“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Kushtetuesja shtyn seancën për Metën më 7 shkurt, mbrojtja: Hakmarrje (Zhillimet)
3 Shkurt 2022, 07:28Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të shtyjë në datë 7 mars, ditën e hënë në orën 10:00 senacën e radhës për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Shkak për shtyrjen është bërë fakti që këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta nuk i kishte ende përgjigjet për 70 pyetjet e shtruara që në seacën e kaluar nga trupa gjykuese. Kështu, Presidenca kërkoi 48 orë ktë tjera kohë, ndërsa Gjykata Kushteutese u la afat deri më datë 7 shkurt. Seanca nisi në orën 10:00. Sërish, vetë Kreu i Shtetit nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga Bledat Dervishaj e Katrina Treska të cilët debatuar e replikuan me trupën gjykuese e përfaqësuesen e Kuvendit, Klotilda Bushka. Ishte Dervishaj ai që pretendoi se Kuvendi kishte shkelur parimin e ndarjes së pushteteve me qëllim që të kufizonte veprimtarinë e Presidentit. Këtë gjë, përfaqësuesi ligjor i Metës e konsideroi hakmarrje politike dhe puc institucional. Me një dosje voluminoze me 140 faqe, Dervishaj e Treska pretenduan se Meta nuk ka kryer asnjë shkelje institucionale. Ai që replikoi me të ishte anëtari i trupit gjykues Përparim Kalo, i cili tha se kreu i shtetit ka vendosur në dyshim punën e anëtarëve të GjK-së me qëndrimet e tij. Ai shtoi se çështja e shkarkimit të Metës është vonuar për tu trajtuar për shkak të ngarkesës së madhe që ka patur ky institucion përgjatë vitit të kaluar.
Në seancën e kaluar, trupi gjykues refuzoi kërkesat e presidentit për shkarkimin e anëtarëve të trupës dhe kryetares së GJK Vitore Tusha me pretendimin se trupi gjykues nuk përbën besim për paanshmëri e se Tushës i ka përfunduar mandati. Pas refuzimit të këtyre kërkesave, Meta nuk u ndal. Ai kërkoi që shkarkimi ose jo i tij të vendosej nga legjislatura e re. Kërkesa për shkarkimin e Presidentit Meta është depozituar më 1 korrik të vitit të kaluar. Maxhoranca ngriti një komision hetimor për shkarkimin e Presidentit, i cili sipas tyre ka kryer në mënyrë të përsëritur disa akte dhe sjellje që përbëjnë shkelje të rënda dhe flagrante të Kushtetutës. Konkretisht Meta u përfshi në një sërë replikash të ashpra dhe përplasje me Partinë Socialiste ku në fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit. Deklaratat e Metës gjatë fushatës arritën majën e tensionit kur kreu i shtetit deklaroi se “do t’i presim dorën atij që prek votën”, apo “bëni gati sfurqet dhe kosat”.
Këto deklarata përfshirë edhe përplasjen me ambasadoren Yuri Kim janë “dënimi” që sipas socialistëve Ilir Meta mori më 25 prill nga shqiptarët, duke i dhënë mandatin e tretë PS-së dhe për këtë duhet të shkarkohet. Gjatë mbledhjeve të Komisionit Hetimor deputetët përbërës të Komisionit kanë ‘skanuar’ të gjitha deklaratat e Metës, përfshirë edhe termin ‘anëtarët’ e ‘Ndrangheta-s’ që ka përdorur ai për të krahasuar deputetët. Në fund u vendos se deklaratat e tij gjatë fushatës zgjedhore, por jo vetëm, nxitën dhunë dhe provokuan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ngjarje e ndodhur katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Më pas, Kuvendi i Shqipërisë, miratoi me 104 vota pro, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 e pavlefshme raportin përfundimtar i Komisionit Hetimor. Mandati i Metës si President përfundon zyrtartisht më 24 Korrik të vitit 2022.
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar fyese dhe njw kwrcwnim letrwn e dwrguar nga Ministri i Punwve tw Jashtme tw Rusisw Sergei Lavr...
TIRANË– Rusia i ka vendosur ultimatum Shqipërisë dhe kërkon që vendi ynë të pozicionohet lidhur me tensionet mes tyre dhe Ukrainës. Në një letër dërg...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për të hënën, më datë 7 shkurt, seancën për marrjen e vendimit pas shqyrtimit të kërkesës për shkarkimin e Pres...
TIRANË– Banorët e tre lagjeve që preken nga projekti i rrugës kanë nisur ditën e sotme protestën para Kuvendit të Shqipërisë, Kryeministrisë, ambasad...
TIRANË – Trupi gjykues i Gjykatës Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim lidhur me kërkesën e përfaqësuesit ligjor të Presidencës Bledar Derv...