Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Mbillte drogë në Librazhd, arrestohet 30-vjeçari, procedohen kryeplaku i fshatit dhe dy inspektorë pyjesh
12 Gusht 2019, 11:10Nga DOSJA
Librazhd- Një 30-vjeçar është arrestuar në Librazhd pasi akuzohet se kishte mbjellë lëndë narkotike.
Nga policia është arrestuar L.T., 30 vjeç pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin N.N, D.V., dhe N.A., Inspektorë pyjor pranë Drejtorisë Shërbimit Pyjor Prrenjas, D.B., kryeplakun e fshatit Sopot, kanë kultivuar bimë narkotike. Këta të fundit janë proceduar penalisht.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit Elbasan, kanë ushtruar kontroll dhe në përroin e Gostimës, pranë fshatit Sopot të Prrenjasit, dhe gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi fidanë kanabis të kultivuar në tokë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit: L.T., 30 vjeç, banues në Prrenjas.
Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: N.Nj., pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin L.T., kanë kultivuar bimë narkotike, si dhe D.V., dhe N.A., Inspektorë pyjor pranë Drejtorisë Shërbimit Pyjor Prrenjas, D.B., kryeplaku i fshatit Sopot, për veprën penale , “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
MIRDITË– Është zbardhur zanafilla e vrasjes së ushtarit të Met Kananit, që u ekzekutua ditën e sotme në Rrëshen. Dosja.al mëson se Armando Gjini ka qe...
MIRDITË– Kanë dalë detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Armando Gjinit, ushtarit të Met Kananit që u vra ditën e sotme në Rrëshen. Në një status në Fa...
Rrëshen: Në qendër të qytetit të Rrëshenit është ekzekutuar me armë zjarri mesditën e sotme 48-vjeçari Tonin Gjini (Armando Gjini), i njohur ndryshe si u...
Tiranë-Pasi mori pjesë në memorialin pranë Liqenit Artificial, për nder të të rënëve gjatë komplotit të 15 korrikut në Turqi ka folur së fundmi Bujar Kapexhiu.P...
Njihuni me 4 shenjat që janë shumë seksi dhe njëkohësisht japin shumë në dashuri. Partnerët e tyre me siguri janë shumë me fat.LuaniLuanët janë ekspertë në dhën...
TIRANË– Sot është një nga ditët më të nxehta në Shqipëri. Masat ajrore të nxehta e të thata që vijnë nga Afrika kanë bërë që Shqipëria të përvëlohet ditën ...
Fier- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier pasi është vrarë me thikë një 23-vjeçari Florian Selimi në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se vik...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke konsumuar një kafe në një nga lokalet buzë detit ku edhe po kalon pushimet.Me kapelen ngjyr...
Durrës- Vijon operacioni “Plazh i lirë”. Në Durrës janë liruar rreth 6000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, si dhe janë sekuestruar rreth 1000 ç...