LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ursula von der Leyen në Tiranë/ Rama: Procesi i anëtarësimit në BE po ecën mbarë. Presidentja e KE: Shqipëria ka ecur shpejt me meritë

• Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. • Në fjalën e tij, Rama ka deklaruar se procesi i anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Europian po ecën me shumë mbarësi. • Kryeministri theksoi rëndësinë që Von der Leyen dhe KE i japin Ballkanit Perëndimor. • I pyetur në lidhje me deklaratat kontraverse që ka patur më parë në lidhje me Brukselin, Rama deklaroi se tashmë raportet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian kanë ndryshuar. • Ndërsa Von der Leyen ka deklaruar se kushti i zgjerimit të Bashkimit Evropian bazohet në merita dhe kur të plotësohen këto, do të hapet rruga për Shqipërinë. • Presidentja e KE-së në fjalën e saj ka shtuar se anëtarësimi i vendit në BE nuk është diçka ekonomike, por edhe njerëzore. • Në fund, Ursula ka shtuar se anëtarësimi në BE do të sjell ndryshime të forta ekonomike për vendin. 

9 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

"Londra ka ikur në drejtim të paditur"/ Batutat e Ramës me Von der Leyen: Detyrat ne i bëjmë për veten tonë

Ursula von der Leyen në Tiranë/ Rama: Procesi i anëtarësimit
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta për largimin e Anglisë nga Bashkimi Evropian. Në konferencën me presidenten e KE, Rama u shpreh se Shqipëria është me fat që ndodhet në mes të Evropës dhe se ka mbështetjen e Bashkimit Europian

"Kur thua 2027, do të thotë që brenda këtij viti do të mbyllen grupkapitujt. Ne duhet të bëjmë detyrat këtu, kapitull për kapitull, plus dhe në planin e rritjes. Nëse marrim një vlerësim pozitiv është si rezultat i detyrave të bëra deri tani. Detyrat nuk i bëjmë se na i kërkon BE, as të kënaqim ata që nesër do të na miratojnë anëtarësimin, as në Paris, apo në Berlin, apo në… Më erdhi të them Londër, por Londra ka ikur në drejtim të paditur, ose në Romë. Detyrat i bëjmë për veten tonë, e bëjmë Shqipërinë më të fortë e funksional si shtet, Procesi i integrimit për ne është një proces shtetbërje demokratike," tha Rama./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Kur do hapet dera e BE për shqiptarët? Von der Leyen: Meritat e Shqipërisë janë të dukshme

Ursula von der Leyen në Tiranë/ Rama: Procesi i anëtarësimit
Ursula von der Leyen

TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se kushti i zgjerimit të Bashkimit Evropian bazohet në merita. E pyetur në lidhje me anëtarësimin e vendit, Von der Leyen tha se meritat e Shqipërisë janë të dukshme. Në fund, ajo shtoi se është e impresionuar nga populli shqiptar, që kërkon me ngulëm anëtarësimin në BE. 

"Ne të gjithë themi me të drejtë që kushti i zgjerimit bazohet tek meritat dhe meritat e Shqipërisë janë të dukshme. Është një proces normal i hapjes së kapitujve dhe të punojë për reformat në mënyrë që të bëheni pjesë e BE. Për mua është më rëndësi shpejtësia që po ecim në 2-3 vitet e fundit. Jam e impresionuar nga populli shqiptar që më thonë 'Po ne duam të bëhemi anëtarë të BE', e dimë që këto reformat janë për ne për të forcuar demokracinë," tha Von der Leyen./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Raportet e Shqipërisë me BE-në kanë ndryshuar"/ Rama: Në Bruksel nuk dhurohet asgjë, duhen fituar të gjitha

Ursula von der Leyen në Tiranë/ Rama: Procesi i anëtarësimit
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me deklaratat kontraverse që ka patur më parë në lidhje me Brukselin për anëtarësimin e vendit. Në fjalën e tij gjatë konferencës me Von der Leyen, Rama deklaroi se tashmë raportet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian kanë ndryshuar.

"U bë disa kohë që jetojmë në raportet mes Shqipërisë dhe BE. Në Bruksel nuk të dhuron njeri asgjë dhe duhet t’i fitosh të gjitha. Ky proces nuk do ndodhte me këtë shpejtësi nëse nuk do kishte vullnet të madh. Ballkani Perëndimor duhet mbështetur dhe Shqipëria duhet mbështetur. Viti 2027 nuk është një vit që e pamë në ëndërr këtu në Tiranë, por e kemi përcaktuar së bashku me Komisionin Europian dhe lidhet me detyrat që ne bëjmë këtu. Me reformat masat që janë të gjitha të detajuara dhe kanalizuara. Nëse vazhdojmë kështu me këtë ritëm, në 2027 do t’ja dalim të bëjmë detyrën tonë. Më pas do kemi periudhën ku vendet anëtare do të duhet të shprehen një e nga një. Unë jo e e besoj por e kam bindje absolute që ne të arrijmë objektivin e 2027. Siç e kam bindjen absolute që presidentja nuk lëviz nga objektivi i saj," tha Rama./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

"Bashkëpunimi me BE"/ Von der Leyen: Ndryshime të forta ekonomike për vendin

Ursula von der Leyen në Tiranë/ Rama: Procesi i anëtarësimit
Ursula von der Leyen

TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se bashkëpunimi i Bashkimin Evropian sjell ndryshime të forta në Shqipëri. Gjatë fjalës së saj në konferencën me Ramën, Von der Leyen ka deklaruar se afrimi në BE ka bërë që ekonomia shqiptare të fitojë akses në tregun e përbashkët evropian. 

Në fund, Presidentja u shpreh se vitin e ardhshëm do të hiqen tarifat roming vitin e ardhshëm. 

"Afrimi në BE ka të bëjë dhe për një biznes të zgjuar, jo vetëm për çështje politike. Ekonomia juaj ka fituar akses në tregun tonë të përbashkët, dhe në këmbim ju zbatoni reforma kyçe. Dyert e sektorit janë të hapura për kompanitë tuaja, por dhe për kompanitë tona. Plani i rritjes ekonomike ka potencial të dyfishojë planin në Ballkanin Perëndimor. Dhënia e 100 mln euro, tani do zbatohet ky plan, ju keni bërë shumë punë të mirë, dhe plani i rritjes ka 1 mld euro afërsisht dhe Shqipëria është drejt kësaj rruge. Vitin që vjen do heqim tarifat roaming. Mesazhi im i fundit është ky, zgjerimi nuk është çështje politike, por njerëzit. Shqipëria e do Europën, 90% e shqiptarëve do votonin për BE, sipas studimeve. Ky është sinjali më i qartë. Gjenerata jonë e re do të jetojë në një Bashkim Evropian të fortë. I dashur Edi të uroj çdo suksese në rrugën drejt BE dhe unë do t’u mbështes”, u shpreh ajo./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

"90% e shqiptarëve do votonin për në BE"/ Von der Leyen: Anëtarësimi nuk është vetëm çështje politike, por edhe njerëzore

Ursula von der Leyen në Tiranë/ Rama: Procesi i anëtarësimit
Von der Leyen

TIRANAPresidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha sot në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama se nëse do të bëhej një referendum, 90% e shqiptarëve do votonin për në Bashkimim Europian. Von der Leyen u shpreh me tej se anëtarësimi nuk është vetëm një çështje politike, por edhe njerëzore duke shtuar se gjenerata e re do të jetojë në një Europë të fortë të bashkuar dhe sigurtë.

 "I dashur Edi, nuk është vetëm cështja ekonomike por njerëzit, Shqipëria e do Europën, edhe nëse do bëhej një referendum sot 90% e shqiptarëve do votonin për në BE. Të gjithë janë me ne dhe me ju, mbështesin zgjerimin, ky është sinjali më i qartë i të gjithave. Gjenerata e re do të jetojë në një Europë të fortë të bashkuar dhe sigurtë. Pra, I dashur Edi të uroj cdo sukses që ju të vijoni në rrugën tuaj për anëtarsimin në BE do ju mbështes në cdo hap në rrugën tuaj," tha Von der Leyen./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Ursula von der Leyen: Mbyllja e negociatave deri në 2027 është ambicioze 

Ursula von der Leyen në Tiranë/ Rama: Procesi i anëtarësimit
Ursula von der Leyen

TIRANA- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha sot në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama se Shqipëria është në rrugën e duhur për anëtarësimin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Von der Leyen theksoi se vendi ynë ka bërë një rrugë të gjatë dhe një progres të mrekullueshëm për anëtarësimin. Më tej ajo shtoi se qëllimi ambicioz i Shqipërisë është mbyllja e negociatave deri në 2027.

"Kënaqësi të kthehem në Shqipëri e të nis turin tim këtu. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE. Keni bërë një rrugë të gjatë, keni bërë një progres të mrekullueshëm me një shpejtësi rekord. Planifikojmë këtë vjeshtë të hapin kapitullin e fundit. Qëllimi juaj është mbyllja e negociatave deri në 2027, kjo është ambicioze por ne na pëlqen ambicja. Momenti gjeopolitik është këtu dhe lufta në Ukraina ka riformësuar duke bërë që kombet të zgjedhin vendin e tyre. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj, ne jemi me ju dhe ju jeni plotësisht në përputhej me BE. Ne veprojmë si një," tha Von der Leyen./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

"Ukrainën e mbështesim"/ Rama: Von der Leyen mbetet e palëkundur në mbështetjen ndaj vendit tonë

Ursula von der Leyen në Tiranë/ Rama: Procesi i anëtarësimit
Edi Rama

TIRANAKryeministri Edi Rama zhvilloi sot një konferencë për shtyp me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në kuadër të vizitës së saj në Tiranë, që shënon edhe nisjen e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor. Në fjalën e tij kreu i qeverisë deklaroi se Presidentja Von der Leyen mbetet e palëkundur në mbështetjen ndaj vendit tonë. Ndër të tjera si shtoi se përsa i përket luftës Ukrainë-Rusi, janë dakord që duhet të vijojnë të mbështesim pa rezervë Ukrainën.

"Do vijojmë të kryejmë me përpikmëri të gjitha detyrat që kemi marrë përsipër. Kemi folur për forcimin e bashkëpunimit në rajon, duke patur parasysh domosdomërinë që të lidhemi shumë më fort, qënies sonë në zemër të Europës. Kemi prekur edhe cështjen e rezistencës së Ukrainës ndaj agresionit rus dhe edhe në këtë pikë jemi dakord që duhet të vijojmë të mbështesim pa rezervë Ukrainën, aty vec të tjerësh zhvillohet edhe një përplasje mes një mënyrë të të parit të botës dhe të bashkëjetëses bazuar mbi meritë dhe të të parit të botës në në mënyrë që i sfidon këto vlera dhe parime. E falenderoj Von der Leyen jo vetëm për faktin që kthehen në rajon, në Shqipëri, por që rikthehet e palëkundur në mbështetjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE," tha Rama./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Konferenca e Von der Leyen/ Rama: Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE po ecën mbarë

Ursula von der Leyen në Tiranë/ Rama: Procesi i anëtarësimit
Edi Rama

TIRANAKreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar se procesi i anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Europian po ecën me shumë mbarësi dhe me shumë shpejtësi. Në konferencën me Ursula von der Leyen nga Kryeministria, Rama tha se e vlerëson që presidentja dhe komisioni i japin një rëndësi të posaçme Ballkanit Perëndimor.

"Kemi patur një bashkëbisedim që ka prekur temat e interesit të përbashkët. Për ne mbetet një moment i rëndësishëm dhe e vlerësojmë që presidentja dhe komisioni i japin një rëndësi të posaçme Ballkanit Perëndimor. kemi folur për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, dhe është një proces që po ecën me shumë mbarësi dhe shumë shpejtësi," tha Rama./Dosja.al

edi rama ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës