LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet i japin fund krizës/ VetëVendosja fiton 56 vende dhe mund të qeverisë me pakicat joserbe

• Zgjedhjet e sotme i kanë dhënë fund krizës politikë në Kosovë. • Nga zgjedhjet parlamentare që u mbajtën, janë numëruar 98 % të votave brenda pak orësh në Kosovë. • Nga votat e numëruara Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49.79% ose 421,129 vota, e cila përkthehet në 56 mandate. • Partia Demokratike e Kosovës ka dalë forca e dytë me 21.18% apo 179,158 vota, duke marrë 23 mandate. • Në vend të tretë ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.77% apo 116,502 vota, që përkthehet në 15 deputetë. • Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 5,74% apo 48,551 vota, e cila përkthehet në 6 mandate. • Ndërkohë që ditën e nesërme pritet që të numërohen dhe votat e diasporës, nga të cilat nuk pritet asnjë ndryshim mandati. 

15 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, ja si do të ndahen ulëset në Kuvend, VV merr 56 deputetë

Zgjedhjet i japin fund krizës/ VetëVendosja fiton 56 vende dhe mund

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë në zgjedhjet e sotme parlamentare, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Bazuar në këto rezultate, LVV ka marrë 49.80 për qind të votave dhe sipas projeksioneve fillestare të shpërndarjes së ulëseve në Kuvend, pritet t’i ketë 56 deputetë.

Këto projeksione janë bërë pa përfshirë votat e diasporës dhe janë të kushtëzuara deri në përmbylljen e procesit zgjedhor. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21.21 për qind të votave dhe pritet të sigurojë 23 ulëse në Kuvend.

Si forca e tretë politike, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 13.76 për qind të votave, çka sipas projeksioneve i siguron 15 deputetë. Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 5.73 për qind të votave pritet t’i ketë 6 deputetë.

Shpërndarja e ulëseve bëhet sipas metodës D’Hondt, e cila është metodologjia standarde e përdorur në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 ulëse, prej të cilave 100 janë ulëse të përgjithshme që ndahen mes subjekteve politike, ndërsa 20 janë ulëse të rezervuara për komunitetet jo-shumicë. Rezultatet përfundimtare dhe përbërja e saktë e Kuvendit priten të konfirmohen pas numërimit të plotë të votave, përfshirë ato nga diaspora.

6 MUAJ ME PARE

Kurti: Për çështjen e presidentit së pari do flasë me Vjosa Osmanin pastaj me opozitën

Zgjedhjet i japin fund krizës/ VetëVendosja fiton 56 vende dhe mund
Albin Kurti

KOSOVË- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në konferencë për media komentoi edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit. Kurti tha se do të bisedojë me opozitën për këtë çështje por theksoi se fillimisht do të bisedojë me presidenten aktuale.

Së pari të presim certifikimin nga KQZ. Dhe mëpastaj menjëherë e konstituojmë Kuvendin dhe themelojmë qeverinë. Jam i interesuar për bashkëpunim me opozitën për marrëveshjet ndërkombëtare, Plani i Rritjes, marrëveshjet me Bankën Botërore. Bllokadat janë të pamundshme tanimë. Tepër herët të flasim, sonte do të festojmë. Gëzuar vitin e ri 2026," tha Kurti./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Të gatshëm për të bashkëpunuar me Opozitën"/ Kurti shpall fitoren e LVV: Urime për fitoren më historike të vendit

Zgjedhjet i japin fund krizës/ VetëVendosja fiton 56 vende dhe mund
Albin Kurti

TIRANË- Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas shpalljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve. Kurti e ka cilësuar këtë rezultat si fitoren më historike për partinë e tij, duke e vlerësuar mbështetjen e marrë nga qytetarët si dëshmi të besimit ndaj qeverisjes së deritanishme.

Ai është shprehur gjithashtu i interesuar për bashkëpunim me partitë opozitare, veçanërisht në çështjet që lidhen me marrëveshjet ndërkombëtare. Kurti ka ftuar partitë opozitare që të kontribuojnë në Kuvendin e Kosovës për kalimin e ligjeve kyçe, duke theksuar se proceset e rëndësishme shtetërore kërkojnë dialog dhe përgjegjësi të përbashkët.

“Urime për fitoren më historike të vendit. Fitorja historike është në rrugë të mbarë të tejkalojë edhe rezultatin e vitit 2021. Së pari të presim certifikimin nga KQZ. Dhe mëpastaj menjëherë e konstituojmë Kuvendin dhe themelojmë qeverinë. Jam i interesuar për bashkëpunim me opozitën për marrëveshjet ndërkombëtare, Plani i Rritjes, marrëveshjet me Bankën Botërore. Bllokadat janë të pamundshme tanimë. Tepër herët të flasim, sonte do të festojmë”, tha Kurti.

Ai u përgjigj edhe për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit në pranverën e ardhshme, kur shumicës i duhen 80 vota, të cilat tani nuk i ka.

“Na duhet të bisedojmë edhe me opozitën për presidentin e ardhshëm. Por, së pari do të bisedoj me presidenten aktuale, që të shohim hapat e ardhshme. Por, dihet që edhe për zgjedhjen e presidentin, na duhen 80 veta në sallë, dhe për këtë na duhet të bisedojmë. Por, ky sështë as hapi i dytë, por i tretë. Por, njëherë certifikimi”, tha Kurti.

6 MUAJ ME PARE

Kreu i KQZ: Nesër nga ora 12:00 nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Zgjedhjet i japin fund krizës/ VetëVendosja fiton 56 vende dhe mund
Kreshnik Radoniqi

KOSOVË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë do të nisë nesër, duke filluar nga ora 12:00. Radoniqi, bëri të ditur se nga e njëjta orë do të fillojë edhe konfirmimi i votave për subjektet politike. Ai theksoi se procesi i shpalljes së rezultateve përfundimtare do të realizohet vetëm pasi të përfundojë numërimi i votave me kusht, i votave të personave me nevoja të veçanta, si dhe i votave nga diaspora.

“Shpalljen e rezultateve përfundimtare do ta bëjmë pasi të numërojmë votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe të diasporës. Numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave të subjekteve politike do të fillojë nesër nga ora 12:00, pasi që materialet zgjedhore sonte do të pranohen gjatë gjithë natës në Qendrat Komunale të Numërimit. Për këtë arsye, puna për numërim do të nisë nga ora 12:00 dhe do të vazhdojë në ditët në vijim”, ka deklaruar Radoniqi./Dosja.al 

6 MUAJ ME PARE

Lumir Abdixhiku pranon humbjen në zgjedhje: Mbaj përgjegjësinë e plotë për rezultatin

Zgjedhjet i japin fund krizës/ VetëVendosja fiton 56 vende dhe mund
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se merr përgjegjësinë për rezultatin e dobët të arritur në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Ndërsa numërimi i votave është drejt fundit, Abdixhiku ka deklaruar se rezultati zgjedhor nuk ka qenë i pritshëm dhe se ai nuk ka arritur ta çojë LDK-në aty ku ka besuar se mund të ishte. Duke theksuar se situata kërkon reflektim dhe diskutim të thellë brenda partisë, ai me përulësi pranon verdiktin e qytetarëve.

“Ne duhet të respektojmë verdiktin e popullit. Nuk kam arritur ta çoj LDK-në aty ku kam besuar se duhet të jetë. Kam ndërtuar ekip me njerëzit më të mirë dhe kemi bërë program, por ky është verdikti i qytetarëve dhe para këtij verdikti përulemi të gjithë". tha ai./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

KQZ shpall rezultatet preliminare të zgjedhjeve, VV rreth 50% të votave, 21% i merr PDK

Zgjedhjet i japin fund krizës/ VetëVendosja fiton 56 vende dhe mund
KQZ

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot. Nga këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49.79%, apo 421,129 vota.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 21.18%, apo 179,158 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 13.77%, apo 116,502 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka marrë 5,74% apo 48,551 vota. Ndërsa Lista Srpska ka marrë 3,87% apo 32,719 vota dhe NISMA ka marrë 1,72%, apo 14,523 vota.

6 MUAJ ME PARE

Përfundon numërimi në katër komuna/ Me diferencë të madhe votash, LVV kryeson në tri prej tyre

Zgjedhjet i japin fund krizës/ VetëVendosja fiton 56 vende dhe mund
Albin Kurti

KOSOVË-  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon me numërimin e votave nga vendvotimet. Deri më tani janë numëruar 90,89% e të gjitha votave apo 2,324 vendvotime nga 2,557 në total.

Si rrjedhojë numërimi është përmbyllur në katër komuna: Gjakovë, Dragash, Junik dhe Mamushë. Në Gjakovë LVV është e para me 53,88% apo 22 mijë e 491 vota. Edhe në Dragash LVV është e para me 37,94% apo 4 mijë e 682 vota./Dosja.al 

6 MUAJ ME PARE

Kurti drejt qeverisjes i vetëm! Numërohen mbi 90% e votave në zgjedhjet e parakohshme: LVV forcë e parë në 24 komuna

Zgjedhjet i japin fund krizës/ VetëVendosja fiton 56 vende dhe mund
Albin Kurti

KOSOVË-  Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë parti e parë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në 24 komuna të Republikës së Kosovës.  Si parti e parë, LVV ka dalë në komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë, Podujevë, Vushtrri, Fushë Kosovë, Suharekë, Rahovec, Lipjan, Klinë, Malishevë, Shtime, Istog, Dragash, Obiliq, Viti, Kaçanik, Kamenicë, Hani i Elezit dhe Junik.

Sipas të dhënave nga KQZ, LVV nuk ka arritur të renditet e para vetëm në Skenderaj, Drenas dhe Deçan, ndërsa në të gjitha komunat e tjera shqiptare ka siguruar epërsinë ndaj partive kundërshtare.

Ndërkohë, Lista Serbe ka dalë parti e parë në të gjitha komunat me shumicë serbe, duke ruajtur dominimin tradicional në këto zona. Këto rezultate dëshmojnë një mbështetje të gjerë për LVV-në në shkallë vendi, ndërsa pritet që rezultatet përfundimtare të konfirmohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas përmbylljes së të gjitha procedurave ligjore të këtij procesi./Dosja.al 

 

6 MUAJ ME PARE

Lëvizja VetëVendosje prin bindshëm në zgjedhje/ Nis festa te selia e partisë, simpatizantët ia marrin valles me këngë patriotike

Zgjedhjet i japin fund krizës/ VetëVendosja fiton 56 vende dhe mund
Festa

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, ka nisur publikimin e rezultateve preliminare nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Nga numërimi i 81,70% të votave, LVV ka 50,06% të votave, PDK 20,66%, LDK 14,12%, AAK 6,09% e Nisma 1,58%.

Simpatizantë të LVV-së kanë nisur festën para selisë së partisë në Prishtinë, me këngë e me valle. Aty është dëgjuar edhe kënga e re e Edona Llalloshit kushtuar kreut të LVV-së, Albin Kurtit.

6 MUAJ ME PARE

Numërohen 70% e vendvotimeve në Kosovë, Kurti prin me mbi 50% të votave

Zgjedhjet i japin fund krizës/ VetëVendosja fiton 56 vende dhe mund
Numerimi

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tashmë është duke publikuar rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme të mbajtura sot. Deri më tani, nga 73,21% Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me 50,21%.

Zgjedhjet i japin fund krizës/ VetëVendosja fiton 56 vende dhe mund
Protesta

Më pas, është Partia Demokratike të Kosovës, e cila deri më tani ka 20.36%. Në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 14.15%./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Haradinaj propozon qeveri me partitë e tjera: AAK e gatshme të bashkëpunojë me PDK-në dhe LDK-në

 

Zgjedhjet i japin fund krizës/ VetëVendosja fiton 56 vende dhe mund
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,

 

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar rezulatatet preliminare dhe procesin zgjedhor në tërësi. Në një konferencë për shtyp pas mbylljes së vendvotimeve, ai theksoi gatishmërinë e partisë së tij për të bashkëpunuar me partitë opozitare në krijimin e institucioneve të reja.

“AAK nuk ka vënë kushte dhe nuk vendos kushte për opozitën. LDK dhe PDK e kanë një partner dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ta për t’i dhënë vendit një qeveri”, tha Haradinaj./Dosja.al 

 

6 MUAJ ME PARE

Numërohen mbi 60% e vendvotimeve në Kosovë/ LVV 'shkëputet' nga partitë e tjera

Zgjedhjet i japin fund krizës/ VetëVendosja fiton 56 vende dhe mund

KOSOVË- Janë numëruar deri më tani, rreth 60% e vendvotimeve nga KQZ në Kosovë. Sipas rezultateve të publikuar nga KQZ, partia që paraprin rezultatet është Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 50,24%.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.20%, më pas Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14,18%, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me 6,45%.

Zgjedhjet i japin fund krizës/ VetëVendosja fiton 56 vende dhe mund
rezultatet e KQZ

Këto të dhëna nuk janë përfundimtare dhe numërimi i votave vijon deri në përfundim të procesit./Dosja.al 

6 MUAJ ME PARE

Vijon numërimi/ Mbi 30% e votave të numëruara, LVV-ja merr mbi 121 mijë vota

Zgjedhjet i japin fund krizës/ VetëVendosja fiton 56 vende dhe mund

KOSOVË- Vijon numërimi në qendrat e votimit. Sipas rezulateve nga KQA, ndër 33.52%  të votave të numëruara, LVV-ja ka thelluar epërsinë ndaj partive të tjera, duke marrë 48.10 për qind të votave, apo 121.435 vota deri më tani.

Partia që ndjekë në vendin e dytë me 19.41% është PDK. LVV ka diferencë në vota me PDK, prej mbi 72 mijë votash. LDK-ja renditet e treta me 13.89% të votave ndërsa AAK-ja me 7.67%./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

KQZ publikon rezultatet e para/ LVV prin rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare

Zgjedhjet i japin fund krizës/ VetëVendosja fiton 56 vende dhe mund
KQZ

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve parlamentare, të cilat u mbajtën të dielën në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosje po prin rezultatet paraprake të zgjedhjeve, sipas të dhënave të përditësuara në orën 19:54. Me 45,81 për qind të votave të numëruara, Vetëvendosje ka siguruar deri tani 13.325 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 18,59 për qind apo 5.407 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 12,94 për qind, që përkthehet në 3.765 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 8,31 për qind të votave ose 2.417 vota. Lista Serbe renditet pas saj me 3,93 për qind, përkatësisht 1.143 vota, ndërsa Koalicioni Vakat ka siguruar 2,61 për qind apo 760 vota.

Sipas të njëjtave të dhëna, deri në këtë fazë janë numëruar 30.367 vota nga gjithsej 1.999.204 votues të regjistruar, që përfaqëson një pjesëmarrje prej rreth 1,52 për qind. Këto shifra konsiderohen ende paraprake, ndërsa KQZ pritet të vazhdojë përditësimin e rezultateve gjatë orëve në vijim./Dosja.al 

 

6 MUAJ ME PARE

Nis numërimi i votave/ KQZ: Nuk janë evidentuar incidente që do të cënonin integritetin e zgjedhjeve

Zgjedhjet i japin fund krizës/ VetëVendosja fiton 56 vende dhe mund

KOSOVË- Kreu i KQZ, tha se ka nisur zyrtarisht numërimi i votave në shumicën e vendit. Radoniqi tha se deri më tani nuk janë evidentuar incidente që do të cenonin integritetin e zgjedhjeve.

Ai tha se dalja në zgjedhje është mbi 44 për qind, ndërkaq zgjedhjet e kaluara, të mbajtura në shkurt bazuar në 91 për qind të vendvotimeve të procesuara, kishin votuar 40 për qind e trupit zgjedhor./Dosja.al

 

 

zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës