Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ish-Presidenti amerikan Donald Trump është qëlluar me armë zjarri teksa po fliste në një tubim në Pensilvani, ditën e djeshme rreth orës 18:13. • Trump është goditur rreth veshit të tij të djathtë teksa po fliste dhe videot e tregojnë atë duke shtrënguar me shpejtësi veshin dhe më pas duke u ulur në tokë, ndërsa agjentët e sigurisë dhe të tjerët i vijnë në ndihmë. • Ai u ngrit me gjak në anën e fytyrës dhe dukej se po thoshte “lufto, lufto” ndërsa shtrëngonte grushtin. • Trump më pas u shoqërua shpejt nga skena dhe në automjetin e tij. • Ekipi dhe shërbimi sekret i Trump konfirmuan se ai ishte “mirë” dhe po kontrollohej në një institucion mjekësor lokal. • Ndërkohë FBI-ja tha tha se ka marrë nën kontroll hetimin.• Trump konfirmoi në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të mediave sociale, se autori i sulmit u vra, ashtu si edhe një pjesëmarrës në tubim. • Dy persona të tjerë janë plagosur, sipas një deklarate të Shërbimit Sekret. • Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e zbatimit të ligjit për punën e tyre. • Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha dje se "të gjithë duhet ta dënojnë" atentatin e dyshuar ndaj ish-presidentit Donald Trump dhe shtoi se shpreson të flasë së shpejti me rivalin e tij.• Duke iu drejtuar vendit rreth dy orë pas ngjarjes, Biden tha se ndjehej i lehtësuar që sipas njoftimeve zoti Trump është mirë. • Ai shtoi se nuk kishte mundur të fliste me ish-presidentin Trump përpara se të bënte komentet para vendit dhe u zotua se do të informojë publikun nëse arrin të bisedojë me të dhe nëse merr detaje shtesë rreth hetimit. • Ndërsa zv.presidentja Kamala Harris tha në një deklaratë se edhe ajo ishte informuar, duke shtuar se ajo dhe bashkëshorti i saj "ndjehen të lehtësuar" që Trump nuk ishte lënduar rëndë.• Ligjvënësit nga të dyja anët e politikës amerikane dënuan menjëherë atentatin ndaj kandidatit të pritshëm republikan për president Donald Trump gjatë një tubimi të shtunën.• Prokurori i qarkut Butler, Richard Goldinger tha në një intervistë telefonike se personi i armatosur, që dyshohet se qëlloi ndaj ish-presidentit, kishte vdekur, po kështu edhe të paktën një pjesëmarrës në tubim. • Mediat amerikane njoftuan se personi që dyshohet se qëlloi ndaj ish-presidentit, ishte vrarë nga shërbimet sekrete. • Po kështu sipas tyre rasti po hetohet si tentativë për vrasje. • Djali i madh i ish-Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Donald Trump Jr., ka reaguar pas atentatit ku mbeti i plagosur i ati gjatë një tubimi në Pensilvani. • Trump Jr., ndërsa postoi një foto të babait të tij në rrjetin social X me fytyrë të gjakosur dhe me grushtin lart, përpara një flamuri amerikan, shkruante se ai nuk do të ndalojë kurrë së luftuari për të shpëtuar Amerikën. • Pas atentatit ku mbeti i plagosur, ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar në rrjetin social Truth Social. • Trump tha se u qëllua me një plumb që i shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë.• Ai ka thënë se e kuptoi se diçka nuk shkonte kur dëgjoi të shtëna dhe menjëherë ka ndjerë plumbin. • Pas atentatit ndaj ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar edhe Rusia. • Kremlini ka deklaruar se nuk beson se administrata amerikane është përgjegjëse, por u shpreh se ka krijuar një atmosferë që provokon sulmin. • Ish-Presidenti i SHBA-ve, njëherësh dhe kandidati për zgjedhjet e nëntorit, Donald Trump ka falënderuar mbështetësit e tij për lutjet dhe suportin e tyre në deklaratën e dytë pas sulmit të djeshëm.• Trump ka shkruar se ata nuk kanë frikë dhe do të qëndrojnë të palëkundur. • Ai ka shtuar se se luten për shërimin e personave që u plagosën dhe se do të kenë në zemrat e tyre kujtimin e qytetarit që u vra.
37 artikuj për këtë temë.
SHBA- Policia lokale hasi në tentativë për vrasjen e Thomas Crooks vetëm pak çaste përpara se ai të përpiqej të vriste ish-presidentin Donald Trump, por nuk arriti të ndalonte të armatosurin pavarësisht kërcënimit të qartë. Pasi pjesëmarrësit në tubim panë Crooks në çatinë e një fabrike prodhimi vetëm 130 metra larg skenës ku Trump po fliste pak pas orës 18:00 të së martës, policia u njoftua dhe një oficer u ngjit në një shkallë për të hetuar.
Aty oficeri u ndesh me Crooks, i cili drejtoi pushkën e tij të stilit AR drejt tyre. Oficeri më pas u tërhoq nga shkalla, dhe Crooks menjëherë qelloi tetë të shtëna në drejtim të ish-presidentit, duke e gërvishtur në vesh dhe duke vrarë një kalimtar në turmën e tubimit dhe duke plagosur rëndë dy të tjerë. Pas asaj breshëri të shtëna, snajperët e Shërbimit Sekret qëlluan për vdekje Crooks.
Sherifi i Butler, Michael T. Slupe në një intervistë me The Washington Post tha se oficeri po ekzaminonte zonën pasi kishte kërkesa nga forcat e rendit për të identifikuar një person të dyshimtë i cili mund të përbënte rrezikshmëri për sigurinë e eventit.
“Kështu që polici iu përgjigj kësaj kërkese dhe po punonte për të gjetur personin në fjalë, kontrolloi zonën, por nuk mundi ta gjente atë, kështu që tha: “Epo, le të kontrollojmë çatinë,” tregoi Slupe.
Sherifi tha se oficeri u ngrit për të parë në çati, ku gjeti atentatorin Thomas Mathew Cooks, të armatosur, i cili gjithashtu pa oficerin dhe i drejtoi armën këtij të fundit.
“Ai e la dhe nuk ndërhyri sepse nuk dëshironte të vritej,” zbuloi Slupe.
Ish-Presidenti amerikan Donald Trump është qëlluar me armë zjarri teksa po fliste në një tubim në Pensilvani, ditën e djeshme rreth orës 18:13. Trump është goditur rreth veshit të tij të djathtë teksa po fliste dhe videot e tregojnë atë duke shtrënguar me shpejtësi veshin dhe më pas duke u ulur në tokë, ndërsa agjentët e sigurisë dhe të tjerët i vijnë në ndihmë. Ai u ngrit me gjak në anën e fytyrës dhe dukej se po thoshte “lufto, lufto” ndërsa shtrëngonte grushtin.
Trump më pas u shoqërua shpejt nga skena dhe në automjetin e tij. Ekipi dhe shërbimi sekret i Trump konfirmuan se ai ishte “mirë” dhe po kontrollohej në një institucion mjekësor lokal. Ndërkohë FBI-ja tha tha se ka marrë nën kontroll hetimin. Trump konfirmoi në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të mediave sociale, se autori i sulmit u vra, ashtu si edhe një pjesëmarrës në tubim.
Dy persona të tjerë janë plagosur, sipas një deklarate të Shërbimit Sekret. Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e zbatimit të ligjit për punën e tyre. Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha dje se "të gjithë duhet ta dënojnë" atentatin e dyshuar ndaj ish-presidentit Donald Trump dhe shtoi se shpreson të flasë së shpejti me rivalin e tij.

SHBA- Partia Republikane pritet të emërojë zyrtarisht zotin Donald Trump si kandidat për president këtë javë, disa ditë pasi ai i mbijetoi një atentati në një tubim politik. Tashmë masat e rrepta të sigurisë pritet të shtohen në Milwaukee, ku do të mbahet Kuvendi Kombëtare Republikan. Korrespondentët e Zërit të Amerikës, Jorge Agobian dhe William Gallo folën me delegatë të kuvendit dhe banorë të Milwaukeet, të cilët janë të shqetësuar për mundësinë e më shumë trazirave.
Një nga aktet më të rënda të dhunës politike në Shtetet e Bashkuara në dekada – ish-presidenti Donald Trump u qëllua në vesh gjatë një tubimi në Pensilvani.
Zyrtarët e FBI-së e quajnë atë një përpjekje për vrasjeje, duke thënë se i dyshuari është një i ri 20-vjeçar nga Pensilvania i quajtur Matthew Crooks.
“Aktualisht nuk kemi një motiv të identifikuar, megjithëse hetuesit tanë po punojnë pa u lodhur në përpjekje për të gjetur motivin”, tha agjenti Rojek.
Vëmendja tani zhvendoset në Milwaukee, ku zoti Trump do të emërohet si kandidati presidencial i partisë së tij javën e ardhshme. Masat e rrepta të sigurisë janë shtuar përpara arritjes së zotit Trump.
Zëri i Amerikës bisedoi me banorë të cilët thonë se janë të shqetësuar.
“Mendoj se do të bëhet më keq sesa tani. Dua të them, ata mbyllin rrugët çdo orë. Nuk e di nga po shkojnë… kur ai të arrijë këtu, gjithçka do të mbyllet, kam frikë”, thotë James Houser.
“Pres që të jetë i sigurt, por kurrë nuk i dihet. Dua të them, kush do ta kishte menduar – të gjitha tubimet dhe të gjitha vendet ku ka qenë presidenti Trump që nga viti 2015 kush shpalli kandidaturën për herë të parë… dhe është e frikshme, kur e mendoni. Ishte një goditje në kokë”, thotë Laura Baigert, delegate e zotit Trump nga Tennesi.
Kuvendet politike në Shtetet e Bashkuara që mbahen çdo katër vjet, janë një shans për të nxitur mbështetjen për partinë përpara zgjedhjeve presidenciale, por disa shqetësohen për retorikën e nxehtë politike këtë vit.
“Të dyja palët janë fajtore për retorikën e tepruar. Të gjithë duhet të ndalen dhe të pyesin veten, çfarë po bëjnë përmes mënyrës se si sillen dhe si flasin për të çuar përpara institucione të qëndrueshme demokratike”, thotë Alex Grey, ish-zyrtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të zotit Trump.
Shumë tani janë të shqetësuar se çfarë do të ndodhë më pas, si pasojë e të shtënave të së shtunës.
“Kam argumentuar diku tjetër se ka të ngjarë të shohim dhunë politike në të gjithë spektrin në këtë cikël zgjedhor. Natyrisht, kjo është ngjarja më e rëndë deri tani. Por, nuk mendoj se ka ndonjë arsye për të besuar se kjo është dhuna e fundit që shohim”, thotë Jacob Ware, Këshilli për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
Presidenti Joe Biden tha se foli me zotin Trump pas sulmit, duke thënë se nuk ka vend për atë që ai e quajti dhunë politike "të nevertishme".
Marrë nga VOA
SHBA- Agjenti special i FBI-së Kevin Rojek sapo tha se, deri më tani, nuk ka indikacione se Crooks vuante nga ndonjë problem i shëndetit mendor. FBI aktualisht është e fokusuar në motivimet e Crooks, veçanërisht përmes mediave të tij sociale.
FBI është ende "duke punuar për të pasur akses" në telefonin e Crooks. Aktualisht është duke u dërguar në një laborator të FBI-së në Quantico, Virxhinia. Komunikimet e fundit nuk kanë zbuluar asgjë në lidhje me motivimet e tij apo një plan më të madh.
“Nuk kemi parë asgjë kërcënuese. Por është ende shumë herët," shtoi ai.
Ish-Presidenti amerikan Donald Trump është qëlluar me armë zjarri teksa po fliste në një tubim në Pensilvani, ditën e djeshme rreth orës 18:13. Trump është goditur rreth veshit të tij të djathtë teksa po fliste dhe videot e tregojnë atë duke shtrënguar me shpejtësi veshin dhe më pas duke u ulur në tokë, ndërsa agjentët e sigurisë dhe të tjerët i vijnë në ndihmë. Ai u ngrit me gjak në anën e fytyrës dhe dukej se po thoshte “lufto, lufto” ndërsa shtrëngonte grushtin.
Trump më pas u shoqërua shpejt nga skena dhe në automjetin e tij. Ekipi dhe shërbimi sekret i Trump konfirmuan se ai ishte “mirë” dhe po kontrollohej në një institucion mjekësor lokal. Ndërkohë FBI-ja tha tha se ka marrë nën kontroll hetimin. Trump konfirmoi në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të mediave sociale, se autori i sulmit u vra, ashtu si edhe një pjesëmarrës në tubim.
Dy persona të tjerë janë plagosur, sipas një deklarate të Shërbimit Sekret. Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e zbatimit të ligjit për punën e tyre. Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha dje se "të gjithë duhet ta dënojnë" atentatin e dyshuar ndaj ish-presidentit Donald Trump dhe shtoi se shpreson të flasë së shpejti me rivalin e tij.
SHBA- Presidenti Joe Biden dënoi përpjekjen për atentat ndaj kundërshtarit të tij republikan Donald Trump të dielën. Ai tha se ishte i lehtësuar që gjendja shëndetësore e zotit Trump po përmirësohej pas plagëve të marra në sulmin e së shtunës. Në deklaratën e tij nga Shtëpia e Bardhë, presidenti tha se do t’i drejtohet popullit amerikan të dielën në mbrëmje mbi nevojën për të qenë të bashkuar. Ai tha se ka urdhëruar një hetim të pavarur mbi atë se çfarë ndodhi gjatë tubimit zgjedhor të zotit Trump në Pensilvani.
“Në Shtetet e Bashkuara nuk ka vend për dhunë, për asnjë formë dhunë. Përpjekja për atentat është kundër çdo parimi që mbrojmë ne si komb”, tha ai.
Presidenti Biden i bëri deklaratat në Shtëpinë e Bardhë pasi u informua mbi rezultatet e deritanishme mbi hetimet për ngjarjen. Ai tha se ka kërkuar që hetimi të jetë "i plotë dhe i shpejtë" dhe kërkoi që të mos "bëhen supozime" në lidhje me shkaqet e ngjarjes, por që gjithçka t’u lihej në dorë autoriteteve.
Një prej dëshmitarëve në vendngjarje ishte shqiptaro-amerikani Vatan Cana. Ai ka regjistruar disa pamje gjate kohës së sulmit. Zëri i Amerikës u lidh me të para disa orësh për të treguar atë që ka pare.
Ai i tregoi gazetares Garentina Kraja për skenat kaotike pas të shtenave, përfshirë pamjet e zotit Trump të plagosur ndërsa po largohej nga vendi i ngjarjes.
Përshkrimi i asaj që ka parë
“Kemi qenë disa shokë, kemi shkuar nga Nju Yorku deri në Butler. Kur shkuam aty, ka patur goxha njerëz, komunikacion rrugës, ka pasur sigurim shumë, shumë të madh. Derisa kemi hyrë në tubim brenda kemi kaluar nëpër sigurim. Na i kanë kontrolluar të gjitha, edhe trupin edhe çfarë kemi patur me vete. Kur hymë brenda, shkuam më përpara, të them të drejtën ndoshta kemi qenë rreth 100 feet (rreth 30 metra). Duke incizuar, për një moment kemi dëgjuar 2-3 plumba që erdhën nga ana e djathtë e Trumpit, por nga ana e majtë e jona. Ka qenë një fakt shumë interesant se kur kanë shku plumbat, një nga hidraulikët ("fork-lifts") që i kanë ngritur lart altoparlantët, i ka mëshuar hidraulikut dhe kur plumbi i ka mëshuar aty, ne kemi menduar që "fire department" (zjarrfikësit) e kanë gjuajtur me ujë "shooter" (sulmuesin), por fluidi (lëngu) ka rënë gjithkund, nëpër publik. Pas asaj kemi dëgjuar edhe 2-3 shots (të shtëna) tjera. Kur ka ndodhur kjo, i gjithë tubimi ka rënë poshtë në tokë. Gjithë populli ka rënë poshtë në tokë. Secret Service (shërbimet sekrete) na thonin "uluni poshtë, uluni poshtë". Me një moment jemi ngritur të gjithë, por sa jemi ngritur, një tjetër nga secret service (shërbimet sekrete) na thoshte rrini poshtë se mund të ketë një gjuajtje tjetër. Kur populli e ka dëgjuar atë fjalë, të gjithë kanë filluar të vrapojnë, filluan të qajnë. Kishte fëmijë, njerëz. Ka qenë një skenë shumë e frikshme se nuk dihej se çfarë do të ndodhte tjetër”.
“Duke qenë i Kosovës, në luftë do të thotë, e kam vërjetur që kanë qenë plumba. Një shoku im, Steve nuk besonte. I thosha, Steven ulu poshtë. U çova dhe thashë, ta incizoj, ta shoh ç’ka po ndodh. E nxora telefonin, vetë e pashë Trumpin. Edhe kur u ngrit (Trumpi) e pashë që kishte gjak. U thashë shokut tim, "They got him", do të thotë e kanë kapur (e kanë qëlluar), por nuk dinim sa keq ishte situata. U mundova ta mbaj telefonin sa ma drejt që është e mundur. Pastaj ka ardhur një helikopter, më duket që e ka dërgu Trumpin në një spital aty të afërm. Por do të thotë ai momenti ka qenë diçka shumë interesant, se Trumpi kur u (ngrit), u thoshte atyre "prisni, prisni" në anglisht. U ngrit dhe e bënte "fist bump" (grushtin). Nuk e di si e ka patur atë kurajo, si e ka bërë atë punë dhe kur e çoi grushtin lart krejt populli u gjallë dhe krejt bërtisnin "Trump, Trump", "USA, USA". Por në atë moment, secret service (Shërbimet Sekrete) tha ka mundësi të jetë edhe një gjuajtës i dytë. Aty pastaj filloi paniku, filluam të vrapojmë. Të gjitha barridakat përtoke.
Filluam të vrapojmë. Njerëz duke qarë, gra me fëmijë të vegjël, filluan të gjithë të qajnë, filluam të vrapojmë... Duke ikur nga vendi, shkuam aty ku ka qenë sulmuesi. E kam edhe nje video nga aty, ku ka qenë ushtria, secret service (shërbimi sekrete) duke u përpjekur të ngjitej në çati. U bllokuan rrugët dhe nuk lanë asnjë gjë te shkoje prapa dhe filluam të ecim drejt aeroportit, rreth12 kilometra, sepse nuk kishte as taksi, asgjë.
“Duke patur parasysh gjuajtjet në masë qe ndodhin në Shtetet Bashkuara, e ndjen një ndjenjë çfarë do të ndodhë tani. E para mori fund, por ne frikesoheshim mos kishte ndonje sulmues tjeter. Ështe një ndjenje shume interesante, si e luftës që e kemi perjetuar në Kosovë... Nuk mund ta besonim që kjo po ndodh. Por ndërkohë e kuptonim që kjo ka ndodhur. Kam pasur edhe ndoshta për 20 minuta sepse nuk arrita ta besoja që isha edhe unë aty”./VOA
U zgjova në orën 5 të mëngjesit në shtëpinë time në Londër që gumëzhinte nga emocioni, sepse kisha rrëmbyer biletat e minutës së fundit për në finalen e Euros. Më pas mora telefonin, pashë një milion telefonata dhe mesazhe të humbura dhe zemra ime u fundos. U drodha në mënyrë të pavullnetshme nga realizmi fillestar brutal i kuptimit të këtyre tre fjalëve.
Por në të vërtetë, e kisha frikë këtë moment për vite me radhë. Ka pak figura publike më përçarëse ose polarizuese në botë sesa Donald Trump, dhe shumë njerëz e urrejnë atë me një pasion të rrezikshëm e të jashtëzakonshëm. Ekziston edhe një precedent i konsiderueshëm. Katër presidentë amerikanë janë vrarë, më i fundit është John F. Kennedy në vitin 1963. Dy përpjekje të tjera mbijetuan për vrasje, duke përfshirë Ronald Reagan jashtë një hoteli në Uashington në 1981.
Pra, kërcënimi i një plumbi snajperi nuk është kurrë i largët për asnjë banor të Shtëpisë së Bardhë në një vend të mbushur me dhunë me armë dhe tensione politike gjithnjë e më toksike. Tragjikisht, siç parashikuan shumë, ishte vetëm çështje kohe para se një i çmendur të përpiqej të vriste Donald Trump.
Por ishte ende një goditje masive, sizmike për të zbuluar se më në fund kishte ndodhur. Unë vrapova në katin e poshtëm për të parë mbulimin e lajmeve në Tv dhe u tmerrova kur pashë skenat dramatike dhe të tmerrshme ndërsa Trump u sulmua ndërsa fliste në skenë në një tubim në Pensilvani.
Dhe i habitur kur e pash atë të ngrihej përmes truprojave të furishme të Shërbimit Sekret, me fytyrën e mbuluar me gjak, duke goditur me grusht ajrin dhe duke bërtitur, 'LUFTO'! PËRLESHJE! PËRLESHJE!' Këto imazhe befasuese janë tashmë disa nga më ikonat në historinë amerikane. Në mënyrë të pabesueshme, Trump mashtroi vdekjen me atë që duhet të ketë qenë një centimetër në rastin më të mirë, ndërsa plumbat e atentatorit të mundshëm fërshëllyen mbi kokën e tij.
Në vend të kësaj, ai pësoi vetëm një gërvishtje në vesh dhe jetoi, siç bërtiste, për të luftuar një ditë tjetër. Dhe falënderoj Zotin për këtë, pasi pasojat e vdekjes së tij në një sulm të tillë nuk ia vlen të mendosh. Unë sinqerisht mendoj se Amerika mund të jetë futur në një lloj lufte civile duke pasur parasysh se sa popullor është Trump me miliona mbështetësit e tij dhe sa të bindur ata tashmë ishin, me arsye të mirë, se ka pasur një përpjekje të qëllimshme nga demokratët për të armatosur sistemin e drejtësisë kundër për të ndaluar rizgjedhjen e tij president.
Në nivel personal, u lehtësova tepër. Donald Trump ka qenë miku im për gati 20 vjet, pasi fitova shfaqjen e tij Celebrity Apprentice. Ne kemi pasur ulje-ngritjet tona që kur ai u bë President në 2016, jo më pak kur ai me turp refuzoi të pranonte rezultatin e zgjedhjeve të 2020 dhe nxiti trazirat e tmerrshme të 6 janarit në Kapitol me retorikën e tij nxitëse. Por kur ai më telefonoi kohët e fundit për një bisedë të gjatë, ishte një bisedë shumë e ngrohtë. Dhe unë njoh shumë nga familja e tij shumë mirë.
Në fakt, personi i parë që i dërgova mesazh për të shtënat ishte djali i tij Donald Jr, duke i thënë se sa i tronditur isha, sa i lehtësuar isha që babai i tij ishte mirë dhe sa i guximshëm mendova se ai do të kishte qenë pasi gjithçka përfundoi.
"Faleminderit shumë, Piers. Isha vetëm me fëmijët e mi kur dëgjova lajmin dhe jam vërtet i tronditur se sa çmenduri është bërë gjithçka”, u përgjigj ai.
Ai ka të drejtë. Ishte çmenduri e plotë për Presidentin Biden të lejojë një prokuror të përgjithshëm demokrat në Nju Jork të ngrejë akuza penale kundër paraardhësit të tij për pagimin e një ylli porno, Stormy Daniels, për një qëndrim të supozuar për një natë 18 vjet më parë dhe më pas u përpoq ta fshihte atë.
Kur presidentët përpiqen të fusin në burg kundërshtarët e tyre politikë, vendi që ata drejtojnë bëhet një republikë bananesh jo më e mirë se Rusia, Koreja e Veriut ose kombet e korruptuara në Amerikën e Jugut. Dhe megjithëse nuk dua të fajësoj Biden-in apo demokratët për veprimet e një sulmuesi me probleme mendore, nuk ka dyshim se përshkrimi i vazhdueshëm liberal i ekzagjeruar në mënyrë qesharake i Trump si "Hitleri i ri" dhe gëzimi i tyre i pambuluar me perspektivën për ta vënë atë. në një qeli burgu, ka luajtur një rol në ngritjen e rivalitetit politik partizan në nivele tepër të rrezikshme.
Vetëm pak ditë më parë, Biden u tha donatorëve në një telefonatë se ishte 'koha' për ta vënë Trumpin në një tabelë qitje. Kjo lloj gjuhe e dhunshme, të cilën vetë Trump e ka përdorur shpesh edhe për rivalët e tij, nuk duhet të ketë vend në një demokraci të qytetëruar. Siç e kemi parë në Britani, ku dy deputetë janë vrarë në 12 vitet e fundit, mund t'i shtyjë mendjet e dëmtuara mbresëlënëse për të kryer veprime të neveritshme kundër zyrtarëve të zgjedhur.
Për fat të mirë, Trump nuk vdiq. Megjithëse ka pyetje serioze për tu bërë tani se si dreqin qëlloi i armatosur u fut në një çati vetëm 150 metra larg objektivit të tij, pse ai nuk u ndalua të qëllonte duke qenë se anëtarët e publikut e panë atë duke lëvizur në pozicion dhe i thanë policisë, dhe pse Trump nuk u dërgua drejt e në limuzinën e tij në vend që të lejohej të ngrihej përsëri dhe t'i drejtohej turmës.
Shërbimi Sekret e hodhi topin masivisht dhe si rezultat, pa dyshim, drejtuesit e lartë do të rrokullisen. Por ndikimi i pashmangshëm i këtij sulmi të tmerrshëm ndaj demokracisë amerikane është se ai tashmë me siguri do ta shtyjë Donald Trumpin të kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Ai tashmë ishte duke udhëhequr sondazhet kundër Biden që nga debati i tyre i debatit dy javë më parë, i cili e ekspozoi Presidentin aktual si aq të dëmtuar nga ana njohëse sa të ishte krejtësisht i papërshtatshëm për postin.
Tani, ai ka marrë fjalë për fjalë një plumb për vendin e tij dhe imazhet e sfidës së tij të jashtëzakonshme dhe heroike në sekonda pas të shtënave me siguri do të detyrojnë shumë amerikanë të votojnë për të në nëntor. Sulmuesi donte të vdekur Donald Trump, por për ironi, në vend të kësaj, ka çimentuar ringjalljen e tij politike.
SHBA- Pak para sulmit ndaj Donald Trump të shtunën, agjentët e Shërbimit Sekret u alarmuan për praninë e një burri të armatosur në një çati pranë vendit të tubimit, por ata nuk arritën të parandalonin sulmin. Në SHBA po shtohen polemika kundër agjencisë federale, e cila ka për detyrë të garantojë sigurinë e presidentit amerikan, zëvendëspresidentit, ish-presidentëve, kandidatëve presidencialë, familjeve të tyre, ndërtesave të ndjeshme si Shtëpia e Bardhë dhe ambasadave të të huajve në Uashington. dhe gjithashtu personalitete të huaja që vizitojnë SHBA.
Sipas Guido Olimpio, gazetar i Corriere della Sera dhe specialist i inteligjencës dhe sigurisë, është e qartë se pajisja mbrojtëse dështoi, për faktin e thjeshtë se sulmi pati sukses dhe Trump u plagos. Por ka një dështim të dytë: “Mungonte parandalimi. Sulmuesi arriti të depërtonte në një zonë që ishte mjaft e lehtë për t'u survejuar.”
Shërbimi Sekret, pavarësisht nga emri i tij, nuk është një agjenci inteligjence. Ai përbëhet nga rreth 7,000 agjentë të cilët duhet të koordinohen me policinë lokale për punën e tyre.
“Agjentët krijojnë një sërë rrathësh sigurie: një të jashtëm për të gjithë perimetrin e ngjarjes, një të dytë më të ngushtë, duke përdorur trupa të zgjedhur dhe agjentë me rroba civile; pastaj janë truprojat klasike. Për më tepër, pajisjet elektronike speciale krijojnë një flluskë sigurie shtesë”, shpjegon Olimpio.
Megjithatë, sistemi mund të futet në krizë kur personi që do të mbrohet merr pjesë në ngjarje në prani të turmave të mëdha. Vitet e fundit, shërbimi është përballur me probleme trajnimi dhe stafi. Olimpio kujton se kishte histori të ndërhyrësve në Shtëpinë e Bardhë dhe sjellje të papërshtatshme nga ana e agjentëve. Këto probleme sigurisht që krijojnë çështje të mundshme kritike.
Artikulli i Plotë:
Si mundi të arrinte Thomas Matthew Crooks në një çati disa qindra metra larg tubimit të një ish-presidenti të Shteteve të Bashkuara, i pashqetësuar? Pse nuk u ndalua? Si mundi Thomas Matthew Crooks, 20-vjeçari që tentoi të vrasë Donald Trump, të pozicionohej i patrazuar në një çati disa qindra metra larg tubimit të ish-presidentit amerikan? Pse nuk u ndal, pavarësisht se disa video e shfaqin qartë atë duke marrë në shenjë para se të qëllonte?
Këto janë disa nga pyetjet që autoritetet do të përpiqen t’i përgjigjen në orët në vijim – e para pas sulmit ndaj kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë. Ja analiza e firmosur nga Guido Olimpio.
Katër rrathët e një sulmi, një veprim me një objektiv primar në qendër: Donald Trump.
Rrethi i parë: para ngjarjes
E para. Shërbimi Sekret ka detyrën e vështirë për të mbrojtur presidentin, zonjën e parë dhe disa personalitete, përfshirë edhe kandidatin sfidues. Të gjithëve u është caktuar një emër i koduar:
“Celtic” – në të kaluarën – për Biden, “Pioneer” për Kamala Harris dhe “Mogul” i rezervuar për Trump. Nuk e dimë nëse janë emrat aktualë. Mbrojtja fillon shumë përpara një ngjarjeje publike, si p.sh. një tubim apo turmë. Vlerësohen kërcënimet, studiohet prania e elementëve potencialisht të rrezikshëm në zonë – ndoshta zbulohet sepse kanë postuar apo thënë diçka – ka një analizë. Do të shohim nëse gjuajtësi kishte lëshuar ndonjë sinjal. Një hetim në të cilin hyri menjëherë FBI.
Rrethi i dytë: pse nuk u ndalua sulmuesi?
E dyta. Në zonën e takimit, Shërbimi Sekret vendos gjithmonë ekipin e Kundër Snajperit (për t’iu përgjigjur një snajperi), ekipin e Kundër Sulmit (për të kundërshtuar një rrezik edhe më të madh) dhe një mori truprojesh. Orët e fundit janë ngritur polemika për mungesën e vëzhgimit të zonës përreth podiumit. Shumë ekspertë – ish-zyrtarë – nënvizuan se ishte i nevojshëm një zbulim i kujdesshëm i ndërtesave pranë podiumit, pasi ato përfaqësonin një pikë të dukshme qitjeje.
Më tej, “teatri” i pritës është i rrethuar vetëm nga disa struktura apo magazina, ndaj verifikimi kërkonte forca të kufizuara. Një zonë urbane me një sërë ndërtesash do të kishte qenë shumë ndryshe. Mbetet për t’u kuptuar nëse ka pasur mungesë koordinimi mes njësive vendore dhe Shërbimit Sekret.
Nuk është ende e qartë se si sulmuesi arriti të hipte në çati pa u parë. Dikush nga turma e vuri re praninë e tij dhe do të kishte lajmëruar disa policë, por ishte vonë. CNN, sipas burimeve të informuara, raporton se i riu që qëlloi me armë zjarri ishte vënë re jashtë tubimit nga policia që e konsideroi të dyshimtë.
Një rindërtim grafik i bërë nga një vëzhgues në ueb tregoi gjithashtu se Matthew Crooks kishte një pamje të qartë dhe të favorshme, ndërsa vetëm një nga grupet e gjuajtësve të Shërbimit kishte një pozicion me një “horizont” të qartë (i dyti pengohej nga disa pemë).
Siç raportohet nga agjencia Reuters, Ben Maser – një saldator 41-vjeçar – tha se ishte jashtë perimetrit të tubimit, duke dëgjuar Trump, kur vuri re dy agjentë që dukej se po kërkonin dikë. Në atë moment, edhe ai filloi të kontrollonte zonën.
Një person i intervistuar nga BBC tha se ai pa personin e armatosur dhe u përpoq pa sukses të lajmëronte policinë dhe shërbimet sekrete. “Ne vumë re djaloshin duke u ngjitur në çatinë e ndërtesës pranë nesh, 15 metra larg”, tha Greg Smith. “Ai kishte një pushkë, shihej qartë një pushkë. Ne po e tregonim atë, policia ishte aty dhe ne po thoshim: “Hej, mor burrë, është një djalë në çati me pushkë”… dhe policia nuk e dinte se çfarë po ndodhte.” Smith tha se ai u përpoq të lajmëronte autoritetet për tre ose katër minuta, por mendoi se ata ndoshta nuk mund ta shihnin personin e armatosur për shkak të pjerrësisë së çatisë. “Pse nuk ka shërbime sekrete në të gjitha këto çati?” “Nuk është një vend i madh. “Është një gabim sigurie, një gabim 100% sigurie.”
Disa burra nga ekipi Counter Sniper e neutralizuan atë, duke e vrarë, por ndërkohë elementi “armiqësor” kishte hapur zjarr, duke shënjestruar Donald Trump. Sulmuesi u neutralizua vonë.
Rrethi i tretë: evakuimi (i hutuar).
E treta. Agjentët e mbrojtën Trumpin dhe qëndruan në një rreth duke e mbajtur të përqafuar. Pamjet e transmetuara në TV, në një moment të caktuar, e shfaqnin politikanin qartësisht të dukshëm dhe të pambuluar. Situata ishte e rrezikshme, nëse do të kishte pasur një sulmues të dytë të përzier mes kalimtarëve, disa metra larg?!
Akoma më keq, nëse do të ishte hedhur një pajisje plasëse. Askush, përveç një agjenti të vetëm qëndronte përpara podiumit, i cili ishte i aksesueshëm për të paktën një fotograf. Evakuimi – vazhdojnë të theksojnë ekspertët – nuk ishte i shpejtë, herë pas here dukej i hutuar. Pamjet televizive “dokumentuan” edhe lëvizjet e një shoqërueseje, e cila nuk mundi ta vendoste armën në këllëf.
Rrethi i katërt: kohët e vështira të Shërbimit Sekret
Së katërti. Shërbimi Sekret “arriti” në këtë situatë pas periudhave të vështira dhe nën presidentë të ndryshëm. Kujtojmë ndërhyrjen brenda Shtëpisë së Bardhë, shkeljet e përsëritura të portave të rezidencës, stafin që përfundoi në telashe për sjellje të papërshtatshme për rolin dhe prestigjin e tyre. Që nga viti 2022, ai drejtohet nga Kimberly Chetley, një veterane me 28 vjet në shërbim dhe një stazh në Pepsi Cola. Ishte ajo që evakuoi Dick Cheney-n në orët tragjike të 11 shtatorit 2001 dhe më vonë u kujdes për Joe Biden kur ai mbante postin e zëvendëspresidentit. Megjithatë, në krye të sektorit operacional është Cynthia Sjoberg Radway, një nga shumë gra që i janë bashkuar departamentit. Po flasim për një agjenci që ka burime, përdor mjete speciale (mendoni Bishën, limuzinën super të blinduar dhe kolonën që e ndjek), ka 150 degë dhe ka 7 mijë zyrtarë, por që nuk duhet t’ia lejojë vetes të bëjë qoftë edhe një herë gabim.
SHBA- Një ish-shef vullnetar i zjarrfikësve në Pensilvani u identifikua si viktima e vrarë nga një snajper që qëlloi dhe plagosi ish-presidentin Donald Trump. Corey Comperatore, 50 vjeç, i cili shërbeu si shefi i zjarrfikësve për Buffalo Township, u qëllua dhe u vra nga Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, në një tubim për Trump që la të plagosur ish-presidentin dhe dy të tjerë të dielën.
Motra e Comperatore, Dawn Comperatore Schafer, tha se vëllai i saj vdiq teksa po përpiqej të mbronte vajzën e tij kur u dëgjuan të shtëna me armë zjarri gjatë fjalimit të Trump.
“Urrejtja për një njeri i mori jetën atij që e donim më shumë. Ai ishte një hero që mbrojti vajzat e tij. Gruaja dhe vajzat e tij po jetojnë të pamendueshmen dhe të paimagjinueshmen”, ka shkruar ajo në Facebook.
Vajza e Comperatore, Allyson, e quajti babanë e saj "babain më të mirë që një vajzë mund të kërkojë ndonjëherë", ndërsa ajo vajtoi vdekjen e tij të papritur. Allyson tha se kur u dëgjuan të shtënat, Comperatore e hodhi shpejt atë dhe nënën e saj në tokë në përpjekje për t'i mbrojtur ata pasi Trump u qëllua.
“Ai me të vërtetë na donte aq sa për të marrë një plumb të vërtetë për ne. Dhe nuk dua asgjë më shumë se të qaj mbi të dhe t'i them faleminderit", shkroi Allyson në Facebook
Gruaja e Comperatore, Helen, i bëri jehonë përshkrimit të vajzës së saj për ish-shefin e zjarrit si një "superhero të jetës reale" që i mbronte ata.
“Dje, ajo që ishte menduar të ishte një ditë kaq emocionuese për burrin tim, veçanërisht, u shndërrua në një makth për familjen tonë. Ajo që vajzat e mia të çmuara duhet të dëshmojnë është e pafalshme. Ai vdiq heroi që ishte gjithmonë," shkroi Helen në Facebook.
Një faqe GoFundMe për të mbështetur Helen dhe Allyson's ka mbledhur tashmë më shumë se 27,000 dollarë që nga mesdita e së dielës. Zyrtarët thonë se Crooks ishte vendosur në një çati pranë ngjarjes së tubimit të Trump, kur ai qëlloi disa herë mbi ish-presidentin dhe spektatorët përpara se ai të vritej përfundimisht nga një snajper i Shërbimit Sekret.
SHBA- Atentati ndaj kandidatit të pritur republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të shkaktojë pasoja politike në vend. Kështu tha në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, Robert Spitzer, profesor i shkencave politike në SUNY Cortland në SHBA, teksa foli për ndikimin që do të ketë atentati ndaj Trumpin në garën për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.
Spitzer tha pritet që Trump të ngrihet në sondazhe, për shkak të mbështetjes së marrë pas të shtënave të 13 korrikut, por shtoi se pas disa javësh mbështetja për të dhe për presidentin aktual, Joe Biden, pritet të bjerë në nivelet e mëhershme.
Trump ishte duke folur në një tubim në Pensilvani, kur u qëllua me armë zjarri në veshin e djathtë. Sulmuesi i dyshuar u vra nga autoritetet, ndërkaq Trump shpëtoi me lëndim joserioz. Presidenti amerikan, Joe Biden, e dënoi ashpër dhunën.
Në këtë intervistë, Spitzer flet edhe se si do të dukej një kandidaturë për Shtëpinë e Bardhë e nënpresidentes aktuale, Kamala Harris, nëse Biden do të tërhiqej nga gara presidenciale.
Radio Evropa e Lirë: Profesor Spitzer si do të ndikojë ngjarja e 13 korrikut në garën presidenciale në SHBA?
Robert Spitzer: Kjo ka pasoja politike. Sa për rikujtim, kur Ronald Reagan ishte viktimë e një atentati në vitin 1981, dhe ai ishte një atentat shumë i rëndë, ai u godit me një plumb në gjoks dhe gati vdiq. Në fakt, iu deshën disa muaj që të rimarrë veten. Por, kur Reagan u qëllua, në atë kohë ai ishte president. Këshilltarët e tij u mblodhën brenda 24 orëve nga ajo ngjarje, për të vendosur të përfitonin më së miri politikisht nga ajo ngjarje sepse pati një shpërthim të mbështetjes për Reganin. Kjo pati një pasojë të rëndësishme politike për të, për mandatin e tij presidencial dhe e ndihmoi atë të miratohej një ulje e madhe taksash verën e vitit 1982 dhe ky vendim kaloi përmes Kongresit.
Rrethanat sot janë ndryshe. Donald Trump nuk është presidenti aktual i SHBA-së. Por, sigurisht ka një vërshim të menjëhershëm të mbështetjes. Për fat të mirë, ai nuk u plagos rëndë nga të shtënat. Edhe pse, sigurisht, asnjë e shtënë me armë nuk është një gjë e mirë.
Do të shihni një rritje të tij në sondazhe në dy javët e ardhshme, do të ketë mbështetje për të. Megjithatë, mendoj se në kontekstin e kësaj gare, dhe për shkak se ai nuk u plagos rëndë, mendoj se shifrat e sondazheve për të do të kthehen në nivelet që ishin para atentatit të djeshëm [13 korrik].
Megjithëse do të shtoja një gjë tjetër që, për koincidencë, duke filluar nga nesër, më 15 korrik, do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i republikanëve, që do të zgjasë katër ditë dhe kandidatët presidencialë në përgjithësi marrin një shtysë në votime për shkak të kuvendit të partisë. Pra, pritet që kandidatura e trupit të ketë një rritje të mbështetjes pasi të dominohet. Kjo mbështetje mund të jetë pak më e lartë për shkak të atentatit. Por, unë mendoj se brenda disa javësh, rezultatet, pozita e Trumpit dhe presidentit Biden do të arrijë ku ishte në muajin e fundit apo dy muaj më parë.
Radio Evropa e Lirë: Si mendoni se ata mund të tentojnë ta shfrytëzojnë situatën apo nëse ata do të tentojnë ta përdorin këtë ngjarje për të treguar se sa energji ka Trumpi në krahasim me Bidenin?
Robert Spitzer: Pa dyshim, kushdo që ka parë televizion ka parë disa pamje të mjaftueshme, sepse të gjitha kamerat ishin aty, pasi ai sapo kishte filluar të fliste me turmën. Ai nuk e kishte filluar fjalimin e tij zyrtar, por bënte biseda me njerëz, që është mënyra e tij. Ka shumë fotografi dhe incizime të asaj që ndodhi. Mbështetësit e tij dhe njerëzit e tij do t'i përdorin ato fotografi dhe pamje ku ai duket duke mbajtur lart grushtin pasi u qëllua, për të treguar forcën dhe vendosmërinë e tij si udhëheqës, diçka e tillë.
Dhe kjo nuk do të ishte befasi. Simbolet dhe imazhet do të përdoren nga njerëzit e tij për të promovuar kandidaturën e tij. Edhe kur ai u akuzua në gjykatën federale disa muaj më parë, atij iu mor fotografia e arrestimit, dhe më pas kësaj fotografi u vendos menjëherë në bluza dhe filxhanë kafeje. Ky është një moment shumë më heroik për të dhe mbështetësit e tij padyshim do ta përdorin atë për të forcuar kandidaturën e tij.
Tani, a do të ketë kjo ndonjë efekt në rezultatin e nëntorit? Nuk besoj se do të ketë. Por, tani kjo i jep atij dhe fushatës së tij pak “karburant raketash”. Dhe kjo është sigurisht e dobishme për të.
Radio Evropa e Lirë: Sa i përket retorikës së fushatës, a prisni që ajo të ndryshojë te të dyja palët?
Robert Spitzer: Është një lloj thike me dy tehe në një farë mënyre, që do të thotë, sigurisht që ka mbështetje për Trump-in. Tradicionalisht është një moment dypartiak, sepse të dyja palët e urrejnë dhunën, në përgjithësi, dhe nuk duan ta inkurajojnë atë dhe duan të dënojnë dhunën. Por, ka një pjesë tjetër të kësaj, që është se disa në bazën e Trumpit e trajtojnë atë në një mënyrë të kundërt. Për shembull, senatori nga Ohio, J.D. Vance, i cili ishte në listën e ngushtë për t'u emëruar kandidat për nënpresident nga Trumpi dhe Trumpi nuk e ka marrë ende vendimin e tij, me sa dimë, Vance lëshoi një deklaratë mbrëmë duke fajësuar për të gjitha këto presidentin Biden.
Dhe kjo, për mua, është e tepruar, pikërisht sepse në vend që ta përdorim atë si një moment shërues, pozitiv dhe dypartiak, ne po shohim retorikë rreth përdorimit të dhunës ose fajësimit të palës tjetër për këtë lloj veprimi.
Radio Evropa e Lirë: Një nga politikat e Bidenit ka qenë kontrolli i armëve. A mund ta përdorin demokratët këtë në avantazhin e tyre?
Robert Spitzer: Pasi ndodhi kjo ngjarje dhe unë e pashë atë në TV, menjëherë pas ndodhisë, u trondita menjëherë nga disa fakte. Njëra ishte se kjo ishte padyshim një armë e gjatë, jo një pistoletë, dhe ishte qëlluar nga distanca dhe shumë shpejt, që do të thotë se ishte një armë gjysmë-automatike.
Kisha ndjenjën se mund të ishte një armë e tipit të një pushke gjymsmë-automatike, dhe një lloj pushke sulmuese. Dhe vërtet kështu ka thënë deri tani policia. Dhe unë mendoj se kjo do të përshpejtojë thirrjet për të rishikuar çështjen e kufizimit të armëve të tipit sulmues.
Rreth 10 ose 12 shtete këtu në Shtetet e Bashkuara kanë kufizime të tilla në ligjet e tyre. Pensilvania nuk është ndër to, aty ku ndodhën të shtënat. Po ashtu, pyetja se sa plumba janë qëlluar dhe kaq shpejt para se të qëllohej dhe të vritej sulmuesi. Padyshim, Shërbimi Sekret ose ndonjë autoritet policor e goditën sulmuesin pothuajse menjëherë dhe e qëlluan për vdekje, domethënë ai qëlloi shumë shpejt dhe me shumë saktësi. Por, këtu përsëri, ne kemi një pikëpyetje se si një 20-vjeçar në radhë të parë mund të merrte në posedim një armë të tillë në mënyrë të ligjshme. Në disa shtete, duhet të jesh 21 vjeç për të blerë një armë gjysmë-automatike, por jo në Pensilvani. Pra, lehtësia e qasjes në këto lloj armësh dhe fakti që gjuajtësve u pëlqen të përdorin armë të llojit gjysmë-automatik për të shkaktuar dhunë, veçanërisht dhunë masive, do të jenë çështje që do të diskutohen shumë në ditët dhe javët në vijim nga kampi i Bidenit.
Radio Evropa e Lirë: Sa i përket fushatës, a prisni që të ketë ndonjë ndryshim? A do të ketë ndonjë ngadalësim në afat të shkurtër sa i përket fushatës, pasi Shërbimi Sekret të kuptojë se çfarë duhet të bëjë? Apo kjo do të jetë thjesht një pengesë e vogël?
Robert Spitzer: Unë mendoj se Trump do të dëshirojë të kthehet në fushatë, pjesërisht për të demonstruar se është në rregull dhe për të treguar se kjo ngjarje e tmerrshme nuk e ka frenuar. Dhe kjo sigurisht do të ushtrojë presion edhe më të madh mbi përgjegjësit e sigurisë.
Ai mbrohet nga Shërbimi Federal Sekret, por mbrojtja e tyre ishte e kufizuar vetëm brenda zonës ku u mbajt tubimi. Me sa duket, zonat e tjera jashtë vendit të tubimit ishin nën kompetencën e policisë shtetërore dhe lokale të Pensilvanisë. Ata mund të kenë humbur një pikë të rëndësishme që duhej të ishte mbuluar. Ne do të mësojmë shumë më tepër për këtë në ditët në vijim. Kjo çështje do të vendosë një theks edhe më të madh te siguria dhe nevoja për siguri për të dy kandidatët presidencialë. Kështu që, i bënë të gjithë edhe më të ndërgjegjshëm për sigurinë.
Dhe kjo do të thotë se në çdo lloj ngjarjeje do të ketë padyshim siguri të shtuar dhe do të jetë gjithashtu një nxitje për të zhvilluar mitingje të ardhshme në ambiente të mbyllura dhe jo në vende të hapura, sepse po të ishte zhvilluar ky tubim në ambient të mbyllur, sigurisht që të gjithë do të mund të ishin kontrolluar para se të hynin.
Radio Evropa e Lirë: A nxjerrin në pah këto të shtëna ndarjet në SHBA dhe ngrenë pyetje për gjendjen e demokracisë?
Robert Spitzer: Mendoj se nënvizon dallimin mes partive politike për çështjen e armëve. Para së gjithash, demokratët në përgjithësi kanë mbështetur ligje më të forta për kontrollin e armëve. Dhe Partia Republikane gjithnjë e më shumë, vitet e fundit, ka kundërshtuar çdo masë, megjithëse ka pasur përjashtime. Kështu që unë mendoj se kjo do ta rikthejë atë çështje në plan të parë.
Përveç kësaj, shpresohet që përgjigja afatshkurtër të jetë pajtimi dhe paqja, por tashmë po shohim një retorikë që shkon në drejtim të kundërt.
Për disa elementë të skajshëm në koalicionin republikan, ekziston dëshira për të armatosur më shumë dhe për të folur më shumë për dhunën dhe përdorimin e dhunës. Ne kemi dëgjuar tashmë një deklaratë nga një grup ekstremist i quajtur “Proud Boys” kur flasin për armë dhe dhunë, dhe për nevojën për të qenë të përgatitur për dhunë. Kjo retorikë është jashtëzakonisht gërryese për një sistem demokratik, sepse thelbi i një shoqërie demokratike është që vendimet dhe zgjedhja e liderëve të bëhen me mjete paqësore. Kjo është ajo që themeluesit e shtetit dëshironin. Dhe kështu, kjo sjell debatin përsëri në sferën publike.
Radio Evropa e Lirë: Të ndryshojmë pak temën. Kemi Kuvendin Kombëtare Republikane këtë javë, dhe muaj më vonë, atë të Partisë Demokratike. Ka shumë thirrje që Biden të tërhiqet nga gara. A do të prisnit që ai të largohej nga pak kohë përpara Kuvendit? Dhe nëse nënpresidentja, Kamala Harris, është ajo që zgjidhet si kandidate presidenciale, cilat janë, sipas teje, pikat e saj të forta dhe dobësitë?
Robert Spitzer: Unë mendoj se është shumë e qartë që presidenti Biden ka deklaruar se është në garë dhe dëshiron të qëndrojë në garë, duke besuar se mund ta drejtojë me sukses fushatën. Ai ka përballuar disa sfida, duke përfshirë edhe një lloj belbëzimi [gjatë debatit presidencial], por duket se Partia Demokratike nuk është e gatshme ta sfidojë atë drejtëpërdrejt, duke pranuar që ai është nominuari i partisë.
Nëse ai vendos të largohet, atëherë padyshim që demokratët do të veprojnë për të mbushur boshllëkun dhe nënpresidentja Kamala Harris do të ishte pasardhësja e pritur. Ajo ka treguar inteligjencë dhe aftësi, është më e re dhe është afrikano-amerikane, në kuptim të prejardhjes.
Ajo mund të drejtojë një fushatë mbarëkombëtare, megjithëse nuk e kemi parë ende në atë rol. Ajo ka kandiduar për presidencë më parë dhe fushata e saj nuk shkoi shumë larg, por ajo mbetet një kandidate e fortë. Sondazhet tregojnë se ajo performon më mirë se Biden në përballjet kundër Trump. Por, efektet aktuale të fushatës janë ende të panjohura dhe ajo do të ishte një kandidate e patestuar. Megjithatë, ajo duhet të jetë e përgatitur mendërisht për perspektivën e marrjes së drejtimit nëse diçka i ndodh presidentit Biden.
Radio Evropa e Lirë: Cilat do të ishin temat që do ta ndihmonin Harris të ngjitej në krye dhe të mposhtë Trumpin? A do të ishte çështja e abortit? Apo e drejta e votës, kujdesi shëndetësor?
Robert Spitzer: Ajo do të ishte e gatshme të fliste për çështje si kujdesi shëndetësor, të drejtat e abortit, ndoshta dhuna me armë dhe politika e armëve. Ajo ka punuar për të mbështetur kredencialet e saj të politikës së jashtme dhe ka udhëtuar mjaft jashtë vendit. Ajo është e pozicionuar mirë për të diskutuar dhe promovuar çështjet që Partia Demokratike mbështet dhe që do të përmblidhen në platformën e Partisë Demokratike kur ata të mblidhen për kuvendin e tyre në gusht. Pas kuvendit, të nominuarit zakonisht marrin një shtysë të vogël, dhe atëherë do të shohim se ku qëndron gara deri në nëntor.
Marrë nga REL
SHBA- Melania Trump ka lëshuar një deklaratë ku bën thirrje për unitet politik pas atentatit ndaj ish-Presidentit Donald Trump dje në Butler të Pensilvanisë. Në deklaratën e saj të lëshuar të dielën, ajo bëri thirrje për unitet në të gjithë vendin pas tragjedisë. Melania falënderoi amerikanët e të gjitha shtresave politike që shprehën mbështetjen e tyre për bashkëshortin dhe familjen e saj pas incidentit. Deklarata e saj e përzemërt vjen gjithashtu pas muajsh spekulimesh në rritje se ish-çifti i parë mund të shkojë drejt divorcit.
Postimi i Plotë:
Amerika, struktura e kombit tonë të butë është copëtuar, por guximi dhe arsyeja jonë e shëndoshë duhet të ngjiten dhe të na bashkojnë si një. Kur pashë atë plumb të dhunshëm që goditi burrin tim, Donaldin, kuptova se jeta ime dhe jeta e Barron ishin në prag të ndryshimit shkatërrues. Unë u jam mirënjohës agjentëve të guximshëm të shërbimit sekret dhe zyrtarëve të zbatimit të ligjit që rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur burrin tim.
Familjeve të viktimave të pafajshme që tani po vuajnë nga ky akt i urryer, me përulësi shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta… Një përbindësh që e njohu burrin tim si një makinë politike çnjerëzore u përpoq të nxiste pasionin e Donaldit, të qeshurën, zgjuarsinë, dashurinë për muzikën dhe frymëzimin e tij. Aspektet thelbësore të jetës së burrit tim, ana e tij njerëzore u varrosën poshtë makinës politike…
Ne jemi të gjithë njerëz, dhe në thelb, instinktivisht, ne duam të ndihmojmë njëri-tjetrin. Politika amerikane është vetëm një mjet që mund të lartësojë komunitetet tona. Dashuria, dhembshuria, mirësia dhe ndjeshmëria janë domosdoshmëri. Dhe le të kujtojmë se kur të vijë koha për të parë përtej të majtës dhe të djathtës, përtej të kuqes dhe blusë, ne të gjithë vijmë nga familje me pasionin për të luftuar për një jetë më të mirë së bashku, ndërsa jemi këtu, në këtë mbretëri tokësore.
— MELANIA TRUMP (@MELANIATRUMP) July 14, 2024
Ish-Presidenti amerikan Donald Trump është qëlluar me armë zjarri teksa po fliste në një tubim në Pensilvani, ditën e djeshme rreth orës 18:13. Trump është goditur rreth veshit të tij të djathtë teksa po fliste dhe videot e tregojnë atë duke shtrënguar me shpejtësi veshin dhe më pas duke u ulur në tokë, ndërsa agjentët e sigurisë dhe të tjerët i vijnë në ndihmë. Ai u ngrit me gjak në anën e fytyrës dhe dukej se po thoshte “lufto, lufto” ndërsa shtrëngonte grushtin.
Trump më pas u shoqërua shpejt nga skena dhe në automjetin e tij. Ekipi dhe shërbimi sekret i Trump konfirmuan se ai ishte “mirë” dhe po kontrollohej në një institucion mjekësor lokal. Ndërkohë FBI-ja tha tha se ka marrë nën kontroll hetimin. Trump konfirmoi në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të mediave sociale, se autori i sulmit u vra, ashtu si edhe një pjesëmarrës në tubim.
Dy persona të tjerë janë plagosur, sipas një deklarate të Shërbimit Sekret. Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e zbatimit të ligjit për punën e tyre. Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha dje se "të gjithë duhet ta dënojnë" atentatin e dyshuar ndaj ish-presidentit Donald Trump dhe shtoi se shpreson të flasë së shpejti me rivalin e tij.
SHBA- Shërbimi Sekret po përballet me pyetje pasi ish-presidenti amerikan Donald Trump u qëllua me armë gjatë një mitingu në Pensilvani. Trump, i cili tani “po shkon mirë”, thotë se ai u qëllua në vesh ndërsa qëndronte para turmave në një shesh panairi në Butler.
Një kalimtar u vra nga të shtënat dhe dy të tjerë u plagosën rëndë, sipas një zëdhënësi të Shërbimit Sekret. Drejtoresha e Shërbimit Sekret, Kimberly Cheatle, është thirrur për të dëshmuar para Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA më 22 korrik nga Komiteti i Mbikëqyrjes, bordi kryesor hetimor i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.
Në një konferencë për shtyp të dielën, agjenti special i FBI-së, Kevin Rojek tha se ishte "e habitshme" që sulmuesi, i cili është quajtur si 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, ishte në gjendje të hapte zjarr përpara se Shërbimi Sekret ta vriste. Një hetim për atentatin në tentativë, i cili tashmë është duke u zhvilluar, përfshin FBI-në, Shërbimin Sekret dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare.
“Amerikanët kërkojnë përgjigje për tentativën për vrasjen e Presidentit Trump”, tha Komiteti Mbikëqyrës në një deklaratë në mediat sociale.
Trump u largua shpejt nga skena dhe u fut në një automjet në pritje pasi të shtënat u qëlluan vetëm disa minuta në fjalimin e tij në orën 18:11 me kohën lokale të së shtunës. Gjaku mund të shihej pranë veshit të ish-presidentit teksa ai ngriti grushtin drejt turmës.
Ish-Presidenti amerikan Donald Trump është qëlluar me armë zjarri teksa po fliste në një tubim në Pensilvani, ditën e djeshme rreth orës 18:13. Trump është goditur rreth veshit të tij të djathtë teksa po fliste dhe videot e tregojnë atë duke shtrënguar me shpejtësi veshin dhe më pas duke u ulur në tokë, ndërsa agjentët e sigurisë dhe të tjerët i vijnë në ndihmë. Ai u ngrit me gjak në anën e fytyrës dhe dukej se po thoshte “lufto, lufto” ndërsa shtrëngonte grushtin.
Trump më pas u shoqërua shpejt nga skena dhe në automjetin e tij. Ekipi dhe shërbimi sekret i Trump konfirmuan se ai ishte “mirë” dhe po kontrollohej në një institucion mjekësor lokal. Ndërkohë FBI-ja tha tha se ka marrë nën kontroll hetimin. Trump konfirmoi në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të mediave sociale, se autori i sulmit u vra, ashtu si edhe një pjesëmarrës në tubim.
Dy persona të tjerë janë plagosur, sipas një deklarate të Shërbimit Sekret. Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e zbatimit të ligjit për punën e tyre. Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha dje se "të gjithë duhet ta dënojnë" atentatin e dyshuar ndaj ish-presidentit Donald Trump dhe shtoi se shpreson të flasë së shpejti me rivalin e tij.
SHBA- Byroja Federale amerikane e Hetimit (FBI) ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park i Pensilvanisë si subjektin e përfshirë në atentatin kundër ish-presidentit amerikan, Doanld Trump. Autoritetet amerikane po tentojnë që të zbulojnë motivin e këtij atentati.
FBI-ja tha më 14 korrik se hetimi për këtë çështje është duke vazhduar. Sipas të dhënave, sulmuesi i dyshuar ishte i regjistruar si votues republikan në Pensilvani. Por, sipas raporteve federale financiare të fushatave zgjedhore, ai po ashtu kishte dhënë 15 dollarë donacion për një komitet politik progresiv më 20 janar 2021, në ditën kur presidenti Joe Biden bëri betimin.
Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Trump, është jashtë rrezikut për jetë pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën teksa ai fliste në një tubim në Pensivlani më 13 korrik. Shërbimi Sekret amerikan tha se një person, që ishte në audiencë, është vrarë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë. Agjentët e kanë vrarë sulmuesin në vendngjarje, bëri të ditur Shërbimi Sekret amerikan. Trump tha se u qëllua me një plumb që i shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë.
"E kuptova menjëherë se diçka nuk po shkonte kur dëgjova krisma, të shtëna, dhe menjëherë ndjeva se plumbi po çante nëpër lëkurë", shkroi Trump në llogarinë e tij në Truth Social.
Me të dëgjuar të shtënat, agjentët e Shërbimit Sekret e tërhoqën ish-presidentin amerikan nga skena dhe e larguan me një automjet që e priste. Trump, përmes një postimi në Truth Social, tha të dielën se mezi pret të flasë në Uiskonsin,ku javën e ardhshme do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Republikane.
“Në këtë moment, është më e rëndësishme se kurrë që të jemi të bashkuar dhe të tregojmë karakterin e vërtetë si amerikanë, duke qëndruar të fortë dhe të vendosur”, shkroi ai.
Ky është postimi i dytë që ai ka bërë që kur u qëllua në vesh një ditë më parë në Pensilvani. Shërbimi Sekret amerikan tha se po heton se si sulmuesi, i armatosur me një pushkë të stilit automatik mundi që të afrohej mjaftueshëm sa për të shtënë dhe për të plagosur Trumpin.
Sulmuesi, që u vra nga agjentët, qëlloi disa plumba drejt skenës “nga një pozicion i lartë jashtë vendit ku u mbajt tubimi”, tha Shërbimi Sekret. Trump, që u pa i gjakosur teksa u largua nga skena, mori mjekim në Pensilvani, para se të nisej në klubin e tij të golfit në Nju Xhersi.
Liderët nga e mbarë bota kanë dënuar fuqishëm tentim-vrasjen ndaj Trumpit. Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi të shtunën, pas të shtënave se është mirënjohës që merr vesh se Trump është mirë.
"Lutem për të dhe familjen e tij dhe për të gjithë ata që ishin në tubim, ndërsa presim informacione të mëtejshme", tha presidenti Biden.
"Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Ne nuk mund të jemi kështu. Ne nuk mund ta pranojmë këtë", shtoi ai.
Të shtënat në Pensilvani ndodhën vetëm dy ditë pare se të nisë Kuvendi Kombëtar i Partisë Republikane, ku Trump, 78 vjeç, pritet të siurojë nominimin e partisë për të garuar në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit./ REL
SHBA- Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump po fliste kundër emigracionit të paligjshëm, kur u dëgjuan të shtënat në atentatin e djeshëm ndaj tij në Pensilvani. Pasi shkëmbyen me shpejtësi urdhrat, anëtarët e Shërbimit Sekret e ndihmuan Donald Trump të ngrihej në këmbë, duke formuar një rreth pranë tij për ta mbrojtur. Mediat e huaja shkruajnë se audioja zbulon sesi ka luajtur skena kaotike e të shtënave nga këndvështrimi i Trump dhe atyre që janë përfshirë në sigurimin e tij.
Trump ishte në mes të fjalës kur u dëgjuan disa të shtëna ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret e rrethojnë. "Zbrisni, zbritni, zbritni," thotë njëri prej tyre. Pasi dëgjuan se autori është rrëzuar, Trump dhe agjentët ngrihen në këmbë. Ja çfarë u tha:
Agjenti: Gati? Prisni! Prisni! Shkoni përpara, le të shkojmë! Shkojme!
Agjenti: A jeni gati?
Agjenti: I armatosuri është neutralizuar! Gati për të shkuar?
Agjenti: Fusha është e pastër
Agjenti: Përpara, zotëri, le të shkojmë.
Trump: Më prit të marr këpucët
Agjenti: Unë po të mbaj
Trump: Prit të marr këpucët e mia
Agjenti: Mbaje në kokë, po të rrjedh gjak (i jep një shami)
Agjenti: Kujdes. Prisni.
Trump ngre grushtin duke parë njerëzit
Trump: Luftoni! Luftoni! Luftoni!
Turma brohorit: "SHBA! SHBA!”.
SHBA- Ish-Presidenti i SHBA-ve, njëherësh dhe kandidati për zgjedhjet e nëntorit, Donald Trump ka falënderuar mbështetësit e tij për lutjet dhe suportin e tyre në deklaratën e dytë pas sulmit të djeshëm. Trump ka shkruar se ata nuk kanë frikë dhe do të qëndrojnë të palëkundur. Ai ka shtuar se se luten për shërimin e personave që u plagosën dhe se do të kenë në zemrat e tyre kujtimin e qytetarit që u vra.
“Ishte vetëm Zoti që parandaloi të ndodhte e paimagjinueshmja. Ne nuk do të kemi frikë, por përkundrazi do të qëndrojmë të palëkundur përballë ligësisë...
Ne lutemi për shërimin e personave që u plagosën dhe do të kemi gjithmonë në zemër dhe kujtimet tona qytetarin që u vra në mënyrë të tmerrshme...
Unë me të vërtetë e dua vendin tonë dhe ju dua të gjithëve dhe mezi pres të flas përpara kombin tonë të madh këtë javë nga Wisconsin”, shkroi ish-presidenti në një postim në Truth Social.
Ish-Presidenti amerikan Donald Trump është qëlluar me armë zjarri teksa po fliste në një tubim në Pensilvani, ditën e djeshme rreth orës 18:13. Trump është goditur rreth veshit të tij të djathtë teksa po fliste dhe videot e tregojnë atë duke shtrënguar me shpejtësi veshin dhe më pas duke u ulur në tokë, ndërsa agjentët e sigurisë dhe të tjerët i vijnë në ndihmë. Ai u ngrit me gjak në anën e fytyrës dhe dukej se po thoshte “lufto, lufto” ndërsa shtrëngonte grushtin.
Trump më pas u shoqërua shpejt nga skena dhe në automjetin e tij. Ekipi dhe shërbimi sekret i Trump konfirmuan se ai ishte “mirë” dhe po kontrollohej në një institucion mjekësor lokal. Ndërkohë FBI-ja tha tha se ka marrë nën kontroll hetimin. Trump konfirmoi në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të mediave sociale, se autori i sulmit u vra, ashtu si edhe një pjesëmarrës në tubim.
Dy persona të tjerë janë plagosur, sipas një deklarate të Shërbimit Sekret. Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e zbatimit të ligjit për punën e tyre. Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha dje se "të gjithë duhet ta dënojnë" atentatin e dyshuar ndaj ish-presidentit Donald Trump dhe shtoi se shpreson të flasë së shpejti me rivalin e tij.
RUSIA- Pas atentatit ndaj ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar edhe Rusia. Kremlini ka deklaruar se nuk beson se administrata amerikane është përgjegjëse, por u shpreh se ka krijuar një atmosferë që provokon sulmin.
“Ne nuk besojmë se përpjekja për të eliminuar dhe vrarë Trump është organizuar nga autoritetet aktuale. Por atmosfera rreth kandidatit Trump… provokoi atë që Amerika po përballet sot. Pas përpjekjeve të shumta për të hequr kandidatin Trump nga arena politike duke përdorur mjetet e para ligjore, gjykatat, prokurorët, përpjekjet për të diskredituar politikisht dhe kompromentuar kandidatin ishte e qartë për të gjithë vëzhguesit e jashtëm se jeta e tij ishte në rrezik”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Ish-Presidenti amerikan Donald Trump është qëlluar me armë zjarri teksa po fliste në një tubim në Pensilvani, ditën e djeshme rreth orës 18:13. Trump është goditur rreth veshit të tij të djathtë teksa po fliste dhe videot e tregojnë atë duke shtrënguar me shpejtësi veshin dhe më pas duke u ulur në tokë, ndërsa agjentët e sigurisë dhe të tjerët i vijnë në ndihmë. Ai u ngrit me gjak në anën e fytyrës dhe dukej se po thoshte “lufto, lufto” ndërsa shtrëngonte grushtin.
Trump më pas u shoqërua shpejt nga skena dhe në automjetin e tij. Ekipi dhe shërbimi sekret i Trump konfirmuan se ai ishte “mirë” dhe po kontrollohej në një institucion mjekësor lokal. Ndërkohë FBI-ja tha tha se ka marrë nën kontroll hetimin. Trump konfirmoi në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të mediave sociale, se autori i sulmit u vra, ashtu si edhe një pjesëmarrës në tubim.
Dy persona të tjerë janë plagosur, sipas një deklarate të Shërbimit Sekret. Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e zbatimit të ligjit për punën e tyre. Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha dje se "të gjithë duhet ta dënojnë" atentatin e dyshuar ndaj ish-presidentit Donald Trump dhe shtoi se shpreson të flasë së shpejti me rivalin e tij.
SHBA- Vjaza tjetër e ish-Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Tiffany Ariana Trump, ka reaguar në rrjetet sociale pas atentatit të bërë ndaj të atit ku ky i fundit mbeti i plagosur. Tiffany ka shkruar në rrjetet sociale se falënderon Zotin që babai i saj është gjallë. Ajo ka shtuar se dhuna politike kurrë nuk është përgjigja.
“Siç e patë sot, babai im është një luftëtar dhe do të vazhdojë të luftojë për ju dhe SHBA-në”, ka shkruar ajo.
Ish-Presidenti amerikan Donald Trump është qëlluar me armë zjarri teksa po fliste në një tubim në Pensilvani, ditën e djeshme rreth orës 18:13. Trump është goditur rreth veshit të tij të djathtë teksa po fliste dhe videot e tregojnë atë duke shtrënguar me shpejtësi veshin dhe më pas duke u ulur në tokë, ndërsa agjentët e sigurisë dhe të tjerët i vijnë në ndihmë. Ai u ngrit me gjak në anën e fytyrës dhe dukej se po thoshte “lufto, lufto” ndërsa shtrëngonte grushtin.
Trump më pas u shoqërua shpejt nga skena dhe në automjetin e tij. Ekipi dhe shërbimi sekret i Trump konfirmuan se ai ishte “mirë” dhe po kontrollohej në një institucion mjekësor lokal. Ndërkohë FBI-ja tha tha se ka marrë nën kontroll hetimin. Trump konfirmoi në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të mediave sociale, se autori i sulmit u vra, ashtu si edhe një pjesëmarrës në tubim.
Dy persona të tjerë janë plagosur, sipas një deklarate të Shërbimit Sekret. Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e zbatimit të ligjit për punën e tyre. Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha dje se "të gjithë duhet ta dënojnë" atentatin e dyshuar ndaj ish-presidentit Donald Trump dhe shtoi se shpreson të flasë së shpejti me rivalin e tij.
SHBA- Përpara atentatit të së shtunës ndaj ish presidentit Donald Trump, ka pasur raste të shumta të dhunës politike që synonin presidentët amerikanë, ish-presidentët dhe kandidatët presidencialë të partive kryesore. Një vështrim mbi disa nga atentatet dhe përpjekjet për vrasje që kanë ndodhur që nga themelimi i kombit në vitin 1776.
ABRAHAM LINCOLN, presidenti i 16-të
Abraham Lincoln ishte presidenti i parë që u vra, i qëlluar nga John Wilkes Booth më 14 prill 1865, ndërsa ai dhe gruaja e tij, Mary Todd Lincoln, po ndiqnin një shfaqje të komedisë "Kushëriri ynë amerikan" në teatrin Ford në Uashington.
