Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar miratimin e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Zvicrën, lidhur me projektin “Aftësi për punë”. Sipas marrëveshjes, Konfederata Zvicerane parashikon t’i japë vendit tonë rreth 8.8 milionë euro. Nga projekti, gjeneratat në moshë të re nga të gjitha grupet sociale në Shqipëri të gjejnë mundësitë mira dhe fitimprurëse punësimi falë përmirësimit të aftësive.
Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës
1 korrik 2021
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka shpallur me dekret miratimin e Ligjit nr. 78/2021, “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, për projektin “Aftësi për punë”, Faza 2, 2019-2023”.
Përmes kësaj marrëveshjeje, Konfederata Zvicerane parashikon t’i japë vendit tonë, deri më 30 gusht 2023, fonde në formën e grantit të parimbursueshëm, në vlerën maksimale prej 9.6 milionë frangash zvicerane (rreth 8.8 milionë euro). Këto fonde do të përdoren për realizimin e projektit “Aftësi për punë“, faza e dytë.
Risitë e kësaj marrëveshje janë:
1. Gjeneratat në moshë të re nga të gjitha grupet sociale në Shqipëri të gjejnë mundësi të mira dhe fitimprurëse punësimi falë përmirësimit të aftësive.
2. Gjeneratat në moshë të re të kenë akses në arsim performues me orientim drejt tregut të punës dhe ofrimit të trajnimit në sektorë me potencial zhvillimi.
3. Sektori privat merr përsipër përgjegjësinë për përcaktimin, ofrimin dhe financimin e arsimit e formimit profesional në nivel ofruesi.
Presidenti i Republikës gjen rastin të vlerësojë ndihmën e drejtpërdrejtë të Konfederatës Zvicerane, veçanërisht në rastin konkret, për të kontribuar në mbështetjen e moshave të reja të të gjitha grupeve sociale në Shqipëri, përmes projekteve për përmirësimin e aftësive profesionale.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar të rinjtë e radhës që duan ti bashkohen qeverisë dhe planit për qeverisje në mandatin e tretë. Të rinjtë kanë b...
TIRANË– Si çdo seancë plenare, edhe kjo e sotmja ka nisur me një diskutim mes kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe deputetit Kujtim Gjuzi. Ky i ...
Gjykata Kushtetuese vendosi më 30.06.2021 shfuqizimin e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor si të papajtueshëm me Kushtetutën. Pika e shfuqizuar thekson: “Në...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi seancën e sotme plenare. Në nisje të seancës deputeti Kujtim Gjuzi ka kërkuar që të zgjaten minutat e fjalës për seci...
VLORË– Mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste të Vlorës pak ditë më parë duket se shërbeu edhe për të sqaruar dyshimet mbi atë ç’ka shumë ...
TIRANË– Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi ka deklaruar se zyrtari i DASH, Philip Reeker nuk ka kërkuar asnjëherë në mënyrë zyrtare që të zhvillojë një ta...
TIRANË– Zëvendës ministri i Mbrojtjes Petro Koçi është liruar zyrtarisht nga detyra. Pak ditë pasi vetë Koçi lajmëroi largimin e tij ng...
TIRANË– Zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës Etjen Xhafaj është liruar nga detyra. Vendimi është bërë me dije nga Këshilli i Ministra...
TIRANË– Megi Fino, vajza e të ndjerit Bashkim Fino, është emëruar ditën e sotme zv/ministre për Europën dhe Punët e Jashtme.Vendimi, i cili hyn në fuqi men...