LIVE UPDATES
Politike

“Duam të futemi në BE”/ Meta për “The Times of Israel”: Duhet të njihni sa më parë Kosovën, bashkë na lidhi tër

25 Janar 2020, 15:35 Nga DOSJA
“Duam të futemi në BE”/ Meta për “The Times of

JERUZALEM– Presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë për “The Times of Israel”.. Ndër të tjera, Meta ka kërkuar që Izraeli të njohë Kosovën dhe ka kujtuar se Shqipërinë me Izraelin i bashkuan akoma më tepër viktimat e tragjedisë së 26 nëntorit, kur Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm. Presidenti foli gjithashtu edhe për perspektivat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE.

Shkrimi i plotë në “The Times of Israel”

Drejtuesit e 49 vendeve u bashkuan këtë javë në Jeruzalem për ceremonitë që shënuan 75-vjetorin e çlirimit të Aushvicit. Por vetëm Shqipëria mund të pretendojë se kishte më shumë hebrenj në fund të Luftës së Dytë Botërore, se sa kur filloi ajo.

Mbrëmjen e së enjtes, unë pata një bisedë të gjatë me Presidentin e Shqipërisë, Sh.T.Z Ilir Meta, që përfshinte një sërë çështjesh, përfshirë këtu dhe vizitën 2-ditore në Izrael.

“Unë jam këtu sepse nuk duhet të harrojmë kurrë”, – tha Presidenti Meta, duke nisur intervistën tonë ekskluzive 45-minutëshe. “Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të tregojmë solidaritetin tonë me ata që vuajtën kaq shumë dhe humbën jetën gjatë Holokaustit.

Ne gjithashtu duam të nderojmë të mbijetuarit që dëshmuan këtë gjenocid, dhe t’i dërgojmë një mesazh të qartë kujtdo që promovon përjashtimin, urrejtjen dhe dhunën se antisemitizmi nuk ka vend në shoqëritë tona. Në këtë Forum unë përfaqësoja Shqipërinë, e cila ishte unike jo vetëm për mbrojtjen dhe shpëtimin e të gjithë hebrenjve të saj, por edhe për mbrojtjen e mijra hebrenjve të tjerë që erdhën në Shqipëri nga vende të ndryshme për të mos u shfarosur”.

Pohimi i guximshëm i Presidentit Meta mbështetet në fakte solide historike. Pothuajse të gjithë hebrenjtë e Shqipërisë mbijetuan nga pushtimi nazist gjerman falë myslimanëve dhe të krishterëve vendas, të cilët gjithashtu strehuan mijëra refugjatë hebrenj në shtëpitë e tyre, shpesh pa marrë parasysh sigurinë e jetës.

Ishte detyrimi ynë për ta bërë këtë. Por ne shpresojmë që kjo lidhje e madhe midis kombeve tona do të rezultojë në një marrëdhënie më produktive për të ardhmen. Ne mund të mësojmë shumë nga Izraeli dhe gjithashtu të jemi partnerë shumë efektivë, veçanërisht në çështjet e sigurisë, sepse përballemi me kërcënime si terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm.”, – tha Presidenti Meta.

Vizitë historike

Kjo është vizita e dytë e Presidentit Meta në Izrael; e para e tij ishte si Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, në vitin 2014. Këtë herë, ai jo vetëm që u takua me homologun e tij, Reuven Rivlin, por e ftoi në Shqipëri.

Nëse Rivlin do ta bëjë vizitën këtë vit, siç edhe pritet, ai do të bëjë histori si Presidenti i parë izraelit që viziton zyrtarisht Shqipërinë.

I ndjeri Shimon Peres udhëtoi për në Tiranë në 1994, tre vjet pasi të dy vendet vendosën marrëdhënie diplomatike, por si Kryeministër, jo si President. Në korrik 2018, zyrtarët në kryeqytetin shqiptar i kushtuan një memorial në kujtim të tij.

Presidenti Meta tha se duhet të bëhet një dallim i qartë midis politikave armiqësore anti-Izraelite të diktaturës tiranike të Enver Hoxhës dhe ndjenjave të njerëzve të zakonshëm ndaj hebrenjve.

Megjithë retorikën e regjimit komunist kundër Izraelit gjatë asaj kohe, populli hebre në Shqipëri ishte shumë i respektuar dhe i integruar mirë në vendin tonë. Një nga mësuesit e mi më të mirë, Marlena Dojaka, ishte hebreje, dhe ne jemi akoma në kontakt. Hebrenjtë ishin ndër intelektualët më të mirë të Shqipërisë,” – tha Presidenti Meta.

Kur komunistët u rrëzuan në fillim të viteve 1990, praktikisht të gjithë hebrenjtë emigruan në Izrael. Sot, ata dhe pasardhësit e tyre këtu numërojnë rreth 550 veta, tha drejtuesja e komunitetit Felicita Jakoel, e cila ishte midis një përfaqësuesve të bashkësisë  izraelito-shqiptare për t’u takuar me Presidentin Meta para intervistës time. Organizuesi i atij takimi ishte Bardhyl Canaj, ambasadori i Shqipërisë në Izrael.

“Nëse ne tolerojmë antisemitizmin, ai mund t’i rrezikojë të gjithë, jo vetëm hebrenjtë. Gjatë Holokaustit, gjashtë milionë hebrenj u vranë. Por, të gjithë që i ‘braktisën’ hebrenjtë, në fund e kuptuan se kushdo mund të jetë viktimë e politikave të tilla”.

Përpjekjet për rikuperimin e tërmetit vazhdojnë

Meta tha se miqësia e Izraelit me Shqipërinë u shfaq më 26 nëntor 2019, kur republika Ballkanike u godit nga një tërmet 6.4 ballë që vrau 51 njerëz. IDF (ushtria izraelite) menjëherë dërgoi një ekip të specializuar për të nxjerrë të mbijetuarit dhe për të përcaktuar nëse banesat dhe ndërtesat nga ana strukturore ishin të sigurta pas tërmetit.

“Ka pasur dëme të mëdha, dhe për fat të keq patëm 51 jetë të humbura gjatë kësaj tragjedie,” tha Meta. “Por ne jemi të vendosur për t’u përballur me këtë krizë humanitare dhe kemi dhënë ndihmë për të gjithë njerëzit që vuajtën gjatë këtij tërmeti.”

Më 17 shkurt, donatorët ndërkombëtarë do të takohen në Bruksel, për të diskutuar një paketë ndihme masive për Shqipërinë, e cila pësoi një humbje ekonomike të vlerësuar prej 1 miliard eurosh. Presidenti tha “ne do të rregullojmë buxhetin tonë në përputhje me rrethanat”.

I pyetur se çfarë i bëri përshtypje më shumë për dy ditët e tij në Izrael, Meta u përgjigj shpejt: Shkolla “Lauder” e Qeverisë, Diplomacisë dhe Strategjisë – një departament i IDC Herzliya.

“Më thanë që disa dekada më parë, shkolla përbëhej nga vetëm disa ambiente të vjetra. Por falë vizionit të Izraelit për të promovuar arsimimin e standardeve më të larta, ai u shndërrua në një institucion udhëheqës – jo vetëm në Izrael, por ndërkombëtarisht,” tha ai. “Kjo është fuqia e transformimit që ka populli izraelit, dhe kjo është diçka që duhet të mësojmë si shqiptarë, si ta transformojmë vendin tonë në të ardhmen.”

KOSOVA

Një nga qëllimet e gjata të Shqipërisë është të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Por kjo ëndërr ende nuk është realizuar.

Rruga për në Bruksel ka qenë e mbushur me pengesa, dhe e fundit erdhi në mes të tetorit 2019 kur Macron bllokoi në mënyrë të efektshme të Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga fillimi i bisedimeve të anëtarësimit me arsyetimin se nuk kishin bërë sa duhet në lidhje me politikat ekonomike, respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit.

Ne jemi shumë të vendosur për t’u anëtarësuar në BE”, deklaroi Meta. “Është e vërtetë që Presidenti Macron ka kërkuar të rishikojë metodologjinë e zgjerimit të BE-së, dhe shpresojmë që kjo metodologji të rishqyrtohet shumë shpejt. Unë fola me të nëntorin e kaluar kur isha në Paris. Ne jemi në kontakt me BE-në dhe shpresojmë që së shpejti do t’i hapë rrugë vendimeve pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Para se të përfundoja intervistën tonë, unë e pyeta Presidentin Meta nëse Shqipëria po punon me qetësi prapa skenave për të nxitur vendosjen e lidhjeve diplomatike midis dy miqve të saj më të mirë: Kosovës dhe Izraelit.

“Kosova dhe Izraeli kanë një miqësi të madhe. Ne dëshirojmë dhe shpresojmë që Izraeli ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur. Unë nuk mund të flas në emër të secilit vend, por ka simpati të madhe midis kosovarëve për hebrenjtë, dhe anasjelltas. Shpresoj se do të vijë koha. Deri atëherë, të gjitha mundësitë për bashkëpunim dhe zhvillim dypalësh duhet të shfrytëzohen”, – tha Presidenti Meta.

Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta per the times of israel ilir meta meta per the times of israel

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend