LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Nikulajt, britaniku s'dha emrin në hotele, u identifikua kur tërhoqi paratë në bankë, lëvizjet nga Rinasi në Shëngjin

• Harry Simson, një nga britanikët që akuzohet se ka marrë pjesë si vëzhgues e informatory në vrasjen e Ardian Nikulajt, nuk është regjistruar në hotele me emrin e tij. Ai rezulton se ka hyr në Shqipëri më 14 prill dhe ka qëndruar në Shëngjin. • Në të njëjtën mënyrë ka vepruar dhe në dy hotele të tjera ku ka qëndruar. Në recepsion ka dhënë justifikimin se kishte harruar kartën e tij të identitetit në makinën e mikujt të tij shqiptar, Edmond Haxhia, e për këtë arsye, s’është regjistruar. • Identifikimi i tij është bërë vetëm pas kqyrjes së kamerave të sigurisë së një banke të nivelit të dytë, kur Simson ka shkuar të tërheqë paratë. • Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, portugezi Ruben Saravia dhe Edmond Haxhia akuzohen për “Vrasje për Gjakmarrje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Haxhia akuzohet se është porositësi dhe financuesi, ndërsa Ruben Saraiva, ekzekutor. • Ngjarja, sipas Policisë së Shtetit është zbardhur pas dëshmisë së të dashurës së Edmond Haxhias, Harriet Bridgeman. Si prapavijë, dyshohet të ketë gjakmarrjen me fisin Lestakaj që janë kushërinjtë e Haxhias.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Nikulaj u vra për gjakmarrje! Pajtuesi i gjaqeve: Sherri nisi për një faturë nga ana e Lekstakajve, asnjëra palë nuk kërkoi pajtim

Vrasja e Nikulajt, britaniku s'dha emrin në hotele, u identifikua kur
Pjetër Gjoka

TIRANË- Hasmëria mes dy fiseve në Shëngjin, solli ekzekutimin në mënyrë të frikshme të Ardian Nikulajt.  Vrasja e tij riktheu dhe njëherë fenomenin e në plage të vjetër në shoqërinë shqiptare, atë të gjakmarrjes.

Hasmëria mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Balldre të Lezhës e ka zanafillin në vitit 1996, teksa u vra Pëllumb Nikulaj i cili ndërhyri për të shuar një sherr në një pikë karburanti në dalje të qytetit të Lezhës. Pajtuesi i Gjaqeve Pjeter Gjoka tregon edhe një herë se gjithçka ka nisur nga fisi Lekstakaj, por pas vitit 2005 situata mes tyre ishte qetësuar.

RRËFIMI: 

“Ngjarja ka filluar diku nga 97-ta për një konflikt të çastit në lidhje me një faturë karbuaranti. Aty ka filluar sherri dhe për të vazhduar më pas. Por ajo që dua të theksoj, dje jam marrë në telefon kam dhënë një intervistë të shkurtër dhe më është keqinterpretuar përgjigjia. Ajo pjesa që dua të sqaroj është se gjakmarrja ka filluar nga pala e Lekstakajve. Ata kanë filluar herrin me një tjetër, djali i Nikulaj ka qëlluar aty afër dhe ka shkuar për t’i ndarë. Dhe ata me armë i kanë vrarë të dy

Gjatë kësaj kohe, kaosi i 97-ës ka edhe sot një sërë ngjarjesh që janë lënë në heshtje. Nuk kam patur informacion edhe më pas me vazhdimin e këtij konflikti. Nuk jam marrë me këtë çështje. Di këtë, që mes këtyre fiseve pas vitit 2005 ka pasur një qetësi, nuk kemi patur asnjë shqetësim. Ne i besuam kësaj qetësie. Nuk e kam diskutuar me Ardian Nikulajn këtë temë, dhe nuk më ka kërkuar në asnjë rast ë ndërhyj. Ne shqiptarët jemi të dënuar nga historia që t’i shkojmë kësaj plage

Biznesmeni Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditen e 19-prillit brenda lokalit të tij në vijen e parë të bregdetit të Shëngjinit./Dosja.al

3 VITE ME PARE

“Ten lekë benzinë”/ Fjalët e portugezit tek pika e karburantit e identifikuan, ZBULOHEN lëvizjet e vrasësit para dhe pas vrasjes së Nikulajt

Vrasja e Nikulajt, britaniku s'dha emrin në hotele, u identifikua kur
Ruben Saraiva

LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka zbardhur të gjitha lëvizjet e atentatorit portugez, para dhe pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj. Portugezi Ruben Saraiva ka tentuar ta ekzekutojë Ardian Nikulaj në datë 17 dhe 18 Prill, por plani ka dështuar, megjithatë kamerat e sigurisë e kanë fiksuar duke lëvizur po me motor përgjatë itinerarit Gocaj Balldre-Lezhë-Shëngjin.

Burime për TvKlan bëjnë me dije se më 17 prill, në orën 15.48 ka parkuar mjetin e tij në kompleksin e pallateve “Bardh e blu” që ndodhet pranë restorantit “Coral” të viktimës. E po atë ditë ka pritur sinjal nga vëzhguesi anglez Harry Simpson, por rrethanat për të kryer vrasjen nuk kanë qenë të duhurat ndaj dhe është larguar në orën 19.31. Të nesërmen, më 18 Prill, kamerat tregojnë se me të njëjtën veshje, portugezi vjen me motor nga e njëjta rrugë dhe e parkon në orën 11.41, pranë restorantit. Kësaj here pret plot 9 orë brenda një kompleksi pallatesh të pabanuara. Vrasja sërish nuk ka ndodhur, pasi në të dyja këto ditë, Ardian Nikulaj për asnjë çast nuk ka qenë i vetëm, por është parë nën shoqërinë e familjarëve dhe të personave të tjerë. 

Me datë 19 prill; Ruben Saraviva shihet ne kamera në itinerarin Gocaj- Balldre- Lezhë dhe ndalon në një pikë karburanti duke kërkuar “ten (10) lekë benzinë” dhe i ka zgjatur një kartmonedhë 2 mijë lekëshe të zhubravitur, e më pas ka pritur kusurin. 10 minuta para atentatit, ekzekutori shfaqet në kamera të njëjtin vend ku ishte parë gjatë dy ditëve të fundit, brenda kompleksit të pallateve “Bardh e Blu”. Brenda biznesit "Coral", britaniku Harry Simpson ka qëndruar në lokal e Ardian Nikulaj nga ora 11.33 deri në momentin kur ndodhi vrasja ndërsa pinte birra dhe luante bilardo me një të mitur. Por ishte në ankth, pasi hynte dhe dilte disa herë nga lokali duke folur në telefon me portugezin.

Në momentin kur merr "ok" nga brenda, Saraiva niset për të kryer atentatin, por kthehet pasi informohet në kohë reaale se Ardian Nikulaj nuk ishte ulur në tavolinë, por hyri në kuzhinë. Pas disa sekondash, bashkëpunëtori e informon se Nikulaj u ul në tavolinë. Portugezi niset, hyn në lokal dhe realizon vrasjen. Me t'u siguruar se e ka vrarë shënjestrën e tij kthehet me vrap në vendin ku kishte parkuar motorin dhe ka hyrë në degëzimin për në fshatin Gocaj dhe ka fshehur mjetin pranë shtëpisë së Edmond Haxhiajt në fshatin Kakariq.

Pra për të paktën për tri ditë me radhë 28-vjeçari portugez ka përshkruar rrugën nacionale me një motor me targa të huaja EPP480, me pistoletë me vete, por në asnjë rast ai nuk është pikasur apo ndaluar të paktën nga Policia Rrugore.

3 VITE ME PARE

U punësua për të vrarë Ardian Nikulajn, publikohet fotografia tjetër e portugezit

Vrasja e Nikulajt, britaniku s'dha emrin në hotele, u identifikua kur
Ruben Saraiva

TIRANË- Ky është Ruben Saraiva, autori i vrasjes së Ardian Nikulajt i cili u porosit nga Edmond Haxhia për të kryer këtë akt makabër. I riu nga Portugalia, kishte mbi 2 muaj që jetonte në fshatin Kakarriq në Shkodër. Atje mësohet se jetonte te shtëpia e Edmond Haxhisë, e herë pas here lëvizte edhe në Shkodër.

Më pas ai nisi të mësonte gjuhën shqipe dhe përshëndeste në shqip. Lëvizte me veturë dhe motor, pikërisht me motorin që përdori për të kryer krimin. Ai motor është përdorur herë pas here nga 27-vjeçari për të kryer lëvizjet e tij. 

Vrasja e Nikulajt u zbardh tre ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vrasja e Nikulajt/ Mediat portugeze zbulojnë vendndodhjen e Rubenit: Mercenari ndodhet në Britani, kaloi përmes Maqedonisë së Veriut (Si u bë pjesë e mafias)

Vrasja e Nikulajt, britaniku s'dha emrin në hotele, u identifikua kur
Ruben Saraiva

PORTUGALI- 'Vazhdon kërkimi në Shqipëri për “mercenarin portugez”'- kështu nis artikullin media portugeze për Ruben Saraivën, autorin e vrasjes së Ardian Nikulajt në Shëngjin. Më tej, për autorin thuhet se kishte emigruar në Britani e mesa duket u përfshi me mafian shqiptare atje. Më pas, theksohet se pas vrasjes së biznesmenit shqiptar, Saraiva dhe grupi i tij u larguan nga Shqipëria, duke kaluar fillimisht nga Maqedonia e Veriut e më pas u kthyen në Britaninë e Madhe. 

"Rúben Saraiva thuhet se "kërkohet nga policia në të gjithë botën". Një gjueti njerëzore është duke u zhvilluar në Shqipëri për një shtetas portugez të përshkruar nga tabloidi Correio da Manhã si "një mercenar". Rúben Saraiva është në fakt një nga pesë individët që kërkohen në lidhje me vrasjen në fillim të këtij muaji të një biznesmeni me aspirata politike që besohet të ketë pasur lidhje me mafian shqiptare.

Këtu lajmet përqendrohen vetëm te Saraiva, një i ri që mësohet se ka emigruar në Britani dhe me sa duket është përfshirë më pas me mafien shqiptare atje. Saraiva besohet të ketë qenë 'autori'.

Gjatë kësaj periudhe “ai provoi të paktën dy përpjekje për të eliminuar objektivin pa e realizuar objektivin e tij”, thotë gazeta. Saraiva dhe bashkëpunëtorët e tij të dyshuar më pas besohet se janë larguar nga Shqipëria – mbi kufirin tokësor me Maqedoninë e Veriut – dhe janë kthyer në Britani të Madhe"- shkuhet në artikull.

Autori portugez, Ruben Saraiva, kishte mbi 2 muaj që jetonte në fshatin Kakarriq në Shkodër. Atje mësohet se jetonte te shtëpia e Edmond Haxhisë, e herë pas here lëvizte edhe në Shkodër. Më pas ai nisi të mësonte gjuhën shqipe dhe përshëndeste në shqip. Lëvizte me veturë dhe motor, pikërisht me motorin që përdori për të kryer krimin. Ai motor është përdorur herë pas here nga 27-vjeçari për të kryer lëvizjet e tij. 

Vrasja e Nikulajt u zbardh tre ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vrasësi i Nikulajt qëndroi 2 muaj në shtëpinë e saj, nëna e Edmond Haxhisë: Kjo ngjarje ka tronditur familjen

Vrasja e Nikulajt, britaniku s'dha emrin në hotele, u identifikua kur
Ardian Nikulaj

TIRANË- Policia ka marrë dëshminë e nënës së Edmond Haxhisë, porositësit dhe organizatorit të vrasjes së Ardian Nikulajt në Shëngjin. Ajo ka deklaruar se është tronditur nga kjo ngjarje.

“Kjo ngjarja dhe përfshirja e djalit ka tronditur familjen”, është shprehur nëna e Edmond Haxhisë para bluve. Dëshmia u mor pas kontrolleve që u ushtruan edhe ditën e sotme në shtëpinë e Haxhisë, për të zbuluar detaje të reja nga krimi makabër. 

Në vrasjen e Nikulajt janë të përfshirë: Porositësi, Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro- britanik; Harry Simson, shtetas britanik, Harriet Bridgeman, shtetase britanike;  Thomas Mithan, shtetas britanik dhe Steven Hunt shtetas britanik.

Autori portugez, Ruben Saraiva, kishte mbi 2 muaj që jetonte në fshatin Kakarriq në Shkodër. Atje mësohet se jetonte te shtëpia e Edmond Haxhisë, e herë pas here lëvizte edhe në Shkodër. Më pas ai nisi të mësonte gjuhën shqipe dhe përshëndeste në shqip. Lëvizte me veturë dhe motor, pikërisht me motorin që përdori për të kryer krimin. Ai motor është përdorur herë pas here nga 27-vjeçari për të kryer lëvizjet e tij. 

Vrasja e Nikulajt u zbardh tre ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'BAZA 2'/ RENEA zbarkon në lumin Drin, kërkohet pistoleta TT që u vra Nikulaj, kamerat e një supermarketi tregojnë Haxhinë dhe Saraivën duke blerë ushqime në Shkodër

Vrasja e Nikulajt, britaniku s'dha emrin në hotele, u identifikua kur
Foto ilustruese

SHKODER- Efektivët e repartit special RENEA janë shpërndarë tashmë në dy baza kërkimi. E para është në Shkodër atje ku besohet se ka qëndruar për gati dy muaj ekzekutori i Ardian Nikulajt, shtetasi portugez, Ruben Saraiva dhe buzë lumit Drin ku është duke u kërkuar arma e zjarrit. Dosja.al ka mësuar se dyshohet se në të njëjtin vend ku u gjet motori "Yamaha X Max", është duke u kërkuar edhe pistoleta tip TT. Burime i thanë Dosja se arma e përdorur në vrasje mendohet se është në Lum.

Kërkimet po bëhen nga reparti i polumbarëve të RENEA, por ende pa rezultat. Kërkimi i dytë për shtëpinë ku ka qëndruar portugezi është intesiov pasi mendohet se banesa në Shkodër është marrë me qira nga Edmond Haxhia dhe është përdorur nga portugezi dhe Haxhia. Kjo banesë nuk ka qenë në dijeni as të të dashurës së Haxhisë. Banesa është zbuluar nga gjetja e disa kuponave të një supermarketi.

Policia ka shkuar pranë supermarketit dhe ka hapur kamerat pikërisht në ditën kur janë printuar kuponat. Në pamje duken Edmond Haxhia dhe Ruben Saraiva duke blerë ushqime dhe duke u larguar në një rrugicë lagjeje në Shkodër. Por deri më tani, shtëpia nuk është gjetur.

Vrasja e Nikulajt u zbardh dy ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Hasmi' strehoi për 2 muaj portugezin... Ruben Saraiva jetoi në shtëpinë e Haxhisë për 2 muaj, si vërdallisej në Kakarriq duke përshëndetur shqip

Vrasja e Nikulajt, britaniku s'dha emrin në hotele, u identifikua kur
Ruben Saraiva dhe anglezi,anetare te grupit qe vrau Ardian Nikulajn

SHKODER- Ruben Saraiva, 28 vjeç kishte mbi 2 muaj që jetonte në fshatin Kakarriq në Shkodër. Atje mësohet se jetonte te shtëpia e Edmond Haxhisë. Fillimisht në media u raportua se Saraiva kishte marrë një shtëpi me qira në Kakarriq, por pas interesimit të gazetarëve është mësuar se në këtë zonë nuk ka banesa me qira. Ai jetoi te shtëpia e Haxhisë, ku lëvizjte edhe herë pas here në Shkodër.

Mediat raportojnë se pasi kishte kaluar pak kohë, kishte nisur të mësonte në gjuhën shqipe dhe përshëndeste në shqip. Lëvizte me veturë dhe motor, pikërisht me motorin që përdori për të kryer krimin. Ai motor është përdorur herë pas here nga 27-vjeçari për të kryer lëvizjet e tij. Ai kishte krijuar edhe një fabulë, ku iu tregonte banorëve se ishte i dashuruar me një vajzë shqiptare por familja e saj nuk pranonte pasi ai ishte racë e përzier.

Portugezi është një nga 6 personat, pjesëtarë të grupit të të huajve që organizoi dhe vuri në jetë planin për ekzekutimin e biznesmenit 51-vjeçar, Ardian Nikulaj, ngjarje që ndodhi më 18 prill 2023 në Shëngjin, brenda restorant Coral.

Vrasja e Nikulajt u zbardh dy ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Angli-Shqipëri-Greqi/ Zbardhen rolet e 3 britanikëve në vrasjen e Nikulajt, në Rinas i priti Edmond Haxhia. Harry pinte birra e luante bilardo

Vrasja e Nikulajt, britaniku s'dha emrin në hotele, u identifikua kur
Ardian Nikulaj

TIRANË- Lëvizjet e britanikëve dhe portugezit që akuzohen se kanë marrë pjesë në vrasjen e Ardian Nikulajt janë regjistruar që nga data 3 prill. Britanikët kanë ardhur nga Londra më 3 prill në orën 22:35. Harriet Bridgeman dhe Thomas Mithan kanë hipur në një mjet me karakteristika të njëjta me atë që Edmond Haxhia kishte marrë me qira, tip Volksëagen Golf 5. Mjeti është kapur nga kamerat e sigurisë dhe rezulton se i ka pritur në Rinas pranë lokal “T…” . Më pas, dy britanikët kanë shkuar në Shëngjin në orën 01:30 dhe janë akomoduar në hotel “L…” në pronësi të vëllait të Ardian Nikulajt. Në datë 5 Prill në dhomën e tyre në hotel “L…” shkon anglezi tjetër Steven Paul Hunt. Ata qëndrojnë për 3 orë së bashku. Atë pasdite, Thomas Mithan largohet nga Shqipëria nëpërmjet Rinasit.

Me Steven Paul Hunt, në dukje si një çift, 28-vjeçarja britanike Bridgeman në orën 11:30 të datës 6 Prill shkojnë në lokalin “Coral” në pronësi të Ardian Nikulaj, në të njëjtin ku ndodhi dhe vrasja. Kamerat e lokalit i kanë fiksuar deri në orën 14:30. Ata konsumojnë pije, hyjnë dhe dalin disa herë nga lokali, duke kryer veprime të dyshimta dhe duke filmuar me aparate celulare. Gjatë kësaj periudhe kohore në lokal ka qenë edhe Ardian Nikulaj. Të nesërmen ata janë larguar nga Rinasi në mëngjes me avion për në Athinë.

Britaniku tjetër, Harry Simson ka mbërritur në 11 Prill dhe pranë lokal “T…” në orën 00.56 hipën në makinën “Volksëagen” dhe lëviz për në Lezhë. Në orët e para të mëngjesit shihet në shëtitoren e Shëngjinit dhe në oren 03:09 shkon te hotel “R…..”. Të nesërmen deri ditën e vrasjes ka qëndruar në hotel “B…”. Sipas dëshmisë se recepsionistit, tre ditë ka paguar nga 30 Euro dhe 5 ditët e tjera nga 30 mijë lekë nata. Pagesën e ka kryer çdo ditë. Recepsionisti që fliste mirë anglisht e ka kuptuar theksin britanik të klientit. Por nuk e ka regjistruar me pasaportë. Simson është justifikuar para recepsionistëve duke thënë se e ka harruar kartën e tij të identitetit në mjetin e mikut shqiptar. Kështu, ai ka shtyrë nga dita në ditë, deri pasditen e 19 prillin, qëndrimin e tiuj në hotel. 

Sipas dëshmisë së recepsionistit, ditën e ngjarjes ai ka dalë në orën 09:00 të mëngjesit dhe është kthyer rreth drekës duke i treguar recepsionistit për plumbat te lokali ku kishte qenë dhe ka kërkuar një taksi me të cilën është larguar drejt Rinasit. Nga ana tjetër, i akuzuari si porositës dhe financues, Edmond Haxhia ka hyrë në Shqipëri në 24 Nëntor e ka dalë në 20 Prill nga Rinasi.  Po në të njëjtin vend, Edmond Haxhia është filmuar dukë marrë në makinë më 14 Shkurt portugezin Saraiva.

3 VITE ME PARE

Ç'po ndodh? Fotot i qarkullojnë në mediat shqiptare, portugezi reagon në Tik Tok: S'kam lidhje me vrasjen e Nikulajt! Fake News

Vrasja e Nikulajt, britaniku s'dha emrin në hotele, u identifikua kur
Ruben Saraiva, foto e dalë nga Policia (majtas); Ruben Saraiva, foto nga rrjetet sociale (djathtas)

TIRANË- Ruben Saraiva, portugezi që akuzohet se ka ekzekutuar biznesmenin dhe eksponentin politik në Shëngjin, Ardian Nikulaj, është kthyer në kryefjalën e mediave shqiptare. Dy ditët e fundit në të gjitha mediat u raportuan për detaje që lidhen me portugezi, përfshirë këtu edhe fotot e tij, të publikuara gjithashtu në rrjetet sociale me të njëjtin emër. 

Por, së fundmi, në Tik Tok, po qarkullojnë stause të personit që shihej teksa postonte nga Greqi dhe Portugalia. Ai ka ripostuar video nga udhëtimet me motor dhe mbi to u bën apel mediave shqiptare që të fshijnë fotot e tij, duke pretenduar kështu se nuk është i njëjti Ruben Saraiva që akuzohet për vrasjen e Nikulajt. 

"U bëj thirrje mediave shqiptare të mos njollosin emrin tim. Ju lutem, çfarë po beni, nuk e di çfarë po thurni atje. Përshëndetje nga Greqi, unë nuk jam një kriminel. Ky është një fake news, nuk kam lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shqipëri. Lajme të rreme, fotot e mia po kepërdoren nga mediat shqiptare,"- shkruhet në postimet e tij.

Megjithatë, ajo ç'ka e bën të dyshimtë është se ky profil është hapur dje, vetëm pas publikimit të fotove të tij në mediat shqiptare që tregonin imazhe të reja të portugezit që deri një ditë më parë e identifikuan me një foto pasaporte.

Vrasja e Nikulajt, britaniku s'dha emrin në hotele, u identifikua kur
Ruben Saraiva, foto e dalë nga Policia

Një tjetër detaj që bie në sy është edhe fakti që ka vetëm postime me shkrim dhe asnjë me video ku të riut nga Portugalia të mund t'i dëgjohet zëri apo të bëjë një sqarim më të plotë lidhur me përfshirjen ose jo të tij në këtë ngjarje.

A është profili i tij? A janë i njëjti person dhe postimet e bëra janë për të fshehur përfshirjen në krimin që tronditi Shëngjinin prag zgjedhjeve?

Ndërkohë Dosja.al ka vendosur të mos i pasqyrojë fotot e reja që kanë qarkulluar në media, por ka zgjedhur të komunikojë me vetë personin që shfaqet aty. Deri më tani, nuk ka marrë asnjë përgjigje. 

edm ardian nikulaj vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi