LIVE UPDATES
Bota

Mickoski: Pas një jave pres fillimin e negociatave me Bashkimin Europian

7 Dhjetor 2021, 15:04 Nga DOSJA
Mickoski: Pas një jave pres fillimin e negociatave me Bashkimin Europian

MAQEDONI E VERIUT -Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, ka deklaruar ditwn e sotme se pas një jave pret që Maqedonia e Veriut të filloj negociatat me BE-në, për anëtarësimin.

Sipas Republika.mk, kryetari i VMRO DPMNE-së, tha se dyshon se kryeministri në largim Zoran Zaev do të bëjë me Sofjen një marrëveshje të dëmshme për interesat maqedonase, por, sipas tij, ajo do të ishte e papranueshme për partinë që drejton.

“Zoran Zaev në largim është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje të re edhe pse na siguroi se i ka zgjidhur të gjitha çështjet e hapura me fqinjët tanë në të cilat do të pranojë pjesërisht ose plotësisht Rezolutën e miratuar nga Kuvendi bullgar në nëntor 2019, nëse nuk gaboj. Ajo asimilon plotësisht popullin maqedonas dhe paraqet goditje e drejtpërdrejtë mbi identitetin tonë. Meqenëse ai po largohet, jam i shqetësuar se mund ta bëjë këtë lëvizje dhe të gjithë do t’i paguajmë pasojat”, ka deklaruar Mickoski.

Ai nuk dha detaje tjera, se kur pritet të arrihet marrëveshja dhe çfarë konkretisht përmban. Mickoski tha se Maqedonia e Veriut e meriton nisjen e bisedimeve, jo vetëm për shkak të reformave, por thjesht për shkak të gjithçkaje që bëri qytetari maqedonas për integrimin evropian, por marrëveshja, sipas tij, nuk duhet të dëmtoj interesat kombëtare.

Ne i ndajmë vlerat me BE-në dhe vërtet është koha e fundit që BE-ja të tregojë vlerat e saj në veprim dhe të braktisë kërkesat hegjemoniste të fqinjit tonë lindor që nuk kanë lidhje me vlerat evropiane, por janë kërkesa që ndoshta mund të ishin të pranueshme sikur të ishim dy apo tre shekuj në të kaluarën”, ka deklaruar Mickoski.

Kryeministri Zoran Zaev, të dielën, më 5 dhjetor, pas arritjes së marrëveshjes me partinë Alternativa për pjesëmarrje në qeveri, tha se pret zgjidhje të shpejt me Bullgarinë, por pa dhënë detaje tjera. Ai dorëheqjen nga posti i kryeministrit, të paralajmëruar, më 31 tetor, e ka shtyrë, me arsyetimin se nuk dëshironte thellimin e krizës në kohën kur sipas tij, Maqedonia e Veriut gjendet para marrëveshjes me Bullgarinë për nisjen e bisedimeve me BE-në për anëtarësim.

Por, ndryshe nga lideri i opozitës maqedonase, bashkëkryetari bullgar i Komisioni të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore, Angel Dimitrov, tha për mediat në Sofje se “nuk sheh bazë që Maqedonia e Veriut të nis bisedimet e anëtarësimit”.

Dëshiroj të them se Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme të fillojë negociatat, por nuk shoh asnjë bazë për këtë…kemi ngecur në shekullin X-XI, fundin e Perandorisë së Parë Bullgare, kohën e Car Samuelit dhe pasardhësve të tij…Për ta kjo është një rrugë e rrëshqitshme, sepse nuk ka asnjë dëshmi historike që flet për ekzistencën e popullit maqedonas, shtetit maqedonas dhe se Samueli është mbret maqedonas, mbi bazën e të cilit do të fillonte një diskutim serioz”, ka deklaruar Dimitrov për televizionin bullgar BNT.

Bullgaria në nëntor të vitit 2020, ka bllokuar nisjen e bisedimeve midis Shkupit dhe Brukselit, duke thënë se bllokada do të mbetej në fuqi derisa të arrihet një marrëveshje për identitetin dhe gjuhën maqedonase, por edhe lidhur me mosmarrëveshjet rreth të kaluarës historike mes dy shteteve.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota rajoni bullgaria hristian mickoski hristijan mickoski maqedonia e veriut bullgari bullgaria hristian mickoski hristijan mickoski maqedonia e veriut bullgari

Sondazh

Poll

Zjarr masiv në Shkodër/ Flakët SHKRUMBOJNË tregun e rrobave të përdorura dhe disa banesa

Zjarr masiv në Shkodër/ Flakët SHKRUMBOJNË tregun e rrobave të përdorura dhe disa banesa

Zjarrfikëset në luftë me flakët në Shkodër, rrezikohen banesat

Zjarr në një treg rrobash në Shkodër/ Shtëllunga gjigande e tymit pushton zonën

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”,Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta

Rrëzimi i interperlancës me Ramën, Spaho: Së shpejti do të zbytheni me këto qëndrime

Tritan Shehu: Berisha është anëtar i grupit të PD, po shkelni rregulloren

"Kuvendin po e trajtoni si dyqanin tuaj personal"/ Bardhi: Keni ndryshuar ditën e seancës plenare

"As emrin nuk guxoni t'ia përmendni"/ Vokshi dhe Felaj zihen për Sali Berishën: Nuk vendos Kuvendi

Klevis Balliu dëmtohet nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia në protestë, të lënduar edhe Noka

Protesta e opozitës, qytetarët hedhin sende në drejtim të policisë, lëndohet efektivi

Protestuesit i vënë flakën gomave para bashkisë, zjarri shuhet nga policia

Përplasjet në Kuvend/ Seanca ndërpritet sërish 5 minuta, Nikolla-Nokës:Po më kërcënon? Të të vij zor

Opozita bllokon foltoren, Noka-Nikollës: Je përfaqësuese dinjitoze e narkoshtetit!

Bardhi ndryshime në Grupin Parlamentar të PD-së kërkon rikthimin e Berishës,Nikolla refuzon kërkesën

Freskohet me ujë dhe niset me vrull drejt policisë, çfarë synonte të bënte protestuesi para Kuvendit

Protestuesit qëllojnë me vezë dhe fruta policinë para Kuvendit: Hapeni rrugën!

Zjarr dhe tym i zi, protestuesit ndezin gomat jashtë Kuvendit

Protesta e opozitës, protestuesit vendosin goma të vjetra jashtë Kuvendit

Investigimi i Rai3, Meloni në krah të Ramës: Nuk ishte ai shenjestra, mirënjohës qeverisë shqiptare

Reportazhi i Rai3/ Rama: Shpëtuam afganët nga vdekja kur asnjë vend i NATO-s nuk i pranoi

Konferenca me Melonin në Shëngjin, Rama për investigimin e Rai 3: U hodh baltë mbi shqiptarët

Deputeti i opozitës italiane përplaset me Melonin në kampin e Gjadrit:Badigardët tuaj po më dhunojnë

“Mos i falni më"/ Rama për Opozitën: Braktiseni në vetminë e ujërave të zeza

Akuzat e Ahmetajt/ Rama: U përdor si hero një i arratisur i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Reportazhi i RAI3/ Rama: Nuk iu shmanga ballafaqimit, gazetarët këtë e quajtën kurojo të madhe

Reportazhi i RAI3/ Rama: E kishin me Italinë, por RAI 3 dha një shfaqe të shëmtuar

Reportazhi i RAI3/ Rama: Baltë e pamerituar për Shqipërinë dhe shqiptarët

Tensionohet situata, zjarr para bashkisë së Tiranës, protestuesit i vënë flakën gomave

Themelohet Partia Mundësia, Shehaj: Jemi bashkuar për të bërë realitet një parti të re politike

"Regjimet nuk kanë kurrë fund të lavdishëm"/Noka: Sa më shumë Edveri juaj të rrisë represionin e tij

Açka vendos fotot e Stalinit dhe Leninit në sallën e Kuvendit

E paprecedentë në Kuvend, gardisti urdhëron gazetarët të dalin nga salla, ata i kthehen: Gangster

Projekt-rezoluta për krimet e komunizmit/ Gjekmarkaj: Nuk u kërkua kurrë falje!

"Shpik histori nga Ilirët e Pellazgët", Spiropali-Basha, replika: Keni një paqartësi historike

Vettingu në politikë, Spiropali: SPAK-un e kemi lënë të lirë nga kontrolli politik

Basha: Të vetmet akte të dërguara për luftën ndaj korrupsionit janë varrosur në sirtarë

Komisioni hetimor antikorrupsion/ Sula: Hiqeni nga rendi i ditës, të raportojnë institucionet

Shehu nga kuvendi: OKB votoi rezolutën për të njohur genocidin serb, mazhoranca jonë e rrëzoi

Pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion,Gazment Bardhi largohet nga Kuvendit

Kuvendi voton sot Komisionin antikorrupsion,Nikolla nxjerr gazetarët nga salla,reagon ashpër opozita

Rrëzohet kërkesa e opozitës për mocionin me debat / Zhupa-Nikollës: Dëshiron t’i tregosh besnikëri

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion/' Basha: Manovër elektorale e Ramës. Nuk mund të jemi pjesë

Dhunimi i Sokol Mëngjesit/ Policia: Arrestohet organizatori, 20 mijë euro për atë që jep informacion

"E ardhmja nuk mund të mbrohet nga arma", Rama: Ka ardhur koha të ndërtojmë një NATO të arsimit

"Pyes veten kush je"/ Bardhi replikon me Spiropalin: Mos je gjë motra e Olsi Ramës

Rezoluta anti-korrupsion, Çuçi: Ka rënë korrupsioni, 95 % e shërbimeve kryhen nga telefoni

"Vënia në kontroll e SPAK, fantazi"/ Rama i kthehet Opozitës: Po treteni tek 'Rrugica e Shpresës'

Rama mban fjalën në seancë plenare, deputetët godasin tavolinat

"Keni ende shumë për të parë"/ Rama: Korrupsioni në Shqipëri vazhdon

Rezoluta e PS-së në Kuvend/ Rama: Jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vjetësh