se liderët e tjerë duhet të ndjekin shembullin e tij. Presidenti amerikan akuzoi OKB-në për krijimin e krizës së migracionit global.
“Ka ardhur koha të marrë fund ky eksperiment i dështuar i kufijve të hapur. Duhet të ndaloni menjëherë. Unë jam shumë i mirë në këto gjëra. Vendet tuaja po shkojnë drejt greminës. Jo vetëm që OKB-ja nuk po zgjidh problemet që duhet të zgjidhë, por shpeshherë po krijon probleme të reja për ne. Shembulli më i mirë është kriza e migracionit të pakontrolluar, çështja politike numër një e kohës sonë,” tha trump.
Trump pretendoi se ndihma e OKB-së për migrantët ka ndihmuar njerëzit të hyjnë ilegalisht në SHBA, për tu përballur më pas me dëbimin e tyre. Ai shtoi se Kombet e Bashkuara duhet të mbrojnë vendet nga pushtimet dhe jo t’i krijojnë apo t’i financojnë ato.
“OKB u jep atyre ushqim, strehim, transport dhe karta debiti,” tha ai.
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu drejtua sot për herë të parë që nga viti 2020 Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke paraqitur atë që e cilësoi si vizionin e tij për botën. Në fillim të fjalimit, Trump tha se mikrofoni nuk po funksiononte, por shtoi me humor: “Nuk më shqetëson, sepse kështu flet më shumë nga zemra”.
Më pas shtoi me një batutë: “Kushdo që po operon këtë mikrofon, është në telashe të mëdha”.
Trump tha se tetë muaj pas fillimit të mandatit të tij të dytë presidencial, SHBA është “vendi më i nxehtë” në botë, një frazë që e përdor shpesh në deklaratat e tij publike.
“Kjo është realisht epoka e artë e Amerikës,” tha ai.
Gjatë fjalimit, Trump u përqendrua në arritjet e administratës së tij, duke përmendur rritjen e tregjeve të aksioneve, investimet e reja në SHBA, shkurtimet në taksa dhe rregullore, si dhe forcimin e sigurisë kufitare. Gjithashtu Trump ka ngritur alarmin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së mbi programin bërthamor të Iranit, duke e cilësuar si kërcënimin më të madh për sigurinë globale.
“Sot, rreziku më serioz për planetin janë armët më shkatërrimtare që ka njohur ndonjëherë njerëzimi,” deklaroi Trump nga podiumi i Kombeve të Bashkuara.
Ai e përshkroi Iranin si sponsorizuesin kryesor të terrorizmit në botë, duke theksuar se ky regjim nuk duhet të lejohet kurrsesi të zotërojë armë bërthamore. Në sallën e Asamblesë, kamerat fokusuan delegacionin iranian, të cilët dëgjuan fjalimin pa reaguar publikisht ndaj komenteve të ashpra të presidentit amerikan. Në vijim, Trump zbuloi se më herët gjatë vitit kishte urdhëruar bombardimin e një objekti kyç të programit bërthamor iranian.
“Bëmë diçka që për 22 vite të tëra shumëkush e ka dashur, por askush nuk e ka bërë,” tha ai, pa dhënë shumë detaje mbi operacionin.
SHBA- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se Italia do ta njohë shtetin palestinez vetëm nëse të gjithë pengjet izraelite lirohen dhe grupi militant Hamas përjashtohet nga çdo rol qeveritar.
"Nuk jam kundër njohjes së Palestinës, por duhet t'i caktojmë vetes prioritetet e duhura", u tha Meloni gazetarëve, duke njoftuar se qeveria e saj do t'i paraqesë parlamentit një mocion për këtë çështje.
Duke folur nga Nju Jorku, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Meloni tha gjithashtu se presioni ndërkombëtar duhet të ushtrohet mbi Hamasin dhe jo mbi Izraelin, duke fajësuar grupin për fillimin e luftës dhe bllokimin e përfundimit të saj duke refuzuar të dorëzojë pengjet.
Meloni udhëheq një qeveri të krahut të djathtë që ka qenë një nga aleatët më të fortë të Izraelit në Bashkimin Evropian dhe ka refuzuar të ndjekë shembullin e vendeve të tjera të G7 si Britania, Kanadaja dhe Franca në njohjen e shtetësisë palestineze këtë muaj.
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se vendet anëtare të NATO-s duhet të rrëzojnë avionë rusë, nëse këta shkelin hapësirën e tyre ajrore. Trump e bëri deklaratën gjatë një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara do të mbështesnin një vendim të NATO-s për të ndërmarrë veprime të tilla ushtarake ndaj Rusisë, Trump u përgjigj: “Po, e besoj këtë”, duke lënë të kuptohet se është i hapur për një qasje më konfrontuese nëse Rusia shkel kufijtë ajrorë të aleatëve të NATO-s.
Ndërsa kur u pyet nëse do të mbështeste ushtarakisht aleatët e NATO-s në një përshkallëzim të mundshëm, Trump tha se kjo do të varet nga rrethanat. Sa i përket marrëdhënieve me presidentin rus Vladimir Putin, Trump nuk dha një përgjigje të qartë nëse vazhdon ta besojë apo jo.
“Do t’ju them për këtë brenda një muaji”, tha shkurtimisht.
Ai tha gjithashtu se planifikon të telefonojë kryeministrin hungarez Viktor Orban për ta nxitur atë të ndalojë blerjen e naftës ruse, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të ushtruar presion mbi aleatët e NATO-s që të ndërpresin lidhjet e tyre energjetike me Moskën.
Deklaratat Trump – Zelensky:
Trump; E vlerësojmë këtë takim. Kishim një ditë shumë interesante dhe produktive. Tani kemi këtë takim të rëndësishëm me presidentin Zelensky, një njeri i guximshëm që po përballet me një luftë të vështirë. Kemi shumë respekt për Ukrainën dhe për qëndresën e saj. Është vërtet mbresëlënëse
Nga ana e tij, presidenti ukrainas Zelensky falënderoi Trump-in për mbështetjen: Faleminderit për këtë takim dhe për përpjekjet tuaja për të ndalur këtë luftë. Do të kemi një bisedë të veçantë për fëmijët ukrainas. Faleminderit edhe për përfshirjen personale të Zonjës së Parë, Melania Trump, në këtë çështje. Është shumë e rëndësishme për ne. Kam disa lajme të mira nga fronti dhe do t’ju informoj për zhvillimet. Natyrisht, qëllimi ynë është ta përfundojmë këtë luftë.
SHBA- Presidenti Turk, Rexhep Tayyip Erdogan, iu drejtua të pranishmëve në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Erdogan e nisi fjalimin e tij, duke shprehur pakënaqësinë që presidentit të Palestinës, Mahmoud Abbas, iu ndalua të vinte në New York. Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjitha vendet që ende nuk e kanë njohur shtetin e Palestinës ta bëjnë sa më shpejt.
Më pas ai shfaqi një fotografi nga Gaza, ku shihen fëmijët e uritr, duke kërkuar ushqim. Udhëheqësi turk tha se secili prej këtyre njerëzve është një qenie njerëzore dhe janë njerëz të pafajshëm. Ai tha ndër të tjera se njerëzit nuk vriten vetëm me armë, por edhe nga uria.
"Qëndrojmë këtu përpara jush në emër të 86 milionë qytetarëve tanë dhe të vëllezërve e motrave tona palestineze, zërat e të cilëve po përpiqen të heshtën. I ftoj të gjitha vendet që ende nuk e kanë bërë këtë, ta njohin shtetin e Palestinës. Qëllimi i OKB-së është të mbështesë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Ndërsa ne flasim këtu, Izraeli po masakron civilë në Gaza. Numri i civilëve të plagosur në Gaza ka kaluar 65 mijë. Fatkeqësisht, ende nuk dihet numri i personave që ndodhen nën rrënoja. Secili prej këtyre njerëzve është një qenie njerëzore, janë njerëz të pafajshëm. Njerëzit nuk vriten vetëm me armë, por edhe nga uria.
Në shekullin XXI-të, në një botë që quhet e civilizuar, njerëzit po vdesin nga uria. Po ju tregoj një fotografi nga Gaza. Këto janë gra që mbajnë tenxhere bosh në duar. Më përgjigjuni - a ka ndonjë justifikim për këtë brutalitet në vitin 2025? Kjo pamje e turpshme nga Gaza përsëritet çdo ditë. Mbështes Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së që vazhdimisht e sjell në vëmendje gjenocidin në Palestinë dhe e përgëzoj edhe kësaj here për qëndrimin e tij. OKB-ja nuk ka qenë në gjendje të mbrojë as stafin e saj në Gaza. Njerëz janë vrarë," tha Erdogan.
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalimit tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara deklaroi se u ka dhënë fund shtatë luftërave të pafundme. Mes konflikteve që përmendi, ishin edhe ato në Kosovë dhe Serbi, si dhe lufta në Kamboxhian dhe Tajlandë, Kongon dhe Ruandë, Pakistanin dhe Indinë, Izraelin dhe Iranin, Egjiptin dhe Etiopinë, si dhe Armeninë dhe Azerbajxhanin.
“Po ashtu, brenda një periudhe prej vetëm shtatë muajsh, unë i kam dhënë fund shtatë luftërave të pafundme. Ata thoshin se ishin të pafundme. Që kurrë nuk do të zgjidheshin. Disa kishin vazhduar për 31 vjet, dy prej tyre, 31. Mendoni pak, 31 vjet. Një tjetër kishte 36 vjet. Një tjetër 28 vjet. Unë i dhashë fund shtatë luftërave. Dhe në të gjitha rastet, ato ishin duke u zhvilluar me mijëra njerëz të vrarë.
Asnjë President apo Kryeministër dhe asnjë vend tjetër nuk ka bërë ndonjëherë diçka që t’i afrohet kësaj. Dhe unë e bëra këtë në vetëm shtatë muaj. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Nuk ka pasur kurrë ndonjë gjë të tillë. Jam shumë i nderuar që e kam bërë,” deklaroi Trump.
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se aleatët evropianë duhet të ndalin menjëherë blerjen e naftës nga Rusia dhe akuzoi Kinën dhe Indinë se po financojnë luftën e Moskës kundër Ukrainës përmes blerjeve të produkteve ruse.
Duke folur para udhëheqësve botërorë në hapje të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 23 shtator, Trump, i cili do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, më vonë gjatë ditës, tha se ai mund të vendosë sanksione ndaj Rusisë për të ndalur luftimet, por pa veprime të ngjashme nga Evropa “ne të gjithë po humbasim shumë kohë”.
“Në rast se Rusia nuk është e gatshme të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, atëherë SHBA-ja është e përgatitur që të vendosë një rund të tarifave shumë të fuqishme që do të ndalnin gjakderdhjen, besoj shumë shpejt”, tha ai gjatë takimit të përvitshëm në Nju Jork.
“Por, që këto tarifa të jenë efektive, shtetet evropiane... do të duhet të na bashkohen duke vendosur masa të njëjta... Evropa duhet të bëjë më shumë”.
Sanksionet, së bashku me garancitë e sigurisë në rast të një marrëveshje të paqes mes Kievit dhe Moskës janë çështjet për të cilat Zelensky shpreson që të marrë mbështetje nga Shtëpia e Bardhë gjatë takimit me Trumpin.
Zelensky, i cili do t’i adresohet Asamblesë më 24 shtator, po ashtu pritet të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën në Ukrainë më 23 shtator.
Zelensky dëshiron që të shmangë dy situata: mundësinë që Trumpi t’i bëjë presion atij për lëshime të mëdha me Rusinë apo t’ia vë një pjesë të madhe të fajit Ukrainës për mungesën e përparimit drejt një marrëveshje të paqes, pas më shumë se tre vjetësh të pushtimit rus të Ukrainës.
Një gjë e tillë ndodhi në shkurt, kur Trump e quajti Zelenskyn “diktator” dhe e fajësoi atë për luftën, dhe më pas u përplas me të gjatë takimit në Zyrën Ovale.
Me udhëheqësit evropianë të pranishëm, takimi Trump-Zelensky në gusht shkoi shumë më mirë. Por, ky takim u mbajt pasi Trump u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Alaskë dhe pas tërheqjes nga përpjekjet për arritjen e një armëpushimi – një gjë që Ukraina e dëshiron, por që është refuzuar nga Rusia – dhe në vend të kësaj tha se të dyja palët duhet të synojnë të arrijnë një marrëveshje të paqes.
Takimet e gushtit dhanë shpresë se lëvizja drejt paqes mund të nisë, me Trumpin që foli për mundësinë e një takimi ballë për ballë mes Zelenskyt dhe Putinit dhe një takimi trepalësh në të cilin ai tha se do të mund të shtyhej përpara qëllimi për t’i dhënë fund luftës më të madhe në Evropë që nga viti 1945.
Por, Kremlini shpejt e refuzoi mundësinë e një takimi Putin-Zelensky në një vend tjetër përveç Moskës, kërkesë e papranueshme për Ukrainën.
Në javët e fundit nuk ka pasur ndonjë përparim drejt paqes, por gjatë kësaj periudhe Rusia ka shtyrë përpara në vijat e frontit, ka sulmuar civilët në Ukrainë me bombardime masive dhe ka sfiduar NATO-n me inkursione dronësh dhe avionësh luftarakë.
“Putin nuk ka shfaqur interes për të negociuar për përfundimin e luftës, por ka insistuar në kushtet e tij që janë totalisht joreale”, tha Lawrence Freedman, analist dhe profesor i studimeve të luftës në Kolegjin Kings të Londrës.
Përderisa mbështetja e garancive të sigurisë nga SHBA-ja kërkohet me ngulm nga Ukraina në rast të një marrëveshjeje për përfundimin e luftës, mungesa e përparimit drejt paqes bën perspektivën e sanksioneve më të ashpra të SHBA-së ndaj Rusisë një çështje të menjëhershme për Kievin.
Trump ka shprehur gjithnjë e më shumë zemërim me qëndrimin e Rusisë dhe disa herë ka thënë se mund ta godasë Moskën me sanksione të reja, përfshirë masa dytësore që do të shënjestronin shtete dhe kompani që blejnë energji ruse apo i dërgojnë Rusisë teknologji që mund ta përdorë në luftën në Ukrainë. Grupe të ligjvënësve amerikanë nga dy partitë kanë propozuar në Kongres po ashtu një projektligj për sanksione ndaj Rusisë.
Më 7 shtator, Trump u pyet nëse është i gatshëm të kalojë në “fazën e dytë të sanksioneve” dhe ai tha se po. Ndërkaq, më 18 shtator ai tha se Putin “më ka zhgënjyer me të vërtet”.
Më 13 shtator, ai kushtëzoi vendosjen e sanksioneve me masa të ngjashme nga aleatët duke thënë se do të ishte “gati për vendosjen e sanksioneve të mëdha ndaj Rusisë kur të gjitha shtetet e NATO-s të pajtohen dhe të bëjnë të njëjtën gjë, kur të gjitha vendet e NATO-s të ndalin blerjen e naftës nga Rusia. Trump tha po ashtu se NATO duhet të vendosë tarifë prej 50 deri në 100 për qind ndaj importeve kineze.
Përveç rritjes së tarifave mbi importet indiane për 25 për qind për shkak të blerjes së naftës ruse, Trump deri më tani ka shmangur vendosjen e masave të reja ndëshkuese ndaj Rusisë dhe partnerëve të saj tregtarë. Megjithatë, ai disa herë ka shprehur shqetësimin se vendosja e sanksioneve të reja do të mund të pengonte përpjekjet e tij për ta sjellë Putinin në tryezën e negociatave./REL