Ai u dërgua në një shtëpi përballë teatrit për trajtim mjekësor pasi u qëllua në pjesën e pasme të kokës. Ai vdiq të nesërmen në mëngjes. Mbështetja e tij për të drejtat e zezakëve është përmendur si një motiv për vrasjen e tij.
Abraham Lincoln u pasua nga zëvendëspresidenti Andrew Johnson. Atentatori Booth u qëllua dhe u vra më 26 prill 1865, pasi u gjet i fshehur në një hambar pranë Bowling Green të Virxhinias.
JAMES GARFIELD, presidenti i 20-të
James Garfield ishte presidenti i dytë që u vra, gjashtë muaj pas mori detyrën. Ai po ecte nëpër një stacion treni në Uashington më 2 korrik të vitit 1881, për të kapur një tren për në New England, kur u qëllua nga atentatori Charles Guiteau.
Alexander Graham Bell, shpikësi i telefonit, u përpoq pa sukses të gjejë plumbin në gjoksin e presidentit Garfield duke përdorur një pajisje që ai e kishte projektuar posaçërisht për presidentin. I plagosur për vdekje presidenti Garfiel qëndroi i shtrirë në Shtëpinë e Bardhë për disa javë, por vdiq në shtator, pasi u dërgua në bregun e Nju Xhersit.
Ai u pasua nga nënpresidenti Chester Arthur. Atentatori Guiteau u shpall fajtor dhe u ekzekutua në qershor të vitit 1882.
WILLIAM McKINLEY, presidenti i 25-të
William McKinley u qëllua pasi mbajti një fjalim në Buffalo tw Nju Jorkut, me 6 shtator të vitit 1901. Ai po shtrëngonte duart me njerëzit kur një burrë e qëlloi dy herë në gjoks nga afërsia. Mjekët kishin pritur që presidenti McKinley të shërohej, por më pas u shfaq gangrena rreth plagëve.
Presidenti McKinley vdiq më 14 shtator të vitit 1901, gjashtë muaj pas fillimit të mandatit të tij të dytë. Ai u pasua nga nënpresidenti Theodore Roosevelt.
Leon F. Czolgosz, një i papunë, 28-vjeçar, banor i Detroitit, pranoi se kishte kryer sulmin. Ai u shpall fajtor në gjyq dhe u dënua me vdekje në karrigen elektrike më 29 tetor të vitit 1901.
FRANKLIN D. ROOSEVELT, presidenti i 32-të
Franklin D. Roosevelt, në atë kohë president i zgjedhur, sapo kishte përfunduar një fjalim në Miami nga pjesa e pasme e një makine të hapur, kur u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.
Ai nuk u plagos nga të shtënat në shkurt të vitit 1933 që vranë kryebashkiakun e Çikagos, Anton Cermak. Guiseppe Zangara u shpall fajtor për sulmin dhe u dënua me vdekje.
HARRY S. TRUMAN, presidenti i 33-të
Harry Truman po qëndronte në Blair House, përballë Shtëpisë së Bardhë, në nëntor të vitit 1950, kur dy persona të armatosur hynë brenda.
Presidenti Truman nuk u plagos, por një polic i Shtëpisë së Bardhë dhe një nga sulmuesit u vranë në një shkëmbim zjarri. Dy policë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë u plagosën.
Oscar Callazo u arrestua dhe u dënua me vdekje. Në vitin 1952, presidenti Truman e ndryshoi dënimin me burgim të përjetshëm. Ai u lirua nga burgu në vitin 1979 nga presidenti Jimmy Carter.
JOHN F. KENNEDY, presidenti i 35-të
John Kennedy u qëllua për vdekje nga një vrasës i fshehur i armatosur me një pushkë teksa vizitoi Dallasin në nëntor të vitit 1963 me zonjën e parë Jacqueline Kennedy. Të shtënat shpërthyen teksa autokolona e presidentit kaloi nëpër Dealey Plaza në qendër të Dallasit.
John Kennedy u dërgua me urgjencë në Spitalin Memorial Parkland, ku vdiq pas pak. Ai u pasua nga zëvendëspresidenti Lyndon B. Johnson, i cili u betua në një sallë konferencash në bordin e Air Force One. Ai është i vetmi president që bëri betimin në avion.
Disa orë pas atentatit, policia arrestoi Lee Harvey Oswaldin, i cili dy ditë më vonë ndërsa po dërgohej nga selia e policisë në burgun e qarkut, u qëllua për vdekje nga pronari i një klubi të natës në Dallas, Jack Ruby.
GERALD FORD, presidenti i 38-të
Gerald Ford u përball me dy tentativa për vrasje brenda javësh në vitin 1975, por kaloi pa dëme.
Në përpjekjen e parë, presidenti Ford ishte rrugës për në një takim me guvernatorin e Kalifornisë në Sacramento, kur dishepulli i Charles Manson, Lynette "Squeaky" Fromme, çau mes një turme në rrugë, nxori një pistoletë gjysmë automatike dhe ia drejtoi presidentit. Arma nuk shkrepi.
Fromme u dënua me burg dhe u lirua në vitin 2009. Vetëm 17 ditë më vonë një grua tjetër, Sara Jane Moore, u përball me presidentin Ford jashtë një hoteli në San Francisko. Ajo qëlloi me armë dhe dështoi të qëllonte presidentin. Një kalimtar rasti e zuri nga krahu teksa po përpiqej të qëllonte sërish. Sara Jane Moore u dërgua me burgim dhe u lirua në vitin 2007.
RONALD REAGAN, presidenti i 40-të
Ronald Reagan po largohej nga një fjalim në Uashington, po ecte drejt autokolonës së tij kur u qëllua nga John Hinckley Jr., i cili ishte në turmë.
Presidenti Reagan u shërua nga plagët e pësuara në marsin e vitit 1981. Tre persona të tjerë u qëlluan, përfshirë sekretarin e tij të shtypit, James Brady, i cili ishte pjesërisht i paralizuar si pasojë e plagëve.
John Hinckley u arrestua dhe u mbyll në një spital psikiatrik pasi një juri e shpalli atë të pafajshëm për shkak të gjendjes mendore. Në vitin 2022, Hinckley u lirua nga mbikëqyrja pasi një gjykatës përcaktoi se ai "nuk ishte më një rrezik për veten ose të tjerët".
GEORGE W. BUSH, presidenti i 43-të
George W. Bush po merrte pjesë në një tubim në Tbilisi në vitin 2005 me presidentin gjeorgjian Mikhail Saakashvili, kur një granatë dore u hodh drejt tij.
Të dy burrat ishin pas një mburoje antiplumb kur granata, e mbështjellë me leckë, ra rreth 30 metra larg tyre. Granata nuk shpërtheu. Vladimir Arutyunian u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm.
THEODORE ROOSEVELT, kandidat për president
Ish presidenti u qëllua në Milwaukee në vitin 1912 gjatë fushatës për t'u kthyer në Shtëpinë e Bardhë, ku kishte shërbyer më parë për dy mandate si president.
Letrat e palosura dhe një këllëf metalik i syzeve në xhepin e z. Roosevelt me sa duket e dobësuan goditjen e plumbit dhe ai nuk u plagos rëndë. John Schrank u arrestua dhe e kaloi pjesën e mbetur të jetës së tij në spitalet e shëndetit mendor.
ROBERT F. KENNEDY, kandidat për president
Robert Kennedy po synonte emërimin e Demokratëve kur u vra në një hotel në Los Anxhelos, pak kohë pasi mbajti fjalimin e tij të fitores në zgjedhjet paraprake në Kaliforni të vitit 1968.
Kennedy ishte një senator amerikan nga Nju Jorku dhe vëllai i presidentit John F. Kennedy, i cili u vra pesë vjet më herët. Pesë persona të tjerë u plagosën nga të shtënat. Sirhan Sirhan u dënua për vrasje të shkallës së parë dhe u dënua me vdekje. Kjo u ndryshua në burgim të përjetshëm.
GEORGE C. WALLACE, kandidat për president
George Wallace po synonte emërimin si kandidat presidencial nga demokratët kur u qëllua gjatë një ndalese fushate në Maryland në vitin 1972, një incident që e la atë të paralizuar nga beli e poshtë.
Wallace, guvernator i Alabamës, ishte i njohur për pikëpamjet e tij segregacioniste, nga të cilat më vonë hoqi dorë. Arthur Bremer u dënua me burgim pas sulmit dhe u lirua në vitin 2007./ VOA
SHBA- Poliktikani amerikan Scott Walker ka publikuar në platformën "X", foto nga momenti i atentatit ndaj ish-presidentit Donald Trump. Walker ka shkruar se plumbi fluturoi në ajër pranë Trump. Ai ka shtuar se dora e Zotit me siguri e mbrojti ish-presidentin.
"Një foto e mahnitshme nga Doug Mills e një plumbi që fluturon në ajër pranë Presidentit Trump. Dora e Zotit me siguri e mbrojti sot", shkruan ai.
An amazing photo by Doug Mills of a bullet flying in the air next to President Trump. The hand of God surely protected him today. pic.twitter.com/960zQgRYaY
— Scott Walker (@ScottWalker) July 14, 2024
Ish-Presidenti amerikan Donald Trump është qëlluar me armë zjarri teksa po fliste në një tubim në Pensilvani, ditën e djeshme rreth orës 18:13. Trump është goditur rreth veshit të tij të djathtë teksa po fliste dhe videot e tregojnë atë duke shtrënguar me shpejtësi veshin dhe më pas duke u ulur në tokë, ndërsa agjentët e sigurisë dhe të tjerët i vijnë në ndihmë. Ai u ngrit me gjak në anën e fytyrës dhe dukej se po thoshte “lufto, lufto” ndërsa shtrëngonte grushtin.
Trump më pas u shoqërua shpejt nga skena dhe në automjetin e tij. Ekipi dhe shërbimi sekret i Trump konfirmuan se ai ishte “mirë” dhe po kontrollohej në një institucion mjekësor lokal. Ndërkohë FBI-ja tha tha se ka marrë nën kontroll hetimin. Trump konfirmoi në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të mediave sociale, se autori i sulmit u vra, ashtu si edhe një pjesëmarrës në tubim.
Dy persona të tjerë janë plagosur, sipas një deklarate të Shërbimit Sekret. Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e zbatimit të ligjit për punën e tyre. Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha dje se "të gjithë duhet ta dënojnë" atentatin e dyshuar ndaj ish-presidentit Donald Trump dhe shtoi se shpreson të flasë së shpejti me rivalin e tij.
SHBA- Një video dramatike e filmuar në mitingun e ish-presidentit Trump në Pensilvani të shtunën tregon momentet kaotike pasi të pranishmit kuptuan se dikush ishte i armatosur dhe po qëllonte. Një video, e filmuar nga publiku, e cila është publikuar nga mediat e huaja, tregon Trump në skenë duke folur. Brenda pak sekondash, dikush dëgjohet duke bërtitur: "Ka një armë!"
Disa njerëz në turmë dukej se e kuptuan se një individ ishte i armatosur përpara se të dëgjonin të shtëna. Pamjet tregojnë momentet pak para, gjatë dhe pas të shtënave në mitingun e Trumpit.
"Ai është në çati!" bërtet një tjetër.
Videoja, e cila ende qarkullon, tregon të pranishmit që vrapojnë për t'u mbrojtur teksa dëgjohet një zë që këshillonte të tjerët të mos i afroheshin ndërtesës ku ndodhej vrasësi.
SHBA- Autoritetet amerikane kanë identifikuar personin e armatosur të përfshirë në sulmin kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump të shtunën. Ai është 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, i cili u vra nga agjentët e Shërbimit Sekret në vendngjarje pas të shtënave.
FBI e identifikuar atë si banor të Bethel Park, Pensilvani, rreth 35 milje në jug të Butler, ku Trump po mbante tubimin e tij. Crooks u diplomua nga shkollën e mesme Bethel Park në vitin 2022, sipas një raporti të medias lokale.
Ai u regjistrua për të votuar si republikan, sipas një liste në bazën e të dhënave të votuesve të Pensilvanisë që përputhej me emrin, moshën dhe adresën. Zgjedhjet presidenciale të këtij viti do të ishin të parat në të cilat ai do të votonte. CNN shkruan se babai i Crooks, Matthew Crooks, tha se ai po përpiqej të kuptonte “çfarë dreqin po ndodh”, por do të priste derisa të fliste me forcat e rendit përpara se të fliste për djalin e tij.
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump është qëlluar me armë gjatë një mitingu në Pensilvani, ku mbeti i plagosur në veshin e djathtë. Mediat e huaja raportojnë se Trump u qëllua me armë zjarri nga një 20-vjeçar i identifikuar si Thomas Matthew Crooks, 20-vjeç, i cili u neutralizua menjëherë nga autoritetet.
Ndërkohë janë publikuar edhe pamje të autorit i cili shfaqet në rrjetet sociale duke shprehur urrejtjen ndaj Trump. Një video është publikuar në rrjetin social Tik-Tok ku ai shprehte urrejtje ndaj republikanëve dhe ndaj Trump.
"Unë jam Thomas Mathew Crooks! I urrej republikanët e urrej Trump dhe gjejeni çfarë? Ju po ngatërroheni me djalin e gabuar", thoshte ai në video.
SHBA- Kanë vijuar ragimet nga liderët botërorë pas atentatit ku mbeti i plagosur ish-presidenti amerikan Donald Trump. Kështu, Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu shqetësimin për atentatin ndaj Donald Trump, duke e cilësuar një tragjedi për demokracinë.
“Një mbështetës i Trump vdiq, shumë u plagosën. Kjo është një tragjedi për demokracitë tona. Franca ndan tronditjen dhe zemërimin e popullit amerikan”, shtoi Macron.
Ndërsa, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ishte "i tronditur" nga të shtënat ndaj ish-presidentit amerikan.
"Jam i tronditur kur mësova për tentativën e vrasjes së ish-presidentit amerikan Donald Trump në mitingun e tij në Pensilvani. Një dhunë e tillë nuk ka justifikim dhe nuk ka vend askund në botë. Dhuna nuk duhet të mbizotërojë kurrë. Jam i lehtësuar kur e di se Trump tani është i sigurt dhe i uroj një shërim të shpejtë. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen e viktimës së këtij sulmi, një pjesëmarrës në tubim. Ua bëj thirrjen time për të qëndruar të fortë për të gjithë ata që u tronditën nga kjo ngjarje. Shpresoj që Amerika të dalë më e fortë", tha Zelensky.
Ish-presidenti amerikan Barack Obama dënoi atentatin tronditës ndaj Donald Trump, përmes postimit të tij në X.
“Nuk ka absolutisht vend për dhunë politike në demokracinë tonë. Ndërsa ne ende nuk e dimë saktësisht se çfarë ndodhi, të gjithë duhet të ndihemi të qetë që ish-presidenti Trump nuk u plagos rëndë dhe ta përdorim këtë moment për t’u përkushtuar ndaj civilizimit dhe respektit në politikën tonë. Michelle dhe unë i urojmë shërim të shpejtë”, tha Obama.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale lidhur me atentatin ku mbeti i plagosur ish-Presidenti amerikan, Donald Trump. Berisha ka shkruar se dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt ndaj Trump si një akt me të cilin, sipas tij, kërkohet që me atentat, vrasje politike në fushatë elektorale të përcaktojnë e të mposhtin vullnetin e lirë të qytetarëve të SHBA.
Berisha ka shtuar se i shpreh Trump dhe familjes së tij dhe Partisë Republikane solidaritetin e tij dhe të Partisë Demokratike dhe se lutet për shërim të shpejtë të tij.
POSTIMI I PLOTË I BERISHËS:
Atentat kundër Presidentit Donald Trump.
Të dashur miq, një dorë kriminale shkrepi mbrëmë një seri të shtënash në një atentat me qëllim vrasjen e Presidentit Donald Trump. Ky akt i shëmtuar kriminal, ndodhi gjatë fjalës të Predidentit Trump në një takim elektoral ne Butler Pensilvania. Nga të shtenat Presidenti Trump u plagos, por është jashtë rreziku për jetën dhe një pjesmarrës në miting u vra dhe dy të tjerë janë të plagosur rëndë.
Atentator i identifikuar si Thomas Mattheu Crooks, 20 vjeç u asgjesua nga shërbimi sekret. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të urryer kriminal ndaj Presidentit Donald Trump si një akt me të cilin kërkohet që me atentat, vrasje politike në fushatë elektorale të përcaktojnë e të mposhtin vullnetin e lirë të qytetarëve të SHBA.
Me këtë rast i shpreh Presidentit Trump dhe familjes së tij dhe Partisë Republikane, solidaritetin tim më të plotë dhe të Partisë Demokratike të Shqiperisë dhe lutem për shërim të shpjetë dhe të plotë të tij. Uroj që kushdo që mund të jetë i implikuar në akt të urryer terrorist të gjendet dhe marrë ndeshkimin më të rreptë ligjor.
SHBA- Vajza e ish-Presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka Trump, ka reaguar pas atentatit ku mbeti i plagosur babai i saj. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Ivanka shktuan se i është mirënjohëse Shërbimit Sekret dhe të gjithë oficerëve të tjerë të zbatimit të ligjit për veprimet e tyre të shpejta dhe vendimtare në ngjarje.
Ajo ka shtuar se vazhdon të lutet për Amerikën ndërsa e mbyll mesazhin duke i përcjellë dashuri të atit.
“Faleminderit për dashurinë dhe lutjet tuaja për babanë tim dhe për viktimat e tjera të dhunës së pakuptimtë të sotme në Butler, Pensilvani.
I jam mirënjohëse Shërbimit Sekret dhe të gjithë oficerëve të tjerë të zbatimit të ligjit për veprimet e tyre të shpejta dhe vendimtare sot. Unë vazhdoj të lutem për vendin tonë.
Të dua babi, sot dhe përgjithmonë", ka shkruar Ivanka në rrjetet sociale.
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ndërpreu angjazhimet e fundjavës dhe fushatën elektorale, duke u rikthyer me urgjencë në Washington, pas atentatit ndaj kandidatit dhe ish-Presidentit Donald Trump. Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se Presidenti Biden do të niset nga shtëpia e tij e plazhit në Rehoboth për në Washington mbrëmjen e së shtunës.
Biden dënoi sulmin ndaj Trump duke theksuar se “të gjithë duhet ta dënojnë” atentatin e dyshuar ndaj ish-presidentit dhe shtoi se shpreson të flasë së shpejti me rivalin e tij. Duke iu drejtuar vendit rreth dy orë pas ngjarjes, Biden tha se ndjehej i lehtësuar që sipas njoftimeve Trump “është mirë”. Ai shtoi se nuk kishte mundur të fliste me ish-presidentin Trump përpara se të bënte komentet para vendit dhe u zotua se do të informojë publikun nëse arrin të bisedojë me të dhe nëse merr detaje shtesë rreth hetimit.
“Ne nuk mund të lejojmë që të ndodhin gjëra të tilla. Ideja se mund të ndodhë një dhunë e këtij lloji në Amerikë është e pabesueshme”, tha ai.
Presidenti Biden, tha se po priste informacion shtesë përpara se ta quante zyrtarisht sulmin një tentativë për vrasje ndaj ish-presidentit.
“Unë kam mendimin tim, por nuk kam fakte,” u tha ai gazetarëve, duke u zotuar të se do të japë informacione shtesë kur t’i marrë ato.
SHBA- Udhëheqësit botërorë dënuan të shtënat me armë zjarri ndaj kandidatit të pritur republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, një incident që tronditi fushatën zgjedhore në SHBA dhe rriti frikën për dhunë të mëtejshme politike. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres dënoi atë që Byroja Federale e Hetimit (FBI) e cilësoi si tentim-vrasje.
"Sekretari i Përgjithshëm dënon këtë akt të dhunës politike. Ai i dërgon urimet e tij më të mira presidentit Trump për një shërim të shpejtë”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Guterres, Stephan Dujarric.
Trump ishte duke folur në një tubim më 13 korrik në Pensilvaninë perëndimore kur u dëgjuan disa të shtëna. Më vonë, ai tha se një plumb i shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë. Dy persona u vranë, përfshirë sulmuesin e dyshuar dhe dy persona që ishin në audiencë po ashtu u plagosën rëndë. FBI ka identifikuar të dyshuarin si Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Pensilvania. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ishte "thellësisht e tronditur" nga të shtënat.
“Dhuna politike nuk ka vend në një demokraci”, shkroi ajo në X, që më herët njihej si Twitter.
“I uroj Donald Trumpit shërim të shpejtë dhe i shpreh ngushëllimet e mia familjes së viktimës së pafajshme”, shtoi ajo.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha se dhuna politike nuk është kurrë e pranueshme.
"Mendimet e mia janë me ish-presidentin Trump, ata që ishin në vendngjarje dhe të gjithë amerikanët”, tha ai në një postim për X.
Shefi i diplomacisë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se ishte i tronditur, duke e dënuar ashpër sulmin.
"Edhe një herë ne jemi dëshmitarë të akteve të papranueshme të dhunës kundër përfaqësuesve politikë," shkroi ai për X.
Ndërkaq, kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili ditë më parë e vizitoi Trumpin në shtëpinë e tij në Floridë tha se mendimet e tij dhe lutjet ishin me ish-presidentin e SHBA-së. Presidenti i Ukrainës, i cili ka pasur një marrëdhënie të vështirë në të kaluarën me Trump, tha se ishte i tmerruar kur dëgjoi për të shtënat.
“Dhunë e tillë nuk ka justifikim dhe nuk ka vend askund në botë”, shkroi ai në X.
Shërim të shpejtë Trumpit i uroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Për atentatin ndaj Trumpit kanë reaguar edhe liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar tentim-vrasjen ndaj Trumpit, duke i uruar shërim të shpejtë dhe të plotë.
"Mospajtimet politike në një demokraci gjithmonë duhet të shprehen përmes formave paqësore të fjalës dhe protestës dhe të zgjidhen nga zgjedhje të lira dhe fer", shkroi ai në X.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shprehur shqetësim për tentim-vrasjen, duke e dënuar "dhunën si mjet për përplasje politike".
"I uroj shërim të shpejtë, duke e ditur se ai do të dalë nga kjo luftë edhe më i fortë", shkroi ai në X.
Sulmi ndaj Trumpit u dënua edhe nga presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova.
"Dhuna politike nuk ka dhunë në demokraci", shkroi ajo në rrjetet sociale.
Të shtënat në Pensivlani ndodhën dy ditë para nisjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Republikane, ku Trump pritet të sigurojë nominimin e partisë për të garuar në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit./ REL
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas atentatit ku mbeti i plagosur ish-presidenti amerikan, njëherësh, kandidat për zgjedhjet e ardhshme, Donald Trump. Rama ka dënuar aktin teksa ka thënë me anë të një postimi në platformën 'X', se kjo është një ngjarje e tmerrshme dhe tragjedi për botën demokratike.
Rama ka shtuar se është shqetësuese të dëshmosh që një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të qëllohet duke folur në një tubim. Rama shrkuaj më tej se shpreson se kjo ngjarje e tmerrshme do ta bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës.
"Është shqetësuese të dëshmosh që një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të qëllohet duke folur në një tubim dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur me disa të tjerë të plagosur.
Kjo është një tragjedi për botën demokratike. Mendimet e mia janë me ish-presidentin Trump dhe familjen e tij. Ne të gjithë shpresojmë se kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës", shkruan Rama.
SHBA- Ish-Presidenti amrikan Donald Trump është qëlluar me armë zjarri teksa po fliste në një tubim në Pensilvani, ditën e djeshme rreth orës 18:13. Trump është goditur rreth veshit të tij të djathtë teksa po fliste dhe videot e tregojnë atë duke shtrënguar me shpejtësi veshin dhe më pas duke u ulur në tokë, ndërsa agjentët e sigurisë dhe të tjerët i vijnë në ndihmë. Ai u ngrit me gjak në anën e fytyrës dhe dukej se po thoshte “lufto, lufto” ndërsa shtrëngonte grushtin.
Trump më pas u shoqërua shpejt nga skena dhe në automjetin e tij. Ekipi dhe shërbimi sekret i Trump konfirmuan se ai ishte “mirë” dhe po kontrollohej në një institucion mjekësor lokal. Ndërkohë FBI-ja tha tha se ka marrë nën kontroll hetimin. Trump konfirmoi në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të mediave sociale, se autori i sulmit u vra, ashtu si edhe një pjesëmarrës në tubim.
Dy persona të tjerë janë plagosur, sipas një deklarate të Shërbimit Sekret. Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e zbatimit të ligjit për punën e tyre. Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha dje se "të gjithë duhet ta dënojnë" atentatin e dyshuar ndaj ish-presidentit Donald Trump dhe shtoi se shpreson të flasë së shpejti me rivalin e tij.
SHBA- Pas atentatit ku mbeti i plagosur, ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar në rrjetin social Truth Social. Trump tha se u qëllua me një plumb që i shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë. Ai ka thënë se e kuptoi se diçka nuk shkonte kur dëgjoi të shtëna dhe menjëherë ka ndjerë plumbin.
"E kuptova menjëherë se diçka nuk po shkonte kur dëgjova krisma, të shtëna, dhe menjëherë ndjeva se plumbi po çante nëpër lëkurë", shkroi Trump në llogarinë e tij në Truth Social.
Ai falënderoi Shërbimin Sekret dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit për "reagimin e tyre të shpejtë".
"Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë", tha ai dhe i shprehu ngushëllime familjes së personit të vrarë në tubim.
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar sulmin me armë ndaj ish-Presidentit të SHBA-ve Donald Trump. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se u bashkohet lutjeve për familjet që humbën të dashurit dhe uron shërimin sa më të shpejtë për Trump. Ai ka shtuar se Donald Trump u plagos për shkak të ideve dhe vizionit të tij për të bërë Amerikën sërish të madhe.
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin me armë ndaj Presidentit Trump, i cili për fat të mirë i shpëtoi atentatit në Pensilvani, që fatkeqësisht shkaktoi dhe viktima të pafajshme.
U bashkohem lutjeve për familjet që humbën të dashurit dhe për shërimin sa më të shpejtë të Presidentit Trump, i cili mori një plumb për shkak të ideve dhe vizionit të tij për të bërë Amerikën sërish të Madhe.
Solidaritetin e plotë me Presidentin Trump, të cilit i uroj sa më parë të rikthehet edhe më i fortë në betejën e tij të pandalshme për mbrojtjen e vlerave të SHBA dhe kombit mik amerikan”, shkruan Meta.
SHBA- Atentatori që tentoi të vriste ish-Presidentin amerikan Donald Trump gjatë një mitingu në Pensilvani është një 20-vjeçar vendas. Sipas FBI-së ai është identifikuar si Thomas Matthew Crooks. Ndërkohë në një video në mediat sociale dhe të verifikuara nga New York Times tregojnë personin e dyshuar që qëlloi ndaj Trump.
Personi shihet i palëvizur në çatinë e një ndërtese të vogël rreth një çerek milje në veri të skenës ku ish-presidenti po fliste në Butler të Pensilvanisë. Pozicioni i trupit korrespondon me pozicionin e mundshme nga ku erdhën të shtënat.
SHBA- Djali i madh i ish-Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Donald Trump Jr., ka reaguar pas atentatit ku mbeti i plagosur i ati gjatë një tubimi në Pensilvani. Trump Jr., ndërsa postoi një foto të babait të tij në rrjetin social X me fytyrë të gjakosur dhe me grushtin lart, përpara një flamuri amerikan, shkruante se ai nuk do të ndalojë kurrë së luftuari për të shpëtuar Amerikën.
Ish-Presidenti amerikan Donald Trump është qëlluar me armë zjarri teksa po fliste në një tubim në Pensilvani, ditën e djeshme rreth orës 18:13. Trump është goditur rreth veshit të tij të djathtë teksa po fliste dhe videot e tregojnë atë duke shtrënguar me shpejtësi veshin dhe më pas duke u ulur në tokë, ndërsa agjentët e sigurisë dhe të tjerët i vijnë në ndihmë. Ai u ngrit me gjak në anën e fytyrës dhe dukej se po thoshte “lufto, lufto” ndërsa shtrëngonte grushtin.
Trump më pas u shoqërua shpejt nga skena dhe në automjetin e tij. Ekipi dhe shërbimi sekret i Trump konfirmuan se ai ishte “mirë” dhe po kontrollohej në një institucion mjekësor lokal. Ndërkohë FBI-ja tha tha se ka marrë nën kontroll hetimin. Trump konfirmoi në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të mediave sociale, se autori i sulmit u vra, ashtu si edhe një pjesëmarrës në tubim.
Dy persona të tjerë janë plagosur, sipas një deklarate të Shërbimit Sekret. Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e zbatimit të ligjit për punën e tyre. Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha dje se "të gjithë duhet ta dënojnë" atentatin e dyshuar ndaj ish-presidentit Donald Trump dhe shtoi se shpreson të flasë së shpejti me rivalin e tij.
SHBA- Zyrtarët e fushatës së Donald Trump thanë në një deklaratë se ish-presidenti ishte "mirë", pas të shtënave me armë zjarri në një miting elektoral të tij në Butler, të shtetit të Pensilvanisë. Prokurori i qarkut Butler, Richard Goldinger tha në një intervistë telefonike se personi i armatosur, që dyshohet se qëlloi ndaj ish-presidentit, kishte vdekur, po kështu edhe të paktën një pjesëmarrës në tubim. Mediat amerikane njoftuan se personi që dyshohet se qëlloi ndaj ish-presidentit, ishte vrarë nga shërbimet sekrete. Po kështu sipas tyre rasti po hetohet si tentativë për vrasje.
“Presidenti Trump falenderon forcat e rendit dhe reaguesit e parë për veprimin e tyre të shpejtë gjatë këtij akti të urryer”, tha zëdhënësi Steven Cheung në një deklaratë. “Ai është mirë dhe po kontrollohet në një institucion mjekësor lokal. Më shumë detaje do të dalin në vazhdim”.
Kandidati potencial për president i Partisë Republikane Donald Trump, po tregonte një tabelë shifrash mbi kalimet në kufirin e vendit me Meksikën, gjatë tubimit të fundit të tij përpara fillimit të Konventës Kombëtare Republikane të hënën, kur nisën të shtënat. Teksa u dëgjua e shtëna e parë zoti Trump shihet tek kap veshin dhe pasi të dëgjohen edhe dy tjera dhe ai shihet tek ulet në tokë.
Dikush dëgjohej prej mikrofonit të foltores së podiumit, tek bërtiste disa herë Ulu! Ulu!", ndërsa agjentët rrethuan ish-presidentin. Ata u grumbulluan sipër tij për ta mbrojtur, siç e kërkon dhe protokolli në këto raste, ndërsa agjentë të tjerë zunë pozicione në skenë për të shmanguar çdo kërcënim ndaj presidentit.
Ish-presidenti u ngrit në këmbë disa çaste më vonë dhe në fytyrën e tij shquheshin shenja gjaku. Turma brohoriti ndërsa ai u ngrit përsëri duke ngritur edhe grushtin lart në drejtim të turmës që bërtiste: SHBA, SHBA. Policia filloi të zbrazë terrenin menjëherë pasi zoti Trump u largua nga podiumi në atë që oficerët lokalë të policisë e cilësuan si një skenë krimi.
Presidenti Joe Biden u informua për incidentin, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në një reagim Presidenti Biden tha se ishte gëzuar nga fakti që ish-presidenti ishte jashtë rrezikut për jetën dhe ishte mirë me shëndet. Ai shtoi se në SHBA nuk ka vend për dhunë dhe se amerikanët duhet të bashkohen si komb për ta dënuar atë.
Djali i madh i zotit Trump, Donald Trump Jr., ndërsa postoi një foto të zotit Trump në rrjetin social X me fytyrë të gjakosur dhe me grushtin lart, përpara një flamuri amerikan, shkruante se "ai nuk do të ndalojë kurrë së luftuari për të shpëtuar Amerikën".
Guvernatori i Dakotës së Veriut Doug Burgum, senatori i Floridës, Marco Rubio dhe senatori i Ohajos JD Vance, tre emrat në listën e ngushtë të Trump për nënpresident, nxorën me shpejtësi deklarata duke shprehur shqetësimin për ish-presidentin. Guvernatori demokrat i Pensilvanisë Josh Shapiro, në një deklaratë në X shkruante se ishte informuar mbi situatën dhe se policia e këtij shteti ishte në gatishmëri në vendin e tubimit.
“Dhuna e drejtuar ndaj çdo partie politike apo udhëheqësi politik është absolutisht e papranueshme. Nuk ka vend në Pensilvani apo në Shtetet e Bashkuara”, shprehej ai.
Shërbimi Sekret tha në një deklaratë se "ish-presidenti ishte jashtë rrezikut për jetën" dhe se çështja tashmë ishte nën hetim aktiv./ VOA
SHBA- Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, është jashtë rrezikut, pas disa të shtënave me armë zjarri që ndodhën teksa fliste në një tubim në Pensilvani. Shërbimi Sekret bëri të ditur se një person u vra në audiencë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë. Agjentët e vranë sulmuesin në vendngjarje, thuhet po ashtu në komunikatë. Emri i tij nuk u bë i ditur, e as motivi i mundshëm. Trump tha se u qëllua me një plumb që i "shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë".
"E kuptova menjëherë se diçka nuk po shkonte kur dëgjova krisma, të shtëna, dhe menjëherë ndjeva se plumbi po çante nëpër lëkurë", shkroi Trump në llogarinë e tij në Truth Social.
Ai falënderoi Shërbimin Sekret dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit për "reagimin e tyre të shpejtë".
"Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë", tha ai dhe i shprehu ngushëllime familjes së personit të vrarë në tubim.
Agjentët e Shërbimit Sekret e tërhoqën Trumpin nga skena me të dëgjuar të të shtënave dhe e larguan me një automjet që e priste. Trump dukej i gjakosur në njërën pjesë të fytyrës. Policia e armatosur doli në podium menjëherë. Trump, kandidat i pritur i Partisë Republikane për president në zgjedhjet e ardhshme të nëntorit, po u drejtohej mbështetësve të tij në Batlër të shtetit të Pensilvanisë, kur ndodhi incidenti.
Media si CNN dhe BBC raportojnë se ai po hetohet si tentativë për atentat. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha gjatë një adresimi se është mirënjohës që merr vesh se Trump është mirë.
"Lutem për të dhe familjen e tij dhe për të gjithë ata që ishin në tubim, ndërsa presim informacione të mëtejshme", tha Biden.
"Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Ne nuk mund të jemi kështu. Ne nuk mund ta pranojmë këtë", shtoi ai.
I pyetur nga një gazetar nëse beson se incidenti ishte përpjekje për atentat, Biden tha: "Dua të sigurohem që i kemi të gjitha faktet".
Zëvendëspresidentja Kamala Harris tha se dhuna si kjo, duhet të dënohet nga të gjithë.
"Ne lutemi për Trumpin, familjen e tij dhe të gjithë ata që janë plagosur dhe prekur nga këto të shtëna të pakuptimta", tha Harris përmes një deklarate.
Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, shkroi në X se "dhuna nuk ka vend në politikën tonë".
"Sonte, të gjithë amerikanët janë mirënjohës që presidenti Trump duket se është mirë, pas një sulmi të neveritshëm në një tubim paqësor", shkroi ai.
Udhëheqësi i pakicës në Senat, Mitch McConnell, tha se është "tmerruar" nga ajo që i ndodhi Trumpit, por i lehtësuar që ai është jashtë rrezikut.
"Dhuna politike nuk ka vend te ne", tha ai.
Ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush, Bill Clinton dhe Jimmy Carter e dënuan po ashtu dhunën. Incidenti ndodhi pak ditë përpara Konventës Kombëtare Republikane, në të cilën Trumpit pritet t'i konfirmohet nominimi i partisë si kandidat presidencial në zgjedhjet e 5 nëntorit./ REL
SHBA- Ligjvënësit nga të dyja anët e politikës amerikane dënuan menjëherë atentatin ndaj kandidatit të pritshëm republikan për president Donald Trump gjatë një tubimi të shtunën.
"Ky akt i tmerrshëm dhune politike në një tubim paqësor fushate nuk ka vend në vendin tonë dhe duhet të dënohet unanimisht dhe me forcë," tha kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.
Senatori republikan Marco Rubio, një nga personat e përmendur si kandidat i mundshëm i zotit Trump për nënpresident shkuajti në platformën X duke postuar një fotografi të agjencisë AP të zotit Trump të gjakosur me komentin "Zoti e mbrojti Presidentin Trump".
Edhe Senatori republikan Ted Cruz postoi foton në X, duke e quajtur reagimin e zotit Trump "të jashtëzakonshme”.
“Zoti e bekoftë Presidentin Trump", u shpreh ai. Udhëheqësit demokratë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve dënuan menjëherë dhunën politike.
"Është e tmerrshme ajo që ndodhi në tubimin e zotit Trump në Pensilvani dhe jam i lehtësuar që ish-Presidenti Trump është mirë. Nuk ka vend për dhunë politike në vendin tonë," tha udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer në platformën X.
Udhëheqësi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, shkroi në X: "Amerika është demokraci. Dhuna politike e çfarëdo lloji nuk është asnjëherë e pranueshme".
Udhëheqësi i pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell u shpreh: "Sot, të gjithë amerikanët ndjehen të lehtësuar që Presidenti Trump duket se është mirë pas një sulmi të neveritshëm gjatë një tubimi paqësor. Dhuna nuk ka vend në politikën tonë."/ VOA
SHBA- Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha të shtunën se "të gjithë duhet ta dënojnë" atentatin e dyshuar ndaj ish-presidentit Donald Trump dhe shtoi se shpreson të flasë së shpejti me rivalin e tij.
Duke iu drejtuar vendit rreth dy orë pas ngjarjes, Biden tha se ndjehej i lehtësuar që sipas njoftimeve zoti Trump “është mirë”. Ai shtoi se nuk kishte mundur të fliste me ish-presidentin Trump përpara se të bënte komentet para vendit dhe u zotua se do të informojë publikun nëse arrin të bisedojë me të dhe nëse merr detaje shtesë rreth hetimit.
"Ne nuk mund të lejojmë që të ndodhin gjëra të tilla. Ideja se mund të ndodhë një dhunë e këtij lloji në Amerikë është e pabesueshme”.
Presidenti Biden, tha se po priste informacion shtesë përpara se ta quante zyrtarisht sulmin një tentativë për vrasje ndaj ish-presidentit. "Unë kam mendimin tim, por nuk kam fakte," u tha ai gazetarëve, duke u zotuar të se do të japë informacione shtesë kur t’i marrë ato.
Presidenti foli nga qyteti bregdetar Rehoboth i shtetit Delauerë, ku po kalonte fundjavën. Biden mori "informacionin fillestar" nga këshilltarët e tij pas të shtënave dhe më pas mblodhi zyrtarët e sigurisë për një përditësim më të detajuar nga Kimberly Cheatle, drejtoresha e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas dhe këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë, Liz Sherwood-Randall.
Pas incidentit, fushata e zotit Biden tha se po ndalte të gjitha mesazhet për përkrahësit e tij dhe se do të tërhiqte të gjitha reklamat televizive. Nënpresidentja Kamala Harris tha në një deklaratë se edhe ajo ishte informuar, duke shtuar se ajo dhe bashkëshorti i saj "ndjehen të lehtësuar" që Trump nuk ishte lënduar rëndë.
“Ne lutemi për të, familjen e tij dhe të gjithë ata që janë lënduar dhe prekur nga ky sulm i pakuptimtë,” tha ajo.
Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se Presidenti Biden do të niset nga shtëpia e tij e plazhit në Rehoboth për në Uashington mbrëmjen e së shtunës./ VOA
SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha të shtunën vonë se një plumb e goditi në veshin e djathtë pasi dikush e qëlloi gjatë një tubimi në qytetin Batlër të Pensilvanisë. FBI-ja tha tha se ka marrë nën kontroll hetimin.
“Agjentët specialë të zyrës së FBI-së në Pitsburg u përgjigjën menjëherë”, tha FBI në një deklaratë disa orë pas atentatit të dyshuar.
Presidenti Joe Biden, nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-presidenti Barack Obama lëshuan deklarata të forta duke dënuar dhunën. Incidenti po hetohet si atentat, sipas njoftimeve të mediave, dhe mund të intensifikojë dhe komplikojë më tej garën presidenciale.
Trump konfirmoi në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të mediave sociale, se autori i sulmit u vra, ashtu si edhe një pjesëmarrës në tubim. Dy persona të tjerë janë plagosur, sipas një deklarate të Shërbimit Sekret. Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e zbatimit të ligjit për punën e tyre.
"Çka është më e rëndësishme," tha ai, "dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e personit që u vra, si dhe për familjen e një personi tjetër që u plagos rëndë. Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë."
Në veshin e majtë dhe në fytyrën e ish-presidentit dukeshin shenja gjaku pas atyre që u dukën se ishin të shtëna e që vinin nga një drejtim i panjohur. Kur po largohej, ai ngriti një grusht drejt turmës, e cila thërriste: “SHBA, SHBA”.
Sulmi erdhi pas një dite të ngjeshur fushatash për zotin Trump dhe ish-Presidentin Joe Biden në garën presidenciale të 2024-ës. Zyrtarët e fushatës së ish-presidentit Donald Trump thanë në një deklaratë se ai ishte mirë me shëndet.
“Presidenti Trump falenderon forcat e rendit dhe reaguesit e parë për veprimin e tyre të shpejtë gjatë këtij akti të urryer”, tha zëdhënësi Steven Cheung në një deklaratë. “Ai është mirë dhe po kontrollohet në një institucion mjekësor lokal. Më shumë detaje do të jepen në vazhdim”.
Shërbimi Sekret tha në një deklaratë se "ish-presidenti ishte jashtë rrezikut për jetën" dhe se çështja tashmë ishte nën hetim aktiv. Po kështu shtoi se informacione të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme.
Sulmi ndaj zotit Trump ishte përpjekja më serioze për të vrarë një president ose kandidat presidencial që nga atentati ndaj Ronald Reganit në vitin 1981. Ky atentat vjen në një atmosferë thellësisht të polarizuar politike, vetëm katër muaj para zgjedhjeve presidenciale dhe disa ditë përpara se zoti Trump të marrë zyrtarisht emërimin si kandidati i partisë së tij në Kuvendin Republikan. Fushata e tij tha se Kuvendi do të mbahej siç ishte planifikuar./ VOA