Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Qytetarë të shumtë dolën këtë mërkurë në protestë në kryeqytet për vrasjen 14-vjeçarit, Martin Cani. • Kjo është protesta e tyre e 3-të, e cila nisi rreth orës 11:00. • Qytetarët nisën mashrimin e tyre nga shkolla "Fan Noli" aty ku ndodhi vrasja, duke u drejtuar për në Ministrinë e Arsimit. • Prindër, mësues, nxënës dhe kalimtarë të rastit morën pjesë në këtë marshim, teksa ndaluan me fjalime para Ministrisë së Arsimit. • Sikurse në 2 protestat e para, me pankarta në duar, bënin thirrje për drejtësi, për bashkim dhe siguri. • Të prekur nga ngjarja tragjike e pak ditëve më parë, protestuesit kërkuan siguri në shkolla për fëmijët e tyre. • Ndërsa të vendosur në kërkesat e tyre, tashmë prej disa ditësh, ata kërkojnë dorëheqjen e Ministres së Arsimit. • Qytetarët u shprehën për mediat të zhgënjyer nga angazhimi dhe reagimi i këtij institucioni, në lidhje me ngjarjen që tronditi opinionin publik.
3 artikuj për këtë temë.
LEZHË- Lezha po proteston sot pas vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani. Jo vetëm në Tiranë, qytetarët në Lezhë gjithashtu janë ngritur sot në protestë duke kërkuar siguri në shkolla për fëmijët e tyre. Protestuesit u mblodhën në Sheshin pranë Obeliskun në Lezhë.
Qytetarët, të frikësuar për jetën e fëmijëve të tyre, ngritën zërin dhe kërkuan një sistem arsimor që kujdeset dhe reflekton, teksa kërkojnë nga sistemi arsimor, një të ardhme të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
Në protestë morën pjesë edhe nxënës të shkollave, të cilët para mediave shprehën disa nga problematikat me të cilat përballen çdo ditë në shkollat e tyre. Përveç sigurisë, që përbën kërkesën kryesore, ata akohen edhe për mosfunksionimin e psikologut.
Kjo protestë është një formë reagimi nga qytetarët të cilën janë të prekur dhe të tronditur nga ngjarja tragjike në Tiranë, ku humbi jetën i mituri, Martin Cani.
TIRANË- Qytetarë të shumtë janë mbledhur mesditën e sotme sërish në protestë për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani. Siç ishte paralajmëruar edhe më parë, marshimi i tyre kan nisur nga shkolla "Fan Noli" drejt Ministrisë së Arsimit.
Sikurse në 2 protestat e para, qytetarët bëjnë thirrje të gjithëve edhe kalimtarëve të bashkohen në protestë. Me pankarta në duar, ata bëjnë thirrje për t'u bashkuar dhe se nuk është momenti për të heshtur.
Të qartë në kërkesat e tyre, protestuesit kërkojnë siguri për fëmijët në shkolla. Të revoltuar nga ngjarja e ndodhur dhe reagimi i institucionve, ata gjithashtu kanë kërkuar dorëheqjen e Ministres së Arsimit.
TIRANË- Protesta e qytetarëve në Tiranë për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani ka nisur paraditen e sotme. Qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin nga shkolla Fan Noli ku dhe ndodhi vrasja drejt në Ministrinë e Arsimit.
Çfarë dihet deri tani për vrasjen e Martin Canit?
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.
Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat. Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer.
Bazuar në imazhe, autori ndodhej në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë (persona të tjerë) marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera.