LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zjarret në vend/ Ulet intensiteti i flakëve në Ranën e Hedhun dhe në portin e Shëngjinit, aktivizohen dy vatra te reja në Lezhë, digjet edhe një fabrikë këpucësh në Vorë

• Gjatë 24 orëve të fundit Shëngjini ka përjetuar momente kritike si pasojë e zjarreve që rrethuan qytetin. • Raportohet se në dy vatrat e medha, atë të Ranes së Hedhun dhe atë pranë portit të Shëngjinit, flakët kanë ulur intensitetin ndërsa po punohet për të parandaluar përhapjen e zjarreve që po favorizohen nga era. • Nga ana e bashkisë Lezhë do të kryhet monitorim për objekte që mund të jenë prekur nga zjarri që dje rrezikuan edhe resorte banesa e binzese. •  Qyteti i Shëngjinit si dhe fshati Mal Shëngjin, gjatë gjithë natës është  monitoruar nga strukturat e MZSH, 150 efektiv të FA, të njësisë administrative, bashkisë, duke  fikur shumë vatra zjarri të shfaqura gjatë natës. • Për ditën e sotme të do të operojnë të gjithë mjetet e zjarrfikëseve, 300 efektiv të FA rreth 100 forca bashkiake po operohet në terren për krehjen e çdo vatre zjarri të ndezur, trungje të ndezura. • Era po vazhdon të fryjë e fortë, që favorizon riaktivizimin e vatrave. • Ndërkohë një vatër tjetër zjarri ka rënë në malin e Kakarriqit, midis fshatit Zojs, njësia admistrative Dajç, Lezhë dhe fshatit Kukul, njësia administrative Bushat, Vau Dejës. • Një vatër zjarri në përfundim është në lagjen Nënë Tereza, në Kodër Marlekaj të qyterit të Lezhës, e shfaqur në orët e para të ditës së sotme. • Një vatër zjarri është aktivizuar gjatë orëve të natës në fshatin Tresh të Lezhës. • Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit.  • Gjithashtu ditën e sotme një re tymi ka pushtuar autostradën Tiranë- Durrës, në zonën afër Vorës. • Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen dhe sqaron se kishte rënë zjarr në një fabrikë për prodhimin e këpucëve. • Policia dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. • Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit apo nëse ka persona të lënduar.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Ndezi zjarr dhe flakët dolën jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke me shkurre, e pëson autori në Skrapar

Zjarret në vend/ Ulet intensiteti i flakëve në Ranën e
foto ilustruese

SKRAPAR- Procedohet i lirë një 45-vjeçar nga Çorovoda. Mësohet se E.R 45 vjeç, ndezi zjarr në fshatin Ujnik, ku për pasojë të përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me shkurre.

Me rastin do të merret Prokuroria Berat.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Skrapar referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. R., 45 vjeç, banues në Çorovodë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Ujnik dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

1 VITE ME PARE

Flakët ulin intensitetin, mbi 400 forca zjarrfikëse në terren për kontrollin e zjarrit, si paraqitet sot situata në Shëngjin?

Zjarret në vend/ Ulet intensiteti i flakëve në Ranën e
foto nga zjarri dje ne shengjin

SHËNGJIN- Gjatë 24 orëve të fundit Shëngjini ka përjetuar momente kritike si pasojë e zjarreve që rrethuan qytetin. Raportohet se në dy vatrat e medha, atë të Ranes së Hedhun dhe atë pranë portit të Shëngjinit, flakët kanë ulur intensitetin ndërsa po punohet për të parandaluar përhapjen e zjarreve që po favorizohen nga era. 

Nga ana e bashkisë Lezhë do të kryhet monitorim për objekte që mund të jenë prekur (përshkuar), nga zjarri që dje rrezikuan edhe resorte banesa e binzese. Qyteti i Shëngjinit si dhe fshati Mal Shëngjin, gjatë gjithë  natës është  monitoruar nga strukturat e MZSH, 150 efektiv të FA, të njësisë administrative, bashkisë, duke  fikur shumë vatra zjarri të shfaqura gjatë natës.

Për ditën e sotme të do të operojnë të gjithë mjetet e zjarrfikëseve, 300 efektiv të FA rreth 100 forca bashkiake po operohet në terren për krehjen e çdo vatre zjarri të ndezur, trungje të ndezura. Era po vazhdon të fryjë e fortë, që favorizon riaktivizimin e vatrave.

Vatrër tjetër aktive është në malin e Kakarriqit, midis fshatit Zojs, njësia admistrative Dajç, Lezhë dhe fshatit Kukul, njësia administrative Bushat, Vau Dejës. Një vatër zjarri në përfundim është në lagjen Nënë Tereza, ( Kodër Marlekaj), të qyterit të Lezhës, e shfaqur në orët e para të ditës së sotme.

1 VITE ME PARE

Zjarri në autostradën Tiranë-Durrës, reagon policia: Një fabrikë për prodhimin e këpucëve u përfshi nga flakët

Zjarret në vend/ Ulet intensiteti i flakëve në Ranën e
zjarri

VORË- Shtëllunga të mëdha dhe të zeza tymi kanë pushtuar autostradën Tiranë-Durrës mëngjesin e sotëm. Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen dhe sqaron se kishte rënë zjarr në një fabrikë për prodhimin e këpucëve.

Policia dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit apo nëse ka persona të lënduar

NJOFTIMI I POLICIS

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 31.07.2024, në fshatin Picar, ka rënë zjarr në një fabrikë për prodhimin e këpucëve. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

1 VITE ME PARE

Aktivizohet një vatër zjarri në Lezhë, zjarrfikësit e vënë nën kontroll

Zjarret në vend/ Ulet intensiteti i flakëve në Ranën e
zjarri

LEZHË- Një vatër zjarri është aktivizuar gjatë orëve të natës në fshatin Tresh të Lezhës. Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit 

Sakaq mësohet se zjarri nuk ka rrezikoi as banesa dhe as biznese. Gjithashtu nuk ka pasur persona të lënduar.  Nga pamjet shihen shtëllunga tymi dhe flakë të mëdha.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Zjarr në autostradën Tiranë-Durrës, tymi pushton zonën pranë Vorës

Zjarret në vend/ Ulet intensiteti i flakëve në Ranën e
pamje nga vendngjarje

TIRANË- Një re tymi ka pushtuar autostradën Tiranë- Durrës, në zonën afër Vorës. Ende nuk dihet se në çfarë subjekti ka rënë zjarri, apo shkaku. 

Siç shihet nga pamjet e mnëposhtme zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje, ndërsa pritet një njoftim policie për detaje të mëtejshme.

vatrat e zjarrit shengjin gjirokaster

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës