Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ITALI – Një javë kaloi shpejt dhe klubet tani i rikthehen pa humbur kohë ndeshjeve të kthimit në fazën e 1/8-ave në Europa League. Të enjten e kaluar gjashtë skuadra hodhën një hap të sigurt drejt shortit të fazës çerekfinale, që do të hidhet ditën e premte në mesditë, në Nyon të Zvicrës.
Me shumë gjasa, Ajaxi i Amsterdamit, Villarreali, Roma, Arsenali, Tottenhami dhe Granada do të jenë mes tetë skuadrave më të mira që do të sulmojnë trofenë në edicionin e 12-të të Europa League-s, për shkak të fitoreve me diferencë që siguruan në ndeshjet e vajtjes, kështu që vëmendja natyrshëm përqëndrohet te takimet Milan – Manchester United dhe Rangers – Slavia Praha.
Që kur u hodh shorti, përballja që ra në sy menjëherë ishte pikërisht ndeshja United – Milan e në fakt edhe ndeshja e parë që zhvilluan këto dy ekipe në stadiumin “Old Trafford” nuk zhgënjeu aspak. Derbi i “djajve” në “Teatrin e Ëndrrave” pati nga të gjitha, megjithatë në fund dy ekipet nuk shkuan përtej një barazimi me gola, duke shtyrë në këtë mënyrë gjithçka për në duelin e kthimit.

United konsiderohej si klubi favorit për të triumfuar në edicionin e sivjetshëm jubilar të aktivitetit të dytë më të rëndësishëm të Kupave të Evropës, madje për hir të së vërtetës në ndeshjen e parë bookmakersat vendas e kuotonin shumë ulët ekipin e drejtuar nga trajneri Ole Gunnar Solskajer, por në fakt ngjarjet në Ishull rrodhën krejt ndryshe, pavarësisht se goli i barazimit nga kuqezinjtë u realizua vetëm në çastet e fundit të takimit.
Pioli ka rekuperuar ish-sulmuesin e “Red Devils”, Zlatan Ibrahimovic, gjithsesi sulmuesi shtatlartë suedez do ta nisë takimin nga stoli, ndërsa në krahun tjetër në harkun e vetëm katër ditëve Solskjaer luan mundësitë e vetme për të fituar trofe në këtë sezon, duke patur parasysh që të dielën e ardhshme do të masin forcat në “King Power Stadium”, me Leicester City-n, në fazën çerekfinale të FA Cup. Ndeshja do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “San Siro” dhe do të drejtohet nga kryesori gjerman Felix Brych, ndërkaq sa i përket bilancit të përgjithshëm në Kupat e Europës United ka humbur 4 nga 5 sfidat e luajtura me kuqezinjtë në Itali, gjithsesi përjashtim bën triumfi 3-2, i regjistruar pikërisht në përballjen e fundit të “Djajve të Kuq”, në stadiumin “Giuseppe Meazza”, në fazën e 1/16 në Champions, 11 vjet më parë.
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI – Totò Schillaci, ish sulmues i Juventusit dhe ekipit kombëtar italian, me të cilin ishte protagonist në “netët magjike” të Italisë në vitet ‘90-t, ...
SPANJE – Nuk do të ketë tifozë në finalen e Kupës së Mbretit 2020, ndeshje, e cila për shkak të pandemisë nuk u zhvillua vitin e shkuar, por është planifi...
KOSOVE – Trajneri Bernard Challandes ka bërë të ditur listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet, që Kosova do t’i luajë gjatë muajit mars. Për miqësoren ...
KOSOVE – Trajneri gjirokastrit Bledar Devolli nuk është më trajner i Drenicës. Skuadra nga Skënderaj, humbi 1-0 ndaj Dukagjinit të divizionit të dytë, duke u el...
TIRANE – Një sfidë mjaft interesante u zhvillua edhe në stadiumin “Selman Stërmasi” mes Dinamos pretendente për t’u ngjitur në Superiore dhe Skënderbeut që rrez...
LAC – Laçi gjithashtu kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë pasi kanë eliminuar Partizanin me ruletën e penalltive pasi 120 minutat përfunduan në ...
EUROPË– Janë mësuar edhe dy skuadrat e tjera që do të luajnë në çerekfinalet e Champions League. Bayern Munich kalon pa probleme Lazion. Pas fitores...
TIRANË-Plot 120 minuta lojë me ritëm e luftë të fortë sportive, nuk mjaftuan që Laçi e Partizani të shënojnë qoftë edhe një gol të vetëm në sfidën &...
ITALI-Alarmi Covid vazhdon te Inter. Pas pozitivitetit të Danilo D’Ambrosio, në testet e rradhës ka rezultuar portieri Samir Handanovic. Sipas protokollit...
ANGLI-Jurgen Klopp dhe lojtarët e Liverpoolit nuk janë të kënaqur me qendrën e re stërvitore në Kirkby që kushtoi mbi 50 milionë euro. Liverpool nuk stërvitet m...