LIVE UPDATES
Bota

Londra paralajmëron “pëlhurën më të madhe digjitale”

3 Nëntor 2020, 15:02 Nga DOSJA
Londra paralajmëron “pëlhurën më të madhe

LONDËR- Vepra të artistëve, përfshirë edhe ato të Marina Abramoviqit, do të shfaqen në Londër vitin e ardhshëm në atë që konsiderohet si pëlhura digjitale më e madhe në botë. Janë bërë të ditura detaje për programin e jashtëzakonshëm artistik përfshirë vendosjen e ekraneve me 360 shkallë dhe rezolucion 8K, në 2 mijë metra katrorë afër stacionit të metrove në “Tottenham Court Road” të Londrës.

Artisti Marco Brabilla do të kurojë një program për të cilin shpreson që do të ketë një paraqitje ambicioze dhe entuziazmuese të ngjashme me atë që ka “Turbine Hall” në galerinë e njohur “Tate Modern”.

“Nuk besoj që ka diçka të kësaj madhësie në botë e që është kaq emocionuese”, ka thënë ai. “Pasi që të fillojë, shpresoj që të arrijë ‘Turbine Hall’. Mendoni për ato instalacionet epike si ‘Weather Project’ i Olafur Eliassonit ose instalacioni i zërit i Bruce Nauma. Ambiciet janë që të krijohet një seri e instalacioneve të ngjashme”.

Ekranet janë pjesë e një rizhvillimi komercial të hapësirës në rrugën “Denmark Street” në qendër të Londrës. Rruga njihet edhe si “Tin Pan Alley” dhe njëherë ishte zemra e skenës muzikore të kryeqytetit. Projekti, “Outernet” përfshin tregje me pakicë, bare, restorante, zyre, apartamente dhe një hapësirë për muzikë në 2 mijë metra katrorë, që do të jetë hapësira më e madhe për muzikë live e ndërtuar në Londër që nga vitit 1940.

Pjesa kryesore është struktura katrore me ekranet në të cilat do të shfaqen reklamat, promocione të ndryshme, por gjithashtu edhe vepra arti, ku hyn edhe projekti që drejton Brambilla. Ai ka thënë se veprat që do të shfaqen mund të jenë provokative, të mrekullueshme, por ka kohë kur ato janë edhe intime.

Një nga prurjet e tij do të jetë edhe shpalosja e krijimtarisë së artistes nga Beogradi, Abramoviq, e njohur në botën e artit bashkëkohor dhe një pioniere e performancave, që përdor trupin e saj për të testuar limitet e saj fizike dhe mentale, për më shumë se katër dekada.

Detajet e fundit pritet që të bëhen publike, ndërkohë, por një nga veprat që do të shfaqet është një version ekskluziv i “Seven Deaths of Maria Callas” në të cilën Abramoviqi rikrijon skenat e vdekjeve në skenë të divës operistike, Maria Callas. Paraqitja e saj do të përkojë me paraqitjen e saj të vonuar e goxha problematike në “Royal Academy of Arts”.

Planet e tjera përfshijnë edhe shfaqjen e filmit “Crossroads” të Bruce Conner, që ka përdorur imazhet e papublikuara e të deklasifikuara nga testimi i bombës hidrogjenike nga SHBA-ja në vitin 1946 në Bikini Atoll.

Brambilla, po ashtu, është duke realizuar vepra digjitale të gatshme. Ai ka thënë se teknologjia ofron mundësi “për të treguar vepra të një rezolucioni që të japin pamje reale, është në një mënyrë si një dritare”.

“Teknologjia vetëm sa po bëhet më e mirë dhe unë mendoj se ka shkuar deri në një pikë ku teknologjia nuk është pjesë e bisedës, pasi që biseda bëhet për çfarëdo materiali që ne duam të përdorim”, ka thënë ai.

Rizhvillimi i rrugës “Denmark Street”, që pritet që të përfundojë në vjeshtën e vitit 2021, do të përfshijë edhe hapësira falas për incizimin e muzikës dhe hapësira dedikuar për të performuar në rrugë.

Një hotel do të zërë vend në hapësira, që më parë ishin shtëpi e “Sex Pistols” me ndërtuesit që zotohen se do të ruajnë grafitin e Johnny Rotten.

Philip O’Ferrall, shefi ekzekutiv i “Outernet Global”, ka thënë se ai është i emocionuar për mundësitë që kanë “pëlhurat digjitale, epike të tyre”. “’Outernet Arts’ është për një hapësirë kreative për paraqitjen e veprave që janë gjithëpërfshirëse dhe të qasshme për të gjithë, dhe Marco është personi i duhur për të drejtuar gjithë këtë. Ai është një vizionar inspirues dhe me të vërtetë kreativ.”/ THE GUARDIAN

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora marina abramoviqit marina abramoviqit

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit