LIVE UPDATES
Politike

“Anti-Shpifja”, Luan Rama: Ndërkombëtarët mbështesin Metën, ‘Palo-Kuvendi’ të tërhiqet

22 Janar 2020, 11:59 Nga DOSJA
“Anti-Shpifja”, Luan Rama: Ndërkombëtarët

TIRANË– Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama ka sulmuar qeverinë në lidhje me paketën ‘Anti-shpifje’, të cilën presidenti Ilir Meta e kthehu për rishqyrtim sërish në Kuvend. Sipas Luan Ramës, Meta ka shumë të drejtë, por Kuvendi është një ‘palo-Kuvend’ që e miraton. Rama përmend edhe reagimet e ndërkombëtarëve, teksa shton se i japing të drejtë Presidentit Meta.

Qeveria, gjeneratori më i madh i shpifjeve! Kuvendi ka një shans, të pranojë vërejtjet e Presidentit dhe ta shpëtojë Shqipërinë nga barra e turpit të dhunimit të lirisë së shprehjes. Në morinë e dhjetëra e dhjetëra problemeve dhe shqetësimeve nga më të rëndat që përballon shoqëria shqiptarë, jam sot në këtë konferencë për t’u ndalur tek njëri prej tyre.  Tek një problem që ka krijuar një kosto të madhe, jo vetëm për imazhin e Shqipërisë, por dhe për raportin e bashkëveprimit të Shqipërisë në mënyrë të veçantë me komunitetin e medias dhe me organizmat që mbrojnë të drejtët e gazetarëve, lirinë e shprehjes dhe të shtypit, e po aq edhe me organizmat ndërkombëtarë duke filluar që nga Komisioni Europian, Këshilli i Europës, OSBE e shumë të tjera. Pra më konkretisht e kam fjalën për atë që është quajtur si paketa “anti-shpifje”, një nismë që komprometon rëndë rolin, angazhimet dhe përgjegjësitë e qeverisë shqiptare dhe mazhorancës së saj në raport me këtë të drejtë kushtetuese. Në fakt, përkeqësimi progresiv i lirisë së medias dhe kufizimi i lirisë së shprehjes është bërë një shqetësim dhe problem shumë i madh i shoqërisë shqiptare, aq sa jo vetëm në renditjen që bëjnë organizmat ndërkombëtarë, Shqipëria ka humbur shumë vende, por çfarë është më e rënda, realiteti i sotëm është shumë më keq, është shumë më i rëndë nga çfarë ka qenë ky realitet edhe në fillimet e medias së lirë dhe të shtypit të lirë në Shqipëri. Ndaj dua të sjellë në vëmendjen tuaj reagimin më të fundit të Komisionit Europian, artikuluar dje prej zëdhënëses së tij që bën thirrje, i bën apel qeverisë shqiptare, mazhornacës, Kuvendit që t’a shfrytëzojë të drejtën kushtetuese të Presidentit të Republikës, i cili e ka kthyer për rishqyrtim ligjin për të ashtuquajturën paketë “anti-shpifje” në Kuvend, si një mundësi për të hequr dorë nga marrëzia, nga aventura e cënimit, e dhunimit dhe e kufizimit të lirisë së shprehjes dhe të lirisë së shtypit. Më konkretisht, zëdhënësja e Komisionit Europian shprehet: “Ne e kemi bërë të qartë, pra Komisioni Europian se Bashkimi Europian mbështet rekomandimet e Këshillit të Europës në rastin e ligjit të medias në Shqipëri. Ne pranojmë se shqetësimet dhe rekomandimet përkatëse janë sërish të vlefshme dhe ato duhen adresuar sërish faktin që Presidenti i Shqipërisë ka kthyer ligjin në parlament, e shohim si një mundësi për ti pranuar ato. Ne shpresojmë që kj të realizohet.” Pra, apeli është i qartë. Mesazhi është i drejtëpërdrejtë, ndaj Kuvendi i Shqipërisë, përkatësisht ai palo kuvend që është turpi i Shqipërisë, që është shëmbëlltyra më diskrete e Shqipërisë 100 vjet pas fillimit të parlamentarizmit, në Shqipërinë pa parlament dhe pa parlamentarizëm.  Pra, ky palo kuvend ka të paktën një mundësi që ta shpëtojë imazhin e vendit, t’ia heq këtë problem që po i krijon aventura e qeverisë dhe të reflektojë edhe në përputhje të këtij mesazhi që vjen nga Komisioni Europian për të realizuar ndryshimet që propozohen me aktin ligjor të kthimit të paketës antishpifje në Kuvend.  Duke cituar sërish zëdhënësen e Komisionit Europian, ajo thotë që absolutisht që ne e mbështesim nismën e Presidentit. Pra, çështja shtrohet që rekomandimet që na vijnë nga organizmat ndërkombëtare, dhe ndër to, dua të kujtojë këtu se përveç rekomandimit të fundit të zëdhënëses së Komisionit Europian dhe rekomandimeve të bëra nga Këshilli i Europës, kemi edhe qëndrimin e para disa ditëve të përfaqësuesit të OSBE-së për lirin e medias, i cili gjithashtu bënë apel për të reflektuar pas kthimit të ligjit në Kuvend nga ana e Presidentit të Republikës dhe për të reflektuar në mënyrë që Shqipëria të mos vazhdoj e të tregohet me gisht si vendi i cënimit, i dhunimit dhe i kompromentimit të lirisë së shprehjes dhe të lirisë së medias. Natyrisht unë e kuptoj dhe të gjithë ne e kuptojmë që kryeministri i pari dhe qeveria e tij, e pas tyre edhe mazhoranca e tyre, janë në linjën e sjelljeve të tyre të vazhdueshme të dhunimit, të fyerjes, të poshtërimit, të kufizimit të lirisë të shprehjes, të lirisë së shtypit, të lirisë mediatike, sepse në fakt ata nuk e kanë problemin te antishpifja, pasi gjeneratori më i madh i shpifjes është vetë qeveria shqiptare. Gjeneratori më i madh i shpifjes janë vetë instrumentet mediatikë të komanduar, të korruptuara, të blera dhe që përdoren në mënyrën më abuzive, e deri në përdhunim nga ana e kryeministrit dhe qeverisë. Por, ne jemi në vigjilje të një mundësie tjetër që Shqipëria të marrë çeljen e negociatave me BE-në. Në këtë kontekst, çdo hap, çdo veprim që bie ndesh me parimet e lirisë së shtypit dhe të lirisë mediatike, çdo veprim që i bie ndesh rrugës së Shqipërisë për çeljen e negociatave dhe anëtarësimit në BE, në fakt është dëshmia më e mirë se cila është në të vërtetë qeveria, se cili është në të vërtetë kryeministri, i cili paradoksalisht duke qenë edhe presidenti i radhës i OSBE-së nga njëra anë, nga ana tjetër shfaqet si njëri prej shkelësve më të mëdhenj të parimeve të lirisë, të mbrojtjes të lirisë dhe sigurisë, të parimeve të mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe shtypit që mbron me aq konsistencë vetë OSBE-ja. Pra kjo hipokrizi, kjo pafytyrësi duhet të marrë fund dhe Kuvendi i Shqipërisë, të paktën në këtë rast le të mendojë vetëm njëherë të vetme dhe ti bëjë nder Shqipërisë duke ia hequr barrën e turpit të një vendi ku shteti, ku qeveria kufizon, cënon dhe kriminalizon lirinë mediatike, lirinë e shprehjes si një e drejtë themelore e kushtetuese që mbrohet jo vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, por edhe nga të gjithë konventat ku Shqipëria është palë dhe si palë nënshkruese është e detyruar ti zbatojë, sepse në të kundërt penalitetet nuk do ti vuajë vetëm qeveria shqiptare, por kostoja e tyre si edhe deri më sot, do të rëndojë mbi interesat e vendit dhe mbi qytetarët shqiptarë,”- shprehet Rama. 

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend për shqyrtim paketën ‘Anti-Shpifje”. Sipas Presidentit, nuk ka publikuar deri më tani përmbajtjen e akteve ligjore të “paketës antish-pifje” duke krijuar një mungesë transparence të theksuar përkundrejt publikut. Maxhoranca në 19 dhjetor të vitit të kaluar kaloi në Kuvend paketën e njohur si anti-shpifja dhe pse kundër saj kishte reaguar opozita, komuniteti i gazetarëve në vend dhe Evropë, por dhe institucione të ndryshme si BE apo KiE. Paketa u kundërshtua dhe nga OSBE, por një ditë para miratimit ky institucion ndyshoi qëndrim dhe u shpreh se do ndiqte hap pas hapi dhe mënyrën e zbatimit. Kundër paketës pati dhe protestë nga komuniteti i gazetarëve, të cilët kanë ngritur zërin për më shumë se një vit dhe para ditën e miratimit nga Kuvendit kundërshtuar këtë ligj dhe u shprehën se po instalohet censura. Por qeveria dhe Edi Rama u shprehën se paketa është e nevojshme dhe duhet të futet në zbatim shumë shpejt pasi duhet të dënohen shpifësit. Ligjet e ‘anti-shpifjes’ kundërshtohet pasi AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) dhe AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) marrin kompetencat e gjykatës dhe gjobat e majme që vendosen prej tyre duhet të ekzekutohen pa u shprehur një trup gjykuese. Këto institucione kanë mundësi dhe të mbyllin një media, pasi denoncimeve nga qytetarët.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ligji anti-shpifje luan rama meta kthen paketen antishpifje ligji anti-shpifje luan rama meta kthen paketen antishpifje

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë