Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Manastirliu tregon skenarin: “Shefqet Ndroqi” mund të rikthehet në spital COVID nëse vijojnë të rriten rastet e rënda
26 Qershor 2020, 13:39Nga DOSJA
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, ku ka treguar dhe skenarët që mund të merren nëse situata vijon të përkeqësohet.
Në një deklaratë gjatë inspektimit, Manastirliu u shpreh se do të konsiderohet rihapja e “Shefqet Ndroqit”, me shtimin e rasteve të rënda në terapi intensive.
“Është bërë edhe parapërgatitja për çdo skenar të mundshëm edhe në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Ju keni eksperiencën e parë të fituar dhe ajo çfarë do të bëjmë është vijimi I fuqizimit të kapaciteteve të spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ dhe sigurisht mundësia e rikthimit në spital COVID në rast se do të kemi flukse të mëdha në terapinë intensive”, tha Manastirliu.
Sipas skenarëve të paracaktuar, në këtë faze, nëse do të rriten shtrimet në spitalin infektiv, do të vijohet me hapjen e spitalit COVID3 (Ish-Kirurgjitë në QSUT) dhe paralelisht, nëse shtohet rastet në terapi intensive do të konsiderohet hapja edhe e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ për trajtimin e të prekurve me COVID19 në gjendje të rëndë dhe më pas është parashikuar COVID4 në varësi të fluksit.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, është shprehur sot se po punohet për të plotësuar dhe një tjetër kërkesë...
TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka kujtuar 6-vjetorin e ndarjes nga jeta të bankierit, Artan Santo.Me anë të një statusi në Facebook, Hoxha shkr...
TIRANË- Vajza që shikoni në foton e mëposhtme është Adjola Lakra, e cila u arrestua ditën e sotme si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës. Mësohet se...
LAÇ– Kreshnik Tusha, i arrestuari i parë natën e atentatit ndaj biznesmenit Paulin Gjergji (Marku) dhe Bujar Lika, ka dhënë versionin e tij se si u plago...
BERAT– Punonjësit e një fasonerie në Berat janë ngritur ditën e sotme në protestë për pagën e luftës. Mësohet se 40 prej tyre nuk e kanë marrë ende pagën e luft...
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët për të deklaruar pasuritë e tyre tre “të fortëve”, Mario Meshinit, Indrit Doçit dhe Ernest...
BERAT- Një grua e infektuar dje me COVID-19 ka alarmuar jo pak Institutin e Shëndetit Publik për shkak të kontakteve të shumta që ka patur. Gruaja 45-vjeç...
TIRANË- Ka ndryshuar rrjedha e vendimit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ndryshe nga sa pritej sot, që ish-ministri të njihej me vendimin pro o...
TIRANË– Detaje të reja janë mësuar nga atentati ndaj Hekuran Billës në zonën e Komunës së Parisit. Fijet po lidhen me njëra-tjetrën duke zbuluar të gjithë ...