LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Martin Canit/ Dorëzohet në polici i mituri i akuzuar si autor i dytë! 14-vjeçari i dyshuar lë spitalin dhe dërgohet në burgun e të miturve në Kavajë

• Autori i dyshuar i vrasjes së bashkëmoshatarit Martin Cani në shkollën “Fan Noli”, 14-vjeçari Mario Përlleshaj ka lënë ditën e sotme ambientet e spitalit privat dhe është transferuar në burgun e të miturëve në Kavajë. • Më parë u raportua se mjeku i spitalit privat ka zvarritur ekspertët dhe nuk ua ka dorëzuar epikrizën e 14-vjeçarit që mbahet nën masën e arrestit me burg. • Shoku i Mario Përlleshajt autorit të vrasjes së Martin Canit, Kledjon Bejkaj është dorëzuar ditën e sotme në Polici. • Bejkaj fillimisht u akuzua nga Luis Meçaj, që mbeti i plagosur në sherr dhe babai i tij si autor i dytë i ngjarjes në shkollën 'Fan Noli'. • Bejkaj është djali i një prej hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Maksim Bejkaj. • Ndërsa nëna e Bejkajt, Nevila është Specialiste e Regjistrave dhe Statistikës pranë Prokurorisë së Posaçme.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Vrasja e Martin Canit/ Autori i dyshuar lë spitalin dhe dërgohet në burgun e të miturve në Kavajë

Vrasja e Martin Canit/ Dorëzohet në polici i mituri i akuzuar si autor
Autori dhe viktima

TIRANA- Autori i dyshuar i vrasjes së bashkëmoshatarit Martin Cani në shkollën “Fan Noli”, 14-vjeçari Mario Përlleshaj ka lënë ditën e sotme ambientet e spitalit privat dhe është transferuar në burgun e të miturëve në Kavajë. Më parë u raportua se mjeku i spitalit privat ka zvarritur ekspertët dhe nuk ua ka dorëzuar epikrizën e 14-vjeçarit që mbahet nën masën e arrestit me burg.

Prokuroria e ka akuzuar Përlleshajn për dy vepra penale “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Seanca për masën e sigurisë u zhvillua më datë 22 nëntor në ambientet e spitalit.

Çfarë dihet deri tani për vrasjen e Martin Canit?

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat. Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer.

Bazuar në imazhe, autori ndodhej në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë (persona të tjerë) marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera. 

1 VITE ME PARE

Vrasja e Martin Canit, dorëzohet në polici i mituri i cili u akuzua nga babai i të plagosurit si autor i dytë

Vrasja e Martin Canit/ Dorëzohet në polici i mituri i akuzuar si autor
Martin Cani

TIRANË- Shoku i Mario Përlleshajt autorit të vrasjes së Martin Canit, Kledjon Bejkaj është dorëzuar ditën e sotme në Polici. Bejkaj fillimisht u akuzua nga Luis Meçaj, që mbeti i plagosur në sherr dhe babai i tij si autor i dytë i ngjarjes në shkollën Fan Noli. 

Bëhet me dije se Bejkaj në Polici ka treguar dinamikën e ngjarjes dhe versionin e tij se si ndodhi sherri, që përfundoi tragjikisht. Ndërkohë që për veten ka deklaruar se në sherr është futur për të ndarë palët që po ziheshin. 

Çfarë dihet deri tani për vrasjen e Martin Canit?

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat. Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer.

Bazuar në imazhe, autori ndodhej në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë (persona të tjerë) marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera. 

1 VITE ME PARE

Vrasja e Martin Canit/ Denoncimi i Berishës: SPAK po fsheh kriminelin!

Vrasja e Martin Canit/ Dorëzohet në polici i mituri i akuzuar si autor
Sali Berisha

TIRANË- Ka marrë të tjera përmasa të rënda vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani. Prej ditësh është paralajmëruar se në vrasjen e tij është përfshirë një person i dytë. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha publikoi një denoncim me këtë rast, duke thënë se SPAK po fsheh krimin. Sipas denoncimeve raportohet se ky person është djali i një hetuesi të BKH, kurse nëna e tij punon në SPAK.

Postimi i Plotë:

SKAP-istët fshehin kriminelin! SKAPI dhe policia fsheh kriminelin tjetër në rastin e vrasjes së Martinit dhe plagosjes rëndë të Luizit. Prindërit e tij janë të dy punonjës të SKRAP-it. Kërkojnë të mbyllin çështjen vetëm me Marion si autor i vrasjes së Martinit. Lexoni denoncimet e qytetarëve dixhitalë!

* Pershendetje dr Berisha. Te dy prinderit e te miturit te dyte te dyshuar per vrasjen e minorenit jane punonjes te Spakut te Partise… E jema sekretare  ne SKAP babai Maksim Bejkaj eshte agjent i Dumanit ndaj dhe fshehin aktin e tij kriminal

* Pershendetje Dr policia fsheh personin e dyte qe ka marre pjese ne vrasjen e Martinit dhe plagosjen e rende te Luizit. Ai eshte nxenesi K.B. i ati i tij eshte oficer i BKH. Kurse burri qe ka ngritur per krahesh Martinin para se ta sulmonin me thike eshte babai i Marios por per shkak te lidhjeve me partine dhe pozicionin qe ka hetuesit e fshehin.

* Mirembrama Dr Luizi eshte ne gjendje te rende ka marre gjashte thika nga vrasesit e e Martinit kurse Marion i ati i “ thjeshte” e mbane per nje gervishtje prej nje jave ne spital privat.

* Pershendetje doktor: Skandal Shtetror,ne vrasjen e 14 vjecarit dhe plagosjen rend te shokut te tij ka qene edhe nje person i tret i cili quhet Kledjan Bekaj,policia e nipit te enverit dje doli me nje deklarat zyrtare qe nuk eshte i perfshire personi qe permendet ne media,nga i Ati i te plagosurit,por ne fakt jo qe ka qene i perfshire por edhe personi kryesor qe ka bere masakren por ky emer jo pa qellim nuk eshte ne dosjen e policise apo prokurorise: Kledjoni eshte djali Maksim Bekajt hetues ne BKH,dhe gjithashtu edhe djali Nevila Bekajt qe eshte specialiste e rregjistrave te statistikave ne prokurorin e posacme,ja pra kjo eshte drejtesia e re dhe policia e rilindjes!

SHËNIM: Qytetarët dixhitalë kanë dërguar fotografi të cilat nuk janë nga vendi i ngjarjes. Duke i falenderuar për dërgimin e tyre, për shkak të privatësisë nuk po i publikoj.

Vrasja e Martin Canit/ Dorëzohet në polici i mituri i akuzuar si autor
Postimi
1 VITE ME PARE

Vrasja e Martin Canit me 2 autorë?/ Si qëndron e vërteta mes dëshmive dhe mohimit të Policisë

Vrasja e Martin Canit/ Dorëzohet në polici i mituri i akuzuar si autor
Marjo Perlleshaj dhe Martin Cani

TIRANË- Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani ka marrë një rrjedhë tjetër, për shkak të dyshimeve se ngjarja nuk ka një autor por dy të tillë. Disa media kanë shkruar se një prej autorëve të vrasjes është mbuluar nga Policia për shkak të lidhjeve të forta të prindërve të tij. Bëhet me dije se autori i dytë i vrasjes së Canit është Kledjon Bejkaj, shok i autorit Mario Prelleshaj dhe djali i një prej hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Maksim Bejkaj. Ndërsa nëna e Bejkajt, Nevila është Specialiste e Regjistrave dhe Statistikës pranë Prokurorisë së Posaçme.

Vrasja e Martin Canit/ Dorëzohet në polici i mituri i akuzuar si autor
Njoftimi

Por Bejkaj nuk është përmendur vetëm nga mediat, pasi ka qenë vetë shoku i Martin Canit, Luis Meçja, i cili mbeti i plagosur nga zënka, që ka thënë se ata u goditën nga dy persona. Në dëshminë para policisë, Meçja ka deklaruar se janë goditur nga dy bashkëmoshatarë, përveç autorit të arrestuar edhe nga një person tjetër shok i autorit. Sipas të plagosurit autori ka pasur thikë më të madhe, ndërsa personi tjetër thikë më të vogël dhe të dy i kanë qëlluar.

Ndërsa babai i Luisit, Fiqiri Meçaj në media ka denoncuar me emër se personi i dytë i përfshirë në vrasjen e Canit dhe plagosjen e djalit të tij, është Kledjon Bejkaj. Meçaj ka thënë se Bejkaj mbante një thikë të vogël dhe ka goditur pas shpine të birin. Ndër të tjera ai ka thënë se 14-vjeçarin prindërit me influencë në BKH po mundohen ta nxjerrin jashtë Shqipërisë.

“Janë dy persona që kanë goditur me thikë fëmijët tanë, nuk është një. Luisi i ka parë që janë dy persona. Po ta them me emër që personi i parë që e ka goditur Luisin me thikë pas shpine është Kledjon Begaj, bashkëmoshatar dhe shok i autorit tjetër. Ky Kledjoni e ka pasur thikën më të vogël, rreth 10-12 cm dhe këto dëshmi i dhashë sot te Drejtoria e Policisë. Kledjoni e ka goditur i pari në shpatull djalin tim, plaga në shpatull është më shkurtër si plagë dhe më e ngushtë se ajo në bark, herën e dytë e ka goditur ky djali që është kapur Mario, dy herë dhe në fund pastaj e kanë goditur të dy se djali ka ikur i fundit pasi ka parë Martinin të rrëzuar në tokë. E ka ngrit dhe në atë moment ju hodhën të dy”, tha babai i Luisit.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se në përleshjen në shkollën Fan Noli janë përfshirë dy grupe fëmijësh. Lala tha se edhe Martini, edhe autori i krimit kanë qenë të shoqëruar nga persona të tjerë, bashkëmoshatarë. Ndërsa ndër të tjera Lala deklaroi se shoku i autorit të dyshuar të ngjarjes është djali i një hetuesi të SPAK.

"Në ngjarje kanë qenë 5 persona. Martin Cani, ka qenë me Luizin dhe me djalin e tezes. Vrasësi i dyshuar ka qenë me një mikun e tij, që nuk është ndaluar nga policia, pasi rezulton se nuk është përfshirë në ngjarje. Janë përleshur dy grupet e fëmijëve. Shoku i autorit të dyshuar rezulton se është djali i një hetuesi të BKH, pranë Prokurorisë së Posaçme. Grupi i hetimit ka dalë në përfundimin se nuk ka pasur autor të dytë në ngjarje. Por çështja po hetohet. Me akt-ekspertimin do arrihet në përfundimin sesa thika janë përdorur në ngjarje. Akt-ekspertimi zbardh ngjarjen," tha Lala.

Por Policia e ka mohuar që në ngjarje të ketë një autor të dytë. Pasi në fillim dolën lajmet që një tjetër i përfshirë në vrasjen e Martinit, është lënë i lirë, Policia me anë të një komunikate për mediat ka theksuar se sipas dëshmive dhe pamjeve filmike që ata disponojnë, nuk ka një autor të dytë të ngjarjes.  

"Policia e Shtetit vëren se burime të caktuara janë angazhuar në një fushatë mediatike dizinformimi, lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit nga një bashkëmoshatar i tij, në një distancë rreth 200 metra nga shkolla “Fan Noli” në Tiranë. Policia e Shtetit disponon dëshmi të personave të përfshirë në konflikt dhe pamje filmike në afërsi të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur tragjedia dhe në kushtet e ndalimit ligjor për publikimin e tyre, informon  opinionin publik se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet një autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje. Për të ezauruar çdo pretendim dhe sqaruar çdo detaj në funksion të së vërtetës e të shërbimit deri në fund të drejtësisë, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të çështjes dhe prindi i të miturit të dëmtuar L. M. në lidhje me pretendimet e tij të cilat do të vlerësohen në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vrasja e Martin Canit/ Dorëzohet në polici i mituri i akuzuar si autor
Thika e vrasjes

Por njoftimi i Policisë ka dalë bllof në momentin që është zbuluar arma e krimit, thika që është përdorur për plagosjen. Thika u gjet disa ditë më vonë pranë godinës së ATSH-s bashkë me një çantë. Por thika që policia gjeti, nuk përkon me thikën që autori i ngjarjes Marjo Përlleshaj ka publikuar në rrjetin social SnapChat, pak minuta pasi kreu krimin. Tashmë grupi hetimor është kthyer sërish në vendin ku u gjet çanta e autorit dhe arma e krimit për të sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë që mund të bëjnë të mundur përgjigjen e shumë pikëpyetjeve./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Vrasja e Martin Canit/ Sot vendoset për transferimin e autorit të dyshuar nga spitali, mjeku nuk pranon plotësimin e epikrizës, zyrtarët e burgjeve njoftojnë policinë

Vrasja e Martin Canit/ Dorëzohet në polici i mituri i akuzuar si autor
Autori dhe viktima

TIRANA- Ditën e sot vendoset në lidhje me transferimin nga spitali të 14-vjeçarit Mario Përlleshaj i cili dyshohet se i mori jetën bashkëmoshatarit Martin Cani. Ndërkohë raportohet se zyrtarët e burgjeve kanë njoftuar policinë, pasi mjeku i spitalit privat ku 14-vjeçari po merr ndihmën mjekësore, nuk pranon të plotësojë epikrizën.

Çfarë dihet deri tani për vrasjen e Martin Canit?

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat. Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer.

Bazuar në imazhe, autori ndodhej në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë (persona të tjerë) marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera. 

vrasja e martin canit

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen