Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta priti në një takim ditën e sotme Ministrin e Jashtëm të Konfederatës Zvicerane, Ignazi Cassis, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Kreu i Shtetit theksoi se ky jubile është një moment i jashtëzakonshëm dhe i rëndësishëm në historikun e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe bilanci i bashkëpunimit në këtë gjysëm shekulli është shumë i pasur dhe i larmishëm, veçanërisht në 30 vitet e fundit.
Meta shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra ka dhënë ndaj Shqipërinë përgjatë procesit të konsolidimit të institucioneve shqiptare dhe në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, infrastrukturë dhe energji, kujdesin shëndetësor dhe arsimin profesional. Meta shprehu mirënjohjen për ndihmën e Zvicrës në përballimin e pasojave të 26 nëntorit 2019, në ndihma e fonde të veçanta, si dhe vlerësoi ndihmën e saj për Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë të pandemisë së Covid -19 .
Kreu i Shtetit falënderoi Ministrin e Jashtëm zviceran për përkrahjen dhe mundësitë, që i kanë krijuar komunitetit shqiptar në Zvicër, i cili është shembull i integrimit dhe kontributit në forcimin e marrëdhënieve tona, duke u kthyer një urë të shëndoshë e të qëndrueshme për të tashmen dhe të ardhmen e tyre në të gjitha fushat.
“Të dy vendet dhe popujt kanë shumë arsye të krenohen për marrëdhëniet e shkëlqyera shumë dimensionale dhe miqësinë e lidhjet mes tyre, në këtë përvjetor të rëndësishëm të tyre”, – nënvizoi Presidenti Meta.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka komentuar festimin e ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Ilir Meta, me të shoqen, kryetare...
TIRANE- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë sot me dije se paga e mësuesve nga 1 janari i vitit 2021 do të rritet me 15%. Kushi foli edhe për përfitimin e li...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë masat për të shmangur një karantinë të dytë. Kryeministri foli sërish për mbylljen e ...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë konferencës për gazetarët ditën e sotme bëri një denoncim për prefekten e Beratit dhe punonjësit e Bashki...
TIRANË– Kryetarja e rikonfirmuar e LSI-së, Monika Kryemadhi tha ditën e sotme para gazetarëve se pozicionimi i LSI-së në marrëdhënie me opozitën është shum...
TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me një prej përfaqësuesve politik të Luginës së Preshevës, Shaip...
TIRANË– Pas rikonfirmimit në krye të partisë Kryemadhi tha se nuk ka marrë një mesazh urimi nga Meta.Kryetarja e LSI-së tha para gazetarëve që atë ditë ndo...
TIRANË– Monika Kryemadhi u pyet ditën e sotme nga gazetarët se nëse në partinë e LSI-së ka një numër të caktuar se sa anëtarë deputet të PS iu janë bashkua...
TIRANË– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi së bashku me kryetaren e KQZ, Silva Caka dhe Sekretaren Organizative, Eriona Bixha zhvilluan ditën e sotme një ba...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar foto brenda spitalit Covid. Rama shkruan se çdo gjë është gati që duhet pë...