LIVE UPDATES
Aktualitet

Meta dekoron pas vdekjes Kostandin Kristoforidhin me Titullin ‘Nder i Kombit’: Ka punuar gjithë jetën për të më

14 Prill 2021, 12:57 Nga DOSJA
Meta dekoron pas vdekjes Kostandin Kristoforidhin me Titullin ‘Nder i

ELBASAN- Preisdenti Ilir Meta ka dekoruar pas vdekjes figurën madhështore të Rilindjes Kombëtare, Kostandin Kristoforidhin me Titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

Meta e dekoroi Kristoforidhin për motivacionin “Për veprimtarinë e çmuar në rrugëtimin e Pavarësisë së Shqipërisë, promovimin e ideve të Rilindjes Kombëtare. Me veprën e tij kontribuoi në njësimin gjuhës shqipe, zhvillimin e arsimit, si dhe mbrojtjen e identitetit dhe kulturës shqiptare.”. Meta në fjalën e tij ka thënë se Kristoforidhi ka punuar gjatë gjithë jetës së tij ka punuar për të mësuar fëmijet shqiptare.

Në fjalën e Tij përshëndetëse, Presidenti Meta u shpreh:

Shumë të dashur anëtarw të shoqatës mbarëkombëtare “Normalisti’. I nderuar Rektor i ‘Universitetit të Elbasanit’, profesor Skënder Topi. Të nderuar profesorë, shkencëtarë, qytetarë të Elbasanit dhe familjarë, pasardhës të kësaj figure kaq të epike të ‘Rilindjes Kombëtare’. Është një privilegj për mua sot, që në praninë tuaj të vlerësojmë së bashku një prej figurave më madhështore e të ndritura të ‘Rilindjes Kombëtare’ Kostandin Kristoforidhin. Të vlerësojmë birin e Elbasanit dhe të mbarë kombit shqiptar, lëvruesin e gjuhës shqipe, patriotin dhe veprimtarin e jashtëzakonshëm të arsimit dhe kulturës tonë kombëtare.

Gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë së tij Kristoforidhi përçoi idetë e Rilindasve Kombëtare për pavarësinë e Shqipërisë. Kristoforidhi, punoi për mësimin, lëvrimin, forcimin e gjuhës shqipe dhe promovimin e virtyteve më të mira të kombit tonë. Në kohët më të errëta të kombit, ky patrioti i shquar punoi me këmbëngulje dhe palodhur për mësimin në gjuhën amtare. Ai bashkoi veriun dhe jugun përmes Abetareve Gegënisht dhe Toskërisht’, duke projektuar njesimin e kombit përmes një gjuhe. Me botimin e gramatikës së gjuhës shqipe ai, nxori në dritë visaret e paçmuara të popullit tonë pikërisht përmes gjuhës. Me lëvrimin që i bëri gjuhës shqipe me përkthimet dhe veprat e tjera, Kristoforidhi kontribuoi drejpërdrejt për themelimin e gjuhës letrare kombëtare.

Zgjimi kombëtar ishte misioni i jetës së tij, dhe mjetin kryesor për këtë, ai e shikonte nëpërmjet gjuhës, kulturës dhe arsimit. Për Kristoforidhin, gjuha amëtare ishte mjeti më i rëndësishëm për përparimin kombëtar. Ashtu si në vende të tjera të zhvilluara të botës atëkohë, Kristoforidhi solli liturgjinë në gjuhën shqipe, dhe e shndërroi atë në një gjuhë të gjallë duke e lëvruar në të dy dialektet. Kjo punë e tij vizionare do t’i jepte atij me të drejtë meritën e jashtëzakonshme si gurthemeli i njesimit të dy dialekteve në një gjuhë të vetme kombëtare. Kristoforidhi ishte dhe një veprimtar patriot.

Ai qe anëtar i Komisionit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Shqipërisë themeluar nga një grup i intelektualësh shqiptarë me qendër në Stamboll, të cilët punuan për integritetin territorial dhe bashkimin e trevave të banuara historikisht nga shqiptarët, nën Perandorinë Osmane. Figura të tilla madhështore për atdheun tonë, për gjuhën e kulturën shqipe janë shembull frymëzimi në çdo kohë dhe për të gjithë brezat. Ata na kujtojnë se sa i shtrenjtë është atdheu, sa i fuqishëm dhe i domosdoshëm është arsimi, se sa mund e gjak është derdhur ndër shekuj për të mbrojtur dhe pasuruar identitetin, pavarësinë dhe kulturën tonë kombëtare.

Ndaj sot të gjithë jemi përpara një misioni dhe përgjegjësie kombëtare për të mbrojtur stoikisht historinë, kulturën dhe identitetin tonë prej tentativave të shkatërrimit dhe shpërfytyrimit të qëllimshëm. Të kujtojmë me nderim dhe admirim veprat e patriotëve dhe heronjve tanë dhe njëkohësisht të çojmë përpara e ta pasurojmë më tej punën e tyre, duke i bërë kështu shërbimin më të vyer vendit, gjuhës, dhe trashëgimisë sonë të jashtëzakonshme kulturore kombëtare. “Zgjohuni shqiptarë,” ishte thirrja e Kristoforidhit dhe e të gjithë etërve të kombit.

Kjo thirrje jehon veçanërisht sot, sepse Shqipëria është në rrezik dhe ka nevojë për bijtë e saj, ka nevojë që shqiponjat të kthehen në fole. Në nderim të kësaj figure të ndritur patriotike të Rilindjes dhe kombit tonë, kam privilegjin t’i akordoj sot Kostandin Kristoforidhit (pas vdekjes) Titullin e Lartë “Nderi i Kombit”, duke kërkuar njëkohësisht falje me përulësi për vonesën e detyruar për shkak të rrethanave kufizuese të pandemisë, pavarësisht dëshirës së përbashkët për t’i dhënë përmasat dhe të gjitha nderimet më të larta që meriton

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta kostandin kristoforidhi ilir meta kostandin kristoforidhi

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit