Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbardhur çfarë do të ndodh në Kongresin e së shtunës të Partisë Socialiste. Nga selia e PS-së, Rama tha se Kongresi i PS këtë herë do të jetë krejt ndryshe, duke shtuar se në mbledhjen e sotme të Asamblesë do të caktohet i gjithë rendi i ditës. Po ashtu, kryeministri shtoi se të shtunën do të caktohej edhe vijimësia e punës brenda socialistëve.
“Do të përcaktohen piketat që qeveria dhe grupi parlamentar do të punojnë për të marrë përsipër për realizimin e angazhimeve. Koha në të cilin mblidhet kongresi është e jashtëzakonshme për shkak të kontekstit. Na prek edhe në siç prek gjithë botën. Siguria është kthyer vetëvetiu në një prioritet themelor. Flas për sigurinë në të gjitha aspektet. Ne do të ngremë të gjithë punën tonë në vijim dhe Kongresi do të na shërbejë për të shërbyer si pika referimi. Kjo është një kohë kur PS ka një përgjegjësi ekstra për të qenë forca që i bashkon të gjithë shqiptarët. Jep siguri dhe me vepra e me argumenta, krijon kushtet që shqiptarët të jenë bashkë jo për zgjedhjet por për rrugën që populli të gjykojë dhe të bëjë zgjedhjet e veta,”-tha Rama.
PJESË NGA FJALA E RAMËS:
Kjo është pak a shumë pamja e përgjithshme e Kongresit, për të mos hyrë në detaje të tjera organizative, të cilat mbeten për t’u zbuluar gjatë zhvillimit të Kongresit, në fund të të cilit, të gjithë organizatorët dhe drejtuesit e paneleve që përmenda më lart, do bëjnë për publikun një përmbledhje të punës së Kongresit për të gjithë temat më të mprehta dhe nga ana tjetër, do përcaktojnë piketat që më tej qeveria, grupi parlamentar, kryesia e partisë do punojnë për të marrë përsipër pjesën e tyre të realizimit të këtyre angazhimeve.
Natyrisht që, koha në të cilën mblidhet ky Kongres është, edhe njëherë tjetër, një kohë e jashtëzakonshme për shkak të kontekstit që na prek edhe ne sicc ka prekur gjithë botën dhe gjithë Europën, si rezultat i agresionit rus në Ukrainë, që do të thotë që siguria është kthyer vetvetiu në një prioritet themelor, në të gjitha aspektet, nuk flas vetëm për sigurinë në aspektin e zakonshëm të fjalës, por për siguri në të gjitha aspektet. Natyrisht, kjo e lidhur me domosdoshmërinë e një mbështetjeje shoqërore për të gjithë ata, që janë më vulnerabël, që duhet të ndjehet fort në vijim dhe me domosdoshmërinë për të vazhduar në rrugën e zhvillimit.
Mbi këto tre shtylla, ne do të ngremë të gjithë punën tonë në vijim dhe Kongresi do të na shërbejë për t’i adresuar si pika referimi tek qytetarët tanë, duke nënvijëzuar faktin se kjo është një kohë, ku Partia Socialiste ka një përgjegjësi ekstra, nëse mund ta quaj kështu, për të qenë forca që i bashkon të gjithë shqiptarët, për të qenë forca që jep siguri dhe që, me vepra dhe argumente të qenësishëm, krijon kushtet që qytetarët pa dallim të jenë bashkë, jo për zgjedhjet, por për rrugën, deri kur pastaj do duhet përsëri që populli të gjykojë dhe të bëjë zgjedhjet e veta.
Nuk është bashkim që do të thotë shkrirje e të gjithë popullit në një parti, por është një bashkim që do të thotë përballje e një kohe të jashtëzakonshme me një rezistencë të jashtëzakonshme, thelbi i të cilës, sigurisht, është bashkimi dhe jo ndarja; bashkimi, jo për të qenë të gjithë në një mendje dhe për të rënë dakord me të gjitha, por bashkim për të rënë dakord, në radhë të parë, për nevojën e jashtëzakonshme që ka kjo kohë për të rezistuar dhe për të mos e lëshuar korsinë e zhvillimit të mëtejshëm.
LAJMI KRYESOR: Mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Propozimi i sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurit është marrë parasysh nga ana e kryeministri Edi Rama. Në fjalë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rezultatet e Këshillimit Kombëtar, nismë e prezantuar prej tij në ditën e parafundit të vitit 2021. Tek...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zbardhur axhendën e Kongresit të Partisë Socialiste. I pranishëm në Asamblenë e PS-së që u mbajt online, Rama tha se...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një porosi për deputetët e Partisë Socialiste dhe për të gjithë anëtarët që do të jenë prezent në Kongresin e ...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri prezantoi agjendën e diskutimeve të takimit të sotëm të Asamblesë të PS-ë. Gja...
TIRANË- Komisioni i Rithemelimit nuk njihet akoma nga gjykata si organ drejtues i Partisë Demokratike, pasi në regjistrin e partive politike në Gjykatën e ...
LEZHË– Gjergj Prendi, paraardhësi i Gjokë Jakut ka zëvendësuar këtë të fundit në postin e prefektit të Lezhës. Mësohet se emërimi i Prendit është bër...
DURRËS– Roland Nasto, prefetki i Durrësit është liruar nga detyra. Vendimi është marrë sot. Mësohet se në vend të Nastos, e njëjta detyrë i është nga...
TIRANË– Nis mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila po mbahet online. Ajo që bie në sy është fakti që takimi po zhvillohet online, ndërsa ...
TIRANË– 25 minuta! Kaq ka zgjatur mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila po zhvillohet online. Pas fjalës së sekretarit të Përgjithshëm, ...