Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
•Ervin Salianji ka folur për referendumin e së shtunës në PD, ku u rikonfirmua siç pritej Berisha në krye të partisë. •Në një konferencë për mediat, Salianji ka deklaruar se shifrat e bëra publike nga Berisha dhe PD janë falsifikuar, pasi nuk morën pjesë në zgjedhje më shumë se 5 mijë anëtarë të partisë, ndryshe nga shifra 37 mijë siç e nxorën krerët e selisë blu. •Sipas tij demokratët dhe qytetarët shqiptarë kërkojnë standarde demokratike dhe garë reale, të cilat PD aktuale me Berishën në krye nuk i mundëson dot.• Salianji e ka cilësuar referendumin si një proces të turpshëm dhe si një parodi. •Ai tha se kryedemokrati shkeli standardet për funksionimin e një partie, duke interpretuar Statutin sipas interesave momentale.•Në përfundim të fjalës së tij ai tha se, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i braktisur nga demokratët.• Më pas shtoi se, një parti që nuk pranon garën brenda vetes, nuk plotëson standardet për të qenë e tillë.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ervin Salianji është shprehur se, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i braktisur nga demokratët.
Në një deklaratë për shtyp, ai tha se, një parti që nuk pranon garën brenda vetes, nuk plotëson standardet për të qenë e tillë.
Sipas tij, nëse PD do që të bindë shqiptarët të demokratizoj më Shqipërinë, ajo vetë duhet të demokratizojë vetveten.
“Përjashtimi i mendimit ndryshe nuk është pjesë e PD. Një parti që nuk pranon garën brenda vetes, nuk plotëson standardet. Por ne kërkojmë standarde përballë Edi Ramës por nuk i plotësojmë vetë ato. E kemi nevojë për një PD ku respektohen rregullat. Shoqëria ka nevojë për një PD që respektohen rregullat, ku gara është reale. Realiteti politik tregon refuzimin e Berishës nga demokratët. Ja ku është realiteti i faktuar, Berisha është i braktisur nga demokratët, ndaj nuk pranon garë.
PD më pak se një vit nga sot, do të jetë në fushatë elektorale, por se di ca do i thotë elektoratit. PD duhet të rikthehet te standardet demokratike. Nëse duam që të bindim shqiptarët të demokratizojmë Shqipërinë, duhet që PD të demokratizojë vetveten. Një PD e hapur mund të kthehet si alternativë fituese. Kjo betejë nuk është betejë për një karrige. Nuk kam pasur asnjë problem për karrierën time.”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Ervin Salianji e ka cilësuar referendumin e PD ku i rikonfirmua kreu aktual i saj, Sali Berisha si një proces të turpshëm dhe si një parodi.
Në një konferencë për shtyp, Salianji tha se, kryedemokrati shkeli standardet për funksionimin e një partie, duke interpretuar Statutin sipas interesave momentale. Sipas tij, tashmë me këtë proces, çdo vendim i marrë nga Berisha është i pavlerë, 'nul'.
“Zgjedhjet për kreun e PD u kthyen në një proces të turpshëm dhe parodi, që e keni ndjekur në çdo cep të Shqipërisë. Jo më shumë se 5 mijë anëtarë votuan, duke e braktisur Berishën në farsën për të uzurpuar PD-në.
Proces i deformuar dhe i kontrolluar nga vullneti i Berishës për të pasur nën kontroll PD-në për interesa të tij personale. Shkeli standardet për funksionimin e një partie, e interpretoi Statutin sipas interesave momentale. M’u ndalua garimi mua kur ma lejonte Statuti, ndërsa ai garoi edhe pse ia ndalonte Statuti.
Më parë tha se Bashës ia vodhën zgjedhjet dhe duhet të vij unë në krye të partisë që kjo të mos ndodhë më. Tashmë me këtë proces, çdo vendim i marrë nga Berisha është nul. Sapo kam nisur të shpreh kritikat për drejtimin e PD nga Berisha, ka nisur një breshëri sulmesh për të trembur konkurrentët e tjerë potencialë, gjë që dha efekt te kolegët që mbetën të strukur.", tha ai./Dosja.al
TIRANË- Ervin Salianji ka folur për referendumin e së shtunës në PD, ku u rikonfirmua siç pritej Berisha në krye të partisë. Në një konferencë për mediat, Salianji ka deklaruar se shifrat e bëra publike nga Berisha dhe PD janë falsifikuar, pasi nuk morën pjesë në zgjehdje më shumë se 5 mijë anëtarë të partisë, ndryshe nga shifra 37 mijë siç e nxorën krerët e selisë blu.
Salianji thekson se demokratët braktisën masivisht farsën e Berishës. Sipas tij demokratët dhe qytetarët shqiptarë kërkojnë standarde demokratike dhe garë reale, të cilat PD aktuale me Berishën në krye nuk i mundëson dot.
"Duke e braktisur Sali Berishën në farsën e vet për të uzurpuar PD. Kamerat e degës së Durrësit ka vetëm një hyrje, shifra të dhëna zyrtarisht ishin 37 mijë, janë të ekzagjeruara dhe shpikje siç gjithë kjo farsë. Fatkeqësisht për të gjithë qytetarët ajo që ndodhi me PD dhe me këtë proces nuk kishte të bënte me një garë politike por një garë e kontrolluar nga Sali Berisha. Shkeli standardet më bazike të PD. U përjashtova unë që lejohesha të kandidoja me statut dhe u lejua Berisha që nuk duhej. Çdo vendim i marrë nga Berisha është nul. Kandidatura alternative u penguan.
Sapo kam nisur të shpreh kritikat për drejtimin e PD, ka nisur një batare me sulme jo vetëm për të mbytur mendimin ndryshe për të trembur dhe çdo konkurrent potencial. E kemi ndjekur që afatet dhe procedurat u trajtuan pa transparencë. U shpik një term referendum që nuk ekziston në statut. Në vend që PD të hapej pas humbjes së zgjedhjeve u trajtua partia si dyqan si biznes që sjellë të ardhura. Një parti që nuk pranon garën nuk mund të bindë as shqiptarët. Kërkojmë standarde demokratike nuk mund të jemi si Edi Rama. Problemi nuk është një individ, duke qenë se jem 36 vite pas rënies së diktaturës. Përpjekja ime ka qenë që të shembim një model politik që qëndron me forcë. Demokratët nuk kanë sakrifikuar për vendime që merren nga një rreth i mbyllur. Ne kemi nevojë për një PD ku respektohen rregulla. Ku gara është reale dhe askush nuk është mbi statutin.
Çdo forcë që refuzon rinovimin përfundon duke humbur mbështetjen qytetare. Kjo është një betejë për standarde dhe për rikthimin e besimit te shqiptarët. E padrejtë të kërkosh qytetarëve shqiptarë, që të mos konformohen me regjimin. Ndërkohë që për një karrige drejtuesi të PD nuk kanë kurajo dhe guximin. Nuk iu bëjmë thirrje intelektualëve të reagojnë ndaj autokracisë me një PD ku ata që kanë një privilegj nuk kanë kurajo të flasin. Shifrat reale janë totalisht ndryshe nga ato të publikuara nga Berisha. Shifrat tregojnë një braktisje masive të procesit nga demokratët. Doli që në fund, të deklarojë se ishin 50 mijë anëtarë. Pjesa tjetër ishte që pjesëmarrje më se minimale. Nuk kanë marrë pjesë më shumë se sa 5 mijë anëtarë," tha Salianji./Dosja.al