Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
All - General - 1
Sport
Michael Owen: “Do të ishte ‘krim’, nëse ai nuk do ta fitonte “Topin e Artë”…
20 Nëntor 2021, 12:12Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
ANGLI – Ish-sulmuesi i “Tre Luanëve” Michael Owen beson se Robert Lewandowski ishte i pafat që nuk e fitoi “Topin e Artë” vitin e kaluar, pasi ky event u anullua për shkak të pandemisë COVID-19. Megjithatë, komentatori 41-vjeçar beson se asnjë kandidat tjetër nuk do t’i afrohej sulmuesit polak në librat e tij.
“Mendoj se Lewandowski ishte shumë i pafat që nuk e fitoi “Topin e Artë” vitin e shkuar, ceremoni e cila u pezullua ose u anullua atë vit për shkak të Covid.
Ka edhe kandidatë të tjerë, mos më keqkuptoni, Mo Salah ka pasur një sezon të mrekullueshëm, megjithëse nuk ka fituar asgjë. Jorginho, nga ana tjetër, për Chelsean, ka fituar gjithçka”.
“Por unë jam i sigurt se ata nuk janë potencialisht mjaft të mirë për ta fituar atë përpara lojtarëve si Lewandowski. Dhe kështu unë votoj për të”,- ka thënë ish-sulmuesi i shquar.
Michael Owen ka shtuar gjithashtu se do të ishte një ‘krim’, nëse Lewandowski nuk e fitonte “Topin e Artë” një herë në karrierën e tij. “Numrat e tij janë tronditës. Golat e tij në vitin e fundit. Kështu që unë mendoj se do të votoja për Lewandowskin. Do të ishte një ‘krim’ absolute, nëse ai do ta kalonte karrierën e tij pa fituar “Topin e Artë”. Ai është një lojtar mahnitës”,– deklaroi Owen.
ANGLI – Boksieri shqiptarë Florian Marku, mbrëmjen e sotme do të ngjitet në ring për t’u përballur më Jorick Luisetto, ndërkohë që paralelisht bashkëshort...
ITALI – Ndeshjet kualifikuese të botërorit “Katar 2022” nuk kanë sjellë lajme të mira në kampin bardhezi të Torinos. Trajneri i Juves, Massimiliano Allegr...
ZVICER – Pas përfundimit të ndeshjeve në grupe për kualifikueset e botërorit “Katar 2022”, organi më i lartë i futbollit botëror, FIFA ka publikuar edhe r...
ANGLI – Pas ndeshjeve të kombëtareve, në prag të javës së 12-të të Premier League, lajme të këqija për Manchester City dhe për trajnerin Pep Guardiola. Sk...
GJERMANI– Java e 12-të e Bundesligës rezultoi një surprizë e vërtetë. Bayern Munich, kampionët në fuqi u mundën nga Augsburg në derbin bavarez me shifrat ...
ANGLI-Më 25 shtator Florian Marku u shpall kampion bote duke triumfuar ndaj kundërshtarit, Maksim Prodan. Kur kanë kaluar thuajse 2 muaj nga ai sukses, boksieri...
URUGUAJI-Oscar Tabarez nuk është më trajner i Uruguait. Ish-tekniku i Cagliarit dhe Milanit, i cili u ul në pankinën e përfaqësueses Celeste që nga viti 2006, p...