LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Valë kritikash për deklaratën e Krifcës për mbiprodhimin e vajit të ullirit: Qeveria duhet të certifikonte cilësinë

• Deklarata e Ministres së Bujqësisë, Frida Krifca për mbiprodhimin e vajit të ullirit ka ngjallur reagime të shumta. • Ministrja tha dje se mungesa e tregut për shitjen e vajit të ullirit vjen për shkak të shtimit të rrënjëve të ullirit që janë mbjellë më shumë sesa planifikimi. • Gazetarët Bledian Koka dhe Klodian Tomorri kanë cekur disa çështje në reagimet e tyre duke kritikuar qeverinë për mungesën e një strategjie për të shitur vajin shqiptar jashtë vendit, përfshirë këtu mungesën e një certifikimi cilësie apo subvencionimin e fermerëve që prodhojnë vaj ulliri dhe taksimin e vajërave komerçialë. • Këtë vit, prodhuesit e vajit të ullirit janë para një stoku për shkak të mungesës së tregut. • Shkaqet kryesore janë informaliteti i lartë i sektorit dhe eksportet e ulëta ndërsa qeveria nuk ka prezantuar një plan të qartë sesi duhet të veprohet në këto kushte. 

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Mbiprodhimi i vajit të ullirit, Resuli: Ç'i bëre popullit o Sali Berisha, mbështete mbjelljen e ullinjve, ka mbetur vaji pa shitur

Valë kritikash për deklaratën e Krifcës për
Ervin Resuli

TIRANËSipërmarrësi Ervin Resuli ka reaguar për deklaratën e ministren e Bujqësisë Frida Krifca, e cila u shpreh dje se vaji shqiptar kanë mbetur pa shitur për shkak të mbiprodhimit e mbjelljes pa planifikim të ullirit. Përmes një postimi të bërë në Facebook, me ironi, Resuli shkruan se Berisha e mori në qafë popullin pasi mbështeti mbjelljen e ullinjve dhe ka mbetur vaji pa shitur tani. 

'E more meqaf , çi bere ketij populli o Sali Berisha , mbeshtete mbjelljen e ullinjeve ka mbetur vaji pa shitur tani'- shkruan Resuli në një postim të bërë në Facebook. 

Në kohën kur kryedemokrati Sali Berisha ishte në pushtet, subvencionoi mbjelljen e ullinjve.

Ky reagim vjen pas deklaratës së një dite më parë, të ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, e cila tha se situata me mbipopullimin e sektorit të ullirit është situatë e përsëritur për shkak të shtimit të rrënjëve të ullirit të mbjellja pa plan apo strategji.

Mbiprodhimi i lartë i vajit të ullirit këtë vit është goditur nga mungesa së tregjeve të shitjes. Informaliteti i lartë i sektorit dhe eksportet e ulëta mbeten arsyet kryesore të mungesës së tregut. 

3 VITE ME PARE

Kriza e mbiprodhimit të vajit të ullirit/ Koka: Qeveria e Ramës s'ka ngritur laborator certifikimi të cilësisë, fajin ua 'faturojnë' fermerëve

Valë kritikash për deklaratën e Krifcës për
Bledian Koka

TIRANË- Gazetari Bledian Koka ka reaguar pas mbingopjes që ka në treg vaji i ullirit. Përmes një reagimi, Koka nis shkrimin duke bërë një lidhje me prodhimin dhe shitjen e vajit në Shqipëri dhe në Palestinë. Ai thotë se kemi një të përbashkët, atë të prodhimit dhe shitjes së vajit. Sipas Kokës, problemi i vërtetë i fermerëve shqiptarë ne fakt është se në 9 vite qeveria e Ramës nuk ka ngritur një laborator çertifikimi të cilësise së vajit të ullirit dhe për këtë arsye vaji shqiptar nuk mund te eksportohet në BE. Ai thotë me ironi se ministrja Frida Krifca ua faturoi fajin fermereve të cilët kultivuar ullirin në vend të kanabis sativas. 

REAGIMI:

Shqiperia dhe Palestina

Shqiperia dhe Palestina kane nje te perbashket. Problemin e prodhimit dhe shitjes se vajit te ullirit. Palestina ka cilesine me te larte te vajit te ullirit ne ate zone, por Izraeli nuk e lejon ta shese dhe i gjjthe prodhimi konsumohet brenda territorit palestinez. Shqiperia ka te njejtin problem! Ne kete rast, pengesa e fermerit shqiptar ndryshe nga fermeri palestinez nuk eshte nje qeveri pushtuese si e Izraelit, por qeveria sundimtare e Edi Rames. Qeveria e "fajin e ka Saliu" subvencionoi mbjelljen masive te ullinjve dhe sot ky projekt u konfirmua nga Frida Krifca se ka rezultuar i suksesshem me nje fond prej 10 milione pemesh ne te gjithe Shqiperine. Por ky sukses i "fajin e ka Saliu" sot na u shit si nje deshtim nga "ideuesja e shkolles se barinjve" Frida Krifca. Problemi i vertete i fermereve shqiptare ne fakt eshte se ne 9 vite qeveria e Edi Rames e cila ka asgjesuar plot 12 miliarde dollare buxhete, nuk ka ngritur nje laborator certifikimi te cilesise se vajit te ullirit dhe per kete arsye vaji shqiptar nuk mund te eksportohet ne BE. Por si cdo deshtim edhe sot "ideatorja e shkolles se barinjve" ua faturoi fajin fermereve qe kane kultivuar ullirin ne vend te kanabis sativas. Ajo deklaron se kemi mbiprodhim, por harron qe qeveria ku ajo ben pjese nuk ka bere asgje per te sigurur treg!
p.s...Mire qe nuk kane turp, por nuk kane as marre!

Mbiprodhimi i lartë i vajit të ullirit këtë vit është goditur nga mungesa së tregjeve të shitjes. Informaliteti i lartë i sektorit dhe eksportet e ulëta mbeten arsyet kryesore të mungesës së tregut. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca e pyetur pas mbledhjes së qeverisë për problematikën aktuale të sektorit të ullirit që është mbiprodhimi dhe mungesa e tregut të shitjes tha se kjo është një situatë që përsëritet ndër vite, për shkak të shtimit të rrënjëve të ullirit të mbjella pa plan apo strategji.

3 VITE ME PARE

Tregu i vajit të ullirit, Tomorri: Ministrja gaboi që mbolli ullinj pa plan, tani vuan mbiprodhimin

Valë kritikash për deklaratën e Krifcës për
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar lidhur me mbiprodhimin e vajit të ullirit dhe tregun e tij të shitjes. Përmes një shkrimi të bërë në Facebook, Tomorri thotë se deklarata e djeshme e ministres së Bujqesisë, Frida Krifcës ishte e gabuar duke thënë se mbolli ullinj pa plan dhe tani vuan mbiprodhimin.

Sipas tij, dy janë politikat që mund të bëhen për të zgjidhur hallin e fermereve që prodhojne vaj ulliri. E para është subvencionimi i produktit dhe e dyta taksimi i zëvendësuesve. 

'Nje qeveri e përgjegjshme do të duhet te mendonte ose te subvencionte drejteperdrejte fermet qe prodhojne vaj ulliri, ose te taksonte me shume vajin komercial te lulediellit, misrit, kikirikut apo ku di une per ta bere me te shtrenjte.'- thotë Tomorri.

SHKRIMI:

Paradoksi i tregut te vajit

Subvencionimi i mbjelljes se ullinjve ka qene nje nga politikat me te suksesshme bujqesore ne historine e Shqiperise. Ky eshte fakt i pakontestueshem. Deklarata e ministres se Bujqesise se Shqiperia gaboi qe mbolli ullinj pa plan dhe tani vuan mbiprodhimin eshte e pavend dhe e gabuar. Jo shume kohe me pare, shqiptaret ushqeheshin me mbeturinat vajore te botes. Te gjithe ata me moshe mbi 35 vjec, besoj e mbajne mend ate vajin e tmerrshem qe vinte era peshk.

Sot shqiptaret konsumojne masivisht vajin e ullirit qe prodhohet ne vend. Dhe e blejne me nje cmim qe eshte gati njesoj me vajin komercial te lulediellit. Megjithate, prape ka nje paradoks ne treg. Shqiperia importon mesatarisht 80 milione dollare ne vit vaj gatimi komercial. Nese ben matematiken, i bie diku tek 10-15 litra vaj ne vit per fryme. Ne nuk e dime se si konsumohet ky vaj. Jane familjet qe vazhdojne perdorin vaj vegjetal apo perdoret ne restorante dhe industrine ushqimore. Keto te dhena duhet te na i jepte Ministria e Bujqesise me Instatin, por ata nuk i bejne. Por pertej kesaj, ka akoma me shume vend per te zevendesuar.

Dy jane politikat qe mund te behen per te zgjidhur hallin e fermereve qe prodhojne vaj ulliri. E para eshte subvencionimi i produktit. Politika e dyte eshte taksimi i zevendesuesve. Ose nje kombinim i te dyjave.
Nje qeveri e pergjegjshme do te duhet te mendonte ose te subvencionte drejteperdrejte fermet qe prodhojne vaj ulliri, ose te taksonte me shume vajin komercial te lulediellit, misrit, kikirikut apo ku di une per ta bere me te shtrenjte.
Ne fakt, cmimi i ulet i vajit te ullirit eshte nje problem global. Ne Spanje, prodhuesi me i madh i vajit te ullirit ne bote, fermeret jane prej disa vitesh ne greve. Ata e shesin me 2 euro e gjysme litrin.
Te dhenat ne shkalle globale tregojne se aktualisht, vetem 3 per qind e vajit qe konsumohet eshte vaj ulliri. Pjesa tjeter, 97 per qind eshte konsum i ketyre vajrave komerciale te gatim.
Bota nuk e konsumon sa duhet vajin e ullirit. Ndaj eshte ky problemi i cmimit kudo. Qeverite nuk i degjojne keshillat e mjekeve. Se normalisht duhet te kishin bere me shume politika.

Mbiprodhimi i lartë i vajit të ullirit këtë vit është goditur nga mungesa së tregjeve të shitjes. Informaliteti i lartë i sektorit dhe eksportet e ulëta mbeten arsyet kryesore të mungesës së tregut. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca e pyetur pas mbledhjes së qeverisë për problematikën aktuale të sektorit të ullirit që është mbiprodhimi dhe mungesa e tregut të shitjes tha se kjo është një situatë që përsëritet ndër vite, për shkak të shtimit të rrënjëve të ullirit të mbjella pa plan apo strategji.

frida krifca vaji i ullirit bledian koka klodian tomorri kriza e vajit te ullirit

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë