LIVE UPDATES
Bota

Martesa të rreme në Qipro: Nuse europiane për dhëndurë aziatikë

3 Dhjetor 2020, 13:42 Nga DOSJA
Martesa të rreme në Qipro: Nuse europiane për dhëndurë

QIPRO-Arrestimi i 11 grave rumune pasi zbritën nga një avion në Qipro në korrik ka hedhur dritë mbi praktikën e martesave të rreme në ishull si një rrugë e shpejtë për të siguruar të drejtat e qëndrimit në Bashkimin Europian për shtetasit nga vende jo anëtare të BE-së.

Gratë u arrestuan në aeroportin e Larnakës dhe, sipas policisë qipriote, pranuan se ishin paguar nga 700 deri në 1,000 euro për martesa të rreme për shtetasit nga vende jo anëtare të BE-së që përpiqeshin të siguronin qëndrimin në bllok.

Dhjetë u dëbuan përsëri në Rumani, ku praktika të tilla nuk konsiderohen trafik njerëzor sipas ligjit rumun dhe nuk përballen me asnjë akuzë, tha policia rumune për BIRN. E 11-ta mbetet në Qipro dhe po hetohet nën dyshimin për organizimin e mashtrimit.

“Ndërmjetësja ishte një grua rumune e martuar në Qipro, e cila ishte ajo që bëri lidhjen midis organizatorëve në Qipro dhe organizatorëve në Rumani për të gjetur ‘nuset’ e ardhshme në Rumani”, tha për BIRN në një përgjigje me shkrim ministria e brendshme e ishullit. “Ajo ishte e përfshirë në mënyrë aktive në rregullimin e udhëtimit të tyre në Qipro.” Ministria tha se ky nuk ishte një rast i izoluar.

Avokatë, rekrutues dhe mblesë

Sipas të dhënave të publikuara nga qeveria qipriote në maj, rreth 3,600 martesa të dyshuara të rreme u referuan në polici në 2018 dhe 2019.

“Grupi i organizuar kriminal përbëhet nga organizatorët në krye të piramidës, të cilët zakonisht janë avokatë, dhe punonjësit e tyre që organizojnë veprimtaritë kriminale”, i tha BIRN ministria e brendshme.

Shtresa e dytë janë të ashtuquajturit “ndërmjetës” – shtetas të huaj rezidentë në Qipro ose në vendin nga vijnë nuset e rreme dhe që operojnë si “lehtësues” të dasmave.

“Këta anëtarë operojnë si rekrutues që joshin qytetaret europiane, të cilat më pas bëhen ‘nuse’ , si dhe shtetasit e vendeve të treta që kanë interes për të kryer martesën,” tha ministria.

Shumica e “dhëndurëve të rremë” të identifikuar nga autoritetet qipriote vijnë nga Pakistani, Bangladeshi dhe India dhe janë në Qipro me leje studimi ose pune që kanë skaduar ose do të skadojnë. Qeveria thotë se ka vërejtur gjithashtu një trend në rritje të azilkërkuesve që tërheqin kërkesat e tyre për azil pasi martohen.

“Në rast se leja e tyre e qëndrimit ka skaduar, ata këshillohen ose nga organizatorët ose nga ndërmjetësit të paraqesin një kërkesë për azil në mënyrë që të zgjasin qëndrimin e tyre në Qipro dhe të kenë shansin për të kryer ‘martesën’”, tha ministria e brendshme.

Pak përfundojnë duke qëndruar në Qipro, duke preferuar të udhëtojnë tutje në Britani, Gjermani ose Itali në bazë të dokumenteve të marra përmes martesës, tha për BIRN policia rumune.

Ndërsa në rastin e korrikut gratë u paguan nga 700 deri në 1,000 euro, kostoja për dhëndrin mund të variojë midis 3,000 dhe 6,000 euro, e ndarë midis “organizatorëve” dhe “ndërmjetësve”.

Angazhim i gjatë

Sipas autoriteteve qipriote, shumica e nuseve të rreme janë nga Rumania dhe Bullgaria, vende që u anëtarësuan në BE në 2007, por ku varfëria, veçanërisht në zonat rurale, mbetet një problem.

“Ato zakonisht mashtrohen pasi u ofrohet një punë e paguar mirë në Qipro dhe kushte shumë të mira pune”, tha ministria e brendshme, megjithëse nuk është e pazakontë që disa nga gratë e dinë natyrën e vërtetë të udhëtimit.

Ministria tha se në rastet kur gratë mashtrohen ato trajtohen si viktima të trafikimit njerëzor. Komisioneri i policisë rumune Jenel Sogor tha se gratë rumune u rekrutuan nga “rrjete ndërkombëtare kriminale” të cilat, tha ai, shfrytëzojnë vendet ku martesa të tilla “nuk i nënshtrohen vlerësimit dhe kontrollit të duhur, siç është rasti në Qipro”.

Gratë regjistrohen nga autoritete qipriote si të punësuara dhe, shpesh, lidhin marrëveshje të falsifikuara qiraje me dhëndrit e tyre të rremë si provë se ata jetojnë bashkë. Gratë janë të detyruara të dorëzojnë dokumentet e tyre personale, si sigurim që ato nuk do të ikin.

Por misioni i tyre nuk përfundon me ceremoninë e martesës.

Certifikata e martesës shpesh përdoret për të aplikuar për letra qëndrimi për të afërmit e dhëndrit, ndërsa të porsamartuarit informojnë autoritetet për qëllimin e tyre për të lënë Qipron dhe për t’u larguar drejt një shteti tjetër anëtar të BE-së. Vetëm kur sigurohet kjo gjë, nuset mund t’i kthehen jetës së tyre. Edhe atëherë, “ata zakonisht janë të detyruar të jenë të disponueshme në çdo kohë, madje edhe të udhëtojnë në Qipro, për kontrolle policore” për të vërtetuar martesën e tyre, tha ministria.

Raportet e mediave qipriote thonë se vendi është përballur me ankesa nga Portugalia dhe Letonia, vende anëtare të BE-së, – ku janë rekrutuar shumë prej nuseve të rreme – që nuk po bëjnë mjaftueshëm për të goditur mashtrimin. Qipro ka miratuar standarde më të rrepta për të demonstruar vërtetësinë e një martese dhe dënime më të ashpra për ata që shpallen fajtorë për mashtrim të sistemit.

MARRË NGA BIRN

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arrestimi i 11 grave rumune qipro arrestimi i 11 grave rumune qipro

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë