LIVE UPDATES
Bota

Zjarret në Maqedoninë e Veriut, disa vatra aktive, një viktimë

Një zjarr i madh po i afrohet qytezës Dojrani i Vjetër në juglindje të vendit. Autoritetet kanë nisur evakuimin e popullatës atje, teksa paralajmërojnë për rrezikun nga shpërthimi i mundshëm i minave të vjetra në atë zonë.

30 Korrik 2024, 22:48 Nga M.B
Zjarret në Maqedoninë e Veriut, disa vatra aktive, një
Foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Temperaturat e larta po mbajnë aktive një sërë vatrash të zjarrit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa njoftohet për viktimën e parë si pasojë e zjarreve në rrethinën e Kumanovës. Një zjarr i madh po i afrohet qytezës Dojrani i Vjetër në juglindje të vendit. Autoritetet kanë nisur evakuimin e popullatës atje, teksa paralajmërojnë për rrezikun nga shpërthimi i mundshëm i minave të vjetra në atë zonë.

Një burrë 75 vjeç është viktima e parë e zjarrit që përfshiu disa zona në Maqedoninë e Veriut. Ai ka humbur jetën, sipas njoftimeve zyrtare, si pasojë e asfiksimit në një fshat pranë Kumanovës. Ndërkohë, Autoritetet lokale të Dojranit të Vjetër dhe zyrtarët e Qendrës për Menaxhimin e Krizave njoftuan për një zjarr të madh që po i afrohet qytezës në juglindje të vendit dhe se zjarri është jashtë kontrollit. Zjarri ka shpërthyer në një landfill mëngjesin e së martës pranë Dojranit.

Nga drejtoria e Pyjeve Kombëtare bëjnë të ditur se flakët kanë përfshirë të paktën tre shtëpi, por nuk ka pasoja në njerëz. Qendra për Menaxhimin e Krizave dhe shërbimet tjera përkatëse po bëjnë evakuimin e banorëve nga rrethina e Dojranit të Vjetër. Kire Mihajlov i drejtorisë së Pyjeve Kombëtare i tha medias lokale se po kërkohet ndihma për ndërhyrjen e zjarrifikësve nga qytetet fqinje Gjevgjeli, Vallandovë dhe Bogdancë. Mihajlov tha se në momentin kur landfilli ka marrë flakë nuk pa pasur roje dhe se ekipet e zjarrfikësve nuk kanë pasur qasje për ta shuar zjarrin.

Për shkak të erërave vatra e zjarrit ka filluar të përhapet në drejtim të Dojranit të Vjetër. Drejtoria e Pyjeve Kombëtare, ndërkohë kërkon llogari nga autoritetet lokale të Dojranit për shkak të pamundësisë së qasjes së zjarrfikësve tek landfilli që kishte marrë flakë.

Temperaturat e larta dhe erërat kanë shkaktuar një sërë varash të zjarrit në pjesë të ndryshme të Maqedonisë së Veriut dhe zjarrfikësit për më tepër se dhjetë ditë janë përballur me flakët sidomos në Malin Serta afër komunës së Shtipit, në lindje të vendit dhe zjarri ende nuk është shuar në tërësi. Shtetet si Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Serbia dhe Rumania i dolën në ndihmë Maqedonisë së Veriut duke dërguar helikopterë dhe avionë të posaçëm për shuarjen e zjarreve./ VOA

maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj