LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbipopullimi i kopshteve në Bashkinë Tiranë, 30-50 fëmijë në grup

7 Janar 2022, 16:03 Nga DOSJA

TIRANËNumri i lartë i kërkesave për regjistrim në kopshte, ka sjellë që raporti edukator-fëmijë të cenohet dukshëm. Aktualisht, numri i fëmijëve në çerdhe ose kopsht është dy herë më i lartë se norma dhe rrjedhimisht ka ndikuar në edukimin dhe mbarëvajtjen e shëndetshme të fëmijëve që frekuentojnë kopshte dhe çerdhe në moshë të mitur.

Për shkak të financimit të ulët nga pushteti vendor dhe qendror fëmijët nuk janë prioritet për te alokuar investime te vazhdueshme në këtë sektor. Gjithashtu ka një mungesë të strategjisë për të tentuar standardet e sistemit të BE-së. Një ndër problematikat e hasura është tejmbushja me fëmijë të këtyre institucioneve kopshte/çerdhe.

Burime të Portës Vendore nga radhët e edukatorëve që punojnë në këtë sektor kanë pohuar se kapaciteti maksimal i grupeve tejkalohet nga 25 fëmijë në plot 50 fëmijë. “Kopshti i vajzës time i cili ndodhet tek pallati me shigjeta, stafin e ka shumë të mirë. Por ama janë 35 veta në grupin e 4-vjeçarëve. E di që kujdesi s’mund të jetë i njëjtë për të gjithë, por ama unë zgjodha që fëmija im të shkonte në shtet, kjo edhe për pagesën, pasi kaq janë mundësitë tona në familje. Por direkt që javën e parë, edukatorët më kërkuan të blija bazën materiale të fëmijës, dhe gjithë produktet higjieno-sanitare që t’i kishte në kopsht. Fatura më shkoi 5 mijë lekë të reja dhe nuk di nëse kjo do të jetë e përmuajshme, pasi ashtu do të ishte e tepërt”, tha një prind për Portën Vendore.

Të vegjlit monitorohen nga 2 edukatorë, të cilët në kushtet e mbipopullimit të grupeve nuk arrijnë të japin 100% të përkushtimit të tyre, siç do të ishte për më pak se 25 fëmijë.

“ Është ezauruese dhe shteruese për ne edukatorët kur grupet shkojnë deri në 50 fëmijë sikur të ishin gjimnazistë . Ata janë të vegjël dhe duan më tepër përkujdesje dhe përkushtim, por në këto shifra nuk arrin dot t’i menaxhosh. Ata janë të vegjël dhe një grup i tej fryrë ndikon negativisht në mirëqenien e fëmijëve. Faktikisht drejtoresha na ka komunikuar që vetëm 10 fëmijë mbi normën e lejuar do të pranohen, por si çdo vit ka pasur fluks të shtuar”, thanë burime nga stafi i edukatorëve në kopshtet e Tiranës.

Kjo situatë e rënduar u tentua që të bllokohej nëpërmjet portalit e-albania nga i cili asnjë fëmijë nuk do të regjistrohej jashtë zonës së banimit. Pavarësisht tentativës për të penguar dyndjet në kopshtet me “biografi të mirë” dhe “migrimin” e fëmijëve nga zona ku banojnë në zonat elitare, përsëri nisma dështoi. Mbipopullimi i kopsht/çerdheve është kthyer në fenomen shqetësues, ndërkohë që numri i popullsisë dhe familjeve që shpërngulen në kryeqytet ecën me ritme të vrullshme. Por sipas ekspertëve situata mund të zgjidhej vetëm me shtim të kapaciteteve infrastrukturore. Sidomos ky fenomen vërehet në qendër të Tiranës ku kopshtet ndahen me ata më të marketuarit që synohen më tepër nga prindërit dhe ata më pak të njohur që kanë përsëri deri në 10 fëmijë më shumë nga sa është udhëzimi.

Bashkia e Tiranës i quan “Nul” problematikat e ngritura dhe në të vetmen pikë që bashkohet me palët është ajo e rritjes së kërkesave për të regjistruar fëmijët në kopshte publike. Por përtej kësaj sipas bashkisë raporti edukator/ fëmijë nuk është cenuar. Bashkia shton më tej se numri i fëmijëve për edukator është 1 punonjës për 13 fëmijë. “Numri i kërkesave këtë vit ka qenë shumë i lartë, e sidomos në kopshte, duke tejkaluar kërkesat e viteve të mëparshëm. Me gjithë kërkesat e larta, fluksi i fillim vitit të ri shkollor është menaxhuar duke ruajtur raportin edukator/fëmijë. Aktualisht në çerdhe ofrojnë shërbim 491 edukatore për rreth 2800 fëmijë/ditë. Ndërsa në kopshte ofrojnë shërbim 521 edukatore për rreth 7000 fëmijë/ditë”, përgjigjet ky institucion duke iu referuar kërkesës për informacion nga Porta Vendore.

Por “denoncimet” për kushtet që fëmijët përballen në kopsht apo çerdhet ku prindërit ua besojnë nuk mbarojnë me kaq. “Jetoj në zonën e Freskut dhe jam detyruar që pas një kohe shumë të gjatë në kopshtin shtetëror të dorëzohesha, pasi ishte e pamundur që të menaxhoja punën dhe kohën. Çdo 3 ditë edukatoret më thërrisnin që vajza ka temperaturë dhe më duhej ta merrja, por kur kjo u bë e shpeshtë, mu duk e pabesueshme, dhe nuk pranova ta merrja më, duke i thënë se nuk mundem, por që nga ajo ditë ato më morën inat, që nuk i kisha lënë të rrinin rehat dhe ja bën ferr vajzës kopshtin, që kështu ajo nuk pranoi të shkojë më. Sot unë rris vajzën dhe për fat të keq kam hequr dorë nga puna, teksa rrjedhimisht edhe nga një shumë e mirë të ardhurash mujore që i voliteshin familjes sonë”, tha Laura. Por shumica e prindërve që vijojnë ti dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe e kopshte, vënë në dukje tualetet e këqija, muret me lagështirë, mbipopullimin e krevateve, hera pas here edhe pakujdesin e vetë edukatorëve duke pasur një numër aq të konsiderueshëm fëmijësh në grup, çka e bën të pamundur nga ana kohore kujdesin një për një të tyre. “Tualet janë skandal, krevatet gjithashtu. Në shumë kopshte ka edhe lagështirë. Nuk po i hyj fare procesit të mësimdhënies, që i blemë vetë të gjithë çdo muaj, lapsa, tabakë, fletore, tabela, gjithçka. Por kam zgjedh privatit pasi është më ekonomik. Kjo është arsyeja”, tha një prind.

Kopshti 38 në Kombinat paraqitet në situatë të vështirë, ku sipas prindërve në këtë kopsht kanë pasur shpesh vështirësi edhe me stafin pedagogjik.

“Ka pasur raste që i kemi gjetur fëmijët duke qarë, ndërkohë që ka pasur edhe raste kur fëmijët nuk hanë dhe edukatoret thonë që kanë ngrënë shumë shumë mirë. Unë kam pasur dy fëmijë në këtë kopsht dhe më sëmureshin çdo fundjavë, me temperaturë. Normalisht që ata u bënin me djersë dhe askush nuk kujdesej për shkak të numrit të madh të fëmijëve, kjo është mëse e qartë dhe e kuptueshme”, tha një tjetër prind që nuk dëshiroi të identifikoj por që nuk nguroi të ndante eksperiencën e saj me Portën Vendore.

Ndërsa kopshti 51 megjithëse është rikonstruktuar disa kohë më parë nga Bashkia Tiranë, dhe teksa frekuentohet në total nga rreth 200 fëmijët e njësisë administrative nr. 4, sërish ka prindër që janë të pakënaqur me faktin se duhet të sigurojnë të gjitha gjërat vetë.

“Janë fëmijë dhe ne prindërit duam më të mirën për to, ama di që pak a shumë po na shkon njësoj si tek private, pasi gjithçka e blejmë vetë. Edukatoret s’kanë faji, atyre i duhet bazë materiale dhe produkte të higjenës, ka pasur raste që kemi çuar edhe çarçafë e batanije pasi kanë qenë mungesë. Kjo mendoj se duhet të ndryshojë, qoftë edhe duke rritur pak pagesën e strukturës së çerdhes ose kopshtit, por ama jo të administrohet në këtë mënyrë, pasi nuk është diçka dinjitoze”, tha Mimoza, e cila ka një djalë 5 vjeç në këtë strukturë parashkollore të kryeqytetit. Edhe disa nga prindërit e  kopshtit 22 në  rrugë n Bardhyl në  kryeqytet pohuan një zë ri që  i blejnë  vetë  letrat higjenike, detergjentët, tabelat e shkrimit, ngjyrat etj.

Por nga ana tjetër Bashkia e Tiranës jep një panoramë më optimiste. Në kërkesën me një sërë pyetjesh të dërguara nga Porta Vendore mbi investimet e kryera, bashkia sqaron se zona urbane e Bashkisë Tiranë ka 46 kopshte dhe çerdhe, ndërsa në zonën interurbane ka 70 kopshte ku shumica prej tyre janë si ambiente të përfshira brenda objektit shkollor.

Institucioni Vendor ngulmon se kostot e fshehura që qarkullojnë nuk janë realitet i kopshteve në vend madje sipas bashkisë këto struktura janë të pajisura me mjetet e nevojshme. “Çdo çerdhe dhe kopsht ka të miratuar lejen higjieno-sanitare, si dhe monitorohet nga Inspektorati Shëndetësor Shtetëror. Në asnjë strukturë nuk ka mungesa të materialeve të pastrimit apo detergjente për higjienizimin e vendit, e aq më tepër në kontekstin e kohës së pandemisë, e cila ka shtuar vëmendjen për furnizime të tilla. Aktualisht institucionet furnizohen dhe me produkte për mbrojtjen anti-Covid”, pohon bashkia.

Lidhur me situatën hijeno-sanitare në institucionet parashkollore Porta Vendore iu referuar me një kërkesë për informacion edhe Inspektorati Shëndetësor Shtetëror, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk mori një përgjigje.

Në ligjin e vetëqeverisjes vendore , neni 23 mbi funksionet e bashkive në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike , pika 12, thuhet shprehimisht se: Bashkia merret me administrimin dhe rregullimin e sistemit arsimor parashkollor në kopshte dhe çerdhe. Lidhur me infrastrukturën parashkollore bashkia sqaron se prej vitit 2015 janë shtuar 7 çerdhe dhe 9 kopshte.

“Investimet e kryera në infrastrukturën e çerdheve dhe kopshteve të Tiranës nga 2015 e në vijim konsistojnë në: Godina të reja nga fillimi 7 çerdhe dhe 9 kopshte Rikonstruksione të plota të godinave 5 çerdhe dhe 5 kopshte Rikonstruksione të pjesshme 18 çerdhe dhe 24 kopshte

Shërbime të reja 6 (5 objekte të marra me qira dhe 1 bashkëpunim),” shprehet Bashkia Tiranë.

Porta Vendore ka kërkuar informacion të detajuar pranë Avokatit të Popullit. Në kthim përgjigje nëpërmjet Komisionerit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave te Fëmijëve, Nejla Peka ka evidentuar një sërë problematikash për kopshtet dhe çerdhet dhe ka adresuar edhe rekomandimet përkatëse. “Cenimi i të drejtave të fëmijës për një zhvillim normal dhe ushqim të shëndetshëm ishte një ndër faktorët që është konstatuar edhe në Av. e popullit. Komisionerja për Mbrojtjen dhe Promovimin e te Drejtave te Fëmijëve vendos si çështje të parë mungesën e infrastrukturës së nevojshme, një ndër kushtet bazë. Gjithashtu theksohet një mungesë e vazhdueshme e llogaridhënies në të gjitha nivelet”, tha Pela.

Problematikat e konstatuara kanë cenuar të drejtën e fëmijës për një arsim cilësor, zhvillim normal dhe ushqim të shëndetshëm, si rrjedhojë e faktorëve në vazhdimësi: Veprimtaria e institucionit të Avokatit të Popullit për të drejtat e fëmijës, gjatë ushtrimit të funksioneve administrative shqyrtimit të ankesave/kërkesave/rasteve me iniciativë etj ka evidentuar problematika lidhur me trajtimin e fëmijëve dhe kushtet mjedisore të çerdheve dhe kopshteve. Problematikat e konstatuara kanë cenuar të drejtën e fëmijës për një arsim cilësor, zhvillim normal dhe ushqim të shëndetshëm, si rrjedhojë e faktorëve në vazhdimësi:

Raporte të tëra shumë faqesh japin realitetin brenda dyerve të institucioneve ku pretendohet se duhet të kryejnë një edukim, zhvillim dhe ushqyerje e shëndetshme e fëmijëve, por mesa duket punët nuk janë dhe aq mirë.

Raporti i KLSH i 20/02/2020 për Bashkinë Tiranë risjell dhe një herë në vëmendje mbipopullimi dhe një sërë mangësish që konfirmohen.

Në raport citohet qartësisht se në ambientet e kopshteve janë gjendur krevat portativë të shtuar. Gjithashtu cilësohet se nuk ka asnjë strategji të mirëfilltë përveç planit 2018-2022, ku parashikohen të shtohen disa struktura përmes PPP. Një ndër problemet thelbësore është mbipopullimi.

“Në një kohë kur vendet e tjera punojnë për të përsosur teknikat e edukimit dhe zhvillimit të të vegjëlve në kopshte e çerdhe, vendi ynë nuk arrin të siguroj kushtet bazike. Gati të gjitha elementet që duhet të garantojnë rritjen e mirë të fëmijëve, rezultojnë të jenë jashtë standardeve, që nga mbipopullimi tej kapaciteteve, kushtet higjieno-sanitare, mjetet didaktike e shumë të tjera, që i kanë nxjerrë në dritë audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit, pas një monitorimi 5- mujor në kopshtet e çerdhet e Tiranës. Sidoqoftë, bashkia e kryeqytetit nuk është se s’ka bërë asnjë përpjekje, por ato janë fokusuar më tepër në fasadat e godinave (përmes nismës së adoptimeve nga bizneset)”, thuhet në raportin e KLSH-së.

Prindërit në kopshte publike përballen me kosto të fshehura pasi bazën materiale duhet ta sigurojnë vetë dhe për pasojë shërbimi që shteti i jep është i mangët shkruhet më tej në raportin e KLSH.

Raportet e njëpasnjëshme konstatojnë situatën e mbingarkuar në kopshtet e kryeqytetit, kësaj radhe i shoqatës “Together for Life, i vitit 2019.

Në 89% të kopshteve të monitoruara (nga të cilat 24 janë të nismës “Adopto një kopsht”), prej të cilave u morën informacione të sakta dhe të plota, vihet re një numër fëmijësh për grup përtej normave të këshilluara për mirërritjen e tyre.

Problemet sa vijnë dhe zgjerohen duke u hapur një plagë e thellë në çdo kërkim të kryer në 92.7% e kopshteve të qytetit të Tiranës (nga të cilat 23 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) të cilët nuk kanë dalje sigurie dhe 73.2% e kopshteve (nga të cilat 19 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë sinjalistikë që të të udhëheqë drejt daljeve të emergjencës.

Nga kërkimet që Portën Vendore ka kryer në platformën opendata.tirana.al, vit pas viti ka rezultuar se numri i çerdheve është pakësuar.

Sipas tabelës, vetëm viti 2017 ka rezultuar me numrin më të lartë të kopshteve me 85 të tillë në krahasim me vitin 2020 që janë 4 struktura më pak.

Ndërsa viti më me pak çerdhe/kopsht ka rezultuar viti 2018 dhe viti 2019 me një numër 79 struktura për secilin vit

“Ekziston një mendësi te pjesa më e madhe e prindërve në vendit tonë e cila lidhet me cilësinë e kopshteve dhe shkollave. Shumica e tyre fokusohen dhe priren të shpenzojnë më shumë në arsimin parauniversitar sesa në kopsht. Faktikisht kopshti e më pas parashkollori ka një rëndësi themelore se si fëmija do të marrë bazat e tij në vazhdim. Cilësia e kopshteve në vendin tonë gjithsesi nuk është në nivelin e duhur e kjo duke nisur edhe nga numri i lartë i fëmijëve sidomos në ato publike. Si pasojë mësuesit/edukatoret kanë ngarkesë fizike dhe psikologjike të shtuar dhe kjo reflektohet në mbarëvajtjen e fëmijëve. Paga e këtyre mësuesve po ashtu është e ulët dhe aspak stimuluese”, thotë për Portën Vendore Marsida Simo sociologe.

Sipas të dhënave nga National Center for Education Statistics, rreth 8 për qind e mësuesve (sidomos të ciklit të ulët) largohen nga profesioni çdo vit. Mësuesit më të rinj dhe ata që janë në fillim të karrierës së tyre, janë ndër më të prirurit për të lënë mësimdhënien. “Mendohet se pasojat nga COVID-19 – stresorët e shumtë fizikë, financiarë dhe emocionalë, do ndikojë te këto statistika në shkallë kombëtare. Për vendin tonë nuk ka të dhëna specifike, por mjafton një vëzhgim në terren për të kuptuar pakënaqësitë e tyre dhe performancën në punë”, shprehet Simo.

Marrë nga “Porta Vendore”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e tiranes kopshtet ne tirane bashkia e tiranes kopshtet ne tirane

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!