6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Komisioni Evropian organizoi sot për herë të parë Forumin e Zgjerimit të BE-së, një ngjarje që fokusohet tek prioritetet e unionit për vitet 2024–2029. • Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku mori në çeljen e grupkapitullit të fundit të negociatave, mori pjesë në panelin e forumit, duke theksuar rëndësinë historike dhe strategjike të zgjerimit për të ardhmen e unionit. • Rama theksoi se procesi i zgjerimit nuk është thjesht një formalitet, por një domosdoshmëri historike dhe një mundësi për ribashkimin e Europës. • Kreu i qeverisë vuri në dukje se zgjerimi mbetet një nga misionet kryesore të Bashkimit Europian dhe se vendet e rajonit kanë përpara sfida dhe mundësi të jashtëzakonshme për t’u integruar plotësisht në union. • Kryeministri Rama falenderoi gjithashtu Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Europian për angazhimin dhe energjinë që ka dhënë procesit, duke përshpejtuar hapjen e kapitujve të fundit të negociatave për Shqipërinë brenda një viti nga marrja e detyrës. • Ai theksoi se përpjekjet e saj kanë qenë vendimtare për avancimin e procesit dhe për rritjen e besimit në rrugën europiane të vendit. • Forumi i Zgjerimit synon të jetë një pikë takimi për ekspertët dhe profesionistët që punojnë për të realizuar prioritetet kryesore të mandatit të ri të Komisionit Evropian, duke u fokusuar në një proces të zgjeruar dhe të qëndrueshëm.
5 artikuj për këtë temë.
BELGJIKË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se BE ka përfituar sa herë ka ftuar anëtarë të rinj në klubin e saj, dhe se të njëjtin rezultat do ketë dhe me Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në Forumin e Zgjerimit në Bruksel, Rama u shpreh se Europa e bashkuar është Europa që formëson fatin e saj.
"Zgjerimi funksionin. Sa herë që BE ka ftuar anëtarë të rinj në klubin e saj, përfitimet kanë tejkaluar frikën. Nuk ka asnjë arsye të vetëm të besojmë se gjërat do të jenë kundër tashmë. Demokracia është në tërheqje, demagogjia po ecën përpara, të drejtat e njërit janë nën sulmet, jo vetëm që Europa është më e cenueshme, por duket më e mirë si një pre e preferuar për agresorët. Europa e bashkuar është Europa që formëson fatin e saj", tha Rama./Dosja.al
BELGJIKË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se Shqipëria duhet të anëtarsohet në BE, pasi i sjell Europës shpirtin e dikurshëm. Gjatë fjalës së tij në Forumin e Zgjerimit në Bruksel, Rama u shpreh se Shqipëria është gati për tu anëtarësuar dhe se ndjen përgjegjësinë për t’i shërbyer Europës.
"Ndonjëherë duhet t’i përgjigjem një pyetje jo fort të lehtë: Pse BE duhet ta ketë Shqipërinë në tryezën e saj të rrumbullakët? Dhe mua më duket se përgjigjja është më e lehtë se vetë pyetja, Shqipëria sjell në tryezë shpirtin e madh të dukurshëm të Europës, dhe i sjell kurorës së saj një grup të tjetër të vogël të çmuar. Shqipëria është gati, jemi plotësisht të përkushtuar, kemi treguar rezultate me reforma, nuk do të ndalim asnjë çast, ndjejmë përgjegjësinë për t’i shërbyer Europës dhe Europa për t’i shërbyer paqes", tha Rama./Dosja.al
BELGJIKË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se Marta Kos po shkruan historinë me Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në Forumin e Zgjerimit në Bruksel, Rama u shpreh se Marta Kos duhet të botojë një libër me titull Antologjia e një zgjerimi.
"Unë besoj që ndërsa Marta po shkruan historinë me ne, duhet të sigurohemi që edhe historia do të shkruajë për të me faqet e saj. Ajo duhet të botojë një libër me titull Antologjia e një zgjerimi të bërë nga unë, dhe i jap fjalën Martës me të gjithë lagjen ballkanike që ndodhet këtu që do të përbahem me fisnikëri nga pretendimet e të drejtës së autorit për kapitullin e Shqipërisë", tha Rama./Dosja.al
BELGJIKË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se zgjerimi nuk është vetëm politik por është dhe ekonomik. Gjatë fjalës së tij në Forumin e Zgjerimit në Bruksel, Rama u shpreh se anëtarët e rinj zgjerojnë tregun, sjellin dinamizëm, novacion dhe energji rinore.
Ai tha se Ballkani Perëndimor nuk është barrë përkundrazi, sjell burime, pozicion, popullsi, energji, pasuri dhe asete për të ardhmen e BE. Në fund, kreu i qeverisë tha se ribashkimi çliron dhe sjell prosperitet.
“Ribashkimi çliron dhe sjell prosperitet. Po, zgjerimi nuk është vetëm politik por është dhe ekonomik. Anëtarët e rinj zgjerojnë tregun, sjellin dinamizëm, novacion dhe energji rinore, Ballkani Perëndimor nuk janë barrë aspak përkundrazi, ne sjellin burime, pozicion, popullsi, energji, pasuri dhe asete për të ardhmen e BE. Dhe në fund sjellin një buzëqeshje në fytyrën shumë shpejtë të zymtë të BE.
Zgjerimi funksionon sa herë BE ka ftuar anëtarë të rinj në klubin e saj përfitimet kanë tejkaluar frikën. Çdo herë ka ndodhur kjo. Shifrat e tregojnë qartë. Faktet e ilustrojnë këtë gjë dhe nuk ka as dhe një arsye të vetme, që të besojmë se gjërat do jenë ndryshe tashmë, përkundrazi sa më shpejt të ndodhë aq më mirë do jetë për BE”, tha Rama./Dosja.al
BELGJIKË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se për Shqipërinë rrugëtimi për në BE, nuk ka qenë një rrugë e drejtë dhe e mbushur me duartrokitje. Gjatë fjalës së tij në Forumin e Zgjerimit në Bruksel, Rama u shpreh se për Shqipërinë integrimi në BE ka qenë i stigmatizuar me stereotipe të amplifikuara nga mediat perëndimore.
Në fund, lideri i qeverisë Rama tha se Shqipëria është gati kur të vijë momenti i duhur për anëtarësim e saj në BE.
“Këto muaj, komisionerja Marta Kos i ka mbushur me lëvizje dhe me rezultate të prekshme. Deri vonë besoja se Brukseli ishte varrosur përfundimisht dhe nuk kishte më shans të ringjallej, tani procesi ka gjeneruar debat kaq konstruktiv dhe oksigjen të pastër në politikën europiane sa nuk mbaj mend kur ka ndodhur herën e fundit. Për Shqipërinë ky rrugëtim nuk ka qenë një rrugë e drejtë dhe e mbushur me duartrokitje. Ka qenë një udhë e gjatë, shpesh e stigmatizuar dhe me stereotipe të amplifikuara nga mediat perëndimore.
BE nuk i mbajti premtimet e saj, por për ne kjo u shndërrua në një lloj bekimi. Vazhduam reformat sepse i bënim për vendin tonë dhe jo për Brukselin. Sot BE mbetet burimi ynë i hapur i njohurive dhe ne po punojmë çdo ditë që të jemi plotësisht gati kur të vijë momenti i duhur për anëtarësim,” tha kryeministri Rama./Dosja.al