LIVE UPDATES
Politike

Meta flet për “grushin e shtetit”: Për fat të keq do dalin dhe bashkëpunëtorë ndërkombëtarë

24 Shkurt 2020, 20:47 Nga DOSJA
Meta flet për “grushin e shtetit”: Për fat të keq do

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza të reja për atë që ai e quan ‘grushti i shtetit’ nga rilindja. I ftuar sot në emsionin “5 pyetjet” nga Ilir Babaramo, Meta është shprehur se janë përfshirë dhe ndërkombëtarë në grushtin e shtetit dhe po dalin në dritë fakte të reja.  Kreu i Shtetit shtoi më tej maxhoranca sipas tij mendoi që anëtari i Gjykatës Kushtetuese është një portokalle aty të bahçja e Presidencës, që ti mund të dalësh nga muri ta vjedhësh dhe të ikësh me vrap.

Përse nguteni drejt datës 2 mars, për të protestuar në rrugë para Kryeministrisë kur ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë thonë që duhet të prisni një ekspertizë të Komisionit të Venecias?

Ambasadorët këtë gjë e thanë përpara dhe për mendimin tim, ata, bënë veprim shumë të gabuar. Sepse ata dolën jashtë statusit të tyre diplomatik në Republikën e Shqipërisë. Mendo sikur ambasadorja e Shqipërisë në Romë të vinte në diskutim dekretin e Presidentit të Italisë! Do ta kishin paketuar, ambalazhuar, siç paketohen ato plaçkat që sillen me DHL, dhe për 24 orë e kishe në Rinas. Megjithatë, ata e bënë këtë gjë, edhe pse unë, u thashë që kjo nuk është kërkesë për Venecian se, është qesharake.

Sepse Venecia e ka shkruar që Gjykata Kushtetuese ndërtohet në mënyrë të balancuar nga Presidenti, si kryeri i Shtetit dhe është i pari Presidenti, nga Parlamenti dhe ka parasysh parlament demokratik, jo gjysmë-Parlament si ky i joni që është në gjendje anti-kushtetuese prej një viti me 122 deputet me letra nga 140 dhe nga Gjykata e Lartë.  Vetë Venecia ka thënë që edhe radha do përcaktohet në Kushtetutë dhe do përcaktohet edhe në ligj, një për një, për çdo emër. Pse? Sepse e ka thënë Venecia vetë, na e ka dërguar me letra që atëherë kur e kemi bërë. Sepse mund të ndodhi që Presidenti dhe shumica në Parlament të jenë të një linje politike.

Ndërkohë socialistë thanë që, ju nuk e respektuat afatin 1-mujor, për të përzgjedhur emrin e dytë…

Se çfarë thonë socialistët…. specialistët, jo socialistët. Socialistët janë seriozë, këta janë rilindas. Por, çfarë thotë Venecia, edhe radha kushtetuese është e rëndësishme duhet të jetë e balancuar. Mund të ndodhë që Presidenti dhe shumica në Parlament të jenë të një linje politike dhe t’i plotësojnë të 6 vendet me njëherë dhe bëjnë kuorumin, rimarrin çdo gjë, mbarojnë punë. Në Gjykatën Kushtetuese nuk ke as mendim oponent, përbën një rrezik kapja politike e Gjykatës Kushtetuese. Kjo ka qenë dhe është shumë e qartë, kjo është dhe arsyeja pse ata nuk e pritën Venecian.

Ata, e kërkuan gjoja Venecian, për të relativizuar përgjegjësitë penale të Dvoranit se ai, nuk është vetëm ai, ka bërë bashkëpunëtorë të shumtë. Ja dolën disa bashkëpunëtorë, por do dalin dhe të tjerë. Kam dyshime, që për fat të keq do dalin dhe bashkëpunëtorë ndërkombëtarë. Më këtë akt dhe tentativë të pastër të grushtit të shtetit. Unë kam respektuar Venecian, e kanë kërkuar ata, se unë nuk mund të kërkojë Venecian e të vë në diskutim diçka që e kam bërë në përputhje më Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë. Por, meqenëse e kërkuan ata, shumë mirë bënë që e kërkuan ata, kërkova edhe unë, për aktet që ka bërë Kuvendi në mënyrë që ata, të shikojnë se çfarë ka ndodhur realisht dhe jam i sigurt që kur unë të shkoj në seancën plenare në Venecia, që po më çon Rilindja, ata do ta kuptojnë edhe më qartë se çfarë ka ndodhur këtu.

Ju thoni që Kuvendi bëri një akt të njëanshëm

Cilin akt të njëanshëm?

Që nuk respektoi, afatin e ardhjes së Komisionit të Venecias për të dhënë gjykimin e tij.

Kuvendi i thirri dhe për çështjen e ligjit dhe pyetjet kryesore ishin për këtë gjë.

Keni dijeni si ka reaguar Venecia lidhur me këtë fakt të kryer?

Unë nuk flas as në emër të Venecias, as të ndërkombëtareve dhe as të ambasadave. Unë flas në emër të Kushtetutës dhe të popullit shqiptar. Kushtetutën këta e kanë bërë leckë, sepse janë njerëz pa dinjitet, janë njerëz pa atdhe, janë një bandë falsifikatorësh siç e shikojmë shumë qartë në kupolën më të lartë të shtetit. Institucionet këtu kanë rënë! Pse, kanë rënë institucionet? Sepse Presidenti u kërkon në mënyrë të përsëritur me shkresa zyrtare të dokumentuara, të protokolluara dhe vetë nga Kuvendi i Shqipërisë, bashkëpunim me Kuvendin. I kërkon KED-it bashkëpunim, i kërkon Dvoranit bashkëpunim, respekto Kushtetutën, respekto këtë, respekto atë. Gjëja më qesharakë është sesi mund të shpiket afat nga Dvorani. Afatin e ka të qartë Kushtetuta, për çdo vakancë janë 30 ditë dhe Presidenti për vakancën e parë veproi menjëherë, dhe i bëri thirrje Kuvendit dhe ia çoi edhe dekretin e parë dhe i tha, unë veprova, tani vepro dhe ti për të parin, që unë të veproj për të dytin timin, apo të tretin në radhë siç e vendos Kushtetuta, siç me të drejtë i ka renditur edhe KED-ja.  Sepse KED-ja e ka bërë renditjen sipas Kushtetutës, President, Parlament. President, Parlament.  Nuk e ka bërë President, President, Parlament, Parlament.

U gajasën të gjithë kur kishin thënë; po mirë, ti pse ia dërgove Presidentit këto të dyja menjëherë dhe nuk ja dërgove të paktën të katërta në një ditë siç edhe u miratuan. Po nuk pata kohë kishte thënë, 6 ditë se kisha disa punë të tjera administrative, po fotokopjoja. Po mirë, nuk pate kohë, po pse nuk ja dërgove Parlamentit dy të parat, meqë ti lidhjen e ke më direkte me Parlamentin dhe zotin Ruçi, por ia dërgove Presidentit. Sepse kur Presidenti të dërgon ty një shkresë si Ardian Dvorani, këtë ia dërgon dhe Kryetarit të Kuvendit edhe Avokatit të Popullit, që është institucioni që me Kushtetutë monitoron gjithë veprimtarinë e KED-së. Por, këtë ja dërgon të gjitha ambasadave të BE-së, që paguajnë këtu 200 milionë euro, ia dërgon dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë dhe të lutet në mënyrë të vazhdueshme, të lutem të bashkëpunojmë, që të mos të kemi përplasje midis institucioneve, sepse edhe emrat janë të parazgjedhur në mënyrë të tillë që të kishte përplasje.  Sepse ishte një gjë mjaft qesharake, ishin 6 emra, ndërkohë që sipas Kushtetutës dhe frymës së ligjit duhet të ishin minimumi 12 emra, pra nga 3 emra të ndryshëm për çdo vend. Ndërkohë ti krijon këtë situatë kaq të turpshme dhe skandaloze, sepse mendon që anëtari i Gjykatës Kushtetuese është një portokalle aty të bahçja e Presidencës, që ti mund të dalësh nga muri ta vjedhësh dhe të ikësh me vrap. Kjo është historia për ta kuptuar më thjeshtë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grushti i shtetit ilir meta meta akuza nderkombetareve grushti i shtetit ilir meta meta akuza nderkombetareve

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët