LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

VIDEO+EMRI/ "Prisja se do të më sulmonin", i mbajti peng për disa orë nën të shtënat me armë, fëmijët lutje mes lotësh babait për tu dorëzuar, RENEA-t neutralizojnë 40-vjeçarin në Durrës

• Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Durrës ku rreth orës 02:20, policia është njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”. • Mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para rezultoi se banesa nga ku qëllohej me armë zjarri, ishte marrë me qira javore, nga 40-vjeçari Aleks Marku, banues në Lezhë. • Ky i fundit dyshohet se brenda banesës mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11-vjeç. • Po ashtu bëhet me dije se Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të policisë. • Me të mbërritur në vendin e ngjarjes forcat “RENEA”, i kanë bërë thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, por ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit. • Pas disa orësh negociata, nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e 40-vjeçarit të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës. • Gjithashtu bëhet me dije se 2 fëmijët u nxorrën në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë. • Po ashtu raportohet se gjatë kësaj kohe dëgjoheshin fëmijët që qanin dhe i luteshin babait të tij që të dorëzohej. • Maku ka pranuar të hapë derën dhe të shoqërohet nga policia dhe në gjendje të rënduar psikologjike ka dëshmuar se qëllonte nga dritarja se priste se do ta sulmonin disa persona, por pa treguar se kush. • Bëhet me dije se 40-vjeçari ka qëlluar mbi 15 herë nga dritarja e ballkonit. • Nga informacionet e siguruara, Marku dyshohet të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike dhe në gjendje të rënduar psikologjike. • Sipas burimeve bashkeshortja e Markut kthehej ditën e djeshme nga jashtë vendit ndërsa ai ishte zhvendosur ne zonën e Shkëmbit të Kavajës me 2 fëmijët e mitur vetëm pak ditë më parë. • Daja i gruas së Aleks Markut, 40-vjeçarit që mbajti peng fëmijët dhe kreu të shtëna me armë zjarri, ka deklaruar se ai ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij. • Nikoll Gjonaj thotë se Aleks Marku ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij, si psikologjike edhe fizike. • Sipas tij, në disa raste ai i drejtonte edhe armën në kokë. • Daja i gruas thotë se e ka denoncuar Aleks Markun, ndërsa i ka thënë policisë se konsumonte drogë në mënyrë të rregullt.• Nga ana tjetër, grupi hetimor ka marrë në pyetje fëmijët në prani të psikologes ku kanë deklaruar se kanë qenë në gjumë kur babai i tyre nisi të thërrasë se po sulmoheshin nga armiku.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Po sulmohemi nga armiku", babai i mbajti peng për disa orë me armë në dorë, dëshmia e fëmijëve: Thoshte se po vjen te dera...

VIDEO+EMRI/ "Prisja se do të më sulmonin", i mbajti peng
Arrestimi

DURRËS- Kanë dalë të tjera detaje nga ngjarja që ndodhi në Durrës kur një 40-vjeçar, nën efektin e drogës, mbante peng 2 fëmijët dhe qëllonte me kallashnikov për disa orë. Mësohet se 40-vjeçari me 2 fëmijët kishin disa ditë që kishin ardhur në Durrës dhe ishin vendosur në një apartamen me qira ditore i cili gjendet të "Përroi i Agait".

Nga ana tjetër, grupi hetimor ka marrë në pyetje fëmijët në prani të psikologes ku kanë deklaruar se kanë qenë në gjumë kur babai i tyre nisi të thërrasë se po sulmoheshin nga armiku.

"Kemi qenë në gjumë kur babai nisi të thërrasë se po sulmoheshin nga armiku. Ai thoshte armiku po vjen te dera dhe qëllonte me armë nga ballkoni.Edhe kur erdhi policia ai thërriste dhe qëllonte", mësohet të kenë deklaruar ata.

Ndërkohë mësohet se gjendja psiqike e 40-vjeçarit nuk është e qendrueshme dhe ai do ti nënshtrohet vizitave mjeksore. Bashkëshortja, e cila kur ka ardhur nga Italia, i ka gjetur fëmijët në polici. Mësohet se ajo ka qenë me dy urdhëra mbrojtjeje.

2 VITE ME PARE

"I çonte pushkën në krye, ai jeton me drogë", mbajti peng fëmijët, daja i gruas së 40-vjeçarit: Mbesën e dhunonte, e kemi denocuar, policia e favorizon

VIDEO+EMRI/ "Prisja se do të më sulmonin", i mbajti peng
Nikoll Gjonaj, daja i gruas së Aleks Markut

DURRËS- Daja i gruas së Aleks Markut, 40-vjeçarit që mbajti peng fëmijët dhe kreu të shtëna me armë zjarri, ka deklaruar se ai ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Nikoll Gjonaj thotë se Aleks Marku ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij, si psikologjike edhe fizike. Sipas tij, në disa raste ai i drejtonte edhe armën në kokë. Daja i gruas thotë se e ka denoncuar Aleks Markun, ndërsa i ka thënë policisë se konsumonte drogë në mënyrë të rregullt.  

“Aleks Marku për fatin e zi, të atij dhe timin dhe motrës time, ka vajzën e motrës time. Vajzën e motrës tim e ka bërë një leckë. Që kur e ka marrë nuse, e ka trajtuar në mënyrën me ekstreme. 11 vjet e këtij është denoncuar mbi 20-30 herë në polici.

Jam edhe unë ai që e kam denoncuar me motrën time. Është ajo e polici e shtetit që e ka liruar, fute brenda nxirre jashtë. E rreh, i çonte pushkën në krye, ka qenë njeri i robëruar para tij. Është policia, shteti që e favorizojnë.

Ai ka jetuar me drogë, ka jetuar në mënyrën me ekstreme. Unë i kam thënë policisë pse se ndalni se është i droguar. Unë me 129 para 3-4 vjetësh e kam denoncuar, u kam thënë e ka armën në makinë. Gjithë jetën ka nejt me armë, drogë, dhe e ka mbrojt policia. Po të dojë policia e kishte ndaluar. E dhunonte? Jo dhunë, po psikologjike, rrahaje, e merrte me i vra fëmijët ndër sy. Duhet 1 javë dit me i fol të zezat që i ka bërë”, thotë ai.

2 VITE ME PARE

"Ngrohen, shpëlahen aty", të shtënat me armë zjarri në Durrës, babai mbante peng fëmijët, dëshmia e banorëve: Kishin 1 muaj këtu

VIDEO+EMRI/ "Prisja se do të më sulmonin", i mbajti peng
Foto nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Banorët në Durrës thonë se fëmijët kishin 1 muaj që qëndronin në atë apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku u raportua se babai i tyre Aleks Marku ka qëlluar me armë zjarri dhe i ka mbajtur peng ata.

"Fëmijët kanë një muaj këtu. Ngrohen, shpëlahen aty, lër rroba këtu, lër rroba atje. I kemi parë fëmijët që dalin andej," thonë banorët.

Më parë një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Durrës ku rreth orës 02:20, policia është njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.

Mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para rezultoi se banesa nga ku qëllohej me armë zjarri, ishte marrë me qira javore, nga 40-vjeçari me inicialet A. M., banues në Lezhë. Ky i fundit dyshohet se brenda banesës mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11-vjeç.

Po ashtu bëhet me dije se Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të policisë. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes forcat “RENEA”, i kanë bërë thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, por ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.

Pas disa orësh negociata, nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e 40-vjeçarit të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës. Gjithashtu bëhet me dije se 2 fëmijët u nxorrën në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë. 

2 VITE ME PARE

Mbante peng fëmijët dhe hapi zjarr ndaj RENEA-s, del FOTO e agresorit në Durrës (DINAMIKA)

VIDEO+EMRI/ "Prisja se do të më sulmonin", i mbajti peng
Aleks Marku

DURRËS - Personi që shihni në foton e mësipërme është 40-vjeçari Aleks Marku, i cili u arrestua nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet se mbante peng fëmijët në banesë dhe i kanoste me armë zjarri.

Sipas policisë rasti është denoncuar mbrëmjen e kaluar, ku fqinjë të familjes Marku kanë raportuar se dëgjonin të shtëna me armë nga apartamenti i marrë me qera nga 40-vjeçari te “Shkëmbi i Kavajës”. Në momentin që policia ka shkuar në banesë për kontrolle, Marku ka refuzuar të dorëzohet, ndërsa ka qëlluar me armë disa herë nga dritarja e apartamentit.

Pas disa orësh negociata uniformat blu arritën të hynin në banesë ku kanë arrestuar Markun dhe kanë nxjerrë nga aty nxjerrë dy fëmijët të cilët raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë.

Nga informacionet e siguruara, Marku dyshohet të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike dhe në gjendje të rënduar psikologjike. Në dëshminë e tij paraprak, ai ka deklaruar se po qëllonte nga dritarja pasi priste se do ta sulmonin disa persona, por pa treguar se kush.

Sipas burimeve bashkeshortja e Markut iku një dit/ më parë jashtë vendit ndërsa ai ishte zhvendosur ne zonën e Shkëmbit të Kavajës me 2 fëmijët e mitur vetëm pak ditë më parë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 02:20, Policia e Durrësit është njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri, në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para rezultoi se banesa nga ku qëllohej me armë zjarri, ishte marrë me qira javore, nga shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Lezhë dhe se dyshohej se brenda saj ky shtetas mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç.

Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të Policisë. Në vendngjarje shkoi Reparti Special “RENEA”, i cili i bëri thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, por ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.

Pas disa orësh negociata, nga Njësia e Negocimit e Repartit “RENEA”, dhe me ndërhyrjen e specializuar të njësive të RENEA-s, në bashkëveprim me strukturat e DVP Durrës, nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e shtetasit Aleks Marku, të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës Gjithashtu, Policia nxorri të 2 fëmijët, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë. 40-vjeçari është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme procedurale. Për motivet që shtynë 40-vjeçarin në këtë ngjarje, do të japim informacion në vijim.

 

 

2 VITE ME PARE

"Prisja se do të më sulmonin disa persona", i mbajti peng për disa orë në banesë nën të shtënat me armë, fëmijët lutje mes lotësh babait për tu dorëzuar

VIDEO+EMRI/ "Prisja se do të më sulmonin", i mbajti peng
Foto nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me ngjarjen që ndodhi te Shkëmbi i Kavajës në Durrës, ku një baba mbajti peng për disa orë në banesë dy fëmijët e tij të mitur. Mësohet se pas disa orësh negociata, u arrit që Aleks Marku të dorëzohej, ndërsa gjatë gjithë kohës RENEA punoi për ta bindur që ai të mos qëllonte më.

Po ashtu raportohet se gjatë kësaj kohe dëgjoheshin fëmijët që qanin dhe i luteshin babait të tij që të dorëzohej. Maku ka pranuar të hapë derën dhe të shoqërohet nga policia dhe në gjendje të rënduar psikologjike ka dëshmuar se qëllonte nga dritarja se priste se do ta sulmonin disa persona, por pa treguar se kush. Bëhet me dije se 40-vjeçari ka qëlluar mbi 15 herë nga dritarja e ballkonit.

2 VITE ME PARE

EMRI/ Ky është 40-vjeçari që mbante peng fëmijët e mitur në Durrës, momenti kur neutralizohet nga policia (VIDEO)

 

VIDEO+EMRI/ "Prisja se do të më sulmonin", i mbajti peng
Pamje nga arrestimi

DURRËS - Aleks Marku është 40-vjeçari i cili është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet se mbante peng dy fëmijët e mitur dhe qëllonte me armë zjarri duke shkaktuar panik edhe tek banorët e zonës. Sipas policisë kanë qënë fqinjët e familjes Marku ata të cilët kanë bërë denoncim se kanë dëgjuar të shtëna me armë në ambjentet e pallatit. Policia njofton se banesa ishte marrë me qira javore, nga Marku dhe brenda saj ky i fundit mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç.

Sipas policisë Marku në momentin që ka konstatuar forcat e policisë fillimisht ka refuzuar të dorëzohet duke qëlluar me armë nga dritarja e apartamentit, por më pas është neutralizuar nga policia dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale. Dy fëmijët e mitur janë dërguar për asistencë në një psikolog dhe raportohet se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 02:20, Policia e Durrësit është njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri, në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para rezultoi se banesa nga ku qëllohej me armë zjarri, ishte marrë me qira javore, nga shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Lezhë dhe se dyshohej se brenda saj ky shtetas mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç.

Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të Policisë. Në vendngjarje shkoi Reparti Special “RENEA”, i cili i bëri thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, por ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.

Pas disa orësh negociata, nga Njësia e Negocimit e Repartit “RENEA”, dhe me ndërhyrjen e specializuar të njësive të RENEA-s, në bashkëveprim me strukturat e DVP Durrës, nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e shtetasit Aleks Marku, të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës Gjithashtu, Policia nxorri të 2 fëmijët, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë. 40-vjeçari është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme procedurale. Për motivet që shtynë 40-vjeçarin në këtë ngjarje, do të japim informacion në vijim.

Momenti i arrestimit të 40-vjeçarit:

 

2 VITE ME PARE

Terror në Durrës! Qëlloi me armë zjarri nga banesa ku mbante peng 2 fëmijët, arrestohet 40-vjeçari pas disa orësh negociatash me forcat RENEA

VIDEO+EMRI/ "Prisja se do të më sulmonin", i mbajti peng
Foto nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Durrës ku rreth orës 02:20, policia është njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.

Mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para rezultoi se banesa nga ku qëllohej me armë zjarri, ishte marrë me qira javore, nga 40-vjeçari me inicialet A. M., banues në Lezhë. Ky i fundit dyshohet se brenda banesës mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11-vjeç.

Po ashtu bëhet me dije se Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të policisë. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes forcat “RENEA”, i kanë bërë thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, por ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.

Pas disa orësh negociata, nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e 40-vjeçarit të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës. Gjithashtu bëhet me dije se 2 fëmijët u nxorrën në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë. 

Njoftimi:

Durrës

Qëlloi me armë zjarri, nga banesa ku mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, pas disa orësh negociata, RENEA hyri në banesë dhe liroi fëmijët. Gjithashtu, RENEA vuri në pranga autorin dhe i sekuestroi armën e zjarrit kallashnikov. Rreth orës 02:20, Policia e Durrësit është njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri, në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para rezultoi se banesa nga ku qëllohej me armë zjarri, ishte marrë me qira javore, nga shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Lezhë dhe se dyshohej se brenda saj ky shtetas mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç.

Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të Policisë. Në vendngjarje shkoi Reparti Special “RENEA”, i cili i bëri thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, por ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.

Pas disa orësh negociata, nga Njësia e Negocimit e Repartit “RENEA”, dhe me ndërhyrjen e specializuar të njësive të RENEA-s, në bashkëveprim me strukturat e DVP Durrës, nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e shtetasit A. M., të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës.

Gjithashtu, Policia nxorri të 2 fëmijët, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë. 40-vjeçari është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme procedurale. Për motivet që shtynë 40-vjeçarin në këtë ngjarje, do të japim informacion në vijim.

renea ne durres

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë