LIVE UPDATES
Politike

“Më shumë vota se votues”/ LSI: Ja çfarë ndodh me kutitë në disa bashki të vendit

1 Korrik 2019, 12:16 Nga DOSJA
“Më shumë vota se votues”/ LSI: Ja çfarë ndodh

TIRANË- Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka vijuar akuzat ndaj KQZ, që sipas kësaj force politike, po manipulon të dhënat.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, përmes një deklarate për media, përmendi disa raste, në të cilat sipas tij, nuk përputhet numri i votuesve me numrin e votave të kandidatit fitues.

Gjatë fjalës së tij, Vasili u ndal te Berati, duke thënë se në këtë bashki kanë votuar një mijë qytetarë, por në kuti janë 16 mijë vota.

Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili:

Të nderuar qytetarë dhe qytetare! Jemi sigurisht në këtë komunikim së bashku për të vijuar në përmbushjen e premtimit tonë për të denoncuar deri në fund e deri në një masakrën që kanë ndodhur në votimet moniste në ditën e djeshme, votime që ishin të paligjshme, por që kriminalizimi i ka çuar deri në kufijtë e të bërit qesharak.

Po ju jap vetëm shembuj konkret të nderuar qytetarë dhe komentet e tjera po ua lë juve, për të kuptuar se çfarë mendje kriminale, por dhe çfarë mendje idiote e qeveris këtë vend dhe sesi shfrenimi i injorantëve i bashkuar me të babëziturit mund të prodhojë të tilla gjëra.

Në bashkinë e Beratit të nderuar qytetarë sipas të dhënave të KQZ-së të organizatës socialiste që drejton atje dhe që ka marrë për fyti procesin zgjedhor, në Berat kanë votuar sipas KQZ-së 14 000 votues, pra 14 000 qytetarë kanë hedhur votën në kuti. Po çfarë ka ndodhur të nderuar qytetarë, ende pa mbaruar numërimi, pra janë dhe 7 kuti për tu numëruar, anë gjetur 2000 vota më shumë në kutitë në votimit, pra kanë votuar 14 mijë dhe në kuti gjenden 16 mijë vota akoma pa mbaruar votimi, këtu besoj PS pret një rezultat tjetër 130, 140, 150%, pra luftohet për rekorde shumë të larta, gjithmonë mbi 100%, përtej ëndrrave të partisë së punës dhe të Enver Hoxhës në kohën e tij që deri tek 99% e arriti. Megjithatë të jemi gjithmonë më të përgjegjshmen dhe të kujdesshëm për çdo gjë dhe të vlerësojmë këtë situatë kriminale.

Kanë përfunduar zgjedhjet në bashkinë e Vorës, sërish kemi të njëjtën histori suksesi dhe fitoreje mbi 100%, nga 6120 votues, në kutitë e votimit gjenden 6208 vota. Kutitë e votimit sipas hajdutëve socialistë janë shndërruar në sera të cilat punojnë me rendimente të larta dhe prodhojnë gjithmonë rezultate mbi 100% të votave, pra janë realizuar objektiva madhore,  të marrin më shumë vota se sa qytetarë, mbi 100% dhe me këtë ritëm dhe më këto vota të marra me tepri mund të ngremë edhe nja 3 bashki deh të shkojmë në 64 bashki. Megjithatë vazhdojmë të jemi në denoncimin tonë, e njëjta gjë edhe në Memaliaj, përsëri mbi 100%, nga 4150 njerëz që kanë votuar, në këtu gjenden 4206 vota sërish kandidati fiton me 100 e ca % te votave.

Urime këtyre kandidatëve të cilët fitojnë me 100 e ca % të votave.

E njëjta gjë ndodh në Himarë, nga 4165 votues të raportuar nga KQZ, nga organizata socialiste në KQZ 4209 vota gjenden në kuti, mbi 100%, edhe këtu ecim me mbi 100%.

Kandidatët socialist që fitojnë, thjesht gara është që dikush ecën të 130%, dikush 140, 103, 104, këta me 102 dhe 103% sigurisht që do iu merren masa ndëshkimore se nuk kanë realizuar planin e tejkalimit.

E njëjta gjë ndodh dhe në Selenicë dhe ka më shumë vota në kuti se sa votues, 6200 votues thotë KQZ dhe në kutitë e votimit gjenden 6293 vota. E njëjta gjë ndodh në Gramsh nga 8947 vota sipas KQZ-së socialiste, në kutitë e votimit gjenden 9076 vota,pra afër 1000 vota më shumë.

Siç e shikoni ka një tejkalim mbi 100% të qytetarëve. Në konkluzionin tonë shqiptarët u përballën me një proces tërësisht të paligjshëm dhe antikushtetues, monist, të drejtuar nga KQZ-ja socialiste, organizata përkatëse socialiste në KQZ, në të gjitha KZAZ dhe KQV, të cilët janë evidentuar dhe mijëra dëshmi të tjera që do vazhdojmë të ua denoncojmë. U futën dhe mbyllën dritat duke mbushur kutitë. Duke qenë vulgarë dhe të trashë siç kanë dhe kryeministrin e tyre, harruan këta derdimenë dhe këta delenxhinj, e mbushën vota mbi 100%.

Ky turp, por edhe ky faj shumë i rëndë penal, rëndon që mbi katër anëtarët e KQZ-së,  tashmë një bandë socialistësh që shkatërron çdo ligjshmëri dhe deri te të gjithë ata banditë të tjerë që kanë mbushur kutitë, të cilat  po vetë u vetëdemaskuan. Procesi i demaskimit të këtyre delenxhinjve nuk do të ndalet, pavarësisht se ndonjëri duke dëgjuar këto shifra do të thonte që këta janë sa delenxhinj edhe idjotër.

Ditën e djeshme, shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë. Procesi i votimit nuk pati probleme, përveç disa incidenteve të vogla në Finiq dhe Durrës. Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga kreu i shtetit, Ilir Meta.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike petrit vasili rezultatet e zgjedhjeve petrit vasili rezultatet e zgjedhjeve

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen