LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Luana Vjollca kërkon 20 mijë euro në muaj, por mbetet ende pa punë

20 Nëntor 2021, 16:50 Nga DOSJA
Luana Vjollca kërkon 20 mijë euro në muaj, por mbetet ende pa

‘Shumë e shtrenjtë kjo LV-ja’, ishte një status i Luana Vjollcës që bëri jo pak bujë, pasi i krahasoi inicialet e saj të emrit të njëjta me ato të një marke të njohur, po ashtu të shtrenjta kur vjen puna e emrit. Pas largimit nga “Top Channel”, pas 15-vitesh, Luana tashmë mendon se ajo është shndërruar në një markë, dhe ndaj i ka vendosur një çmim stratosferik emrit të saj. Përmes një postimi në dukje jo dhe aq rastësor në “Instagram”, Luana duket se nxiti në njëfarë mënyre thashethemet,sipas të cilave ajo mund t’i bashkohet një televizioni në Kosovë.

Në foto, moderatorja shkruan “shumë e shtrenjtë kjo LV-ja”. Vërtet që Hooded Wrap Coat e Louis Vuitton është e shtrenjtë (diku te $5,500), por jo aq e shtrenjtë sa vlera që Luana Vjollca, me iniciale LV – I I ka kërkuar një televizioni në Kosovë.

“Express Rozë” raportonte se Luanës i është propozuar që t’i marrin të drejtat e programit “Shiko kush luan”, të cilin do ta moderojë sërish ajo në këmbim të një page 20,000 euro në muaj.

Media nuk bëri me dije emrin e televizionit për të cilin bëhet fjalë dhe për këtë arsye komentuesit kanë dyshime se ekziston një bisedë e tillë, duke e konsideruar një lojë bllofi të vetë Luanës, si për të marrë pak vëmendje ose për të justifikuar mungesën e saj në një ekran, duke pretenduar se çmimi i lartë i emrit të saj është arsyeja.

Nëpër disa komente me këngëtaren Kidën, Luana nxit diskutimin se është në bisedime të tilla. “Zor me vendos!”, shkruan ajo. Përveç kësaj ka shpërndarë edhe një artikull ku shkruhet se Kida “i merr ekskluziven Luana Vjollcës për lajmin se në cilin TV do e shohim”.

Megjithatë, ndryshe nga çfarë sugjeron titulli, Luana nuk e ka zbuluar se në cilin televizion do ta shohim dhe as e ka konfirmuar se do të jetë pjesë e një televizioni në Kosovë. Ky reagim i saj, vjen pak javë pasi deklaroi se i kishte dhënë fund karrirës televizive në moshën 30- vjeçare, pas 15 vitesh që vendosi të largohej nga “Top Channel”.

U tha se arsyeja e tërheqjes ishte për t’iu përkushtuar biznesit e saj të çantave dhe aksesorëve, të cilin e hapi këtë verë dhe flitet ta zgjerojë edhe me shitje veshjesh. Pas një periudhe ku paralajmëroi diçka të re që nuk lidhet as me muzikën e as me televizionin, zbulohet drejtimi i ri në jetë i Luana Vjollcës. Ajo ka punuar këto kohë në një koleksion të përbashkët të çantave dhe kapeleve me një brand online me bazë në Tiranë, i krijuar në vitin 2019.

Por sa kushton që një femër të ketë të sajat dy produktet e koleksionit, dhe a është e shtrenjtë edhe në biznes? Për trendet mesatare në Shqipëri e Kosovë, duhet ta shtrëngoni mirë rripin, shkruan një komentues.

Çantat e saj në të gjitha nuancat kanë një çmim fiks, 139 euro, teksa vetëm kapelja e thjeshtë e plazhit në 14 nuancat e saj kushton 69 euro. Për dy produktet, kostoja totale e kësaj vere ishte 208 euro, respektivisht sa gjysma e pagës mesatare në Shqipëri. Ndërkohë që tregoi se po punonte për të sjellë projekte të reja në “Top Channel”, Luana ka vendosur të tërhiqte nga teelvizioni.

Askush nuk e priste në fakt këtë moment kulminant të karrierës së saj, që ajo jo vetëm ta mbyllte emisionin “Shiko kush Luan”, por edhe të marrë vendimin më të vështirë për një vajzë që është rritur në ekran, pra të tërhiqet nga ekrani në moshën 30-vjeçare. Shkak për këtë vendim u bë si fillim projekti i “Big Brother Vip”, që në fillim iu besua asaj, por më pas iu dha Arbana Osmanit, prezantueses ikonë të këtij formati në Shqipëri.

Më pas Luana bëri tentativën numër 2, që të merrte përsipër moderimin e “Portokallisë”, në krah të Salsano Rrapit, dhe të largonte nga skena e humorit Fjoralba Ponarin, por edhe për këtë propozim nuk u ra dakord me drejtuesit e televizionit, kështu që vendosi të largohej nga bota e televizionit. E ndërkohë që ndjekësit i thonë se ka bërë ka bërë mëkat nga mbyllja e emisionit “Shiko kush Luan”, Luana Vjollca vendos të përgjigjet vetë në “Instagram”.

Duke qenë se po bëhet pak kohë që nuk e shohim në ekran, Luana Vjollca ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale, ku na ngacmon hera herës me postimet e saj. Pasi konfirmoi vendimin e largimit nga “Top Channel” dhe lajmëroi epokën e re të jetës, Luana thotë ka marrë mesazhe pafund mbi këtë temë. Së fundmi teksa po bashkëbisedonte me ndjekësit e saj, ajo sërish mori shumë mesazhe për mbylljen e programit. Madje, njëri prej tyre i thoshte se e quan “mëkat” mbylljen e emisionit “Shiko kush luan”.

“Më duket se ke hyrë në mëkat nga mbyllja e emisionit ‘Shiko Kush LUAN’ hahaha”, shkruan fansi/ fansja.

Ndërsa Luana ia kthen kështu: “Kur lexoj dhe dëgjoj kaq shumë kërkesa, realisht gjendem në ca momente të vogla pendese, por më besoni të jesh për 15 vite nonstop pa ndalesë në ekran me ritmin, oraret dhe përkushtimin tim ndaj punës, nuk gjen kohë të merresh me asgjë tjetër. E di që do më mirëkuptoni…!”, përfundoi Luana, duke lënë të kuptohet se televizioni tashmë është një kapitull i mbyllur.

Ajo këto kohë po merret me muzikën, pasi së fundmi ka ndarë me ndjekësit disa “InstaStory” nga Shkupi ku ka treguar se arsyeja e vizitës nuk ishte një pushim, por kishte të bënte me punën.

Moderatorja publikoi një foto me artistin Armend Rexhepagiq dhe më tej pamje nga një studio muzikore, ku duket kompozitori dhe producenti Darko Dimitrov. Në këtë mënyrë, Luana ka treguar se pas një periudhe pauze, po vjen me një këngë të re, që është po ashtu një nga synimet e saj kryesore për ta kthyer edhe muzikën në biznes.

DEKLARATA TJETËR E LUANËS PËR PARATË: PAGUHEM MBI 5000 € PËR NJË POSTIM, NUK BËJ REKLAMA ME KLERING 

Ndërkohë duke folur për bizneset, ajo dhe “Instagramin” e ka kthyer në biznes. Kohët e fundit ka qarkulluar me shpejtësi lajmi sa paguhen disa nga vajzat e famshme të ekranit, dhe ndër to ishte edhe shifra sa supozohej të fitonte në Instagram “showgirl”- i shqiptar, Luana Vjollca. Në media u tha se “Luana reklamon kryesisht kremëra ose produkte të ndryshme “make-up”-i dhe paguhet rreth 1200 € për një postim”.

Por në portalin e saj, Luana tha se në fakt vlera e vërtetë e çmimit për një postim në feed-in e “Instagram” të Luana Vjollcës është 5000€, “shifër kjo që mund të kalohet, por jo më poshtë”, ka thënë Luana. Ajo theksoi se nuk bën qoka apo klering. Ndërkohë që sa i takon lidhjes me Krenar Çoçajn, çifti e anuluan martesën në vjeshtë pasi kaluan një krizë.

Thuhet se tashmë gjërat mes tyre janë përmirësuar pasi ata tashmë kanë blerë edhe vilën e tyre luksoze në një kompleks VIP në Kosovë. Prej disa vitesh, Luana dhe biznesmeni nga Kosova kanë menaxhuar një lidhje në distancë dhe kanë udhëtuar herë në Tiranë e herë në Prishtinë, derisa vitin e kaluar Krenari u vendos në Tiranë, për të mbështetur karrierën në televizion të Luanës.

Mirëpo, mediat e Kosovës njoftuan se çifti firmosën ca kohë më parë edhe një kontratë për blerjen e një apartamenti luksoz në Prishtinë. Luana dhe Krenari kanë blerë një shtëpi në lagjen Arbëria në kryeqytetin e Kosovës. Raportohet se ajo ka një sipërfaqe të konsiderueshme dhe një pamje të mrekullueshme të Prishtinës.

Ndonëse kanë pasur shumë ulje e ngritje në marrëdhënien e tyre, përfshirë edhe mosprezencën e Krenarit në 29-vjetorin e lindjes së moderatores, tashmë duket se 30-vjetori do e gjejë në kapitull të ri si nga jeta private, ashtu dhe ajo e sipërmarrëses në biznes. E si kanë qenë këto pesë vite të Luana Vjollcës në çift me Krenar Çoçajn, duke qenë se dhe në karrierë ajo arriti kulmin e saj?

Ashtu si në skenat e një prej klipeve të saj, ku Luana shfaqej si Hirushja e përrallave, ajo arriti ta bënte kështu jetën e saj përtej televizionit. Miqtë e afërt konfirmojnë vazhdimisht se Luana ia ka dalë, pasi angazhimet e saj larg televizionit janë mjaftueshëm fitimprurëse, siç është muzika. Gati tre vite më parë, ajo i hyri seriozisht muzikës për të fituar para edhe prej saj, ndërkohë që i dashuri, Krenar Çoçaj, e mori nën menaxhim për ta kthyer muzikën e saj në biznes fitimprurës.

Ndonëse një çift që asnjëherë s’e konfirmoi lidhjen, prezantuesja Luana Vjollca dhe menaxheri i VIP-ve nga Kosova, Krenar Çoçaj, e pranuan deri-diku publikisht në “Instagram” me një shkëmbim komentesh të nxehta dashurie. Për herë të parë dyshimet se Luana kishte nisur histori të re dashurie me shokun e ngushtë të kunatit, Getoar Selimit, u hodhën më 10 korrik të para katër viteve, kur ajo dhe Krenari festuan 28- vjetorin e tij në Santorini.

Hera e fundit që Luana e konfirmoi në njëfarë mënyre lidhjen me Krenarin ishte në emisionin e saj, kur tha se ua qante hallin atyre që kishin lidhje në distancë, pasi edhe ajo vetë udhëtonte fundjavave për të takuar të dashurin. Edhe pse gjatë këtyre viteve kanë pasur edhe kriza në çift, flitet se ata ishin fejuar në fshehtësi dhe se Krenari kudo e prezantonte si nusen e tij.

Pas përfundimit të sezonit televiziv të kaluar me programin “Shiko kush luan”, prezantuesja e njohur e “Top Channel” shijoi luksin e udhëtimeve në destinacionet më të shtrenjta të botës, nisur nga postimet që bën në “Instagram”.

Më pas, vëmendja e medias u kthye më shumë te Luana për stilin e saj të jetës, pikërisht pushimet luksoze në Maldive për Shën Valentin, në një resort vilash 650 $ nata.

Së fundi ata kanë bashkëjetuar në një rezidencë luksoze në Tiranë, ndërkohë që thuhet se pas shkëputjes nga ekrani ata janë vendosur në Kosovë, por le të shohim se si do të vazhdojë karriera e saj.

Marrë nga: Panorama.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz luana vjollca luana vjollca

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër