Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një intervistë për News 24, ku ka folur për situatën në cilën ndodhet Shqipëria pas përhapjes së COVID-19. Meta u shpreh se duhet të përmirësohet mekanizmi parandalues dhe mbrojtës, duke patur prioritet kryesor shëndetin dhe jetën e çdo qytetaril.
Më tej kreu i shteti u shpreh se është një situatë e detyrueshme me qëllim për të parandaluar rrezikun e përhapjes së këtij virusi ende të panjohur mirë në kuptimin e reagimit apo të vaksinimit për të qenë i mbrojtur prej tij.
Zoti President, Shqipëria ndodhet në një situatë shtetrrethimi për shkak të koronavirusit. Ju si President i Republikës, si i keni parë masat shtrënguese që ka marrë qeveria për situatën? Si e gjykoni reagimin në tërësi të popullatës ndaj këtyre masave shtrënguese?
Është një situatë e jashtëzakonshme, jo vetëm për vendin tonë. Është një situatë e përgjithshme globale. Është një situatë e re, me të cilën duhet të mësohemi çdo orë e më shumë, për të nxjerrë përvojat e reja për ta përballuar me kosto minimale, së pari në interes të mbrojtjes së jetës e të shëndetit të çdo qytetari të vendit tonë, që mund të rrezikohet nga pakujdesia e secilit prej nesh. Pra të çdo qytetari, të çdo familjari, e cilitdo që është në kontakte e në marrëdhënie të vazhdueshme në familje, në mjediset e punës apo kudo që jeton. Është një situatë e detyrueshme me qëllim për të parandaluar rrezikun e përhapjes së këtij virusi ende të panjohur mirë në kuptimin e reagimit apo të vaksinimit për të qenë i mbrojtur prej tij.
Në radhë të parë më lejoni të shpreh një mirënjohje për të gjithë personelin mjekësor, për mjekët, për infermierët, sanitarët, por jo vetëm për ata. Për të gjithë që janë në mbështetje të tyre e që janë në kontakt të parë, duke përbërë murin mbrojtës për të gjithë shoqërinë tonë ndaj kësaj pandemie. Ndaj dhe vëmendja e parë duhet të shkojë për ta, për mbrojtjen e tyre, sepse kjo kuptohet që do të jetë një betejë e gjatë, që do të zgjasë ende në një kohë të pacaktuar. Dhe së dyti, kujdesi duhet të shkojë për të gjithë ata, të cilët aktualisht janë të identifikuar të prekur nga ky virus, për të bërë gjithçka që ata ta kalojnë këtë moment pa rrezikuar jetën e tyre, por edhe të familjarëve të personelit që është në shërbimin e tyre.
Padyshim që impakti do të jetë i përgjithshëm edhe në aspektin e ekonomisë, shoqëror, për sa i takon arsimit, sepse kuptohet që jemi në një moment vetëmbrojtjeje, ku kujdesi duhet të jetë maksimal. Çdo minutë, çdo orë, çdo ditë, duhet të përmirësojmë mekanizmin reagues, parandalues, mbrojtës, në mënyrë që të bëjmë të mundur të funksionojmë edhe si shtet, edhe si shoqëri, edhe si familje, edhe si institucione, por edhe si biznese, sa më mirë që të jetë e mundur pa cenuar kurrë objektivin e parë: Të mbrojmë shëndetin dhe jetën e çdo qytetari shqiptar nga ky virus e nga ky rrezik.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka publikuar sot një deklaratë të Organizatës Botëtore të Shëndetësisë. Në reagimin e tij në Facebook, Rama u bënë thirrje q...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë për “Neës24” ku edhe ka treguar se po bashkëpunon me institucionet e tjera shtetëror...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë për “Neës24”, ku edhe ka treguar arsyen pse bëri testin e koronavirusit.Kreu i shtetit tregoi se ishte...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish në lidhje masat e propozuara prej tij për zgjedhjen e krizës. Basha shkruan se prej një...
TIRANË- Zv.kryeministri Erion Braçe ka komentuar ngërçin që pritet të krijohet në ekonominë shqiptare për shkak të lënies së punës për t’u iz...
TIRANË- Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar pas masave të marra nga Bashkimi Evropain për kufizimet në transportin e q...
TIRANË- Partia Demokratike ne anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, i cili sulmoi Bashën. Në një re...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka falenderuar sot të gjithë qytetarët që jetojnë në Itali, që kanë shkruar në profilin e tij në Facebook, dhe shprehin solid...
TIRANE- Hartimi i një plani që do të ndihmonte biznesin dhe individët në përballjen me efekte ende të panjohura me COVID-19, ka futur në një luftë replikash, dy...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kredive për bizneset do t’u jepet zgjidhje që sot, pas një marrëveshjeje që ka planifikuar të fimrosë me g...