LIVE UPDATES
Ekonomi

Lulëzimi i biznesit të shëndetit! Shqiptarët shpenzuan 50 milionë euro më shumë në vitin pandemik

2 Tetor 2021, 05:11 Nga DOSJA
Lulëzimi i biznesit të shëndetit! Shqiptarët shpenzuan 50

Pandemia i ndryshoi tërësisht prioritetet e shumë njerëzve. Jeta u vu në plan të parë, me çfarëdo kosto. Masat e lehtësuara shtrënguese në gjysmën e dytë të vitit, – teksa qeveria hoqi dorë prej tyre pas efekteve që ato dhanë në rënien ekonomike – çuan në një përhapje të shpejtë të Covid-19, në muajt e fundit të vitit 2020.

Statistikat e INSTAT treguan për një rritje të ndjeshme të vdekshmërisë shtesë në tremujorin e fundit, me rreth 70%, më shumë se mesatarja e së njëjtës periudhë 2016-2019, ndër më të lartat në Europë, sipas të dhënave të tjera të Eurostat.

Rritja e ndjeshme e fataliteteve shtesë, në raport me shtetet e tjera (që zgjodhën shëndetin para ekonomisë) është një tregues i përhapjes së madhe të infeksionit në vend. Tendenca vijoi edhe në tremujorin e parë 2021.

Teksa Shqipëria ka numrin më të ulët të doktorëve në Europë për 10 mijë banorë, me 16.5 mjekë (nga 47.6 që është mesatarja europiane), shumë familje dhe individë u detyruan që të përballonin kostot për kurimin nga xhepi, si në blerjen e medikamenteve, shtrimit në spitale private, apo në sigurimin e oksigjenit.

Këto shpenzime janë reflektuar në rritjen e ndjeshme të të ardhurave të operatorëve kryesorë që veprojnë në biznesin e shëndetësisë.

Të dhënat e përpunuara nga “Monitor”, nga bilancet e spitaleve private, klinikat kryesore të analizave dhe kompanisë më të madhe të sigurimit të oksigjenit tregojnë se të ardhurat e 19 shoqërive në fushën e shëndetit (spitale private, depo farmaceutike, laboratorë analizash dhe tregtim i oksigjenit), u rritën me 15%, ose gati 50 milionë euro më shumë. Indirekt, kjo tregon një pjesë të shpenzimeve shtesë nga xhepi për të përballuar pandeminë.

Kosto totale, sidomos ajo e shërbimeve private (nga mjekë e infermierë në shtëpi) dhe e kurimit jashtë vendit është e pamundur të llogaritet. Sipas INSTAT, që llogarit indeksin e vlerës në tregtinë me pakicë të produkteve farmaceutike e mjekësore, nga tetori 2020 deri në mars 2021, shpenzimet mujore për produkte farmaceutike e mjekësore u rritën mesatarisht me 24-28%, në raport me muajt përkatës të vitit normal 2019.

Më i fortë ishte zgjerimi i aktivitetit nga shoqëria “GTS-Gazra Teknike Shqiptare”, me aktivitet në prodhimin, shitjen dhe tregtimin e gazrave teknike, terapeutike, që rriti të ardhurat me 72%, në 1.8 miliardë lekë, duke hyrë, për herë të parë, në renditjen e “Monitor 200”, e nxitur nga kërkesa për oksigjen në spitale Covid-19 dhe përdorimi i bombolave nga të sëmurët që u vetëkuruan në shtëpi. Importet e medikamenteve arritën 22.7 miliardë lekë sipas INSTAT, me zgjerim 33%, në raport me mesataren 2018-2019.

Rritja ishte e fortë në tetor dhe në dhjetor. Pjesa më e madhe e depove të mëdha farmaceutike panë një shtim dyshifror të të ardhurave.

I fortë ishte dhe zgjerimi i aktivitetit të laboratorëve mjekësorë, pas shpenzimeve të larta për kryerjen e tamponëve, apo të analizave të mëpasshme për të parë ecurinë e sëmundjes.

“Intermedica Center” rriti të ardhurat me 55%, në 1 miliard lekë.

“Genius lab”, në vitin e plotë të dytë të aktivitetit, pesëfishoi xhiron, në 535 milionë lekë.

Spitalet private, me rritje të të ardhurave, po u afrohen fitimeve

Edhe pse kanë kaluar tetë vjet nga lulëzimi i biznesit të spitaleve private, të gjitha vazhdojnë të raportojnë humbje të larta, kur përvoja ndërkombëtare referon një cikël trevjeçar, kur përgjithësisht, sipërmarrje të tilla fillojnë e japin fryte. Por, në 2019-2020, humbjet u reduktuan në nivele minimale, duke iu afruar pikës së kthesës.

Të ardhurat e spitaleve private rezultojnë në rritje, teksa rënia e shërbimeve dhe operacioneve të planifikuara si rrjedhojë e kufizimeve të pandemisë u kompensua muajt e fundit me shtrimet e pacientëve që u kuruan për Covid-19.

“Spitali Amerikan”, më i madhi privat në vend, raportoi të ardhura prej 6 miliardë lekësh, me një rritje prej 10.7% me bazë vjetore. Humbjet ishin në nivelin e 24 milionë lekë (nga 22 milionë lekë vitin e mëparshëm dhe shumë më të ulëta se në 2018-n, kur ishin 168 milionë lekë.

Sipas raportit vjetor, masat që u morën kundër pandemisë prekën Spitalin Amerikan, duke kufizuar aktivitetin dhe shërbimet e ofruara për shkak të pamundësisë për të përdorur kapacitetin e plotë, rritjen e çmimeve të materialeve të konsumit mjekësor, lëvizjen e lirë të mjekëve të huaj dhe angazhimin me kohë të pjesshme të stafit.

“Bazuar në aktivitetin mjekësor të biznesit dhe domosdoshmërinë për të ofruar shërbime mjekësore në këtë situatë të jashtëzakonshme, drejtimi i burimeve financiare dhe njerëzore ka arritur të ruajë stabilitetin e shoqërisë”.

Raporti thekson se nevoja për trajtimin e kurimin e pacientëve post-Covid-19, u kthye në një nga përparësitë tona dhe kjo devijoji një pjesë të madhe të investimeve të parashikuara për departamente të ndryshme, drejt investimit në aparaturat e nevojshme për kapërcimin e kësaj pandemie”.

“International Hospital” (ish-Hygeia), që në mes të vitit 2018 u ble nga “Spitali Amerikan”, raportoi në 2020-n një qarkullim vjetor prej 2.6 miliardë lekësh, me rritje prej 4.4% me bazë vjetore. Humbjet u rritën lehtë në 52 milionë lekë, por gjithsesi mbeten shumë më të ulëta se niveli i 2017-2018, kur ishin mbi 400 milionë lekë.

Sipas raportit të aktivitetit, “duke parë situatën COVID-19 në Shqipëri, Shoqëria pezulloi të gjitha investimet kapitale dhe shpenzimet jo-thelbësore operacionale për të ruajtur likuiditetin, gjatë periudhës së bllokimit. Bazuar në aktivitetin mjekësor të biznesit dhe domosdoshmërinë për të ofruar shërbime mjekësore në këtë situatë të jashtëzakonshme, drejtimi i burimeve financiare dhe njerëzore ka arritur të ruajë stabilitetin e Shoqërisë.

Shoqëria aplikoi në Banka (i) për të shtyrë pagesat e interesave dhe shlyerjen e principalit që do të paguheshin deri më 31 dhjetor 2020 dhe (ii) për të shtyrë plotësimin e kushteve deri më 31 dhjetor 2020 të këtyre kontratave. Kontratat e shtyrjes janë aprovuar dhe firmosur nga Bankat.

Shoqëria ka aplikuar për hua sovrane qeveritare për përfitimet e punonjësve dhe pagimin e taksës për mbulimin e përfitimeve të punonjësve për tre muaj, pa interes, dhe e ka përdorur atë gjatë periudhës së bllokimit. Spitali aplikoi në bankat e saj për të përfituar nga moratoriumi i mandatuar nga Banka Qendrore e Shqipërisë, duke shtyrë shlyerjet e principalit të kredive ekzistuese deri në 5 muaj”.

“Salus”, spitali i tretë më i madh në vend, raportoi 450 milionë lekë të ardhura, me rritje 4.4% me bazë vjetore në vitin 2020. Humbjet ishin rreth 32 milionë lekë, shumë më të ulëta se kulmi prej -482 milionë lekësh në 2018-n. Në vitin 2018, pas humbjeve të mëdha, italianët e “Salus Holding” dhe “Policlinico Triestino” (që zotëronin së bashku rreth 57% të totalit) vendosën të shesin aksionet në janar të 2019-s tek aksioneri tjetër, Olti Peçini, i cili i ka blerë ato për një vlerë 1.1 milionë euro, duke rritur përqindjen e kapitalit nga 23.8% në 80.2%.

“Spitali Gjerman” (Cardio & Diagnostic Center Hamburg) ka kaluar me status të pezulluar në fund të 2019-s. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit janë të depozituara një sërë urdhrash për sekuestro konservative, për mospagim faturash apo detyrime të tjera./MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale shpenzimet gjate pandemise shpenzimet gjate pandemise

Sondazh

Poll
Ekonomi 1 Tetor 2021, 05:45

Bujqësia sektori më i madh i ekonomisë me rreth (18.5 % te totalit), nuk po përparon me hapat e sektorëve të tjerë në periudhën post-pandemike edhe pse ka ende ...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje