LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Europë 2.0

9 Mars 2022, 08:05 Nga DOSJA
Lufta në Europë 2.0

Luftë në Evropë! Kjo thirrje tmerri jehoi një herë pak më shumë se para tridhjetë vjetësh: Më 27 qershor 1991 tanket e Ushtrisë Popullore Jugosllave kaluan në pikat kufitare të vendit me Italinë dhe Austrinë. Qëllimi: pengimi i shkëputjes së Republikës Jugosllave të Sllovenisë. A të lejon historia e luftërave jugosllave të bësh parashikime për Ukrainën? Ku janë paralelet, ku janë dallimet? A mund të nxirren mësime?

Qëllimet e luftës: Rusia donte t´ia “priste kokën” shpejt Ukrainës dhe të vendoste një regjim kukull. Përpjekja dështoi. Në vend të kësaj ushtria ruse tani po zhvillon luftë në të gjithë vendin. Edhe atëherë Jugosllavia e ndryshoi brenda pak ditësh dhe javësh qëllimin e luftës. Fillimisht ushtria u përpoq të mbante të bashkuar me forcë shtetin federal. Kur kjo nuk u arrit, në Kroaci dhe pak më vonë në Bosnje filloi një luftë për trashëgiminë territoriale të federatës në shkatërrim. Në fund, në vitin 1998/99, një “ushtri çlirimtare” luftoi për pavarësinë e Kosovës. Synimet ndryshuan, lufta mbeti.

Mësimi: Nëse qëllimi nuk arrihet, as paqja nuk vendoset një kohë të gjatë.

Kushtet kornizë: Asnjë fuqi e madhe, madje as Rusia, nuk kishte interes për shpërbërjen me luftë të Jugosllavisë, përkundrazi. Fuqitë i bashkërenduan mes tyre përpjekjet për paqen, të cilat nuk kishin sjellë rezultat për një kohë të gjatë. Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së diskutohej fort për detajet, por vazhdimisht arriheshin rezoluta të përbashkëta. Ndërsa sot OKB-ja është e paralizuar nga vetoja ruse. Fuqia e re botërore, Kina, nuk i bashkohet dënimit të agresionit rus. Moska ka armë bërthamore dhe kërcënon me to. Ndryshe nga 30 vjet më parë paqja botërore është në rrezik.

Mësimi: Paralelet sipërfaqësore si ajo midis Putinit dhe një Sllobodan Millosheviçi, të cilit i është dashur kundërvënë ushtarakisht në kohën e duhur, janë çoroditëse.

Strategjitë: Në Bosnje, fillimisht pala serbe dhe më pas edhe pala kroate u përpoqën të krijonin territore “etnikisht të pastra”. Nga ana tjetër në Ukrainë ushtria ruse synon të nënshtrojë të gjithë vendin dhe të pushtojë të paktën një pjesë të madhe të tij. Çështja është shteti, jo populli. “Spastrimi etnik” nuk është planifikuar. Në Ukrainë, e cila është dymbëdhjetë herë më e madhe se Bosnja, ai as nuk do të ishte i realizueshëm.

Mësimi: Pranoni refugjatë! Askush nuk duhet të ketë frikë se ata do të qëndrojnë përgjithmonë.

Rrethimi: Kryeqyteti i Bosnjës, Sarajeva, qëndroi i rrethuar nga prilli 1992 deri në shtator 1995. Qëllimi nuk ishte pushtimi dhe dëbimi i popullsisë si në disa qytete të tjera më të vogla të Bosnjës. Qyteti shërbente më shumë si peng ose si mjet këmbimi për shkëmbimet e mëvonshme territoriale. Për këtë qëllim Sarajeva nuk duhej të vdiste nga uria ose të shkëputej plotësisht nga rryma elektrike dhe uji. Pas dy muajsh bllokimi të plotë qyteti u furnizua përmes një ure ajrore në mënyrë të improvizuar dhe të parregullt.

Nën rrethim janë edhe një numër i qyteteve ukrainase, të cilat shpesh janë shumë më të mëdha se Sarajeva – Mariupol, për shembull, me një popullsi të ngjashme me atë të kryeqytetit boshnjak, është i dhjeti për nga madhësia në vend. Ndryshe nga Sarajeva qytetet e Ukrainës duhet të pushtohen. Kjo mund të nënkuptojë, që situata atje mund të bëhet edhe më e keqe, nga sa ka qenë atëherë – pikërisht për të imponuar dorëzimin.

Evakuimet: Nëse situata bëhet e padurueshme, mungojnë ilaçet, siç ndodh që tani në Mariupol dhe Kharkov, ndërpritet energjia elektrike dhe uji, mungojnë në fund edhe ushqimet atëherë thirrjet për rrugë shpëtimi bëhen më të forta. Organizatat humanitare mund të ndihmojnë. Por: “Gjatë evakuimeve nuk ndjehesh kurrë mirë, sepse me këtë de facto ndërhyn taktikisht në ngjarjet e luftës”, thotë Hansjörg Strohmeyer, drejtor i strategjisë në Zyrën e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Pasi popullsia civile ta ketë lënë një qytet, ushtria sulmuese mund ta pushtojë atë lehtë. “Për këtë kemi një mendim të qartë,” thotë Strohmeyer: “Ne evakuojmë, vetëm kur të dyja palët dhe njerëzit vetë e duan një gjë të tillë. Dhe pastaj ne i mbështesim ata.” Nuk është për t`u çuditur, që evakuimi i paralajmëruar nga Mariupol në bregun e Detit të Zi nuk u realizua gjatë fundjavës së kaluar.

Sipas të dhënave ukrainase 200.000 nga rreth 440.000 banorët e qytetit duhet të largoheshin. “Ky është numër i madh,” thotë Stromeyer, “jashtëzakonisht e ndërlikuar nga ana logjistike.” Po të duash t`i evakuosh të gjithë menjëherë, “ndoshta do të duhej një armëpushim i gjatë, ndoshta dyjavor”. Kështu që do të provohet në transhe të ndryshme. “Për gjithçka duhet të bihet dakord deri në detajet më të vogla. Sa kohë i duhet të udhëtojë një kolone nga Mariupoli? Dhe ku do të shkojnë njerëzit? Duhet kohë – dhe kërkon besim.”

Mësimi: Megjithë numrin e madh të refugjatëve, shumica e njerëzve do të qëndrojnë.

Mbrojtja e popullatës civile: Pas muajsh të luftës, fillimisht në Kroaci dhe më pas në Bosnje, OKB-ja stacionoi në vend një trupë të helmetave të kaltra. Ajo mbështeste infrastrukturën në vend, mbante rrugët të hapura, vëzhgonte gjendjen në fushën e betejës dhe ishte në gjendje të paralajmëronte. Por ajo nuk mund të mbronte popullatën civile nga granatimet dhe dëbimet. Në Ukrainë një forcë e tillë është e vështirë të imagjinohet. Nga pikëpamja humanitare drejtori i OCHA Strohmeyer nuk e konsideron atë të disfavorshme.

Pa një forcë paqeruajtëse, e cila mund të bëhet lehtësisht objekt i manipulimit taktik nga palët ndërluftuese, organizatat e ndihmës mund të veprojnë më bindshëm në mënyrë neutrale. “Është a-ja dhe o-ja e punës humanitare që të shkëmbehen informacione shumë të detajuara me ushtritë e përfshira,” thotë Hansjörg Strohmeyer. “Kur njoftohet se vjen një kolonë, ka një dritare të saktë kohore, e cila mund të duhet të shtyhet, por më pas respektohet.” Kjo është më e lehtë në Ukrainë, nga fakti se përballë njëra-tjetrës gjenden dy ushtri profesioniste, jo banda vullnetarësh siç ndodh shpesh në Afrikë apo Siri.

Mësimi: Më i rëndësishëm se presioni ushtarak ndaj Rusisë është presioni moral.

Politika dhe opinioni publik botëror: Në Bosnjë Këshilli i Sigurimit i OKB-së krijoi një zonë ndalim-fluturimi, siç e kërkon tani edhe qeveria ukrainase. Arsyeja nuk ishte se sulmet ajrore do të luanin një rol aq të madh në luftë. Zonat e ndaluara për fluturime tradicionalisht më shumë shihen si fillimi i një ndërhyrjeje ushtarake.

Të ndaluara nuk janë vetëm fluturimet, por edhe granatimet nga toka në hapësirën ajrore – të cilat nga ana tjetër sjellin me vete bombardime nga ajri kundër pozicioneve në tokë. Më të efektshme se ndërhyrjet e vërteta në luftërat jugosllave të viteve 1990 ishin debatet rreth tyre.Çdo kërcënim për ndërhyrje ushtarake kundër sulmuesve ishte një nxitje për palën mbrojtëse, që ta përshkallëzonte luftën dhe ta bënte më të mundshme një ndërhyrje të tillë.

Marrë nga DW.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll
Bota 9 Mars 2022, 07:51

Japonia qartëson marrëdhënien me Moskën

JAPONI- Japonia njoftoi të martën një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, duke sinjalizuar kështu një ndryshim nga përgjigja ...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri