LIVE UPDATES
Politike

Macron sërish në krye të shtetit! Bushati: 3 mësime nga Franca për zgjedhjet presidenciale

26 Prill 2022, 08:51 Nga DOSJA
Macron sërish në krye të shtetit! Bushati: 3 mësime nga

TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka treguar tre mësimet që u nxorën nga zgjedhjet në Francë. Bushati shkruan se mësimi i parë nga zgjedhjet presidenciale është krijimi i një konfiguracioni të ri politik me tre blloqe kryesore: qendra, e majta anti-kapitaliste, dhe e djathta ekstreme. Mësimi i dytë ka lidhje me rëndësinë që mjedisi dhe tranzicioni ekologjik po marrin dita ditës në skenën politike. Ndërsa, mësimi i tretë nga zgjdhjet presidenciale në Francë ka lidhje me ambicjen për një Europë që i jep vetes mjetet për të vepruar

SHKRIMI:

Tre mësime nga Franca

Emmanuel Macron u rizgjodh President i Francës. Ai është presidenti i tretë në Republikën e pestë që zgjidhet për një mandat të dytë, pas François Mitterrand në vitin 1988, dhe Jacques Chirac në vitin 2002, dhe i pari që zgjidhet jashtë sistemit të “bashkëjetesës”, karakteristikë e sistemeve gjysmë-presidenciale, si Franca.

Shumë e kishin parashikuar fitoren e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve përkundrejt kandidates se ekstremit të djathtë Marine Le Pen. Sidomos kur veterani i të majtës radikale Jean-Luc Mélenchon u rendit i treti, duke rrëmbyer shumicën e zemrave të të rinjve francezë, me një agjendë të qartë tek çështjet e mjedisit dhe barazisë së mundësive. Ashtu sikurse Jean-Marie Le Pen në vitin 2002, dhe Emmanuel Macron në vitin 2017, duhet thëne se figura dominuese e këtyre zgjedhjeve ishte Jean-Luc Mélenchon.

Mësimi i parë nga zgjedhjet presidenciale është krijimi i një konfiguracioni të ri politik me tre blloqe kryesore: qendra, e majta anti-kapitaliste, dhe e djathta ekstreme. Epoka e alternimit të pushtetit ndërmjet republikanëve dhe socialistëve, karakteristikë e Republikës së pestë Franceze, mori fund. Fakti që më shumë se 40% e votave shkuan për të djathtën ekstreme nuk është një paralajmërim i mirë për zgjedhjet e ardhshme. Me qendrën e majtë dhe qendrën e djathtë të shkatërruar, Macron kandidoi në raundin e parë si i djathtë dhe në raundin e dytë si i majtë, duke e pozicionuar veten si të vetmin opsion. Partitë tradicionale fraceze menduan se kishin fituar betejën e ideve, por në fakt rezultuan të paaftë për të mbrojtur vizionin e tyre për shoqërinë. Frustrimi për mungesën e ofertave lexohet edhe tek numri i lartë i abstenimeve. Në fakt, më shumë njerëz abstenuan (mbi 13.6 milionë) sesa votuan për Le Pen (rreth 13.3 milionë). Po kështu, Macron u rikonfirmua si president jo vetëm nga votat e mbështetësve të tij, por edhe të atyre që me votën ndaj Macron në raundin e dytë synonin frenimin me çdo kusht të Le Pen.

Konfigurimi i ri politik do të testohet në zgjedhjet parlamentare të qershorit. Ky konfigurim ngjan me vitet e para të periudhës së Luftës së Ftohtë, ku një grup partish të grupuara rreth qendrës qeverisën Francën për një periudhë të shkurtër përballë opozitës që vinte nga radhët e Golistëve dhe komunistëve. Për shkak të destabilitetit politik, kjo qeverisje ishte afatshkurtër, çka i hapi rrugën krijimit të Republikës së pestë në vitin 1958.

Precedenti historik është i rëndësishëm për të shpjeguar situatën aktuale që përjeton skena politike franceze, përtej tundimit për ta përshkruar atë si “momenti i populizmit”. Partitë e ekstremit të majtë dhe të djathtë kanë një traditë të rrënjosur në kulturën politike franceze. Kështu, lëvizja e Le Pen e ka origjinën tek nacionalizmi francez i shekullit të 19-të që mori jetë gjatë Republikës së tretë. Formacioni politik i Mélenchon frymëzohet tek tradita demokratike socialiste dhe ajo internacionaliste, tek revolucionet e 1789-ës dhe 1848-ës dhe Komunës së Parisit. Ndërkohë që rrënjët e liberalizmit të Macronit duhen kërkuar tek forca dominuese intelektuale e politikës franceze në mes dhe fund të shekullit të 19-të.

Vështruar në këtë kontekst, zgjedhjet parlamentare të qershorit do të jenë edhe testi i parë për konfigurimin e ri politik. Aty do të kuptojmë më qartë nëse qeveria e ardhshme do të zbatojë planet e Macron apo do të ketë “bashkëjetesë”, ku presidenti përfaqëson një parti, ndërsa kryeministri dhe qeveria vijnë nga një parti tjetër.

Mësimi i dytë ka lidhje me rëndësinë që mjedisi dhe tranzicioni ekologjik po marrin dita ditës në skenën politike. Kur Macron u zgjodh për herë të parë president në vitin 2017, partitë popullore ishin forca dominuese në Europë, ndërkohë që socialistët ishin në tkurrje për shkak të avancimit të partive dhe lëvizjeve politike të majta me agjendë të qartë në fushën e mjedisit. Sot, partitë popullore nuk janë në qeverisje në asnjë prej katër shteteve më të mëdha të BE-së. Ndërkohë që socialistët, megjithëse në koalicion, janë në betejë përfaqësimi politik e programor me partitë e gjelbra. Zgjedhjet e fundit parlamentare në Slloveni, krahas atyre vendore në disa shtete të tjera të Europës Qendore dhe Lindore, po tregojnë se çështjet e mjedisit dhe raportit me ekonominë dhe jetën në përgjithësi po mbizotërojnë debatin publik nga qendra në periferinë e Europës.

I shtrënguar nga nevoja për të siguruar mbështetjen e votuesve që në raundin e parë votuan Mélenchon, i cili dallohej nga të gjithë kandidatët e tjerë për përparësinë që i dha çështjeve të mjedisit, Macron kuptoi pulsin e shoqërisë duke premtuar transformimin e Francës “në një komb të madh ekologjik”. I vetëdijshëm se ky projekt kërkon dekada për t’u jetësuar, Macron premtoi gjithashtu investime masive në burimet e rinovueshme të energjisë.

Duke qenë se të gjelbrit janë pjesëtarë të koalicionit qeverisës në Gjermani, mbetet të shihet sesi do të jetësohet më tej agjenda e tranzicionit ekologjik nga dy ekonomitë më të rëndësishme të BE-së dhe si do të zhvillohet politika e BE-së edhe përkundrejt partnerëve të saj në arenën ndërkombëtare.

Mësimi i tretë nga zgjdhjet presidenciale në Francë ka lidhje me ambicjen për një Europë që i jep vetes mjetet për të vepruar. Vizionet e kandidatëve për të ardhmen e projektit europian nuk kishin pika takimi. Propozimet e Le Pen nënkuptonin fundin e BE-së, të paktën siç e njohim ne. Kjo është edhe arsyeja se përse një pjesë e udhëheqësve europian nuk nguruan të përfshihen në fushatën zgjedhore duke i bërë thirrje francezve për të votuar për Macron.

Duke pasur parasysh kontekstin gjeopolitik si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë, presidenti Macron është para mundësisë historike për të vënë në jetë idetë e tij për të reformuar dhe përfunduar projektin politik të BE-së, duke përfshirë rritjen e përgjegjshmërisë demokratike të Unionit, lejimin e atyre shteteve që duan të integrohen më tej e njëkohësisht të ecin më shpejt. Dhe mbi të gjitha, krijimin e një BE-je me rrathë koncentrike që vepron me shumicë votash, si nevojë për të shpëtuar procesin e zgjerimit, i cili ka disa vite që është në gjendje klinike. Menjëherë pas zgjedhjes së tij si president i Francës në vitin 2017, Macron insistoi në reformimin e BE-së si parakusht për zgjerimin e mëtejshëm të saj. Pas rizgjedhjes së tij dhe në kuadër të diskutimeve për të ardhmen e Europës që do të zhvillohen gjatë presidencës franceze të BE-së, ekzistojnë pritshmëri legjitime për shpalosjen e vizionit dhe hapave konkret që do të mundësojnë anëtarësimin në BE të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, dhe në një të ardhme jo të largët edhe Ukrainës, Gjeorgjisë e Moldavisë, si vende që bëjnë pjesë në Partneritetin Lindor dhe që kanë shprehur qartësisht vullnetin politik për të qenë pjesë e BE-së.

Gjithashtu, me Macron të konfirmuar për një mandat të dytë, Putin mbetet i izoluar në Europë. Kërcënimi i tij i madh, një BE e bashkuar në qëndrime dhe vlera demokratike, në harmoni me SHBA-të, sapo është forcuar.

Po kështu, rizgjedhja e Macron do të ketë implikime të rëndësishme për krizën energjetike me të cilën po përballet BE-ja. Në periudhën afatshkurtër, kjo do të thotë një mundësi për një embargo të naftës ndaj Rusisë, një nga masat më të forta që BE-ja mund të marrë kundër Putinit. Në periudhën afatmesme dhe afatgjatë, ajo do të ketë një ndikim në largimin e Europës nga hidrokarburet ruse dhe garantimin e tranzicionit energjetik në përgjithësi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ditmir bushati ditmir bushati

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale