LIVE UPDATES
Bota

Mali i Zi shfuqizon vendimin gjyqësor për “puçistët”

5 Shkurt 2021, 15:31 Nga DOSJA
Mali i Zi shfuqizon vendimin gjyqësor për

MAL I ZI- Gjykata e Apelit e Malit të Zi e ka rrëzuar vendimin, me të cilin 13 persona të akuzuar për përpjekje për terrorizëm, përfshirë udhëheqësit e Frontit Demokratik (DF) në pushtet, Millan Knezheviq dhe Andrija Mandiq, janë dënuar me gati 70 vjet burg.

“Paneli e ka shfuqizuar aktgjykimin e shkallës së parë sepse në procedurën e sjelljes së tij, si dhe në vetë aktgjykimin, ishin bërë shkelje të konsiderueshme të dispozitave të procedurës penale, për shkak të së cilave as konkluzionet faktike dhe as ato juridike, nuk mund të pranoheshin në vendimin e shkallës së parë, si në raport me ekzistimin e veprave penale për të cilat të akuzuarit u shpallën fajtorë e po ashtu as në raport me ekzistimin e fajësisë së tyre për ato vepra”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit të Malit të Zi.

Duke vendosur në procedurën e shkallës së dytë lidhur me ankesat e theksuara kundër vendimit gjyqësor të departamentit special të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, kolegji i Gjykatës së Apelit i ka cilësuar të vlefshme ankesat e avokatëve mbrojtës të të akuzuarve, si dhe ankesën e të akuzuarit Bratisllav Dikiq, në pjesën me të cilën të akuzuarit Eduard Shismako, dhe Vlladimir Popov ishin shpallur fajtorë për kryerjen e veprës penale të krijimit të një organizate kriminale, ndërkaq që të akuzuarit Bratisllav Dikiq, Predrag Bogiqeviq, Nemanja Ristiq, Kristina Hristiq, Branka Miliq, Milan Dushiq, Dragan Maksiq, Srboljub Gjorgjeviq, Mihaillo Çadjenoviq, Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviq që kanë kryer të njëjtën vepër penale.

Lënda është kthyer për rigjykim në Gjykatën e Lartë në Podgoricë, por para një paneli të ndryshuar plotësisht. Paneli gjithashtu vendosi të heqë paraburgimin për të akuzuarin Bratisllav Dikiq dhe ta lirojë atë menjëherë.

Tentimi për të bërë puç në Mal të Zi ka ndodhur në ditën e zgjedhjeve parlamentare, në nëntor të vitit 2016, kur shërbimet malazeze të sigurisë arrestuan disa dhjetëra shtetas të Serbisë, të cilët dyshoheshin për përpjekje për të kryer veprime terroriste, në mënyrë që të përmbysnin qeverinë me një ndërhyrje të dhunshme në Parlamentin e Malit të Zi, si dhe për kapjen ose likuidimin e kryeministrit të atëhershëm, Millo Gjukanoviq.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, e cila ishte ngritur kundër dy shtetasve rusë, tre shtetasve malazezë dhe nëntë shtetasve serbë, qëllimi ishte që të parandalohej që Mali i Zi të bashkohej me aleancën e NATO-s.

Shtetasit rusë Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, janë paditur në aktakuzë si organizatorë dhe financues të përpjekjeve për terrorizëm dhe përmbysjes me dhunë të Qeverisë në Malin e Zi. Ata nuk ishin të qasshëm për gjyqësorin e Malit të Zi, por në deklaratat me shkrim ata hodhën poshtë pretendimet në aktakuzë.

Për përpjekje për terrorizëm ishin të akuzuar pjesëtarët e lëvizjeve të djathta ekstreme serbe, Predrag Bogiqeviq dhe Nemjanja Ristiq, të cilët Serbia kishte refuzuar që t’i ekstradojë.

Për terrorizëm në tentativë është akuzuar edhe gjenerali i pensionuar i policisë serbe, Bratisllav Dikiq, i cili është në paraburgim që nga dita e arrestimit të tij, por që nuk e ka pranuar akuzën për pjesëmarrje në përpjekjen për terrorizëm.

Qeveria e mëparshme, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve, akuzoi gjithashtu Rusinë për një përpjekje për grusht shteti, në vitin 2016, të cilën Moska e mohoi.

Marre nga: REL 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni mal i zi mal i zi

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri