LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Arrestohet autori, pas ngjarjes postoi foto në "Snapchat" me thikën dhe dorën e gjakosur! Një makinë e largoi nga vendngjarja

• Ditën e sotme është arrestuar autori i vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani pranë shkollës "Fan Noli". • I arrestuari, Mario Prelleshaj është moshatar i viktimës, ndërsa akuzohet për veprat penale "Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta". • Autori dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. • Sipas informacioneve të Dosja.al, konflikti mes të miturve kishte rreth një javë që vazhdonte dhe të gjithë ishin në dijeni. • Menjëherë pas vrasjes së Martin Canit, autori, Mario Prelleshaj ka postuar një foto në aplikacionin "Snapchat", ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mban grushtin lart, ndërsa duket edhe plaga që ai ka marrë në dorë. • Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. • Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera. • Fillimisht konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. • Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. • Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. • Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shoku i tij po ashtu i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

PAMJE TË RËNDA/ Pasi goditi për vdekje 14-vjeçarin, autori postoi foto me dorën e gjakosur dhe thikën që kreu krimin

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Arrestohet autori, pas ngjarjes
mario prelleshaj

TIRANË- Janë publikuar foto të reja që autori Mario Prelleshaj kishte postuar menjëherë pasi ka goditur me thikë në zemër, 14-vjeçarin, Martin Canin. Në fotot e mëposhtme, shihet thika më të cilin autori kreu krimin e rëndë dhe dora e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. 

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Arrestohet autori, pas ngjarjesVrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Arrestohet autori, pas ngjarjes

Më herët, u publikua edhe një tjetër foto që autori i mitur kishte postuar në aplikacionin "Snapchat", ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mban grushtin lart, ndërsa duket edhe plaga që ai ka marrë në dorë. Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera. 

Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve tësaj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shoku i tij po ashtu i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

1 VITE ME PARE

"Një yll u shua", Berisha: Dënoj vrasjen e nxënësit 14-vjeçar, Martin Cani dhe dorëzimin e rendit në duart e krimit

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Arrestohet autori, pas ngjarjes
foto e postuar nga berisha: Martin Cani

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit pranë shkollës "Fan Noli" në kryqytet. 

Berisha i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes dhe shokëve të Martin Canit, ndërsa shkruan se një yll u shua në derë të shkollës. Ai shprehet se sherri që kishte një javë që vazhdonte mes të rinjve përfundoi me ekzekutimin publik të Martinit.

Kryedemokrati ka bërë fajtor qeverinë, ndërsa shton se pas aktit kriminal të fundit në vendngjarje erdhën ambulanca dhe forcat e policisë. Berisha dënon me forcë aktin e rëndë dhe autorët e tij, që i morën jetën nxënësit 14-vjeçar, Martin Cani si dhe sipas tij, dorëzimin e rendit në duart e krimit nga narkoshteti i Edi Ramës.

POSTIMI I BERISHËS:

Një yll u shua!

Nxënësit Martin Cani, 14-vjeç, sportist i talentuar, i morën dje jetën tek dera e shkollës. Ngushëllimet më të ndjera familjes, shokëve, miqve, ekipit të 14-vjeçarit, Martin Cani, që i morën jetën me një mori thikash në trupin e tij të njomë, në derë të shkollës.

Ngjarje e dhimbshme, tronditëse për familjen, shkollën, ekipin, qytetin dhe mbarë shoqërinë. Çdo nxënës, çdo prind, çdo qytetar ndjehet fortë i lënduar dhe i pakësuar nga vrasja e Martinit me çantën e shkollës mbi supe. Dora vrastare në narkoshtet ka licencë të vrasë kudo.

Shkolla, që pas familjes duhet të jetë vendi i dytë më i sigurt për fëmijët tanë, u kthye në pusi për Martinin bash në sytë e bashkëmoshatarëve, mësuesve, oficerit të policise që paguhet për siguri të lartë. Sherrnaja thuaj një javore, midis të rinjve përfundoi me ekzekutimin publik të Martinit.

Pas aktit kriminal të fundit në vendngjarje erdhën ambulanca dhe forcat e policisë, por shumë vonë, atëherë kur aty para tyre kishin mbërritur kamerat e televizioneve. Megjithatë, ministri i krimit që paguan oficer policie për sigurinë e çdo shkolle, rrahu gjoksin me “Smart City”, kurse Korba e Kovidit në krye të Ministrisë së Arsimit lau duart me një breshëri akuzash ndaj të tjerëve.

Ky eshte shteti i krimit! Edhe njëherë, ngushëllimet më të ndjera familjes. Dënoj me forcën me të madhe aktin makabër dhe autorët e tij, që i morën jetën nxënësit 14-vjeçar, Martin Cani si dhe dorëzimin e rendit në duart e krimit nga narkoshteti i Edi Ramës.

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Arrestohet autori, pas ngjarjes

1 VITE ME PARE

Konflikti mes të miturve kishte një javë që vazhdonte! Pasi goditi me thikë Canin, autori lajmëroi shokët e tij, grupi i të rinjve nga Sauku e morën me makinë

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Arrestohet autori, pas ngjarjes
viktima dhe autori

TIRANË- Detaje të reja vijojnë të zbardhen lidhur me ngjarjen e rëndë që ka tronditur ditën e djeshme kryeqytetin, ku një 14-vjeçar u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij. 

Sipas informacioneve të Dosja.al, konflikti mes të miturve kishte rreth një javë që vazhdonte dhe të gjithë ishin në dijeni. Menjëherë pas vrasjes së Martin Canit, autori, Mario Prelleshaj ka postuar një foto në aplikacionin "Snapchat", ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mban grushtin lart, ndërsa duket edhe plaga që ai ka marrë në dorë.

Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera. 

Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve tësaj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shoku i tij po ashtu i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

1 VITE ME PARE

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Prindërit e shkollës “Fan Noli” të shqetësuar: Nuk na bëjnë këmbët! Po rritet një brez shumë i keq

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Arrestohet autori, pas ngjarjes
Prind

TIRANË- Pas vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani dhimbja dhe frika ka "kapluar" prindërit dhe nxënësit e shkollës "Fran Noli". Ndryshe nga ditët e tjera ata do të shkojnë bankat e shkollës me dhimbjen e humbjes së bashkëmoshatarit të tyre.

Ndërkohë prindërit shprehin frikën e për brezat e rinjë ndërsa theksojnë se ata  janëtë shqetësuar. Një prind u shpreh se vajza e tij është e tronditur dhe se janë jashtëzakonisht të shqetësuar.

“Jemi të trishtuar sa s’ka më. Vajza është e tronditur, ka ardhur duke qarë në shtëpi. Jashtëzakonisht të shqetësuar jemi”, tha një prind.

Një prind tjetër u shpreh se po rritet një bez shumë i keq ndërsa shtoi se reputacioni i mësuesve ka rënë. 

“Po rritet një brez shumë i keq. Të ketë më shumë reputacion nxënësi se mësuesi është t’ia dhesësh racën. Të bëjë më shumë pordhë nxënësi se mësuesi… Thonë bullizim bulizim…”, u shpreh një tjetër prind.

Një tjetër prind u shpreh se në vend se të vijnë me fletore në shkollë, vijnë me lule ndërsa theksoi se fëmijët nuk donin të shkonin në shkollë.

“Si ndihemi sot, nuk na bëjnë këmbët. Në vend se të vijnë me fletore në shkollë, vijnë me lule. S’deshën me ardh në shkollë sot kalamajtë”, tha babai i një fëmije.

Një ish-mësues i shkollës gjithashtu bëri apel që mësuesit dhe drejtoresha të jenë të kujdesshëm.

“Mësuesit duhet të jenë më shumë të kujdesshëm. Drejtoresha mos të rrijë vetëm në zyrë”, tha ish-mësuesi.

1 VITE ME PARE

Vrasja tragjike në Tiranë/ Pasi qëlloi me thikë 14-vjeçarin, autori i pashqetësuar postoi FOTO në "Snapchat", shihet i plagosur në dorë

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Arrestohet autori, pas ngjarjes
autori

TIRANË- Kryeqyteti dhe jo vetëm është tronditur ditën e djeshme nga vrasja e një 14-vjeçari në Tiranë, ku autor ishte bashkëmoshatari i tij.  Ky i fundit është vënë tashmë në pranga, ndërsa sipas policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. 

Pas vrasjes autori i mitur ka postuar një foto në aplikacionin "Snapchat", ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mban grushtin lart, ndërsa duket edhe plaga që ai ka marrë në dorë.

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Arrestohet autori, pas ngjarjes
autori

Autori, Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Teksa konflikti mes të miturve ka agravuar, ai ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe ka nisur të humbë gjak, më pas është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shoku i tij po ashtu i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

1 VITE ME PARE

Humbi jetën tragjikisht, vendosen qirinj në vendin ku u plagos 14-vjeçari Martin Cani (FOTO)

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Arrestohet autori, pas ngjarjes
Homazhet

TIRANË- Mëngjesin e sotmë janë kryer homazhe në nder të 14-vjeçarit, Martin Cani i cili humbi jetën ditën e djeshme pasi u plagos nga një bashkëmoshatar. Sot, në vendin ku u plagos i mituri janë vendosur qirinj dhe foto të viktimës.

Ngjrja e rëndë tronditi Tiranën dhe vendin ndërsa sot gjithashtu u raportua se autori i vrasjes është vënë në pranga. Pas një konflikti u plagosën 3 nxënës mes tyre edhe autori. Për shkak të plagëve të marra 14-vjeçari Cani nuk mundi të mbijetonte. 

Sherri ka nisur në pushim të gjatë, ku janë ndarë nga oficeri i shkollës dhe mësues, me pas pasi kanë përfunduar mësimin e kanë nisur sqarimin jashtë ambienteve të shkollës, ku degradoi nga grushte në përdorim të thikës. Dyshohet se autori i dyshuar ka thirrur shokë të shkollës tjetër për ndihmë, ku njëri prej tyre është edhe shoqëruesi i parë në komisariat. I gjithë sherri mes të rinjve dyshohet të ketë ardhur nga motivet e dobëta në rrjetet sociale, më pas në konfrontim fizik. 

1 VITE ME PARE

Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës "Fan Noli"/ Arrestohet autori i ngjarjes, akuzohet për vrasje me dashje dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Arrestohet autori, pas ngjarjes
Martin Cani

TIRANË- Një ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani është vënë në pranga autori i ngjarjes. Policia bën me dije se i arrestuari është moshatar i vikitmes. Mësohet se i mituri është vënë në pranga ndërsa akuzohet për veprat penale "Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Cani humbi jetën pasi u plagospas një konflikti ditën e djeshme në afërsi të shkollës "Fan Noli". Autori u konfliktua me dy bashkëmoshatarë të tij dhe më pas i ka goditur me thikë ata. Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën "Qemal Stafa", specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit arrestuan një të mitur 14 vjeç, për veprat penale "Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet 79 pika a dhe 279 të Kodit Penal.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës "Fan Noli", për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.

Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë.

martin cani vrasja ne tirane

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës