6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar në Shkodër për të parë më nga afër situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut. Sëbashku me kryetaren e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi dhe drejtues të PD lokale, Basha është ndalur në Shirgj, një nga zonat më të prekura ku ka takuar edhe banorët e dëmtuar nga vëshrimi i ujit si pasojë e reshjeve të mëdha.
Numri një i PD-së, fillimisht u njoh me situatën e rënduar nga ana e kryetares së bashkisë së Shkodrës, ndërkohë që vetë banorët thanë se janë në vështirësi dhe kanë pësuar dëme të mëdha.
PJESË NGA BISEDA:
Voltana Ademi: Në Obot nuk kemi akoma probleme në shtëpi. Ndoshta sonte do kërkojmë edhe mjet lundrues. Në toka po. Edhe Mushani ka problemi. Kemi 1100 hektarë të dëmtuar.
Basha: “Ndodhem këtu për të qenë pranë qytetarëve të Shkodrës të cilët po përballen me një situatë të rëndë dhe me një përkeqësim nga ora në orë. Një situatë e rëndë me përmbytje po dominon hapësirën perëndimore në Lezhë, Fush-Krujë, Durrës, Fier, Vlorë.
Eshtë një situatë e cila i mbivendoset edhe fatkeqësive të tjera siç është pandemia. Shqipëria po vuan një situatë krizash siç është pandemia, siç është tani ajo e përmbytjeve, e cila po na kushtojnë edhe dëme të mëdha ekonomike dhe jetë njerëzish. Nuk është koha për politikë, por nuk mund të mohoet që gjendja mund të jetë më e mirëmenaxhuar. Përbri kësaj duhet të jetë edhe prania reale e atyre që ndihmojnë dhe nuk vijnë thjeshtë dhe vetëm për të vizituar apo për të dhënë mesazhe. Kjo është detyra e shtetit. Unë kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me kryetaren e bashkisë Shkodër dhe me përfaqësuesit tanë në zonat e goditura rëndë. Situata nuk ka ardhur duke u përmirësuar, por duke u përkeqësuar dhe përkundër kësaj duhen marrë masa konkrete dhe masa urgjente. Masa e pare: duhet të kemi transparencë për atë që po ndodh. Siç e dëgjuat nga kryetarja e bashkisë sasia e derdhjeve shtesë përtej agregatëve të kaskadës është dyfishuar brenda 24 orëve. Me këtë mot që shohim shanset janë që situata do të vijë duke u përkeqësuar. Përballë kësaj situate duhen marrë masa urgjente. Nuk mjaftohen deklarimet, duhen marrë masa urgjente. Duhet dislokimi i të gjitha resurseve shtetërore. Duhen marrë masa për t’u ardhur në ndihmë banorëve të cilët po përjtojnë goditje pas goditjesh. Dhe me këtë kuptim dua t’ju them se mund dhe duhet të bëhet shumë më shumë për të menaxhuar situatën sesa ç’është bërë apo ç’është deklaruar deri tani. Unë do të vazhdoj të qëndroj pranë qytetarëve të Shkodrës, pranë qytetarëve në gjithë zonat e goditura për të parë si mund të japim kontributin tonë. Partia Demokratike dhe unë do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar banorët. Ndërkohë bashkë me kryetaren e bashkisë Shkodër, bashkë me autoritetet dhe me përfaqësuesit tanë në këtë zonë do të gjendemi pranë banorëve për të parë çfarë është bërë dhe çfarë mund të bëhet për këtë situatë. Jemi një popull jemi një komunitet i tërë i gjendur përpara kësaj vështirësie dhe i gjithë bashkë do të bëjmë gjithçka për tja dalë mbanë.
Pyetje: A janë të gatshëm ekspertët e Partis Demokratike duke patur parasysh edhe eksperiencën në të kaluarën që ti bashkangjiten atyre të qeveris për ta mirë menaxhuar dhe për ta përballuar këtë situatë të krijuar?
Lulzim Basha: Njerëzit tanë kanë qenë prej orëve të para në terren duke bërë maksimumin e tyre. Unë kam qenë prej tre ditësh në komunikim me kryetaren e bashkisë që në momentin kur IGJEUM-i i dha paralajmërimet e para, ndaj përgjigja e vetme që mund tju jap është që njerëzit tanë po punojnë me mish dhe me shpirt me ato mundësi të kufizuara që ka Bashkia me masat të cilat ka marrë që para përkeqësimit të gjëndjes. Siç ju thashë është e gjithë Ultësira Perëndimore në gjendje të tillë dhe detyra kryesore e qeverisë në këto momente është për të bërë gjithcka për të mirë menaxhuar situatën. Siç iu thashë nuk është koha tani për të bërë politikë, por gjendja mund të menaxhohet shumë më mirë se sa ç’është menaxhuar në këto ditë para dhe nga ana tjetër mund t’iu them se një mirëmenaxhim i gjendjes mund të kufizojë dëmet dhe mund të kishte parandaluar disa prej dëmeve të shkaktuara deri tani që për fat të mirë deri tani kufizohen në përmbytje, vetëm në përmbytje në dëme ekonomike, përmbytje të tokave të kultivuara por situata po precepiton me shpejtësi ndaj i takon qeverisë të lërë mënjanë çdo lloj propaganda dhe ti shtrohet punës për të marrë masat që i takon, është detyra e saj të marrë çdo masë. Natyrisht Partia Demokratike do të bëjë gjithçka, unë do të bëj gjithçka që është e mundur për ti ndihmuar banorët e Shkodrës dhe gjithë ultësirës Perëndimore që ndodhen në këtë gjendje mjaft të vështirë. Njerëzit tanë ndodhen në terren, përfaqësuesit tanë ndodhen në terren që në orët e para të mëngjesit, pranë familjeve dhe pranë komuniteteve të goditura”, – u shpreh kreu i opozitës nga Shirgji, ku dëmet nga përmbytjet kanë qenë të mëdha.
Pas zonës së Shirgjit, kryetari Basha i shoqëruar edhe nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi dhe drejtuesit e PD, ishte dhe në Obot ku pa edhe atje situatën e rëndë të përmbytjeve.
“Është e lehtë për të qenë i hidhëruar me këtë që po ndodh dhe unë të kuptoj shumë mirë. Prandaj jemi afër jush sot. Edhe me kryetaren e bashkisë kam komunikuar që prej fillimit, se dihej që ju goditeni të parët. Natyrisht përgjegjësinë për t’ju ndihmuar e ka shteti, po dhe ne me çfarë kemi mundësi do t’ju ndihmojmë me gjithçka. Kryetarja e bashkisë më ka komunikuar gjithë masat që ka marrë. Shpesoj që prania këtu e këtyre efektivëve të vihet në përdorim për ata që do të kenë nevojë. Nga ana tjetër duhet të bëjmë gjithçka dhe ne t’ju gjendemi pranë me çdo mënyrë, me çdo formë të mundshme. Kjo është situatë jashtëzakonisht e rëndë, nga COVID në përmbytje, jetë njerëzish të humbura, ekonomi e shkatërruar. Padiskutim mund të ishte menaxhuar më mirë, padiskutim mund të ishin parandaluar disa gjëra, po tani që situata po vazhdon të precipitojë, duhen marrë të gjitha masat për të qenë afër njerëzve. Kështu që siç i keni pasur dhe i keni në krahë njerëzit tanë. Edhe unë sot ndodhem këtu për të qenë pranë jush e për t’ju thënë me gjithçka që kemi, ne, unë, Partia Demokratike, opozita, do bëjmë gjithçka të jemi pranë jush në çdo formë dhe mënyrë që mundemi. Por duhet ta theksoj që detyra kryesore sot është e shtetit, të lërë mënjanë çdo gjë tjetër edhe të bëjë gjithçka për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve, në veçanti atyre që janë në nevojë ekstremi, në veçanti Oboti, ana e malit është padiskutim ai që goditet i pari, ai që vuan i pari, ai që ka vuajtur më shpesh dhe që akoma nuk ka marrë dëmshpërblimet e situatave të kaluara”, – tha Basha nga Oboti.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka përcjellë një mesazh një ditë para rikthimit në shkolla të nxënësve. Me anë të një mesazhi në rrjetin e sa...
TIRANË– Shqipëria prej 5 ditësh është ‘pushtuar’ nga moti i keq që ka shkaktuar probleme të mëdha në vend dhe përmbytje. Disa ditë më parë, Instituti i Gje...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka dalë në mbrojtje ministrave të tij, dhe këshilltarit Endri Fuga për darkën që u filmuan duke ngrënë në një nga restorant...
TIRANË– Ditën e djeshme, videoja e ministrave shqiptarë dhe zyrtarëve të tjerë të lartë që darkonin në një prej restoranteve më luksozë në botë. Vetëm disa...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Soicaliste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvillua sot një takim në Njësinë nr.11, Laprakë ku është takuar me disa ba...
DUBAI– Një delegacion prej 18 personash nga qeveria shqiptare dhe Bashkia Tiranë kanë udhëtuar drejt Dubait për takime zyrtare.Dosja.al ka siguruar një video ku...
ELBASAN– Gazmend Bardhi është prezantuar zyrtarisht si drejtues politik në Elbasan. Vetë Bardho ka deklaruar se pas 25 prillit të vitit të ardhshëm, Elba...
TIRANË– Edi Paloka i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos bëjë gazmorin si zakonisht por që tu përgjigjet e tu vijë në ndihmë banorëve që...
DIBËR– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi ka denoncuar faktin se 13 fshatra të Zall Dardhës dhe Reçit në Dibër janë të izoluar...
GREQI– Ditën e djeshme qeveria greke dërgoi në parlament projektligjin për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Protothema shkruajti se projektligji është plan...